Tag: panik

  • Panik në Shkodër! ‘Skifteri’ futet më skafandër në argjendari dhe i drejton armën pronarit, por del pa asgjë…(DETAJET)

    Panik në Shkodër! ‘Skifteri’ futet më skafandër në argjendari dhe i drejton armën pronarit, por del pa asgjë…(DETAJET)

    Pamje nga vendngjarja

    SHKODËR- Një ngjarje që ka ngjallur panik në Shkodër është regjistruar paraditen e sotme, rreth orës 11:30. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Vasil Shanto”, ku një person i paidentifikuar me skafandër në kokë, ka tentuar të kryeje vjedhje në një argjendari. Mirëpo, si duket tentativa e tij ka dështuar, pasi pronari i argjendarisë i ka kërkuar të heqë skafandën dhe ai është larguar menjëherë me vrap nga vendngjarja. Dyshohet se ky person ka kërcënuar me armë pronarin e argjendarisë që mos ta ndiqte. 
    Njoftimi:
    Shkodër / Informacion paraprak
    Rreth orës 11:30, në lagjen “Vasil Shanto”, një shtetas ende i paidentifikuar, që qarkullonte me motomjet, ka qëndruar para një argjendarie dhe me skafandër në kokë është futur në argjendari. Pronari i argjendarisë i ka kërkuar që të heqë skafandrën, por ai ka refuzuar dhe është larguar me vrap, duke lënë edhe motomjetin para argjendarisë.
    Dyshohet se jashtë ambienteve të saj, ky shtetas i ka drejtuar një armë zjarri pronarit të argjendarisë që të mos ta ndiqte për ta kapur.
    Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e tij.
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

  • Panik në Shkodër! Një person i armatosur futet me skafandër në argjendari! Refuzon të identifikohet, largohet me vrap dhe ‘harron’ motorin

    Panik në Shkodër! Një person i armatosur futet me skafandër në argjendari! Refuzon të identifikohet, largohet me vrap dhe ‘harron’ motorin

    Rreth orës 11:30, në lagjen “Vasil Shanto”, një shtetas ende i paidentifikuar, që qarkullonte me motomjet, ka qëndruar para një argjendarie dhe me skafandër në kokë është futur në argjendari. Pronari i argjendarisë i ka kërkuar që të heqë skafandrën, por ai ka refuzuar dhe është larguar me vrap, duke lënë edhe motomjetin para argjendarisë.
    Dyshohet se jashtë ambienteve të saj, ky shtetas i ka drejtuar një armë zjarri pronarit të argjendarisë që të mos ta ndiqte për ta kapur.
    Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e tij.
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

    Top Channel

  • Zjarr në një pallat në Lushnjë/ Panik mes banorëve, evakuuohen nga zjarrfikësit, raportohet për pesë të lënduar

    Zjarr në një pallat në Lushnjë/ Panik mes banorëve, evakuuohen nga zjarrfikësit, raportohet për pesë të lënduar

    Një zjarr ka përfshirë një pallat në qytetin e Lushnjës këtë mbrëmje, duke rrezikuar banorët.

    Korrespondenti i Top Channel, Bledi Korreshi, raporton se zjarri ra në një biznes në kat të parë, si pasojë e një defekti në kabinës elektrike.
    Tymi u përhap në të gjithë pallatin 15-katësh, duke shkaktuar panik mes banorëve, disa prej të cilëve u evakuuan, nga ballkonet e apartamenteve. Një grua raportohet se u asfiksua dhe u dërgua në spital për trajtim mjekësor. Në spitalin e qytetit, u dërguan edhe katër persona të tjerë, që pësuan dëmtime tlehta.
    Në pallat, vijon të mos ketë energji elektrike, ndërsa banorët qëndrojnë jashtë banesave. Në vendngjarje ndodhet një ambulancë, teksa situata është nën monitorim.

    Top Channel

  • Zjarr në një pallat në Lushnjë/ Panik mes banorëve, evakuuohen nga zjarrfikësit, raportohet për pesë lënduar

    Zjarr në një pallat në Lushnjë/ Panik mes banorëve, evakuuohen nga zjarrfikësit, raportohet për pesë lënduar

    Një zjarr ka përfshirë një pallat në qytetin e Lushnjës këtë mbrëmje, duke rrezikuar banorët.

    Korrespondenti i Top Channel, Bledi Korreshi, raporton se zjarri ra në një biznes në kat të parë, si pasojë e një defekti në kabinës elektrike.
    Tymi u përhap në të gjithë pallatin 15-katësh, duke shkaktuar panik mes banorëve, disa prej të cilëve u evakuuan, nga ballkonet e apartamenteve. Një grua raportohet se u asfiksua dhe u dërgua në spital për trajtim mjekësor. Në spitalin e qytetit, u dërguan edhe katër persona të tjerë, që pësuan dëmtime tlehta.
    Në pallat, vijon të mos ketë energji elektrike, ndërsa banorët qëndrojnë jashtë banesave. Në vendngjarje ndodhet një ambulancë, teksa situata është nën monitorim.

    Top Channel

  • Video/ Panik në rrugët e Siçilisë, ura shembet gjatë kalimit të automjeteve

    Video/ Panik në rrugët e Siçilisë, ura shembet gjatë kalimit të automjeteve

    Shoferët që kalonin Urën San Giuliano, pranë Raddazzo, Catania në Siçili, ishin në rrezik të madh kur pjesë të strukturës filluan të shkëputeshin dhe të shembeshin.

    Pamjet, të cilat kapin copa betoni dhe dheu që bien në boshllëk, ndërsa automjetet ende lëviznin në urë, janë te frikshme. Falë reagimit në kohë të shoferëve, më e keqja u shmang, pasi trafiku u ndal menjëherë dhe nuk pati të lënduar. Ura u mbyll dhe po punohet për restaurimin e saj.
    Videoja e publikuar nxjerr në pah gjendjen e keqe të infrastrukturës në Itali, e cila prej kohësh konsiderohej problematike dhe u përkeqësua më tej nga reshjet e dendura të ditëve të fundit.

    Shembja çoi në ndërprerjen e aksesit midis qytetit të Raddazzo-s dhe disa komunave në provincën e Messinës, duke rezultuar në rrezikun e izolimit për banorët. Raddazzo, me një popullsi prej mbi 8,000 banorësh, është qendra më e afërt urbane ku plotësohen nevojat themelore.
    Ndërprerja e lidhjes e bën të vështirë aksesin në shërbimet emergjente shëndetësore, arsimin, transportin ndërqytetas dhe hekurudhor (FCE – Ferrovia Circumetnea), si dhe furnizimin me ilaçe, mallra të konsumit dhe shërbime të tjera thelbësore. Ura e San Giuliano është një lidhje thelbësore për jetën e përditshme dhe funksionalitetin e zonës.

    Top Channel

  • PANIK në Vlorë! ‘Mercedesi’ përplas vajzën e mitur mes Lungomares

    PANIK në Vlorë! ‘Mercedesi’ përplas vajzën e mitur mes Lungomares

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    VLORË-Një aksidet tragik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën turistike të Lungomares në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pranë rrotës panoramike, ku makina tip ‘Mercedes’ ka përplasur një vajzë të mitur, përpara dhjetëra kalimtarëve dhe pushuesve që po shëtisnin përgjatë bregdetit.
    Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe ambulanca, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë vajzës dhe më pas e kanë transportuar drejt spitalit.
    Sipas dëshmitarëve, momenti ka qenë dramatik, me njerëz që bërtisnin dhe përpiqeshin të ndalonin makinën. Paraprakisht dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit, ndërsa nuk përjashtohet as shpejtësia tej normave të lejuara./ZËRI

  • Zjarr në një apartament, panik tek banorët

    Zjarr në një apartament, panik tek banorët

    Një apartament është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës, duke shkaktuar panik te banorët. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për të neutralizuar flakët, duke parandaluar përhapjen e tyre në banesat e tjera. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por zjarri ka shkaktuar dëme materiale në apartamentin ku shpërtheu.
     

  • Video/ Panik në plazh në Spanjë, banorët ndjekin nga pas emigrantët që zbritën nga gomonia

    Video/ Panik në plazh në Spanjë, banorët ndjekin nga pas emigrantët që zbritën nga gomonia

    Një skenë e pazakontë ndodhi të dielën në mesditë në plazhin Sotillo, në zonën Castell de Ferro të Granadës, ku një gomone me rreth 13 migrantë, të dyshuar se vinin nga Maroku, mbërriti papritur në breg, duke befasuar turistët dhe banorët lokalë.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 me orën lokale, kur një gomone me disa të rinj u afrua në një nga plazhet më të frekuentuara të zonës. Siç shihet në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale, migrantët u hodhën në det dhe notuan drejt bregut, duke shkaktuar kaos dhe panik mes pushuesve.
    Menjëherë pas zbarkimit, shumica e tyre tentuan të arratiseshin duke u shpërndarë mes turmës, por disa u ndoqën nga banorë të zonës, të cilët arritën të ndalonin disa prej tyre deri në mbërritjen e autoriteteve. Në një nga videot, një pushues i veshur me rroba banje shihet duke rrëzuar një prej migrantëve në tokë, ndërsa ky i fundit duket se e lut të lirohet.
    Disa prej migrantëve arritën të largohen, por pjesa tjetër u ndalua nga forcat e Guardia Civil. Policia lokale bëri të ditur se janë arrestuar gjithsej nëntë persona. “Rojet bregdetare na njoftuan dhe arritëm të ndalonim një person në rrugë. Më pas ndihmuam në identifikimin e edhe dy të tjerëve. Guardia Civil bëri punën më të madhe”, tha policia lokale e Castell de Ferro.
    Autoritetet spanjolle nuk kanë dhënë ende informacion zyrtar lidhur me fatin e të ndaluarve apo nëse ndonjëri prej tyre është i përfshirë në rrjete trafiku.

    Top Channel

  • Shpërthen ERDOGAN-‘ Do çlirojmë Jeruzalemin dhe Al Aksanë’, Panik në Tel Aviv

    Shpërthen ERDOGAN-‘ Do çlirojmë Jeruzalemin dhe Al Aksanë’, Panik në Tel Aviv

    Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka dhënë një deklaratë shpërthyese që ka tronditur Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Gjatë një tubimi në Ankara, ai u zotua se “Turqia do të çlirojë Jeruzalemin dhe xhaminë Al Aksa”, duke e konsideruar këtë një mision historik dhe shpirtëror për kombin turk. Deklarata e tij ka shkaktuar panik në Tel Aviv, ku autoritetet izraelite janë futur në alarm të lartë. Analistët e shohin këtë si një përshkallëzim të retorikës mes Turqisë dhe Izraelit, që mund të ndezë një tjetër vatër tensioni në rajon.

  • Shpërthen bombola e gazit në një pallat në Vlorë! Panik mes banorëve, dëme të shumta materiale

    Shpërthen bombola e gazit në një pallat në Vlorë! Panik mes banorëve, dëme të shumta materiale

    Një incident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në lagjen “24 Maji”, ku një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe dëme të shumta materiale.

    Sipas informacioneve paraprake, bombola ndodhej në ballkonin e apartamentit kur ka shpërthyer, duke dëmtuar fasadën dhe pjesë të brendshme të banesës. Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
    Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, policia dhe shërbimet emergjente, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.

    Top Channel