Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte në mbrëmje në Shkodër, në takimin përmbyllës të fushatës, nga ku u shpreh plot optimizëm që jo vetëm Shkodra, por i gjithë.
Berisha e nisi fjalën e tij me urimin për Papën e ri, i cili sapo u zgjodh. Gjithashtu, uroi strategun e fushatës, LaCivita, i cili iu bashkua sot në Shkodër.
Tag: papën
-

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor
-

Tym i zi përsëri nga Kapela Sistine e Vatikanit, ende nuk ka Papë
Pamje nga Vatikani
VATIKAN- Tymi i zi! Ende nuk ka Papë! Edhe sot nga oxhaku i Kapelës Sistine ka dalë tym i zi që nënkupton se Konklava ende nuk e ka zgjedhur Papën e 267-të të Kishës Katolike Romake. Si pasojë, 133 kardinalët do vazhdojnë që të qëndrojnë të mbyllur për 2 votime të tjera, një që do mbahet rreth orës 17:30 dhe një tjetër rreth orës 19:00. Ndërkohë, mijëra besimtarë janë mbledhur në Bazilikën e Shën Pjetrit, duke pritur të shohin Papën e ri.
Kardinali me ndikim Giovanni Battista Re, i cili nuk merr pjesë në konklavë për shkak të moshës, i tha medias italiane se shpreson që tymi i bardhë sonte do të tregojë se është zgjedhur një papë i ri.Pamje nga Vatikani
Votimi i parë ditën e djeshme
Votimi i parë i djeshëm zgjati mbi tre orë, shumë më tepër sesa ishte parashikuar në sallën e shtypit të Vatikanit. Sipas analistëve, shanset për të zgjedhur Atin e ri të Shenjtë të Kishës Katolike Romake janë mjaft të larta, duke pasur parasysh se në vitin 2005 Papa Benedikti u zgjodh në raundin e katërt dhe Papa Françesku, në vitin 2013, në të pestin. Dje, në Sheshin e Shën Pjetrit, më shumë se 50,000 besimtarë, banorë të Qytetit të Përjetshëm, si dhe qytetarë nga dhjetëra vende të ndryshme, u mblodhën dhe pritën rezultatin e votimit, me sytë e ngulur në oxhakun e Kapelës Sistine.
MOMENTI ME VIDEO:Një aziatik dhe dy italianë midis favoritëve
Mbledhja e Konklavit filloi 16 ditë pas vdekjes së Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë pas një shtrimi të gjatë në spital për shkak të pneumonisë. Shumë ekspertë besojnë se zgjedhja do të varet nga dikush që do të vazhdojë politikat e tij progresive ose nga një kandidat më konservator. Midis të preferuarve është Luis Antonio Tagle, një kardinal që mund të bëhet papa i parë aziatik dhe që është krahasuar me Papa Françeskun. Dy italianë konsiderohen gjithashtu si kandidatë të fortë: kryepeshkopi i Bolonjës, Matteo Suppi dhe i ashtuquajturi “papë zëvendësues”, Pietro Parolin.
Çfarë ndodh kur konklava zgjedh Papën?
Pasi zgjidhet Papa, atij i kërkohet të pranojë “zgjedhjen e tij kanonike si Papë Suprem” dhe të zgjedhë emrin e tij papnor. Papa i ri çohet në “Dhomën e Lotëve” të Kapelës Sistine, e quajtur kështu për shkak të emocioneve të përjetuara nga papët e mëparshëm. Atje, ai vishet me rroba të bardha dhe merr një kryq të ri dhe një kapelë të bardhë. Kardinalët përshëndesin papën e ri dhe i betohen për bindje. Sipas traditës, dhjaku i lartë kardinal i Kolegjit të Kardinalëve shpall para turmës në Sheshin e Shën Pjetrit: Annuntio vobis gaudium magnum; Habemus Papam! (“Ju shpall një gëzim të madh: Kemi një papë”).
Pak minuta më vonë, Papa i ri bekon turmën nga një prej ballkoneve të Bazilikës së Shën Pjetrit.
Akti i parë i Papës së ri, menjëherë pas pranimit të zgjedhjes së tij kanonik si Papë i Lartë dhe para se të marrë përsipër detyrat e tij të mbetura, është zgjedhja e emrit të tij. Sipas një tradite të hershme, ky emër ndryshon nga ai i pagëzimit — një zgjedhje që ndjek precedentin e Papës së parë, Shën Pjetrit, emri i të cilit në lindje ishte Simon. Në historinë e Papatit, emri më i përdorur është Gjon. Emra të tjerë të përdorur shpesh janë Gregori, Klementin, Leon dhe Piusin.
Ndër emrat që nuk janë zgjedhur kurrë nga një Papë janë Jozefi, Jakobi, Andrea dhe Luka. Asnjë Papë nuk e ka marrë emrin Pjetër, nga respekti për Papën e parë./ZËRI -

Tymi i zi në Vatikan
U hap sot Konklavi, që do të zgjedhë Papën e 267-të të Kishës Katolike Romake. Është Konklavi i 76-të i historisë së Kishës dhe i 26-ti, që mblidhet nën vështrimin e Gjykimit të Mbramë të Mikelanxhelos.
Gjtihçka kryesohet nga kardinali Pietro Parolin, ish-Sekretar i Shtetit të Vatikanit, pasi Dekani i Kolegjit Kardinalor, Giovanni Battista Re, e ka kaluar moshën 80-vjeçare e nuk bën pjesë në kardinajtë zgjedhës, që mund të marrin pjesë në votimet për Papën e ri, në Kapelën Sikstine të Pallatit Apostolik.Sonte nuk u zgjodh Papa i ri ndaj doli tym i zi në Vatikan. Nesër do të vazhdohet me votime të tjera derisa të votohet me 2/3 e votave Papa i ri.
-

Kardinalët mbajnë votimin e parë për Papën e ardhshëm, sytë e gjithë botës mbi oxhakun e Vatikanit
Ndërsa dielli fillon të perëndojë pas Bazilikës së Shën Pjetrit, qindra qytetarë janë mbledhur në Vatikan për të zbuluar rezultatin.
Ka një entuziazëm të padurueshëm. Sytë dhe telefonat e të gjithëve janë të fiksuar te oxhaku.
Ende nuk ka shenjë nga tymi mbi oxhak.
Për botën e jashtme, i vetmi informacion se si po përparon konklava është tymi nga oxhaku i kishës kur digjen fletët e votimit pas çdo raundi votimi. Tymi i zi sinjalizon dështim.
Tymi i bardhë do të thotë se është zgjedhur një Papë i ri. Papa i ri zakonisht shfaqet në ballkonin me pamje nga Sheshi i Shën Pjetrit brenda një ore nga zgjedhja e tij.
Kardinali i lartë e konfirmon vendimin me fjalët “Habemus Papam” – latinisht për “kemi një Papë” – dhe e prezanton Papën e ri me emrin e tij të zgjedhur papnor, i cili mund të mos jetë emri i tij origjinal.
Për shembull, Papa Françesku lindi si Jorge Mario Bergoglio, por zgjodhi emrin e tij papnor për të nderuar Shën Françeskun e Asizit.Top Channel
-

Vatikani bën përgatitjet e fundit për Papën e ri, vendosen perdet e ‘llozhës së bekimeve’ në Shën Pjetër, kardinalët do nënshkruajnë betimin e sekretit!
Pas sobës dhe oxhakut që do të njoftojë botën për Papën e ri, në Vatikan u bë sistemimi i ballkonit ku Papa i ri do të shfaqet sapo të jetë zgjedhur.
Këtë të hënë, punëtorët vendosën perde të kuqe në “llozhën e bekimeve “, ballkonin e famshëm në Bazilikën e Shën Pjetrit si pjesë e përgatitjeve të fundit për konklavën, që pritet të fillojë të mërkurën pasdite.
Këtë të hënë përfunduan 9 ditët e zisë së kardinalëve të cilët do të vijojnë me të tjera takime në kuadër të procesit zgjedhor.
Ata zhvilluan mbledhjen e radhës së kongregimit, ndërsa po këtë të hënë kardinalët do të firmosin në një takim të fshehtë larg mediave betimin për mbajtjen e sekretetit Dominici Gregis, një procedurë e parashikuar nga kushtetuta apostolike për procesin e zgjedhjes se Papës.
Ajo do të zhvillohet në një takim ku do të marrin pjesë të gjithë kardinalët drejtuesit e Vatikanit e deri tek funksionarë të thjeshtë të Selisë së Shenjtë që mund të jenë në kontakt me informacione nga procesi, i cili sipas përcaktimeve religjoze duhet të mbetet hermetik.
Selia e Shenjtë ndërkohë ka konfirmuar edhe interesimin e lartë të mediavë mbarëbotërore për konklavën. Janë mbi 5300 gazetarë e kameramanë të cilët janë akredituar sipas Corriere della Sera për të raportuar për zgjedhjen e pëshkopit të ri të Romës që do të pasojë Papa Françeskun. -

Tensione në Vatikan: Luftë e ashpër për Papën e ri, ultrakonservatorët në ‘sulm’
Me fillimin e Konklavës më 7 maj, që do të zgjedhë Papën e ri pas vdekjes së Papa Françeskut, tensionet brenda hierarkisë së Kishës Katolike janë intensifikuar. Një rrymë ultra-konservatore, me lidhje të forta me qarqe politike të ekstremit të djathtë në Shtetet e Bashkuara, po shton përpjekjet për të ndikuar drejtpërdrejt zgjedhjen e pasardhësit të PapaFrançeskut, përmes një fushate të paprecedent.
Këto grupe shpresojnë të shohin një Papë më tradicional, që do të përqendrohet në çështje si aborti, familja dhe ruajtja e identitetit të krishterë, dhe jo në temat që shënuan pontifikatin e Papa Françeskut, si mbrojtja e emigrantëve, dialogu me botën moderne dhe marrëveshjet diplomatike si ajo me Kinën.
Fushata është përqendruar në diskreditimin e kandidatëve të moderuar, si Kardinali Pietro Parolin, Sekretari i Shtetit të Vatikanit dhe një nga favoritët për papatin. Përmes projekteve të financuara nga organizata të fuqishme konservatore si Sophia Institute Press dhe Instituti Napa, janë përdorur taktika që përfshijnë përpilimin e dosjeve komprometuese, publikime nënkuptuese në media konservatore katolike dhe sulme personale në rrjetet sociale.
Një shembull është përdorimi i një videoje të vjetër të Kardinalit Luis Antonio Tagle, një tjetër kandidat i mundshëm, i cili shfaqet duke kënduar këngën “Imagine” të John Lennon, që u paraqit si “provë” e prirjeve jofetare.
Politico ka publikuar dhe emrat që promovohen nga fraksioni konservator, të cilët janë:
Kardinalin Robert Sarah (Guinea), një figurë e njohur për mbështetjen e liturgjisë tradicionale në latinisht;
Peshkopi Athanasius Schneider (Kazakistan), i njohur për retorikën e ashpër anti-emigracion dhe kundër Islamit;
Kardinalin Raymond Burke (SHBA), një aleat i deklaruar i Donald Trump dhe kritik i vazhdueshëm i Françeskut.
Megjithatë, shumica dërrmuese e 137 kardinalëve votues, rreth 80%, janë emëruar nga vetë Papa Françesku dhe mbajnë pozicione më të moderuara. Kjo e bën të vështirë, në praktikë, zgjedhjen e një figure nga krahët ekstreme të Kishës.
Grupet si “Catholics for Catholics” kanë bashkëpunuar me figura të njohura të së djathtës amerikane dhe kanë financuar evente luksoze për të ndikuar opinionin publik dhe vendimmarrësit brenda Kishës. Fushatat përmes mediave si EËTN apo blogje si OnePeterFive janë kthyer në instrumente presioni mbi kardinalët.
Një raport i Reuters tregon gjithashtu për vështirësitë financiare të Vatikanit, me një deficit prej 83 milionë euro. Sipas burimeve të brendshme, frika ekziston se kjo mund ta bëjë Selinë e Shenjtë më të hapur ndaj ndikimit të donatorëve të pasur konservatorë.
Vëzhguesit e Vatikanit janë të mendimit se, megjithë zhurmën dhe fushatat e jashtme, konservatorët nuk i kanë numrat për të zgjedhur Papën e tyre ideal dhe as për të bllokuar një kandidat reformist.
“Është më shumë një luftë psikologjike sesa reale,” thotë gazetari veteran Marco Politi. “Mesazhi që përpiqen të përçojnë është: ‘Mos guxoni të zgjidhni një tjetër si Françesku.’”
Në fund, kur dyert e Kapelës Sistine të mbyllen dhe votimi të fillojë, fati i Kishës do të jetë në duart e atyre që nuk do të ndikohen më nga asnjë zë i jashtëm.
-

Tri ditë për të zgjedhur papën/ 133 kardinalët do të kyçen për të votuar kreun e Vatikanit
“Konklava do të zgjasë maksimumi tre ditë,” deklaron kardinali salvadoregjen Gregorio Rosa Chavez, ndërsa Vatikani përgatitet për nisjen e procesit të zgjedhjes së Papës së ri, të mërkurën më 7 maj.
Sipas tij, çdo kardinal ka tashmë një listë të brendshme kandidatësh, edhe pse emri i përzgjedhur mbetet ende i paqartë. “Mund të mungojë ende emri apo stili, por drejtimi është i qartë,” shton ai, duke paralajmëruar gjithashtu se historia e Kishës ka treguar se nuk mungojnë surprizat.
Edhe kardinali francez Jean-Paul Vesco ndan bindjen se Konklava nuk do të zgjasë shumë. Në një intervistë për “La Repubblica”, ai thekson se “kandidati do të dalë në mënyrë të qartë, sepse Kisha ka nevojë për unitet pas tronditjeve që solli Françesku.”
Sipas Vesco-s, nuk do të kemi një tjetër Françesk, por një figurë konsensuale, që të ruajë paqen në institucion dhe të çojë përpara trashëgiminë shpirtërore të tij.
Ndërkohë, Rosa Chavez zbulon se në listën e tij janë pesë emra, përfshirë edhe italianë. Për të dy kardinalët, nuk ka rëndësi origjina e kandidatit – i rëndësishëm është karakteri dhe aftësia për të udhëhequr një Kishë që kërkon të ecë përpara, duke ruajtur frymën reformuese të së kaluarës.
Në kapelën sistinë do të mblidhen 133 kardinalë me të drejtë vote. Vetëm kur të arrihen votat e duhura për emrin që do të drejtojë kishën katolike nga oxhaku do të dalë tym i bardh për të lajmëruar papën e ri
-

Caktohet data për zgjedhjen e Papës së ri, konklava do të nisë në 7 maj
Kardinalët kanë zgjedhur 7 majin si datën për të filluar konklavën dhe për të zgjedhur Papën e ri.
Papa Françesku, 88 vjeç, vdiq nga një goditje në tru të hënën e Pashkëve. Ai u varros të shtunën në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në një varr të thjeshtë siç kërkoi papa i ndjerë, pas një meshë funerali në shkallët e Bazilikës së Shën Pjetrit që tërhoqi krerët e shtetit, mbretërit dhe qindra mijëra vajtues.
Të dielën pasdite, disa nga kardinalët vizituan varrin e thjeshtë, prej mermeri me mbishkrimin “Franciscus” për të bërë homazhe për papën e ndjerë.Top Channel
-

Kush janë 135 kardinalët që do të mund të hyjnë në Konklavë dhe të zgjedhin Papën e ri?
Aktualisht janë 135 kardinalë me të drejtë vote që mund të marrin pjesë në Konklavë për të zgjedhur Papën e ri pas vdekjes së Papa Françeskut. Në dyshim është pozicioni i kardinalit spanjoll Carlos Osoro Sierra, i cili do të mbushë 80 vjeç më 16 maj dhe humbet të drejtën për të votuar, sipas rregullave të Kishës.
Papa Françesku, që prej fillimit të pontifikatit të tij në vitin 2013, ka emëruar 163 kardinalë, nga të cilët 133 kanë qenë elektorë në momentin e emërimit. Sot, 107 nga 135 kardinalët me të drejtë vote janë emëruar prej tij, duke përfaqësuar shumicën dërrmuese në Konklavën e ardhshme.
Megjithatë, kjo shumicë nuk është homogjene. Ndër ta ka kardinalë me pikëpamje të ndryshme, madje edhe kundërshtarë të hapur të Papa Françeskut, si gjermani Gerhard Ludëig Müller. Disa kardinalë afrikanë dhe aziatikë shfaqin qëndrime më konservatore për çështje etike, krahasuar me qasjen më liberale të disa kolegëve evropianë.
Papa Françesku ka transformuar gjithashtu përbërjen gjeografike të Kolegjit të Kardinalëve, duke i dhënë më shumë përfaqësim Kishave të vendeve në zhvillim dhe periferive të botës. Nga 135 elektorët: 59 vijnë nga Evropa (19 nga Italia), 37 nga Amerika (16 nga Amerika e Veriut, 4 nga Amerika Qendrore, 17 nga Amerika e Jugut), 20 nga Azia, 16 nga Afrika dhe 3 nga Oqeania.
Në Konklavë do të marrin pjesë edhe 34 përfaqësues të urdhrave fetarë, përfshirë jezuitë, françeskanë, dominikanë dhe salezianë.
Më i riu është ukrainasi Mykola Byčok (45 vjeç), ndërsa më i moshuari, përkohësisht, mbetet spanjolli Osoro Sierra, i ndjekur nga vetëm një muaj nga guineani Robert Sarah.
