Analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri e vlerësoi me nota të larta nisjen e procesit gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për dosjen e ish-kompleksit “Partizani”. Sipas tij, Berisha ka qenë i paprekshëm edhe kur ka qenë në opozitë dhe personi më i rëndësishëm i tranzicionit gjatë këtyre 35 viteve dhe kur nëse shkon ai përpara drejtësisë hapet rruga edhe për të tjerët.
“Së pari është goditur një i paprekshëm. Sali Berisha ka qenë i paprekshëm edhe kur ka qenë në opozitë, jo më kur ka qenë në opozitë dhe ka qenë personi më i rëndësishëm i tranzicionit gjatë këtyre 35 viteve dhe kur shkon ai përpara drejtësisë ky është një lajm i mirë, sepse hapet rruga edhe për të tjerët. Nëse dënohet Berisha hapet rruga që të dënohet edhe Rama. Nëse shpëton Berisha edhe Rama i ka mbyllur rrugët që ai të shkojë përpara drejtësisë.
Kjo është epokale për Shqipërinë. Në këto 35 vite kur nuk është dënuar asnjë drejtor dhe kur s’kanë patur mbështetje.
Është edhe precedenti se ti do të dënohesh edhe kur krijon skema korruptive. Rasti i ngjashëm është Erion Veliaj, që është kapur për një skemë korruptive me shumë aktorë.
Për SPAK-un është e rëndësishme sepse tregon besueshmëri se godet nga të dyja palët. Deri tani kemi parë një sërë njerëz nga Edi Rama dhe SPAK duhet të tregojë se është i paanshëm dhe tregon se SPAK e ka fuqinë t’i shkojë deri në fund”-tha Mërtiri.
Tag: paprekshëm
-

“SPAK e ka fuqinë t’i shkojë deri në fund”, Mërtiri: Rënia e Berishës hap rrugën për dënimin e Ramës
-

“Kjo është epokale për Shqipërinë”, analisti: Nëse dënohet Berisha hapet rruga që të dënohet edhe…
Analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri e vlerësoi me nota të larta nisjen e procesit gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për dosjen e ish-kompleksit “Partizani”. Sipas tij, Berisha ka qenë i paprekshëm edhe kur ka qenë në opozitë dhe personi më i rëndësishëm i tranzicionit gjatë këtyre 35 viteve dhe kur nëse shkon ai përpara drejtësisë hapet rruga edhe për të tjerët.
“Së pari është goditur një i paprekshëm. Sali Berisha ka qenë i paprekshëm edhe kur ka qenë në opozitë, jo më kur ka qenë në opozitë dhe ka qenë personi më i rëndësishëm i tranzicionit gjatë këtyre 35 viteve dhe kur shkon ai përpara drejtësisë ky është një lajm i mirë, sepse hapet rruga edhe për të tjerët. Nëse dënohet Berisha hapet rruga që të dënohet edhe Rama. Nëse shpëton Berisha edhe Rama i ka mbyllur rrugët që ai të shkojë përpara drejtësisë.
Kjo është epokale për Shqipërinë. Në këto 35 vite kur nuk është dënuar asnjë drejtor dhe kur s’kanë patur mbështetje.
Është edhe precedenti se ti do të dënohesh edhe kur krijon skema korruptive. Rasti i ngjashëm është Erion Veliaj, që është kapur për një skemë korruptive me shumë aktorë.
Për SPAK-un është e rëndësishme sepse tregon besueshmëri se godet nga të dyja palët. Deri tani kemi parë një sërë njerëz nga Edi Rama dhe SPAK duhet të tregojë se është i paanshëm dhe tregon se SPAK e ka fuqinë t’i shkojë deri në fund”-tha Mërtiri. -

Rodrygo është ‘zhdukur’, vetëm 2 gola në vitin 2025. Braziliani, jo më i paprekshëm
Sezoni i trazuar i Real Madridit ka fytyrën e Rodrygo Silva de Goes. Dikur i pazëvendësueshëm dhe lojtar kyç në ndeshjet më të rëndësishme, gjithmonë vendimtar kur bëhej fjalë për sfida me peshë, braziliani është zbehur muajt e fundit, duke humbur gradualisht rëndësinë në skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti.
Rritja e Arda Güler dhe një sistem loje tepër i përqendruar rreth Mbappé e kanë detyruar të luajë rol dytësor në këtë vit 2025: vetëm 2 gola të shënuar, një në derbin e vajtjes së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve dhe tjetri në kampionat kundër Las Palmas (më 19 janar).
Shifra të varfra për një sulmues mbi të cilin në të kaluarën Real Madridi ishte mbështetur shumë, por sot nuk duket më i domosdoshëm apo i paprekshëm. Nëse klubi madrilen do të ketë nevojë të bëjë një shitje, mes tij dhe Vinicius, ai që mund të largohet është pikërisht 24-vjeçari nga Osasco.
Sipas shtypit spanjoll, Xabi Alonso ka lënë të kuptohet se mund të bëjë pa të, pasi synon ta ndërtojë ekipin rreth Bellingham, Mbappé dhe Vinicius. Një situatë krejtësisht e re për Rodrygon, i cili ka luajtur 50 ndeshje në të gjitha kompeticionet (38 si titullar), duke realizuar 13 gola dhe dhënë 10 asistime, shumica e tyre para muajit shkurt.
Tani duhet të shohë përreth dhe të kuptojë nëse ka hapësirë për largim nga “Los Blancos”. Braziliani ka kontratë deri në vitin 2028 dhe nuk i mungojnë admiruesit. Diçka mund të lëvizë në këtë drejtim pas disa javësh.

