Tag: paprekshëm

  • ‘Balluku vodhi 50 mln € me një mesazh’, Shehaj: Rama po mbron Belindën dhe drejtorët e saj, duan të jenë të paprekshëm

    ‘Balluku vodhi 50 mln € me një mesazh’, Shehaj: Rama po mbron Belindën dhe drejtorët e saj, duan të jenë të paprekshëm

    Kryetari partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, i ftuar në një studio televizive, u shpreh se Rama po i bën presion drejtësisë për të mbrojtur ish-zv/kryeministren e marrë të pandehur nga SPAK, Belinda Balluku.
    Shehaj tha se ajo cka po ndodh me Kushtetuesen, tregon se Rama kërkon përmes imunitetit të jetë i paprekshëm.
    “A nuk i bën përshtypje Ramës 50 mln euro që vodhi Belinda Balluku me një mesazh kur shkruante se ka ndjesinë për ta anuluar tenderin me 140 mln euro dhe miratoi atë me 190 mln euro. 50 mln euro s’i bëjnë përshtypje?, tha Shehaj.
    Sipas tij, Rama do një Shqipëri ku kryeministri nuk mund të hetohet dhe nuk mund të merret asnjë masë sigurie.

     
    “Për sa kohë, thotë Rama, jam në pushtet, dua të jem I paprekshëm. Po e kërkon për Ballukun, drejtorat e Belinda Ballukut. Ai do një vend ku kryeministri të mos merret i pandehur, do të vjedhë e të bëjë atë që ka bërë atë që ka bërë deri më sot”, u shpreh kreu i “Mundësisë”, Agron Shehaj.
    Agron Shehaj: Çfarë ka telefoni i kryeministrit, pse thotë se mos guxoni ti afroheni. Ka imunitet në lidhje me deputetët por është një imunitet që I mbron nga masat e sigurisë, arrest me burg apo në shtëpi, pork jo s’do të thotë se ata s’mund të hetohen dhe të jenë mbi ligjin.
    Kam një pyetje, në këto 35 vjet shqiptarët janë vjedhur apo jo? A I kanë vjedhur politikanët, ministrat, kush i ka vjedhur?
    Edi Rama do një Shqipëri ku kryeministri nuk mund të hetohet dhe nuk mund të merret asnjë masë sigurie. Për sa kohë thotë Rama jam në pushtet, dua të jem I paprekshëm. Po e kërkon për Ballukun, drejtorat e Belinda Ballukut. Ai do një vend ku kryeministri të mos merret I pandehur, do të vjedhë e të bëjë atë që ka bërë atë që ka bërë deri mësot.
    Sulmi I sotëm  Edi Ramës ndaj prokurorëve, që thotë se duan këta 1600 euro. A nuk i bën përshtypje Ramës 50 mln euro që vodhi Belinda Balluku me një mesazh kur shkruante se ka ndjesinë për ta anuluar tenderin me 140 mln euro dhe miratoi atë me 190 mln euro. 50 mln euro s’i bëjnë përshtypje? Por i bëjnë 1600 euro? Prokuroria ka kërkuar më shumë fonde dhe fajtore është qeveria e Ramës se ata ja kanë shtuar punën.

  • ‘Në Shqipëri nuk ka të paprekshëm’, Spiropali: Nuk sulmojmë prokurorë e gjyqtarë

    ‘Në Shqipëri nuk ka të paprekshëm’, Spiropali: Nuk sulmojmë prokurorë e gjyqtarë

    Ministrja Elisa Spiropali, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, theksoi se mazhoranca nuk do të komentojë çështje konkrete në hetim dhe nuk do të sulmojë organet e drejtësisë.
    Spiropali u shpreh se “në Shqipëri nuk ka të paprekshëm”, duke e cilësuar këtë si dallimin kryesor mes qasjes së mazhorancës dhe “politikës së vjetër, që me akuza penale ndaj kundërshtarëve bën politikën e ditës.” Ajo shtoi se “secili mban përgjegjësi para ligjit, para vetes dhe para elektoratit.”
    “Për asnjë rast, nuk do na gjeni neve, dhe për asnjë arsye të sulmojmë prokurorë apo gjyaktës, të komentojmë mbi çështje të posaçme, apo mbi çështje të drejtësisë. Kjo është një gjë që na ka ndarë që kur kemi ndermarrë reformën në drejtësi, qe kur kemi vendosur që pushteti politik duhet t’i heqë kthetrat nga pushteti i drejtësisë dhe kur kemi marrë vendimin historik si shumicë për ta luftuar pandëshkueshmërinë kudo ku ajo shfaqet, në të gjitha nivelet.
    Dhe sot mund të themi me plot gojën që në Shqipëri nuk ka të paprekshëm. Dhe ky është ndryshimi i madh mes nesh dhe nje politike të vjetër që vazhdon që me akuza penale në drejtim të kundërshtarëve të bëjë politikën e ditës. Ne nuk e bëjmë këtë. Secili mban përgjegjësi para ligjit, të gjithë, secili mban përgjegjësi para fytyrës se vet dhe para elektoratit të vetë.” – tha, mes të tjerash, Spiropali.

  • Kreu i SPAK “kërcënon” sërish Edi Ramën? Altin Dumani: S’ka të paprekshëm, mjafton të kemi prova, s’na intereson..

    Kreu i SPAK “kërcënon” sërish Edi Ramën? Altin Dumani: S’ka të paprekshëm, mjafton të kemi prova, s’na intereson..

    Kreu i SPAK, Altin Dumani është shprehur mbrëmjen e sotme se dosja “McGonigal” është në fazë hetimi paraprak, ndërsa shtoi se janë në pritje të disa letërporosive nga SHBA lidhur me çështjen. Në intervistën për “Trialog”, ai theksoi se ndaj SPAK nuk ka asnjë presion për këtë dosje.
    “Ajo dosje është në fazë hetimi paraprak. Dhe ajo dosja ka filluar kryesisht nga prokuroria pastaj i është bashkuar edhe denoncimi i deputetit të opozitës. Jemi në pritje të disa letërporosive nga SHBA. Nuk kemi asnjë kompleks për asnjë çështje por presim provat. Nuk ndihemi në presion nga dosja McGonigal, por ka vështirësitë e veta dhe kemi dhe periudha pritjeje”, tha ai.
    Kryeprokurori i SPAK, deklaroi më tej se për prokurorët e posaçëm nuk ka asnjë person të paprekshëm, përfshirë këtu edhe vetë kryeministrin Edi Rama. Dumani tha se në rast se ka prova për kryerjen e një vepre penale nga ana e kryeministrit, ndaj tij do të ushtrohet ndjekja penale.
    “Për mua dhe prokurorët e Posaçme nuk ka person të paprekshëm. Në rast se ka prova për kryerjen e një krimi ushtrohet ndjekja penale edhe ndaj kryeministrit. Edhe ndaj kujtdo qoftë. Në rast se ka prova nuk ka asnjë pengesë apo ndalim ligjor që të mos ushtrojmë ndjekjen penale ndaj kryeministrit. Vetëm nëse ka prova për kryerjen e një vepre penale.”, u shpreh Dumani.

  • “Rama është shpallur i paprekshëm nga SPAK”, Boçi: Korrupsioni dhe krimi janë shkrirë në një

    “Rama është shpallur i paprekshëm nga SPAK”, Boçi: Korrupsioni dhe krimi janë shkrirë në një

    Luciano Boçi, nënkryetar i PD, ka komentuar në “Puls” në A2 CNN, me moderatore Bruna Çifligun, zhvillimet në seancën dëgjimore me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, duke e cilësuar atë “të paqartë” dhe “të deformuar nga mazhoranca”.
    Sipas Boçit, vendimi që pyetjet e deputetëve të mos lexoheshin prej tyre, por nga një person tjetër, “krijoi kakofoni dhe mosqartësi në komunikim”. Ai tha se kjo mënyrë ndikoi në përgjigjet e Dumanit, duke shtuar se “shumë prej tyre ishin të paplota”.
    Deputeti shprehu pakënaqësi që pyetja e tij për Edi Ramën nuk u lexua e plotë. “Unë parashtrova argumente dhe fakte pse Rama është shpallur i paprekshëm. Ai është firmëtari kryesor i vendimeve për inceneratorët, iniciatori i projekteve që sot nuk funksionojnë. Janë 71 persona në hetim, por koka kryesore, Rama, është jashtë kësaj dosjeje”, deklaroi Boçi.
    Ai theksoi se SPAK po tenton të ndajë artificialisht korrupsionin nga krimi i organizuar, ndërkohë që “realiteti është krejt tjetër”. “Sot krimi i organizuar jo vetëm pastron para, por ka edhe autoritet politik. Korrupsioni me bazë politike dhe krimi janë shkrirë në një të vetme”, shtoi Boçi.

  • “Pse SPAK nuk prek Edi Ramën?” Altin Dumani i përgjigjet pyetjes së opozitës: S’ka të paprekshëm!

    “Pse SPAK nuk prek Edi Ramën?” Altin Dumani i përgjigjet pyetjes së opozitës: S’ka të paprekshëm!

    Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, iu është përgjigjur ditën e sotme (27 tetor)  pyetjeve të deputetëve lidhur me aktivitetin dhe punën e bërë nga institucioni që ai drejton.
    Dumani, i pyetur nga deputeti Luciano Boçi, tha se për SPAK nuk ka të paprekshëm, teksa theksoi se nuk kanë rëndësi emrat, por veprat penale që rëndojnë mbi ta.Lexo edhe :Related Posts
    Kreu i SPAK nënvizoi edhe një herë se në zgjedhjet e 11 Majit kanë qenë në terren dhe se po kryhen hetime në disa zona.
    Sipas Dumanit, lufta kundër krimit të organizuar është një prej gjërave për të cilat SPAK duhet të ndihet krenar, duke vlerësuar bashkëpunimet me vendet e tjera dhe agjencitë partnere.
    Altin Dumani u shpreh se kanë nisur hetime për pastrim parash, për ndërtim dhe për turizëm. Ai shtoi se, sa i përket kriptomonedhave, kanë pasur një hetim në vitin 2024, ku është sekuestruar një shumë prej 11 milionë eurosh.
    Pjesë nga pyetje-përgjigjet:

    Pyetja: Pse SPAK e ka shpallur të paprekshëm Edi Ramën?
    Dumani: Për Prokurorinë e Posaçme nuk ka të paprekshëm. Për prokurorët e posaçëm nuk kanë rëndësi emrat, por veprat penale.
    Pyetja: A keni dëgjuar ultimatumin e Ramës para zgjedhjeve të 11 majit që SPAK të mos guxojë të dalë në terren? Nëse nuk ishit në terren për të gjetur provat, kur do t’i gjeni?
    Dumani: SPAK ka qenë në terren, edhe në zonën që ju keni drejtuar, z. Boçi. Ju e dini sa e vëmendshme ka qenë Prokuroria e Posaçme. Madje ju jeni ftuar të jepni disa të dhëna lidhur me një rast të publikuar në media. SPAK ka qenë në të gjitha rrethet pothuajse. Edhe në zonën që ju keni mbuluar, po kryen hetime.
    Lufta kundër krimit të organizuar është një nga gjërat për të cilat SPAK duhet të ndihet krenar. Kemi bashkëpunuar me vendet në rajon, me BE-në, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbi një vit e gjysmë me vendet latine, është arritje. Vazhdojmë të bashkëpunojmë me agjencitë partnere. Ky besim na është dhënë sepse e kemi merituar, kemi treguar sa profesionistë jemi. Ajo që duhet vlerësuar maksimalisht është ky bashkëpunim me agjencitë.
    Pyetja: Sa raste keni ndërmarrë për pastrim parash në ndërtim, lojërat e fatit? Po për kriptomonedhat, keni nisur hetimet?
    Dumani: Kemi nisur hetime për pastrim parash edhe për ndërtim, edhe për turizëm. Të paktën 4 hotele janë konfiskuar tashmë. Kemi pjesë të portofolit të aseteve të sekuestruara, vila, apartamente etj. Sa i përket kriptomonedhave, po, kemi pasur hetim në vitin 2024. Është një shumë prej 11 milionë eurosh në kriptomonedha që është sekuestruar.
    /vizionplus.tv

  • “Pse Rama është shpallur i paprekshëm?”/ Dumani i përgjigjet deputetit të opozitës: Për SPAK nuk kanë rëndësi emrat, por…

    “Pse Rama është shpallur i paprekshëm?”/ Dumani i përgjigjet deputetit të opozitës: Për SPAK nuk kanë rëndësi emrat, por…

    Gjatë paraqitjes së raportit vjetor të veprimtarisë së SPAK për vitin 2024 në Kuvend, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, u pyet nga deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cili kërkoi shpjegime mbi arsyet pse, sipas opozitës, kryeministri Edi Rama “është i paprekshëm” nga drejtësia.

    Dumani theksoi se për SPAK nuk ka persona të paprekshëm, duke nënvizuar se çdo hetim kryhet mbi bazën e provave dhe jo të emrave.
    Boçi: Pse SPAK e ka shpallur të paprekshëm Edi Ramën? Pse nuk mban ai përgjegjësi penale për çështjet e mësipërme?
    Dumani: Për SPAK nuk ka të paprekshëm, nuk kanë rëndësi emrat por provat
    Boçi: A i keni dëgjuar ju ultimatumin e kryeministrit Edi Rama në shkurt 2025, që SPAK më detyroi të dal në terren, të mos guxojë të gjurmojë partitë në zgjedhje. Ku do t’i gjeni provat zgjedhjet e tjera?
    Dumani: Kemi qenë në terren. (I tregon Boçit rastin e vete specifik).

    Top Channel

  • Nxori armën mes turmës dhe kërcënoi me përdhunim studenten, komandanti serb i paprekshëm falë besnikërisë ndaj Vuçiçit

    Nxori armën mes turmës dhe kërcënoi me përdhunim studenten, komandanti serb i paprekshëm falë besnikërisë ndaj Vuçiçit

    Komandanti i Njësisë së Sigurisë Personale dhe të Objekteve (JZO), Marko Kriçak, gëzon status të “paprekshëm” për shkak të besnikërisë së tij ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi kolonelja e pensionuar e policisë dhe deputetja Slavica Radovanoviç.

    Ajo kujtoi se Kriçak, dikur shitës makinash, u ngrit shpejt në karrierë duke kaluar nga Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku mori menjëherë postin e komandantit të JZO-së. “Ne që kemi punuar në polici e dimë se për të ushtruar funksione të tilla kërkohen kritere ligjore të qarta, të cilat ai nuk i ka përmbushur”, theksoi Radovanoviç për gazetën Danas.

    Deputetja akuzoi se policia serbe si institucion “nuk ekziston më”, duke e cilësuar tërësisht të vënë në shërbim të regjimit. Sipas saj, veprimet e Kriçakut gjatë protestave tregojnë mungesë të plotë të profesionalizmit, pasi ai “nuk është oficer policie dhe nuk ka kryer trajnim policor”.

    Dyshohet se më 14 gusht, pas një proteste, Kriçak dhe njerëzit e tij kanë dërguar studentët Nikolina Sinđelić, Stevan Zdravković dhe Dušan Cvetković në garazhin e ndërtesës së Qeverisë së Serbisë, ku i kanë detyruar të gjunjëzohen, i kanë rrahur, i kanë poshtëruar, ua kanë thyer celularët dhe i kanë kërcënuar me armë.

    Radovanoviç theksoi se këto veprime përbëjnë shkelje të rënda ligjore dhe janë dëshmi e zhdukjes së çdo norme ligjshmërie në policinë e vendit.

  • Përse ASKUSH nuk e v’rau dot DURIM BAMIN?/ DETAJET nga DUBAI – Askush s’e do në Shqipëri?

    Përse ASKUSH nuk e v’rau dot DURIM BAMIN?/ DETAJET nga DUBAI – Askush s’e do në Shqipëri?

    Durim Bami, një nga emrat më të lakuar të botës së krimit në Shqipëri, vijon të jetojë i lirë në Dubai, i paprekshëm nga drejtësia shqiptare dhe armiku i heshtur i shumë rivalëve. Por çfarë e bën të paprekshëm? Pse askush nuk ka mundur ta eliminojë? Detaje të reja tronditëse zbulojnë arsyet pse është i padëshiruar në Shqipëri dhe marrëveshjet e errëta që mund ta mbajnë të sigurt në luksin e Lindjes së Mesme.

     

  • Etapa e 18-të fitohet nga Ben O’Konor, Pogaçar i paprekshëm në krye të Tour de France

    Etapa e 18-të fitohet nga Ben O’Konor, Pogaçar i paprekshëm në krye të Tour de France

    Çiklisti Ben O’Connor (Jayco AlUla) fitoi etapen e 18-të të Tour de France, Vif – Courchevel duke mbërritur i vetëm në Col de la Loze (171.5 km) pasi sulmoi që në fillim e prekur i pari vijën e finishit.

    Vendi i dytë i shkoi kryesuesit dhe kampionit në fuqi Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates). Sërish slloveni mbeti i paprekshëm, duke iu përgjigjur mirë sulmeve të ndjekësit Vingegard dhe duke u larguar përsëri në finale, e marrë edhe 9 sekonda. Danezi zuri vendin e tretë, i ndjekur nga Oscar Onley (Picnic PostNL), dhe vendin e pestë për Einer Rubio (Movistar), i cili ishte pjesë e shkëputjes.

    Në renditjen e përgjithshme, Pogaçar vazhdon të dominojë me një epërsi prej 04:26 minutash ndaj Vingegard. Lipowitz ka humbur pak terren, por ai ruan vendin e tretë në renditje përpara Onley (i cili, megjithatë, është vetëm 22 sekonda prapa) dhe Roglic.

    Vazhdo leximin

  • Etapa e 19-të fitohet nga Ben O’Konor, Pogaçar i paprekshëm në krye të Tour de France

    Etapa e 19-të fitohet nga Ben O’Konor, Pogaçar i paprekshëm në krye të Tour de France

    Ben O’Connor (Jayco AlUla) fitoi etapen e 18-të të Tour de France, duke mbërritur i vetëm në Col de la Loze pasi sulmoi që në fillim e prekur i pari vijën e finishit.

    Vendi i dytë i shkoi kryesuesit dhe kampionit në fuqi Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates). Sërish slloveni mbeti i paprekshëm, duke iu përgjigjur mirë sulmeve të ndjekësit Vingegard dhe duke u larguar përsëri në finale, e marrë edhe 9 sekonda. Danezi zuri vendin e tretë, i ndjekur nga Oscar Onley (Picnic PostNL), dhe vendin e pestë për Einer Rubio (Movistar), i cili ishte pjesë e shkëputjes.

    Në renditjen e përgjithshme, Pogaçar vazhdon të dominojë me një epërsi prej 04:26 minutash ndaj Vingegard. Lipowitz ka humbur pak terren, por ai ruan vendin e tretë në renditje përpara Onley (i cili, megjithatë, është vetëm 22 sekonda prapa) dhe Roglic.

    Vazhdo leximin