Tag: papritur

  • Valbona “ironizon” Laertin dhe e kranason me qenin: Ky qenka më i fortë

    Valbona “ironizon” Laertin dhe e kranason me qenin: Ky qenka më i fortë

    Showbiz E Enjte, 17 Prill 2025 09:31
    Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Valbona Mhilli, është përballur me një situatë të papritur gjatë një xhirimi në terren. Teksa po raportonte pranë një qeni, ky i fundit iu afrua papritur dhe për pak sa nuk e kafshoi.
    Reagimi i Valbonës ishte i menjëhershëm, ajo u tërhoq me shpejtësi duke shmangur kontaktin me kafshën.

    Me humor, ajo është shprehur: “Ky qenka më i fortë se Laerti, ky më puthi mua!”
    Kjo deklaratë ngjalli të qeshura, por edhe kujtoi tensionet e saj me aktorin Laert Vasili, nga i cili ajo u elminua nga gara. Por gjatë qëndrimit të tyre brenda shtëpisë ata shprehën një pëlqim për njëri-tjetrin, i cili mbeti brenda mureve të shtëpisë së famshme.

  • Olsi Bylyku mbërrinë në shtëpinë e Big Brother VIP, një surprizë e papritur për Egli Takon

    Olsi Bylyku mbërrinë në shtëpinë e Big Brother VIP, një surprizë e papritur për Egli Takon

    Përveç ballafaqimeve, diskutimeve dhe përplasjeve për shkak të këndvështrimeve të ndryshme, shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, nuk resht së surprizuari publikun me historitë e treguara, të cilat shpesh kanë frymëzuar shikuesit e këtij programi. Histori që na bëjnë ta shohim botën ndryshe dhe me më shumë pozitivitet.

    Një surprizë e papritur për banoren e Big Brother VIP, Egli Tako, mbrëmjen e sotme. Ish-partneri i saj, Olsi Bylyku ka mbërritur në shtëpinë më të famshme për të shprehur konsideratën që ka për artisten.

    Pavarësisht, ndarjes së rrugëve të jetës, dyshja vijojnë të ruajnë respektin reciprok, duke mos hezituar të shprehin vlerësimin për njëri-tjetrin.

    “Jam shumë falenderues për të gjitha fjalët e mira që Egli ka thënë në adresë time, dhe ajo është konshiente që unë gëzoj po të njëjtin vlerësim për të. Në këtë fazë të lojës që është Egli ndoshta duhet ta dijë këtë gjë. Doja që pse jo, t’ja thoja përballë këtë gjë”- tha Olsi para takimit me të.

    Marrëdhënia mes Eglit dhe Olsit është një nga ato rastet tipike ku ne mund të jemi dashamirës, të dashur, të mirë me njëri-tjetrin, pavarësisht se rrugët tona të jetës ndahen.

    Por si do ta presë Egli këtë surprizë?

  • “Ta anëtarësojmë Kanadanë në BE”, propozimi i papritur: Mos e lini në dorë të Trumpit!

    “Ta anëtarësojmë Kanadanë në BE”, propozimi i papritur: Mos e lini në dorë të Trumpit!

    Me vendosjen e tarifave që zhytën botën në kaos, Donald Trump ngjalli jo vetëm frikën e tërmetit të mundshëm që pret ekonominë globale: Ai dëshmoi gjithashtu se i bën realitet dëshira e veta, pavarësisht pasojave dhe kundërshtive që mund të hasë.

    E në këtë këndvështrim, po shihen me shqetësim edhe thirrjet e tij provokuese për ta bërë Kanadanë shtetin e 51-të të SHBA-së. Në këtë situatë, ish-ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel ka dalë me një thirrje të papritur: Ai sugjeron që Kanadasë t’i ofrohet anëtarësimi i pjesshëm në Bashkimin Evropian.
    “Mbase jo si një anëtar i integruar plotësisht si të tjerët, por ndoshta pjesërisht të paktën. Europa duhet t’i rezistojë pretendimeve të presidentit Donald Trump për ta bërë Kanadanë pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ish-ministri i jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel.
    Për çdo rast, Kanadaja është më europiane se disa anëtarë të BE-së, shtoi Gabriel, i cili shërbeu si ministër i Jashtëm nga viti 2017 deri në 2018 dhe ishte zëvendëskancelar nga 2013 deri në 2018, kur Angela Merkel ishte shefe e ekzekutivit gjerman. Presidenti amerikan Trump ka ushtruar presion të madh ndaj fqinjit të tij verior përmes tarifave, duke bërë që Kanada të vendosë tarifa për importet e disa automjeteve nga SHBA.

    Top Channel

  • Çfarë i ndodhi Jozit gjatë natës? Tmerrohen banorët, pamjet bëhen virale. Rikthehet xhindi (Video)

    Çfarë i ndodhi Jozit gjatë natës? Tmerrohen banorët, pamjet bëhen virale. Rikthehet xhindi (Video)

    Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë natës në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke i lënë banorët të shtangur.
    Teksa Egli dhe Gjesti ndodheshin në dhomën e gjumit duke biseduar në shtratin e tyre, një moment i papritur ka tronditur atmosferën.
    Jozi, i cili ishte në gjumë, papritur ka bërtitur për disa sekonda, duke i frikësuar dy banorët që ishin ende zgjuar.
    Reagimi i Eglit ishte i menjëhershëm, teksa e habitur dhe e trembur tha: “Uaa, mos i fol!”

  • Gjesti pështyn Eglin në fytyrë, video bëhet hit në rrjetet sociale

    Gjesti pështyn Eglin në fytyrë, video bëhet hit në rrjetet sociale

    Showbiz E Martë, 1 Prill 2025 17:53
    Një veprim i papritur dhe i pahijshëm nga banori Gjesti ka shkaktuar reagime të shumta mes ndjekësve të këtij formati. Gjatë një momenti në kabinën e dushit, ku Gjesti dhe Egli Tako po bisedonin.
    Në një çast të papritur, teksa Egli e zgjati kokën drejt tij, këngëtari e pështyu, një veprim që ka ngjallur neveri dhe indinjatë tek publiku.

    Ky moment nuk i shpëtoi syrit të fansave të vëmendshëm të spektaklit, të cilët reaguan menjëherë në rrjetet sociale.
    Pavarësisht se nuk dihet saktësisht çfarë po diskutonin dy banorët dhe çfarë e nxiti Gjestin të kryente këtë veprim kundrejt Eglit.

    Wtf pic.twitter.com/0RgVc5aiu4
    — 🍃 (@cloudssblack) March 31, 2025

  • 5 dhimbje që nuk duhen injoruar kurrë

    5 dhimbje që nuk duhen injoruar kurrë

    Kur bëhet fjalë për urgjenca shëndetësore, mjekët shohin gjithçka. Janë ata të cilët njerëzit i drejtohen me shpejtësi kur diçka serioze shkon keq. Por çfarë quhet vërtet “serioze”?

    Dhimbja është shumë subjektive dhe nuk ka një rregull të përgjithshëm që vlen për të gjithë. Megjithatë, disa lloje dhimbjesh janë sinjale alarmi që nuk duhen injoruar. Më mirë të dëgjosh që nuk ke asgjë, sesa të pendohesh që nuk ke shkuar tek mjeku në kohë. Ja cilat janë dhimbjet që kërkojnë vëmendje mjekësore menjëherë:

    1. Dhimbje e papritur që nuk largohet

    Nëse një dhimbje shfaqet papritur dhe nuk ikën, është një sinjal që nuk duhet neglizhuar. Sado e vogël të duket, nëse është e pazakontë dhe e fortë, duhet të konsultohesh me një mjek. Në fund të ditës, është më mirë të jesh i kujdesshëm sesa të pendohesh më vonë.

    2. Dhimbje në gjoks

    Kur flasim për dhimbje gjoksi, shumicës i shkon mendja menjëherë tek sulmi në zemër dhe me të drejtë! Një dhimbje e papritur në këtë zonë, sidomos nëse nuk e ke ndier më parë, është një arsye e mirë për të shkuar tek mjeku menjëherë.
    Gjithashtu, dhimbja e gjoksit mund të sinjalizojë edhe probleme të tjera serioze, si mpiksje gjaku në mushkëri apo shqyerje e një ene të madhe të gjakut. Pra, është një dhimbje që nuk duhet marrë lehtë.

    3. Dhimbje në pulpë e shoqëruar me skuqje

    Nëse ndien dhimbje në pulpë dhe ajo është e skuqur apo e fryrë, kjo mund të jetë shenjë e një tromboze të venave të thella (DVT). Kjo është një gjendje e rrezikshme që mund të çojë në komplikacione serioze, sidomos nëse ke qëndruar shtrirë për një kohë të gjatë pas një operacioni ose pas një fluturimi të gjatë.

    4. Dhimbje në pjesën e sipërme të shpinës, që ndihet si këputje

    Dhimbjet e shpinës mund të ndodhin për arsye nga më të ndryshmet, por një dhimbje e papritur dhe e fortë në pjesën e sipërme të shpinës, që duket sikur po të “këput” nga brenda, mund të jetë një shenjë e një problemi serioz me aortën – enën më të madhe të gjakut në trup.

    5. Dhimbje të caktuara në pjesën e poshtme të barkut

    Barku është një nga zonat më të ndërlikuara kur bëhet fjalë për dhimbje. Dhimbja në njërën anë të barkut ose në shpinë, e shoqëruar me temperaturë, mund të tregojë infeksion në veshka. Nëse ke edhe përzierje apo të vjella, mund të jetë apendesiti. Në çdo rast, këto lloj dhimbjesh nuk duhen injoruar.

    Nëse ndien ndonjë nga këto dhimbje, mos prit të shohësh “si do shkojë”. Është gjithmonë më mirë të konsultohesh me një profesionist shëndetësor sesa të rrezikosh shëndetin tënd.