Tag: panjohur

  • Ndezi një cigare në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Paris, 47-vjeçarit maroken i hiqet leja e qëndrimit në Francë

    Ndezi një cigare në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Paris, 47-vjeçarit maroken i hiqet leja e qëndrimit në Francë

    Një shtetas maroken 47-vjeçar është arrestuar në Francë pasi ndezur një cigare nga Flaka e Përjetshme në Varrezën e Ushtarit të Panjohur, që ndodhet nën Harkun e Triumfit në Paris.

    Ngjarja ndodhi të hënën në mbrëmje, kur burri iu afrua flakës, u gjunjëzua dhe ndezi cigaren. Incidenti u filmua nga një turist nga Letonia, i cili më pas publikoi pamjet në platformën TikTok. Videoja u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar indinjatë të gjerë publike dhe reagime të ashpra institucionale.
    Sipas dëshmisë së turistit për gazetën Le Figaro, burri “nuk dukej nën ndikimin e alkoolit apo drogës”, por përkundrazi “shfaqej i vetëdijshëm dhe krenar për veprimin e tij”.
    Ministria e Brendshme Franceze ka njoftuar se leja e qëndrimit e të arrestuarit, e cila ishte e vlefshme deri në tetor 2025, do të revokohet menjëherë.
    Burri është i njohur për autoritetet policore dhe gjyqësore, dhe sipas burimeve zyrtare, ka pranuar veprimin e tij gjatë marrjes në pyetje.
    Ministri i Brendshëm francez reagoi në platformën X (ish-Twitter), duke e quajtur këtë akt si:
    “I padenjë dhe i mjerueshëm, që ofendon kujtimin e atyre që ranë për Francën.”
    Varri i Ushtarit të Panjohur, vendosur nën Harkun e Triumfit më 11 nëntor 1920, është një simbol i përkujtimit për të gjithë ushtarët francezë të rënë gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe Flaka e Përjetshme ndizet çdo ditë në nderim të tyre.

    Top Channel

  • Hoxha i panjohur i Ismail Qemalit(Video)

    Hoxha i panjohur i Ismail Qemalit(Video)

    InForCulture është faqja juaj e internetit që ju sjell më afër Kulturës,Historisë dhe Artit.Kjo faqe poashtu i`u ofron informacione të sakta e kuriozitete rreth fushave të ndryshme nga rajoni dhe bota.

    Na kontaktoni: in.forculture.ks@gmail.com ose +383 49 584 011

  • Kush ishin Albanezët që jetuan në Vushtrri?

    Kush ishin Albanezët që jetuan në Vushtrri?

    SHKRUAN: BAJRAM MJEKU

    Burrat në këtë fotografi, e cila është realizuar më 28 Nëntor të vitit 1953 janë nga Veriu i Shqipërisë dhe ishin pjesëtarë të Rezistencës antikomuniste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nga terrori komunist u vendosën në Kosovë.

    Për ata që nuk e dinë, dëshiroj t’ua kujtoj se mbas Luftës së Dytë Botërore, regjimi jugosllav për emigrantët shqiptarë krijoi dy kampe; në Vushtrri dhe në Viti të Anamoravës.

    Në këtë fotografi, antikomunistët shqiptarë pozuan me flamurin kombëtar të Mbretërisë shqiptare. Njëri ndër ta është miku im i çmuar Gani Perolli ulur në rreshtin e dytë i pari nga e majta në të djathtë. Atëherë Ganiu ishte 14 vjeç dhe tash në moshë të shtyer jeton në Nju Xhersi të Amerikës me familjen e tij te mrekullueshme.

    Antikomunistët shqiptarë, nga shqiptarët vendës, pasi kishin origjinë nga Shqipëria në vend të emrave real thirreshin Albanezi! Megjithëse të dërmuar nga Lufta e Dytë Botërore, qytetarët e Vushtrrisë janë munduar t’u vijnë në ndihmë këtyre njerëzve për aq sa mundën, gjithmonë nën përcjellje të shërbimit sekret serb.

    Odiseada e këtyre burrave është dramë në vete. Gani Perolli kujton: “Në fillim u vendosëm në Gjakovë, prej nga regjimi jugosllav na dëboi në gusht të vitit 1949 dhe na dërgoi në familjen e Sylejman Beshirit në Letanc të Podujevës. Nga aty në fror të vitit 1950 na dërguan në Ovçe, një fshat rumun në Vojvodinë. Aty kaluam dimrin më të rëndë të jetës. Në shtator na dëbuan sërish dhe na dërguan në Sisovec të Serbisë. Vëllai i vogël Skënderi ndjesë pastë, vdiq nga sëmundjet dhe uria. Në shtator të vitit 1951 na kthyen prapë në Kosovë. Na vendosën në Topanicë të Kamenicës. Dy muaj më vonë na dërguan në Vushtrri. Baba shkonte rregullisht në xhaminë e qytetit. Në vendlindjen tonë në Perollaj të Hasit ishte imam i xhamisë. Kosovarët nuk na thërrisnin me emra e mbiemra. Të gjithë e kishim një emër: Albanezi! Pas shumë odiesadave, në vitin 1954 kaluam kufirin jugosllav dhe migruam në Itali. Italianët na dërguan në kampin e refugjatëve Farfa Sabina në Rietti, ndërsa pas një viti na transferuan në kampin Sant’Antonio di Pontecagnano afër Napolit. Në Itali jetuam deri në vitin 1956, prej nga disa nga ne migruam në Amerikë, disa të tjerë mbetën në Evropë”.

    Në fotografinë e realizuar në tregun e Vushtrrisë, janë këta burra: Në këmbë nga e majta në të djathtë: Brahë Alija, Mustafë Mustafa, Prendush Coli, Xhafer Bajraktari, Shpend Dushani, Hasan Bajrami, Bajram Nimani, Prend Jaku me djalin e Kolë Palit, Pjetrin, Shaban Zenuni, I panjohur, I panjohur, Gani Rexhepi, I panjohur, Sahit Rexhepi. Në rreshtin e dytë ulur janë: Brahim Sadiku, Gani Perolli, Mark Coli (prapa), Jak Marku, Gjin Dushani, Smajl Alija, Shyhrete Perolli, Hamit Perolli, Adem Sadiku, Halil Zenuni, Ramë Tahiri, Fehmiu, I panjohur, Adem Haziri, Kolë Pali, Kujtim Çuni, Hazir Alija, I panjohur, I panjohur, I panjohur, Selim Duraku, Shaban Uka e Medi Perolli. Të shtrirë në rreshtin e tretë: Islam Duraku, Hasan Çuni e Ramadan Cena. Të gjithë këta njerëz kanë nga një histori të dhembshme dhe të veçantë.

    Fatkeqësisht në këtë foto është fiksuar edhe Jak Marku, person me prirje kriminale, i cili me gjasë i ndikuar nga shërbimi sekret serb, vrau dy emigrant shqiptarë në Qarshinë e Vushtrrisë.

  • “Zbulim unik!”, arkeologët përfundojnë gërmimet në “qytetin e panjohur” ilir në Bushat të Shkodrës

    “Zbulim unik!”, arkeologët përfundojnë gërmimet në “qytetin e panjohur” ilir në Bushat të Shkodrës

    Një ndërtesë unike ku mund të ishin zhvilluar ceremoni të rëndësishme politike dhe fetare dhe një sistem muresh që daton që nga periudha helenistike janë zbulimet që arkeologët nga Qendra Kërkimore e Antikitetit të Evropës Juglindore në Universitetin e Varshavës bënë në sezonet e gërmimeve që përfunduan në korrik në Bushat të Shkodrës.

    Prej vitit 2018-të arkeologët kanë bërë kërkime mbi një “qytet të panjohur”, një zonë e gjerë pranë qytetit antik të Shkodrës, e rrethuar me mure ciklopike. Ndërtesa ishte rreth 2,400 vjet e vjetër me “tre dhoma te bollshme dhe një korridor të gjatë”, thanë arkeologët. Fotot tregojnë konturin e strukturës së shkatërruar.

    Megjithëse emri i “qytetit të panjohur” nuk është vendosur akoma, dihet se ka qenë një qendër e rëndësishme urbane. Kjo dëshmohet nga muret mbrojtëse të zbuluara dhe dy portat e qytetit që ndoshta datojnë nga shekulli i IV para Krishtit.

    Rezultatet e gërmimeve të këtij viti konfirmojnë këtë hipotezë. Ata tregojnë gjithashtu se zona ka pasur edhe karakter fetar. Shumica e monumenteve përbëhen nga amfora (përfshirë ato korintike) dhe një numër mbresëlënës ‘skifosh’- enë për pirjen e verës të madhësive dhe formave nga më të ndryshme.

    “Natyra trepalëshe e mjedisit arkitekturor mund të sugjerojë se ne kemi zbuluar një ndërtesë unike. Në të mendohet se janë mbajtur ceremoni të rëndësishme politike dhe fetare,” thotë profesor Piotr Dyczek nga Qendra Kërkimore e Antikitetit të Evropës Juglindore në Universitetin e Varshavës.

    Ai e identifikoi ndërtesën si një ‘prytaneion’, një strukturë e lashtë greke ku mblidheshin zyrtarët e qeverisë, ose një ‘hestiateron’, që është një nga strukturat publike në të cilën digjej një zjarr që nuk shuhej kurrë “zjarri i përjetshëm” siç njihet.

    Sipas studiuesve, zbulimi është i pazakontë dhe befasues pasi mund të vërtetojë se “qyteti i panjohur” jo vetëm që ishte planifikuar dhe ndërtuar sipas modelit grek, por edhe se, të paktën në periudhën e tij të hershme, ai kishte strukturën politike dhe organizative të një qyteti grek.

    Vendbanimi, megjithatë, nuk ishte grek. “Qyteti ishte pjesë e Ilirisë së lashtë”, thanë arkeologët. Ilirët kontrolluan pjesën më të madhe të Ballkanit të sotëm derisa u pushtuan nga romakët e lashtë në 168 para Krishtit, sipas Britannica. TCH

  • Perla e panjohur shqiptare e Mesdheut, që me shekuj ishte fshehur nën baltë (Video)

    Perla e panjohur shqiptare e Mesdheut, që me shekuj ishte fshehur nën baltë (Video)

    Është e vështirë të rrugëtosh në Shqipëri e të mos përballesh me monumente të shumta historike.

    Historia fsheh vetveten dhe pastaj del në sipërfaqe. Ky është rasti i Kamenicës që për shumë kohë ishte i mbuluar nga dheu e bimësia. Një pjesë e saj ka dalë në dritë duke treguar një histori të jashtëzakonshme të një qendre mesjetare për shumëkënd të panjohur.

    Çfarë e bën kaq të veçantë? Pse konsiderohet si perla e panjohur shqiptare e Mesdheut? Çfarë thonë arkeologët? Ndiqni të plotë videon e dokumentarit të gazetarit Marin Mema. /

  • VIDEO/ Çollaku: Rama nuk është i panjohur për publikun amerikan, medieve shqiptare u ka mbetur vetëm emri

    VIDEO/ Çollaku: Rama nuk është i panjohur për publikun amerikan, medieve shqiptare u ka mbetur vetëm emri

    Gazetari Basir Çollaku i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur në lidhje me sulmin e medieve shqiptare ndaj ambasadorit Agim Nesho, pas shkrimit që ky i fundit publikoi në FoxNews duke e cilësuar Edi Ramën si një Maduro i Shqipërisë.

    Gjatë bisedës, Çollaku u shpreh se, Rama nuk është i panjohur për publikun amerikan, pasi është përfshirë në disa skandale atje.

    Por Çollaku  ka kritikuar dhe mediat në vend në lidhje me rolin e tyre. Gazetari u shpreh se, medieve u ka mbetur vetëm emrin, pasi janë kthyer në investitorë strategjikë dhe i kanë të zhytura duart në paratë publike të shqiptarëve.

    ‘Ne kemi dy lloje Rame, një Ramë që e njohim shqip dhe telashi kryesor i Ramës në gjuhë të huaj, gjermanisht, anglisht, italisht. Dimë episodet kur telefoni Rai-n, median austriake, por këtë nuk e bën dot me FoxNews dhe në një media të asaj përmase, ti nuk mund të kalosh një editorial, i cili është qëndrim, qëndrim redaksional, i medias që ka dakordësi mes autorit dhe redaksisë për materialin që do përcjellin.  

    Shkrimi i Agim Neshos kur ka marrë ‘ok-ejn’ e botimit ka kaluar nëpër filtrat profesional të botimit, dhe ai ka marrë edhe logon e Fox.

    Rama nuk është i panjohur për publikun amerikan.

    Fillojmë me gruan e Bilalit, një shkelje e dënuar nga drejtësia amerikane.

    Kthehemi tek Charls McGonigal. Në momentin që Rama ishte në dasëm dhe ju publikua shkrimi, media amerikane e priti mbërritjen e tij në Amerikë me rihapjen e çështjes së McGonigal.

    Pra, ky është një telash i shtuar që në këtë moment, që Ramës ja mbajnë temperaturën e lartë.

    Rama do të kërkojë në këto momente një bekim ndërkombëtar, pas masakrës së 11 majit. Dhe pikërisht ky lloj qëndrimi amerikan, e bën Ramën të angazhojë të ashtuquajturat mediat shqiptare.

    Media shqiptare kanë vetëm emrin, pasi janë investitorë strategjikë. Ndahet kjo gjë, o je investitor o je media.

    Këta janë zgjatime të zyrash së shtypit të kryeministrit. Cili është interesi publik? Ata po mbrojnë interesin e tyre se, kanë duart të zhytura në xhepin e Edi Ramës, në xhepat e parave publike’, tha Basir Çollaku në SYRI TV.

  • Goditja e 4 grupeve kriminale shqiptare, gazetarja: Hetimet 2-vjeçare, personat e kapur të panjohur! 

    Goditja e 4 grupeve kriminale shqiptare, gazetarja: Hetimet 2-vjeçare, personat e kapur të panjohur! 

    SPAK, në bashkëpunim me autoritetet finlandeze, ka goditur një rrjet kriminal që merrej me trafik ndërkombëtar droge dhe që drejtohej nga shqiptarë.
    Lidhur me këtë operacion, e ftuar ditën e sotme në emision ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, gazetarja Keti Banushi tha se operacioni ishte i suksesshëm dhe se personat e kapur janë të panjohur në Shqipëri.
    ‘Ka pasur dhe policë finlandez në operacion përveç atyre të policisë shqiptar. Janë bërë shumë herë operacione me Italinë dhe kjo ishte një provë me Finlandën, ndërkohë që kanë qenë hetime 2- vjeçare. U arrestuan 9 persona, ndërsa njëri nuk u arrestua pasi u arratis. Emrat nuk kanë dal ende, kjo është një praktikë që po bënë Prokuroria e Posaçme, këta personazhe nuk njiheshin fare në Shqipëri. Janë emra të panjohur. Janë nga Vlora nga Kuçova dhe nga Berati. Ata në Finlandë ishin të proceduar kurse në Shqipëri bënin një jetë normale.
    Ishte i suksesshëm si operacion dhe prokuroria thotë kemi prova të mjaftueshme për ti akuzuar ata. Dy vite hetime kanë bërë që ata të përdorin metoda të ndryshme. Kemi një hetim të mirëfillte që ata janë vëzhguar nga ana e hetuesve. Ata do të gjykohen në Shqipëri, sepse masa është marr nga Prokuroria e Posaçme. Do të kemi në Shqipëri një gjykim të tyre’, tha ajo.
    Gazetarja Banushi komentoi edhe dëshminë disa orëshe në GJKKO të bashkëpunëtorit të drejtësisë Erion Alibej për ‘Plumbin e Artë’. Ajo tha se Alibej ka dhënë të dhëna me rëndësi për trafikun e grupeve kriminale në Elbasan.
    ‘Ai ka dhënë detaje të rëndësishme për trafikun e grupeve kriminale që operonin në Elbasan dhe konflikti që kishte lindur nga ai trafik mes grupeve kriminale. Në Elbasan sipas tij policia ishte në atë periudhë nën ndikimin e grupeve kriminale. Ai ka pajisur me Sky ECC edhe efektiv të policisë, ata i jepnin të dhëna Alibejt nga sistemi TIMS. Ai teksa ishte në kërkim në momentin që iu vra vëllai është thirrur nga policia i është bërë një pakt që dëshmo dhe ne do të lëmë të lirë’, tha ajo.
    Banushi tha se nga SPAK priten edhe operacione të tjera në vazhdim.
    ‘SPAK shumë çështje po i çon për gjykim. Kemi dosjen Partizani dhe hetime të tjera të përbashkëta siç janë edhe këto operacione që po bëhen me shtetet e tjera’, tha ajo.

  • “Shqiptarët e panjohur” të Blushit, ekspozitë fotografike me portretet e njerzve të thjeshtë

    “Shqiptarët e panjohur” të Blushit, ekspozitë fotografike me portretet e njerzve të thjeshtë

    Nga Tea Sadiku“Shqiptare të panjohur”, një ekspozitë që nxjerr në dritë portretet të heshtura të një kombi, që jo gjithmonë ka parur mundësinë të njohë veten, vjen nga artisti Ben Blushi në hollin e kryeministrisë.
    E vendosur si një rrëfim i munguar i historisë së njerëzve të zakonshëm, ekspozita shpalos fytyrat, emrat dhe jetët e atyre shqiptarëve që nuk u shkruan kurrë në libra. Janë burra e gra, të rinj e të moshuar, qytetarë, por me histori të jashtëzakonshme, të cilët rrjedhat politike, sociale apo thjesht harresa i lanë jashtë vëmendjes. Kjo ekspozitë është kthimi i tyre.
    “Në për Shqipëri gjen shumë njerëz si këta që unë kam fotografuar, dhe duke bërë portretet e tyre, mënyrën si ata jetojnë, veprojnë më mësuan si të fotografoj në njëfarë mënyre. U kisha një detyrim për t’i sjell në një ekspozitë gjithë bashkë dhe besoj që njerëzit e kanë pëlqyer sepse janë nga ata njerëz që nuk i sheh çdo ditë në televizor. Janë njerëz modest, në punën e tyre, nuk shqëtësojnë njeri, nuk i japin mend askuj, jetojnë në mënyrën e vet dhe në fakt kjo është Shqipëria”, shprehet Ben Blushi

    Me një sy që përzien shkrimtarin me fotografin, ai ka arritur të ndërtojë një narrativë që rrefen pa fjalë, përmes syve të atyre që ndoshta nuk folën kurrë. Fotografitë dhe tregimet e tyre nuk janë as muzeale, as larg realitetit tonë, përkundrazi, ato janë pasqyrë e gjallë, e kthjellët dhe ndonjëherë e dhimbshme.
    “Unë nuk jam fotograf, unë jam njeri kurioz që eci nëpër rrugë. Dhe jam kurioz për të parë e njohur njerëz të panjohur. Ai që fotografon i ngjan pak atij gjuetarit që ecën nëpër pyll dhe kërkon prenë e vet dhe unë kërkoj subjekte që më pëlqejnë. shumica e tyre është një histori më vetë dhe unë mund të tregoj një histori për secilën prej tyre pasi në momentin që i fotografon krijon një marrëdhënie.”
    Kjo ekspozitë nuk është thjesht një ftesë për të parë fotografitë e shkrepura nën optikën e Blushit, është një katarsis shpirtëror që e përfton çdokush që bëhet pjesë e saj, aty ku do të mund të gjeni fytyrën e çdo shqiptari brenda e jashtë kufijve.
    /vizionplus.tv

  • “Shqiptarë të Panjohur” dhe një tjetër rrëfim i Ben Blushit!

    “Shqiptarë të Panjohur” dhe një tjetër rrëfim i Ben Blushit!

    Nga Ermal Peçi
    Nuk është hera e parë që Ben Blushi rrëfen Shqipërinë ndryshe. Por këtë herë, në vend të penës, ka përdorur syrin. Jo thjesht syrin e një shkrimtari të përholluar, por atë të një shëtitësi të heshtur, që me një aparat fotografik në dorë ka kapur heshtjen dhe përhumbjen e një populli që shpesh, edhe vetë e harron veten.
    Ekspozita “Shqiptarë të Panjohur” nuk është thjesht një galeri portretesh. Ajo është një pasqyrë intime – një rrëfim pa fjalë – që flet më shumë se çdo ese. Këta shqiptarë të thjeshtë, të humbur në cepat e vendit, të harruar nga koha dhe politika, nuk kanë emër në librat e historisë, por kanë një histori në fytyrë. Dhe pikërisht këtë ka ndjekur Blushi me syrin e tij.
    Pse e ka bërë këtë një shkrimtar? Ndoshta sepse fjala nuk i mjaftoi më. Ndoshta ndjeu se në një vend ku të gjithë flasin, heshtja e një portreti mund të ketë më shumë kuptim se një faqe e mbushur. Ose sepse edhe shkrimtarët kanë nevojë të tregojnë me mjete të tjera, kur fjala është lodhur nga politika, nga opinioni i përditshëm, nga ekrani.
    Në romanet e tij, Blushi ka rrëfyer për anët e errëta të identitetit shqiptar, për konfliktin midis fesë, pushtetit dhe individit. Ndërsa këtu, me aparatin në dorë, ai duket sikur po përpiqet të rikthejë një Shqipëri që nuk shfaqet në lajme, Shqipërinë e thellësisë, të lodhjes, të bukurisë që nuk kërkon vëmendje.
    Kjo ekspozitë është, në thelb, një vazhdim i rrëfimit të tij – një kërkim për shqiptarët që nuk zënë vend në fjalimet politike, por që i mbajnë këmbët këtij vendi mbi tokë. Dhe ndoshta pikërisht kjo e bën Blushin më shumë se një shkrimtar – e bën një rrëfimtar të realitetit, pavarësisht mjetit që përdor.
    Për mua, si lexues i tij por edhe fans i penës së tij , kjo ekspozitë ishte si të shihje faqet e një romani të pazbuluar: pa fjalë, por me të njëjtën ndjesi që të lë pas çdo libër i tij – se Shqipëria është një vend që nuk duhet vetëm lexuar apo parë, por ndjerë. Dhe ndoshta është pikërisht ky shqetësim i heshtur që e shtyn Ben Blushin të mos ndalet së treguari.Shqiptarët e Panjohur ju mund ti gjeni çdo ditë tek qëndra COD për të parë “Shqipërinë Pa Zë” të Ben Blushit.

  • Natë tensionesh në Greqi, persona të panjohur sulmuan policinë me bomba molotovi dhe gurë

    Natë tensionesh në Greqi, persona të panjohur sulmuan policinë me bomba molotovi dhe gurë

    Ka qenë një natë tensionesh mbrëmjen e djeshme në Exarchia të Greqisë. Mediat vendase bëjnë të ditur se persona të panjohur kanë sulmuar para pak mesnatës forcat e policisë.

    Sipas Policisë greke, grupe personash të panjohur sulmuan forcat e policisë në kryqëzimin Kallidromiou dhe E. Benaki me bomba molotovi dhe gurë, ndërsa policia u përgjigj duke përdorur armë kimike.

    Të panjohurit i kanë vënë flakën kazanëve të plehrave, duke i përdorur si barrikada, ndërsa përplasjet me policinë kanë vijuar për rreth një orë.

    Për shuarjen e flakëve kanë në koshat e mbeturinave dhe makinat janë angazhuar 15 zjarrfikës dhe 7 automjete.

    Policia greke bën të ditur se një polic ka mbetur i plagosur ndërsa ka arrestuar 72 persona.

    Gjatë incidenteve janë përfshirë nga flakët 21 vetura, prej të cilave 5 janë djegur plotësisht, ndërsa dëme janë shkaktuar në një shtëpi dhe një dyqan.