Tag: papën

  • NDODH pas gati 500 vitesh/ Mbreti Charles bëhet monarku i parë britanik që zbarkon në Vatikan për…

    NDODH pas gati 500 vitesh/ Mbreti Charles bëhet monarku i parë britanik që zbarkon në Vatikan për…

    Mbretërit britanikë do të marrin pjesë në një shërbesë historike ekumenike në Kapelën Sistine me Papën Leoni XIV, për të shënuar Vitin Jubilar 2025 të Kishës Katolike.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Lajmi u konfirmua nga Pallati Buckingham, i cili e cilëson këtë vizitë si një ngjarje historike pa precedent në historinë moderne të marrëdhënieve ndërfetare. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Në moshën 76-vjeçare, Mbreti Charles III do të bëhet monarku i parë britanik që merr pjesë në një akt publik adhurimi me Papën, që nga ndarja e Kishës së Anglisë nga Roma në vitet 1530, gjatë Reformacionit të Henrikut VIII.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Në shenjë vlerësimi për angazhimin e tij gjatë gjithë jetës në promovimin e dialogut ndërfetar, Papa Leoni XIV do t’i akordojë Mbretit Charles titullin “Confrater Mbretëror” të Bazilikës Papale dhe Abacisë së Shën Palit Jashtë Mureve (San Paolo Fuori le Mura).Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Ky është një titull nderi shpirtëror, që simbolizon një vëllazëri të veçantë me Kishën Katolike – fjala latine “frater” do të thotë vëlla.

    Për ta nderuar këtë lidhje të re, në bazilikë është ndërtuar një karrige e posaçme për Madhërinë e Tij, e cila do të përdoret gjatë shërbesës dhe do të mbetet atje në mënyrë të përhershme, si simbol i respektit të ndërsjellë midis Papës dhe Mbretit si krerë shtetesh.

    Vizita dyditore e Mbretit dhe Mbretëreshës (të mërkurën dhe të enjten) ka një ngarkesë të thellë simbolike, pavarësisht se është e shkurtër. Ata do të takohen për herë të parë me Papën Leoni XIV që nga zgjedhja e tij në maj. Gjatë një vizite të mëparshme në prill, çifti kishte takuar shkurtimisht Papën Françesku, por shumë nga aktivitetet e planifikuara u anuluan për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

    Sipas Pallatit Buckingham, kjo do të jetë vizita e parë shtetërore që nga Reformacioni në të cilën një Papë dhe një Monark britanik do të luten së bashku, dhe gjithashtu hera e parë që një monark anglez merr pjesë në një shërbesë në Bazilikën e Shën Palit Jashtë Mureve, një vend me lidhje historike me kurorën britanike.

    Mbretëresha Camilla do të vizitojë gjithashtu Kapelën Pauline, ku ndodhen dy nga afresket e fundit të Michelangelo-s, që paraqesin Shën Pjetrin dhe Shën Palin.

    Të dy, Mbreti dhe Mbretëresha, do të marrin pjesë në një shërbesë ekumenike në Kapelën Sistine, që do të fokusohet në temën “Kujdesi për Krijimin”, një temë e përbashkët për të dy liderët, të cilët janë të angazhuar fort në çështjet e mjedisit dhe mbrojtjen e natyrës.

    Vizita përfshin gjithashtu takime me Kardinalin Pietro Parolin, Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë.

  • Për herë të parë pas thuajse 500 vitesh, Mbreti Charles bëhet monarku i parë britanik që zbarkon në Vatikan

    Për herë të parë pas thuajse 500 vitesh, Mbreti Charles bëhet monarku i parë britanik që zbarkon në Vatikan

    Mbretërit britanikë do të marrin pjesë në një shërbesë historike ekumenike në Kapelën Sistine me Papën Leoni XIV, për të shënuar Vitin Jubilar 2025 të Kishës Katolike.
    Lajmi u konfirmua nga Pallati Buckingham, i cili e cilëson këtë vizitë si një ngjarje historike pa precedent në historinë moderne të marrëdhënieve ndërfetare.
    Në moshën 76-vjeçare, Mbreti Charles III do të bëhet monarku i parë britanik që merr pjesë në një akt publik adhurimi me Papën, që nga ndarja e Kishës së Anglisë nga Roma në vitet 1530, gjatë Reformacionit të Henrikut VIII.
    Në shenjë vlerësimi për angazhimin e tij gjatë gjithë jetës në promovimin e dialogut ndërfetar, Papa Leoni XIV do t’i akordojë Mbretit Charles titullin “Confrater Mbretëror” të Bazilikës Papale dhe Abacisë së Shën Palit Jashtë Mureve (San Paolo Fuori le Mura).
    Ky është një titull nderi shpirtëror, që simbolizon një vëllazëri të veçantë me Kishën Katolike – fjala latine “frater” do të thotë vëlla.
    Për ta nderuar këtë lidhje të re, në bazilikë është ndërtuar një karrige e posaçme për Madhërinë e Tij, e cila do të përdoret gjatë shërbesës dhe do të mbetet atje në mënyrë të përhershme, si simbol i respektit të ndërsjellë midis Papës dhe Mbretit si krerë shtetesh.
    Vizita dyditore e Mbretit dhe Mbretëreshës (të mërkurën dhe të enjten) ka një ngarkesë të thellë simbolike, pavarësisht se është e shkurtër. Ata do të takohen për herë të parë me Papën Leoni XIV që nga zgjedhja e tij në maj. Gjatë një vizite të mëparshme në prill, çifti kishte takuar shkurtimisht Papën Françesku, por shumë nga aktivitetet e planifikuara u anuluan për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
    Sipas Pallatit Buckingham, kjo do të jetë vizita e parë shtetërore që nga Reformacioni në të cilën një Papë dhe një Monark britanik do të luten së bashku, dhe gjithashtu hera e parë që një monark anglez merr pjesë në një shërbesë në Bazilikën e Shën Palit Jashtë Mureve, një vend me lidhje historike me kurorën britanike.
    Mbretëresha Camilla do të vizitojë gjithashtu Kapelën Pauline, ku ndodhen dy nga afresket e fundit të Michelangelo-s, që paraqesin Shën Pjetrin dhe Shën Palin.
    Të dy, Mbreti dhe Mbretëresha, do të marrin pjesë në një shërbesë ekumenike në Kapelën Sistine, që do të fokusohet në temën “Kujdesi për Krijimin”, një temë e përbashkët për të dy liderët, të cilët janë të angazhuar fort në çështjet e mjedisit dhe mbrojtjen e natyrës.
    Vizita përfshin gjithashtu takime me Kardinalin Pietro Parolin, Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë.

  • Për herë të parë pas 500 vitesh, Mbreti Charles, monarku i parë britanik që do të lutet me Papën

    Për herë të parë pas 500 vitesh, Mbreti Charles, monarku i parë britanik që do të lutet me Papën

    Papa Leoni dhe Mbreti Charles

    VATIKAN-Mbreti Charles III ka mbërritur në Vatikan, duke u bërë monarku i parë britanik pas gati 500 vitesh që merr pjesë në një shërbesë fetare me Papën. Vizita dyditore e tij dhe e Mbretëreshës Camilla shënon një moment historik në marrëdhëniet ndërmjet Kishës Anglikane dhe asaj Katolike.
    Nën tavanin e famshëm të kapelës, të pikturuar nga Michelangelo, shërbesa do të bashkojë klerikë dhe kore si nga kisha katolike romake ashtu edhe nga Kisha e Anglisë, guvernatori suprem i së cilës është Mbreti. Vizita do të shihet si një simbol i rëndësishëm i pajtimit, në një udhëtim që do të shënojë edhe takimin e parë midis Mbretit dhe Papës së ri të lindur në SHBA.
    Sipas njoftimit të Pallatit Buckingham, çifti mbretëror do të marrë pjesë në një shërbesë ekumenike në Kapelën Sistine me Papën Leoni XIV, për të shënuar Vitin Jubilar 2025 të Kishës Katolike. Kjo është hera e parë që një monark britanik merr pjesë në një akt publik adhurimi me Papën, që nga ndarja e Kishës së Anglisë nga Roma në vitet 1530, gjatë Reformacionit të Henrikut VIII.
    Mbreti dhe Mbretëresha do të takohen me Papën dhe zyrtarë të lartë të Vatikanit dhe do të ketë një shërbesë të veçantë ekumenike, duke bashkuar traditat katolike dhe anglikane, ku Mbreti dhe Papa do të luten së bashku.
    Shërbimi në Kapelën Sistine do të përqendrohet në mbrojtjen e natyrës, në shenjë njohjeje të mbështetjes entuziaste të Mbretit për kauzat mjedisore.
    Por qëllimi i saj do të jetë të tregojë harmoninë midis dy besimeve fetare, me Korin e Kapelës Sistine që do të këndojë së bashku me Korin e Kapelës së Shën Gjergjit dhe Korin e Kapelës Mbretërore të Madhërisë së Tij.

  • Ngjarje historike/ Pas rreth 500 vitesh, Mbreti Charles bëhet monarku i parë britanik që zbarkon në Vatikan për..

    Ngjarje historike/ Pas rreth 500 vitesh, Mbreti Charles bëhet monarku i parë britanik që zbarkon në Vatikan për..

    Mbretërit britanikë do të marrin pjesë në një shërbesë historike ekumenike në Kapelën Sistine me Papën Leoni XIV, për të shënuar Vitin Jubilar 2025 të Kishës Katolike. 
    Lajmi u konfirmua nga Pallati Buckingham, i cili e cilëson këtë vizitë si një ngjarje historike pa precedent në historinë moderne të marrëdhënieve ndërfetare. 
    Në moshën 76-vjeçare, Mbreti Charles III do të bëhet monarku i parë britanik që merr pjesë në një akt publik adhurimi me Papën, që nga ndarja e Kishës së Anglisë nga Roma në vitet 1530, gjatë Reformacionit të Henrikut VIII. 
    Në shenjë vlerësimi për angazhimin e tij gjatë gjithë jetës në promovimin e dialogut ndërfetar, Papa Leoni XIV do t’i akordojë Mbretit Charles titullin “Confrater Mbretëror” të Bazilikës Papale dhe Abacisë së Shën Palit Jashtë Mureve (San Paolo Fuori le Mura). 
    Ky është një titull nderi shpirtëror, që simbolizon një vëllazëri të veçantë me Kishën Katolike – fjala latine “frater” do të thotë vëlla. 
    Për ta nderuar këtë lidhje të re, në bazilikë është ndërtuar një karrige e posaçme për Madhërinë e Tij, e cila do të përdoret gjatë shërbesës dhe do të mbetet atje në mënyrë të përhershme, si simbol i respektit të ndërsjellë midis Papës dhe Mbretit si krerë shtetesh. 
    Vizita dyditore e Mbretit dhe Mbretëreshës (të mërkurën dhe të enjten) ka një ngarkesë të thellë simbolike, pavarësisht se është e shkurtër. Ata do të takohen për herë të parë me Papën Leoni XIV që nga zgjedhja e tij në maj. Gjatë një vizite të mëparshme në prill, çifti kishte takuar shkurtimisht Papën Françesku, por shumë nga aktivitetet e planifikuara u anuluan për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. 
    Sipas Pallatit Buckingham, kjo do të jetë vizita e parë shtetërore që nga Reformacioni në të cilën një Papë dhe një Monark britanik do të luten së bashku, dhe gjithashtu hera e parë që një monark anglez merr pjesë në një shërbesë në Bazilikën e Shën Palit Jashtë Mureve, një vend me lidhje historike me kurorën britanike. 
    Mbretëresha Camilla do të vizitojë gjithashtu Kapelën Pauline, ku ndodhen dy nga afresket e fundit të Michelangelo-s, që paraqesin Shën Pjetrin dhe Shën Palin. 
    Të dy, Mbreti dhe Mbretëresha, do të marrin pjesë në një shërbesë ekumenike në Kapelën Sistine, që do të fokusohet në temën “Kujdesi për Krijimin”, një temë e përbashkët për të dy liderët, të cilët janë të angazhuar fort në çështjet e mjedisit dhe mbrojtjen e natyrës. 
    Vizita përfshin gjithashtu takime me Kardinalin Pietro Parolin, Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë. 
     
     
     

  • Zelensky zhvillon bisedën e parë telefonike me Papën Leo XIV, e ftoi të vizitonte Ukrainën

    Zelensky zhvillon bisedën e parë telefonike me Papën Leo XIV, e ftoi të vizitonte Ukrainën

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Papa Leo XIV, siç njoftoi vetë ai në një postim në rrjetet sociale. Zelensky e cilësoi këtë bisedë si shumë të përzemërt dhe konkrete, duke shtuar se kjo ishte biseda e tij e parë me Papën.
    “Fola me Leon XIV. Ishte biseda jonë e parë, por shumë e përzemërt dhe vërtet konkrete,” shkroi Zelensky në Telegram. Ai gjithashtu e ftoi Papën për një “vizitë apostolike në Ukrainë”, duke theksuar se kjo vizitë do të “jepte shpresë të gjithë besimtarëve dhe popullit ukrainas”.

    I spoke with Pope Leo XIV. It was our first conversation, but already a very warm and truly substantive one.
    I thanked His Holiness for his support of Ukraine and all our people. We deeply value his words about the need to achieve a just and lasting peace for our country and the… pic.twitter.com/4ocbA7jnMK

    — Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 12, 2025

    Presidenti i Ukrainës falënderoi Papën për mbështetjen që ka ofruar për Ukrainën dhe për popullin e saj, veçanërisht për fjalët e tij të shenjta që theksojnë nevojën për një “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme” dhe për lirimin e të burgosurve ukrainas. Zelensky përmendi gjithashtu shqetësimin për mijëra fëmijë ukrainas që ndodhen në Rusi dhe kërkoi ndihmën e Vatikanit për t’i rikthyer ata në familjet e tyre.
    Në fjalën e tij, presidenti ukrainas gjithashtu informoi Papën për marrëveshjen e arritur me partnerët e Ukrainës, që parashikon një armëpushim të plotë dhe pa kushte për të paktën 30 ditë. Ai theksoi gatishmërinë e Ukrainës për të vazhduar negociatat dhe përfshirjen e bisedimeve të drejtpërdrejta, duke shprehur dëshirën për t’i dhënë fund luftës dhe arritur paqen. Zelensky kërkoi masa konkrete nga Rusia për të përmbushur këto qëllime.
    /vizionplus.tv

  • Presidenti turk Erdogan uron Papën e ri Leo XIV, shpreson për përpjekje të përbashkëta për t’i dhënë fund krizave humanitare

    Presidenti turk Erdogan uron Papën e ri Leo XIV, shpreson për përpjekje të përbashkëta për t’i dhënë fund krizave humanitare

    Në një letër urimi për Papën e ri Leo XIV të premten, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shprehu shpresën për përpjekje të përbashkëta për t’i dhënë fund tragjedive humanitare, veçanërisht në Gaza.

    Sipas një deklarate në llogarinë X të Presidencës, Erdogan tha: “Me rastin e zgjedhjes suaj si Papë, ju shpreh urimet e mia të përzemërta në emër të kombit tim dhe timin.”

    Erdogan deklaroi se i ndjeri Papa Françesku, një burrë shteti i shquar, fitoi admirimin e të gjithë botës përmes përpjekjeve të tij të mëdha për të vendosur paqen dhe tolerance, gjatë një kohe konfliktesh të intensifikuara rajonale dhe ndërkombëtare.

    “Jam plotësisht i bindur se do ta vazhdojmë dialogun e sinqertë dhe konstruktiv që kemi vendosur me Papa Françeskun edhe me ju. Besimi im i sinqertë është se avancimi i mëtejshëm i marrëdhënieve midis Turqisë dhe Vatikanit do të japë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e tolerancës në arenën ndërkombëtare dhe në dhënien fund të tragjedive humanitare, veçanërisht në Gaza.”/ AA.

  • Video/ Zgjedhja e Papa Leo XIV, pamjet e rralla nga zemra e Vatikanit

    Video/ Zgjedhja e Papa Leo XIV, pamjet e rralla nga zemra e Vatikanit

    Pamjet e para nga brenda Kapelës Sistine pas zgjedhjes së Papës Leo XIV janë publikuar nga faqja zyrtare Vatican News.

    Videoja, e cila nis menjëherë pas vendimit të Konklavës për të zgjedhur kardinalin amerikan Robert Prevost si Papë të ri, fillon me 133 kardinalët që këndojnë së bashku.
    Më pas, në pamje dëgjohen duartrokitje për Papën e sapozgjedhur, përpara se ai të shkojë në një faltore për t’u lutur në vetmi.
    Në vijim, Papa Leo XIV shihet duke përshëndetur dhe shtrënguar duart me kardinalët që e votuan, ndërsa njëri prej tyre i puth dorën në shenjë respekti.

    Pope Leo XIV embraces each of the Cardinal electors just after he accepts his election to become the 267th Pope. pic.twitter.com/0cP28r7mam
    — Vatican News (@VaticanNews) May 8, 2025

    Videoja 62-sekondëshe përfundon me Papën e ri që përshëndet turmën.

    Top Channel

  • Trump uron Papën: Nder i madh për Amerikën, pres me padurim ta takoj

    Trump uron Papën: Nder i madh për Amerikën, pres me padurim ta takoj

    Bota E Enjte, 8 Maj 2025 20:24
    Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi urimet e tij Papës Leo XIV, me origjinë amerikane, në një mesazh në rrjetin e tij Truth Social.
    ”Çfarë emocioni dhe çfarë nderi i madh për vendin tonë. Mezi po pres të takoj kreun e ri të Kishës Katolike”, shkroi Trump.

    Kardinali Robert Francis Prevost u zgjidh sot papë me emrin Leo XIV. Që nga viti 1900, pesë papë janë zgjedhur në ditën e dytë të konklavës: para tyre, ishin Piu XII, Gjon Pali I, Benedikti XVI dhe Françesku.
    Mesazhi i plotë
    Urime Kardinalit Robert Francis Prevost, i cili sapo u emërua Papë.
    Është një nder i madh të kuptojmë se ai është Papa i parë amerikan. Çfarë emocioni dhe çfarë nderi i madh për vendin tonë.
    Pres me padurim të takoj Papën Leo XIV. Do të jetë një moment shumë domethënës!

  • Dom Gjergj Meta uron Papën e ri: Shpresojmë që ta shohim sa më shpejt në Shqipëri

    Dom Gjergj Meta uron Papën e ri: Shpresojmë që ta shohim sa më shpejt në Shqipëri

    Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Dom Gjergj Meta ka uruar Papën e ri të Vatikanit, Leo XIV. Në reagimin e tij ai se katolikët shqiptarë kanë qenë gjithmonë besnikë ndaj Papës deri në martirizim. ”Edhe Papa Leonit XIV i ripërtërijmë besnikërinë dhe bindjen tonë si pasardhës i Pjetrit në krye të Kishës së Romës”, shprehet Dom Gjergj Meta ndër të tjera.
    Ndër të tjera, Dom Gjergj Meta shprehet se shpreson që së shpejti Papa Leo të vizitojë Shqipërinë. ‘‘Në emër të Ipeshkvinjëve dhe të gjithë katolikëve në Shqipëri i uroj Papa Leonit XIV zgjedhjen e tij në krye të Kishës katolike. Kardinalët sot i dhanë një Ipeshkëv Romës dhe një Bari Kishës Universale.

    Ne e falenderojmë Zotin dhe i lutemi që Papa të ketë ndihmën dhe mbrojten e Hyjit e të Zojës së Këshillit të mirë. Katolikët shqiptarë kanë qenë gjithmonë besnikë ndaj Papës deri në martirizim. Edhe Papa Leonit XIV i ripërtërijmë besnikërinë dhe bindjen tonë si pasardhës i Pjetrit në krye të Kishës së Romës.
    Jam i sigurtë se të gjithë shqiptarët udhqejnë një afeksion të sinqertë ndaj Papës pavarësisht besimit të tyre. Shpresojmë që shumë shpejt ta shohim Papën Leoni në Shqipëri”, shprehet Dom Gjergj Meta.

  • Trump uron Papën e ri, Leonin XIV

    Trump uron Papën e ri, Leonin XIV

    Presidenti Donald Trump ka mirëpritur shpalljen e Papa Leonit XIV, i cili është amerikani i parë që merr  pozicionin më të lartë të Kishës Katolike.
    Në një postim në platformën e tij, Truth Social, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkruan:
    “Urime kardinalit Cardinal Robert Francis Prevost i cili sapo është shpallur Papë. Është nder të mësosh se ai është Papa i parë  amerikan. Çfarë gëzimi dhe çfarë nderi i madh për kombin tonë. Mezi pres ta takoj Papa Leonin XIV. Do të jetë një moment shumë kuptimplotë!”, thotë ai.