Tag: papërdorura

  • Berisha denoncon sërish: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

    Berisha denoncon sërish: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një konference për shtyp bëri një tjetër denoncim në lidhje me zgjedhjet e 11 majit.

    Berisha: Sot kam sjellë këtu për të informuar shqiptarët për gjetjet në një seri kuti votimi të hapura në shqyrtimin e materialeve të votimit në këto kuti, çka është edhe qëllimi kryesor i kërkesave të PD, mund të them se këto qëndra votimi që rreshtoj këtu dhe shumë e shumë të tjera, ngjallin dyshime të forta se përveç Trenit Bullgar është përdorur edhe mbushja dhe zëvendësimi i kutive të votimit me kuti të tjera.
    Qendra e votimit 2247, janë konstatuar tre fletë votimi që janë konsideruar të pavlefshme, ndërkohë që ishin të vlefshme. Janë gjetur në kutitët e votimit 9 fletë më shumë nga ajo që deklarohet në procesverbalin 08.Këto fletë votimi më shumë se ç’deklarohen, nuk kanë të bëjnë me atë qendër votimi, sikundër kjo ngjall dyshime të forta se ajo kuti është e mbushur dhe ka zëvendësuar kutinë e qendrës. Në asnjë rrethanë nuk mund të dilnin 9 fletë votimi më shumë se ç’duhet të ishin.
    Qendra e votimit 2251, në këtë kuti mungojnë vulat që vulosin komisionerët. Tani e kuptoni vetë pra, e kuptoni se kjo kuti nuk ka të bëjë me komisionerë, ka të bëjë me patronazhistët. Mungon shiriti përmbledhës i votuesve i gjeneruar nga pajisja PEI.
    Këto dy gjetje tregojnë se kutia e qendrës së votimit 2251 nuk është kutia ku është votuar. Nuk mundet në asnjë lloj rrethane të mungonin vulat që vulosnin komisionerët, përveçse heqjes së kutive ku janë vulat, dhe të mungojë shiriti përmbledhës i votuesve i gjeneruar nga pajisja PEI. Vetëkuptohet shiriti mungon se qendra është mbushur në zyrat e PS dhe ka zëvendësuar të vërtetën.
    Qendra e votimit 2251/1, edhe këtu mungojnë vulat që vendosin komisionerët. Pra është mbushur kutia në selinë e PS.
    Qendra e votimit 2263 ka mosrakordim midis të fletëve të papërdorura. Në procesverbalin 08 konsiderohen 419 fletë të papërdorura, ndërkohë nga numërimi janë 371. Pra diferenca është 48 fletë që mungojnë. Është konstatuar një person që ka votuar dhe që nuk e ka emrin në listë.Edhe kjo kuti është jashtë të gjitha standardeve të qenurit një kuti në të cilën janë hedhur votat në qendrën e votimit 2263.
    Qendra e votimit 2274. Prapë në kuti nuk është gjetur procesverbali 07 i hapjes së kutisë dhe që identifikon vulat e sigurisë. Pra edhe kjo kuti nuk polotëson kushtet e një qendre ku është votuar, por kushtet e një kutie të sjellë nga jashtë.
    Qendra e votimit 2283, ka mosrakordim mes fletëve të papërdorura. Në procesverbalin 08 dklarohen 519 fletë të papërdorura, ndërkohë nga numërimi janë 310 fletë të papërdorura. Pra mungojnë 2019 fletë të papërdorura. Kjo kuti votimi pra nuk ka asnjë lidhje me kutinë e votimit të qendrës 2283. Duket e sjellë nga zyrat e PS apo nga patronazhistët.
    Qendra e votimit 2614, në kuti nuk gjendet procesverbali 07 që është procesverbali i hapjes së kutisë dhe që identifikon vulat e sigurisë. Pra kjo kuti nuk ka asnjë vlerë sepse nuk ka asnjë siguri, është e sjellë nga jashtë.Qendra e votimit 2647, mungojnë të gjitha fletët e papërdorura në kutinë e materialeve zgjedhore, çka është dyshimet e drejta se ka ardhur direkt nga çerdhet e patronazhistëve apo selia e PS.
    Qendra e votimit 2657 ka mosrakordim midis fletëve të papërdorura. Në procesverbalin 08 dekalrohen 290 fletë të papërdorura, ndërkohë qënë numërim janë 208 vota. Pra diferenca është 82 vota. Pra kjo kuti nuk ka asnjë lidhje me kutinë e qendrës 2657.
    Qendra e votimit 2675, në kutinë e votimit konstatohet 1 fletë pa vulë. Nuk është gjetur procesverbali 08. Nuk dihet sa fletë votimi kanë ardhur nga KQZ. Pra, qartësia është krejt tjetër krahasuar me atë që duhet të jetë në qendrën e votimit.
    Qendra e votimit 2682, nuk gjendet procesverbali 08. Pra kjo kuti nuk plotëson asnjë kusht ligji si për kuti qendre votimi, por është kuti e ardhur nga jashtë nga selia e PS ose qendrat ilegale të patronazhistëve.Qendra e votimit 2846, mungojnë procesverbalet 07 dhe 08. Janë gjetur 207 fletë votimi, ndërkohë pajisja PEI konstaton 141 votues. E kuptoni pra, më së paku del se janë futur 66 vota në këtë kuti të njerëzve që nuk kanë votuar kurrë.

    Top Channel

  • Pretendimi i opozitës për mungesë fletësh të papërdorura, hapen 229 kuti/ PS dërgon vëzhgues, PD asnjë përfaqësues

    Pretendimi i opozitës për mungesë fletësh të papërdorura, hapen 229 kuti/ PS dërgon vëzhgues, PD asnjë përfaqësues

    Në magazinat e KQZ në Vaqarr, ka nisur hapja e 229 kutive.
    Kjo vjen një ditë pasi KAS pranoi kërkesën e opozitës, teksa është ngritur pretendimi se në këto kuti mungojnë fletë të papërdorura.
    E ndërkohë, edhe pse kërkuan verifikim, asnjë përfaqësues i PD nuk është prezent për këqyrjen e kutive.
    Nga ana tjetër, PS ka dërguar vëzhgues për të ndjekur nga afër hapjen e kutive.
    Procesi po zhvillohet sipas rendit të mëposhtëm:
    1. Vlorë2. Dibër3. Gjirokastër4. Korçë5. Lezhë6. Shkodër7. Fier8. Berat9. Durrës10. Tiranë11. Elbasan

  • KAS vendos hapjen e 229 kutive të 11 majit

    KAS vendos hapjen e 229 kutive të 11 majit

    229 kuti të materialeve zgjedhore në rang vendi, ku në procesverbal nuk është shënuar numri i fletëve të votimit të papërdorura më 11 maj, do të rihapen.
    Pas hapjes së 4 kutive të para në KQZ, rezultoi se fletët e papërdorura nuk ishin 0, siç kishin shënuar komisionerët, duke ngritur shqetësimin e opozitës për fatin e tyre.
    Përfaqësuesit e PD-së kërkuan që të hapen të gjitha kutitë në të gjithë qarkun e Vlorës, përfshirë edhe ato me fletë votimi, por kërkesa u rrëzua.
    Kutitë do të hapen në Vaqarr, në magazinat e KQZ-së, dhe forcat politike mund të kenë vëzhguesit e tyre për të ndjekur të gjithë numërimin e fletëve të papërdorura.
    Komisioneri Celibashi e cilësoi si gabim njerëzor nga ana e komisionerëve mosreflektimin në procesverbal të fletëve të papërdorura, ndërsa PD-ja e pa këtë si provë se rreth 130 mijë fletë votimi, që nuk dalin në inventar, mund të jenë përdorur për fenomenin e “treni bullgar”, siç pretendojnë se është vënë re më 11 maj.
    Tv Klan

  • “Fletët ishin aty”, KAS i jep fund polemikës për Vlorën: Asnjë shkelje në 4 kutitë e hapura

    “Fletët ishin aty”, KAS i jep fund polemikës për Vlorën: Asnjë shkelje në 4 kutitë e hapura

    Bie pretendimi i Partisë Demokratike për zhdukjen e fletëve të votimit të papërdorura.
    Pas hapjes së katër kutive të qarkut të Vlorës rezultoi se fletët e votimit ndodheshin bashkë me pjesën tjetër të materialit zgjedhor.
    Në këtë rast nuk kishim të bënim me një manipulim por me një gabim njerëzor pasi komisionerët në vendin ku duhet të shkruanin sesa fletë votimi nuk u përdorën në 11 maj kishin vendosur numrin 0 në procesverbal.   Por për kjo sipas anëtareve të KAS, nuk është provë për rinumërimin e fletëve.
    Por as kjo nuk I bindi demokratët të cilët vijojnë sagën e ankimimeve. Me kërkesë të dy përfaqësuesve të tyre në Kas, Ledio Braho dhe Elvis Çefa u ngrit një grup pune, për hapjen 233 kutive me matëriale zgjedhor për të verifikuar fletët e papërdorura.
    “Këqyrja të bëhet atje ku janë kutitë e materialeve zgjedhore, i njëjti proces si këtu, subjekti ankues ka të drejtë të sjellë vëzhgues, procesi do të vazhdojë nga administrata e KQZ. Në secilën nga këto kuti të dalë numri i fletëve të papërdorura”, është shprehur anëtari i KAS, Ledio Braho.
    Verifikimi i fletëve të votimit të papërdorura do të behet në magazinat e KQZ në Vaqarr.
     

  • Hapen katër kuti të Vlorës, rrëzohet pretendimi i PD për fletët e votimit të papërdorura

    Hapen katër kuti të Vlorës, rrëzohet pretendimi i PD për fletët e votimit të papërdorura

    KQZ vendosi sot të hapë kutitë e materialeve zgjedhore në 233 qendra votimi, për të cilat Partia Demokratike kërkoi transparencë.Dy anëtarë të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, të propozuar nga PD, Ledio Braho dhe Elvis Cefa, vendosën që një grup pune të verifikojë materialet zgjedhore në të gjitha këto kuti.

    “Këqyrja të bëhet atje ku janë kutitë e materialeve zgjedhore, i njëjti proces si këtu, subjekti ankues ka të drejtë të sjellë vëzhgues, procesi do të vazhdojë nga administrata e KQZ. Në secilën nga këto kuti të dalë numri i fletëve të papërdorura.”, tha Ledio Braho, anëtar i KAS.
    Këto 233 qendra votimi kanë raportuar zero fletë votimi të papërdorura dhe, sipas KQZ, kjo vjen për shkak të gabimit të komisionerëve, pasi fletët janë në kuti. Por PD ka ngritur dyshime për manipulim të procesit zgjedhor.

    Por pretendimet e PD u rrëzuan sot, pasi nga hapja e 4 kutive në bashkitë Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Finiq, treguan se 2222 fletë votimi të papërdorura ishin në kuti, edhe pse komisionerët gabimisht nuk i kishin raportuar.
    Pak ditë më parë, PD ngriti pretendimin se procesi zgjedhor është manipuluar, pasi 130 mijë fletë votimi që nuk janë përdorur nuk figurojnë në të dhënat e KQZ.KQZ vetë sqaroi PD se prej këtyre, rreth 100 mijë fletë votimi ndodhen në kuti, por gabimisht komisionerët nuk i kanë raportuar.
    /vizionplus.tv

  • Dyshimet e PD për mungesën e 130 mijë fletë votimi të papërdorura, dy anëtarë të KAS vendosin hapjen e 229 kutive në gjithë vendin

    Dyshimet e PD për mungesën e 130 mijë fletë votimi të papërdorura, dy anëtarë të KAS vendosin hapjen e 229 kutive në gjithë vendin

    229 kuti në të gjithë vendin, do t’i nënshtrohen edhe një herë numërimit, pas kërkesës së opozitës dhe pretendimet se mungojnë 139 mijë letë votimi.

    Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, me kërkesë të dy anëtarëve Ledio Braho dhe Elvis Cefa, vendosi që të hapin 229 kuti në gjithë vendin ku raportimi për fletë të papërdorura ka qenë zero.
     
     
     

    Top Channel

  • Hapen 4 kutitë e Vlorës! Mbi 2 mijë fletë votimi të papërdorura, KQZ: Gabim njerëzor, u shënua zero

    Hapen 4 kutitë e Vlorës! Mbi 2 mijë fletë votimi të papërdorura, KQZ: Gabim njerëzor, u shënua zero

    FOTO ILUSTRUESE

    VLORË-Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u hapën sot më 4 Qershor katër kuti votimi të Qarkut të Vlorës pas kërkesës së Partisë Demokratike se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura. Nga hapja e tyre, rezultuan 2233 fletë votimi të papërdorura në kuti, nga zero që ishin shënuar në procesverbale. 
    PD pretendon se në raport me raportimin që ka bërë Komisioni i Qendrës së Votimit, dalin 417 fletë votimi të papërdorura më shumë sesa kanë raportuar. Ndërkohë KQZ deklaroi se nuk kemi të bëjmë me zhdukje të fletëve të votimit të papërdorura, por me një gabim njerëzor, ku komisionerët në vend se të kishin shënuar në procesverbal sa fletë votimi nuk u përdorën më 11 maj, kanë shënuar zero. Pas përfundimit të këtij procesi, KAS tha se në 4 kutitë që u hapën u gjetën këto shifra: 584, 578, 401 dhe 659 fletë votimi të papërdorura për secilën kuti të hapur.
    U hapën:
    Kutia 4515/00 për Bashkinë e Vlorës
    Kutia 4528/00 për Bashkinë Selenicë
    Kutia 4664/01 për Bashkinë e Sarandës
    Kutia 4714/00 për Bashkinë e Finiqit.
    Kujtojmë se Partia Demokratike kërkoi këqyrjen e 43 kutive në Qarkun e Vlorës, por kjo u refuzua nga KAS pasi nuk kishte lidhje “me objektin e kërkesës ankimore për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Qarkun Vlorë”./ZËRI

  • Rinumërohen 4 kutitë e Vlorës, bie alibia e opozitës, fletët rezultojnë të papërdorura

    Rinumërohen 4 kutitë e Vlorës, bie alibia e opozitës, fletët rezultojnë të papërdorura

    Kërkesa e PD dhe beteja për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet e 11 majit po vijon. Pas pretendimeve të PD se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, po rinumërohen 4 kuti votimi të qarkut të Vlorës.
    Duket se alibia e PD ka rënë, pasi në kutitë e qarkut të Vlorës dallohen qartë fletët e votimit të papërdorura që janë të futura brenda një kutie apostafat, edhe pse në procesverbale është shënuar gabimisht 0 fletë votimi.
    Pas përfundimit të këtij procesi, KAS tha se ishin deklaruar zero në procesverbal, por në kuti u gjetën këto shifra:  584, 578, 401 dhe 659  fletë votimi të papërdorura për secilën kuti të hapur.
    Përfaqësuesi i PD, Marash Logu pretendoi se në një kuti u gjetën 7 fletë votimi më shumë ndërsa në një tjetër mungonin dy fletë të papërdorura. Ndërkohë që një anomali tjetër është se procesverbali është i një qendre tjetër.
    Ai parashtroi një tjetër kërkesë për të hapur edhe fletët e votimit të përdorura që të krahasohen me ato të papërdorura. Sipas tij, fletët që janë tepër mund të kenë ardhur nga jashtë si pasojë e trenit bullgar.
    Një ditë më parë me kërkesë të 2 anëtarëve të KAS, u vendos që të hapen dhe të këqyren 4 kuti votimi të qarkut të Vlorës, nga një për secilën bashki, Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Finiq. Të 4 kutitë e votimi u përzgjodhën si kampion nga vetë përfaqësuesit e PD-së.
    Sipas PD, diferenca mes fletëve të prodhuara dhe atyre të raportuara si të votuara, të papërdorura apo të dëmtuara nuk përputhej. Për këtë, partia i kërkoi përmes një shkrese KQZ-së që të niste menjëherë një hetim administrativ urgjent dhe verifikim të plotë të fletëve në të gjitha kutitë e votimit në rang vendi.
    Por KQZ mohoi se kishte mungesë të fletëve të votimit të papërdorura duke sqaruar se diferencat kanë ardhur nga pasaktësi teknike në procesverbalet e disa qendrave të votimit, ku komisionerët kishin shënuar 0 në procesverbal.

  • Ilir Meta flet nga qelia: 130 mijë fletët e votimit të papërdorura, mungojnë si 130 mijë eurot

    Ilir Meta flet nga qelia: 130 mijë fletët e votimit të papërdorura, mungojnë si 130 mijë eurot

    Presidenti i PL, Ilir Meta ka komentuar pretendimin e Partisë Demokratike se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura në zgjedhjet e 11 majit 2025.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se 130 mijë fletë votimi ”të humbura” si 130 milion eurot e ”avulluara” të inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston.
    ‘130 mijë fletë votimi ”të humbura” si 130 milion eurot e ”avulluara” të inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston. Në Narkoshtetin e Edi Ramës mund të ndodhin krime intelektuale kaq të sofistikuara: Humbin votat, siç zhduken paratë e taksapaguesve. Asnjë përgjegjësi, asnjë transparencë.
    Vjedhin 130 milion euro për një incenerator që nuk e ndërtuan kurrë — tani zhdukin edhe 130 mijë fletë votimj, si të ishin mbetje për djegie. Në këtë vend ku vetëm plehrat nuk digjen por “digjet” vota, atëherë bashkë me të është djegur demokracia, shteti i së drejtës dhe e ardhmja e vendit.
    Kurrë nuk mund të pranohet ky terrorizëm elektoral!’, shkruan ai.
    Ndërkohë, sot KAS i rrëzoi kërkesën demokratëve për të hapur 43 kuti votimi në Vlorë, ku ishte deklaruar 0 fletë votimi e papërdorur. Partia Demokratike pretendon se në të gjithë vendin mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura. Sipas PD, diferenca mes fletëve të prodhuara dhe atyre të raportuara si të votuara, të papërdorura apo të dëmtuara nuk përputhet. KQZ sqaroi se gjithçka ishte burim i paskatësive në procesverbalet e Qendrave të Votimit.

  • Mungojnë 130 mijë fletë votimi, PD: Përgjigjja e KQZ ka defekte logjike, lëvizin 13 mandate! Shqetësimi është real

    Mungojnë 130 mijë fletë votimi, PD: Përgjigjja e KQZ ka defekte logjike, lëvizin 13 mandate! Shqetësimi është real

    Mungojnë 130 mijë fletë votimi, PD: Përgjigjja e KQZ ka defekte logjike, lëvizin 13 mandate! Shqetësimi është real

    Partia Demokratike i kërkoi KQZ hetim administrativ për të dokumentuar se pse mungojnë më shumë se 130 mije fletë votimi për zgjedhësit brenda vendit në zgjedhjet e 11 majit. Konstatimi i këtij fakti erdhi pas shqyrtimit të të dhënave zyrtare që vetë Komisioni Qëndror I Zgjedhjeve I kishte përcjellë Partisë Demokratike.

    Në përgjigjen e mbërritur dje pasdite KQZ thotë se tek numri total i fletëve të papërdorura që është 1,935,328, bazuar në të dhënat zyrtare të raportuara nga çdo qendër votimi këtij totali i shtohen dhe 99 mijë fletë votimi të papërdorura që i përkasin 233 QV të cilat gabimisht janë raportuar si “0” në procesverbalet përkatëse.

    Por kjo përgjigje e KQZ nuk e bind PD e cila kërkon transparencë. Në seancën e sotme në KAS ku shqyrtohet kërkesa e PD- ASHM për të shpallur të pavlefshëm rezultatin e qarkut të Vlorës në zgjedhjet e 11 majit, përfaqësuesi ligjor i PD – ASHM-së, Franc Nuri kërkoi që të hapen kutitë e votimit të Vlorës dhe procesverbalet për të verifikuar sa nga këto 233 QV i përkasin Vlorës.

    Franc Nuri: “Është evidentuar se rezultojnë 233 QV në procesverbal që kanë shënuar zero fletët e papërdorura. Kjo është përgjigjja e KQZ që na ka ardhur dje pasdite. Unë kërkoj që të gjithë kutitë që janë raportuar me zero, dhe nuk e di sa janë nga Qarku Vlorë, të verifikohen, të hapen e të shikohen cfarë ka ndodhur. Nuk mund të mos bëhet transperncë se çfarë ka ndodhur me 130 mijë fletë votimi. Përgjigjja ka defekte logjike. Në fillim thuhet se 27 340 fletë janë të votimit elektronik, pra për 30 mijë fletë nuk janë përdorur se kanë qenë të votimit elektronik por duhen verifikuar.

    99,455 fletë votimi të papërdorura që përbëjnë sasinë e këtyre fletëve për 233 QV, në procesverbalet e të cilave gabimisht është shënuar me “0” numri i fletëve të papërdorura.

    Ne kemi kqyrur këto QV e votimit elektronik e nuk mund ti kontabilizosh në zbritje. Këtu ka probleme serioze që duhen hetuar administrativisht. Tek kërkesa ime PD – ASHM u jam drejtuar Celibashit. Nuk na bind përgjigjja e KQZ-së. Duam të hapen dhe ato që janë të qarkut të Vlorës. Të hapen kutitë e votimit dhe procesverbalet. Duhet të na sqarojë sa nga këto 233 QV me raportim zero janë të qarkut Vlorë.

    Pyetjes së anëtarëve të KAS nëse kanë ndonjë ndarje, përfaqësuesja e KQZ-së i tha se nuk ka

    Franc Nuri: Nëse arrijmë të zgjidhim se ku janë 126 mijë fletë e kemi bërë pjesën më të madhe. Halli është si do gjenden ku janë 99 mijë fletë votimi, dhe 27 300. Me test logjik 130 mijë fletë votimi që mungojnë lëvizet në 13 mandate. Shqetësimi është real.

    PD kërkon hetim administrativ urgjent

    Skandali që zbuloi PDSipas të dhënave zyrtare të vetë institucionit që i drejtoheni, rezulton se janë:3.534.792 fletë votimi të prodhuara,1.463.204 fletë votimi të gjetura në kutitë e votimit,1.935.834 fletë votimi të deklaruara si të papërdorura, dhe5.000 fletë votimi të deklaruara të dëmtuara.Pra, diferenca tregon qartë se mungojnë saktësisht 130.754 (njëqind e tridhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e katër) fletë votimi të papërdorura!

    Përgjigja e KQZ ndaj PD:

    I nderuar Z. Nuri

    Në përgjigje të kërkesës tuaj lidhur me verifikim të menjëhershëm të fletëve të votimit të përdorura për zgjedhjet e datës 11 Maj 2025, ju informojmë se :

    Numri prej 1,935,328 fletë votimi të papërdorura përfshin vetëm sasinë e raportuar të këtyre fletëve sipas procesverbaleve të çdo QV-je.

    Këtij numri i duhen shtuar edhe:

    27,340 fletët e votimit për 74 QV, ku ështe aplikuar votimi elektronik, ZAZ Nr.27 (Bashkia Vorë) dhe ZAZ Nr. 41 (Njësia Administrative 10, Tiranë). Sikurse mund të kuptohet edhe këto fletë votimi nuk janë përdorur;99,455 fletë votimi të papërdorura që përbëjnë sasinë e këtyre fletëve për 233 QV, në procesverbalet e të cilave gabimisht është shënuar me “0” numri i fletëve të papërdorura;5,369 janë fletë votimi të papërdorura por që numrat e tyre në test llogjik vlerësohet se janë pasqyruar me gabime në procesverbalet përkatëse për çdo QV (janë 1,380 QV që kanë raportuar këto të dhëna me gabime).

    Duke ju falenderuar për bashkëpuniminKomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve

    Ilirjan CELIBASHI