Tag: panik

  • Leopardi shkaktoi panik: Hyri në hotel dhe u vendos përpara dhomës në katin e parë

    Leopardi shkaktoi panik: Hyri në hotel dhe u vendos përpara dhomës në katin e parë

    Një leopard shkaktoi panik në një hotel të njohur në Bandung të Indonezisë, pasi u shfaq papritur në korridorin e katit të dytë. Ngjarja ndodhi të hënën, më 6 tetor, në hotelin “Anugerah”, ku kafsha u vendos përpara një dhome dhe qëndroi e shtrirë, por gromërinte me zë të lartë sa herë ndonjë mysafir i afrohej.

    Punonjësit e hotelit reaguan menjëherë duke lajmëruar zjarrfikësit dhe Agjencinë për Mbrojtjen e Kafshëve. Pas një operacioni të koordinuar, specialistët arritën ta qetësonin dhe ta vendosnin në gjumë leopardin, duke e larguar nga hoteli pa shkaktuar dëme apo të lënduar.

    Hoteli mbeti i mbyllur gjatë gjithë kohës së ndërhyrjes, ndërsa ambientet u kontrolluan nga forcat e sigurisë për të siguruar se nuk kishte rrezik tjetër.

    Mediat lokale raportojnë se ngjarja lidhet me rastin e gushtit, kur një leopard u zhduk nga një kopsht zoologjik aty pranë. Autoritetet po hetojnë nëse bëhet fjalë për të njëjtën kafshë.

  • Panik në ajër, avioni në Kretë bën ulje emergjente

    Panik në ajër, avioni në Kretë bën ulje emergjente

    Një avion në hapësirën ajrore të Kretës u detyrua të bënte një ulje emergjente në aeroportin e Heraklionit të mërkurën në mbrëmje.
    Sipas informacioneve, gjithçka ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të mërkurës, kur kulla e kontrollit të “Nikos Kazantzakis” mori një sinjal për ulje emergjente nga një aeroplan që operonte në linjën Mbretëria e Bashkuar-Egjipt.
    Siç u zbulua, në bordin e avionit ndodhej një grua 38-vjeçare britanike, e cila ishte e dehur pasi kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli.

    Pasi u njoftua policia e aeroportit të Heraklionit, kur avioni u ul, autoritetet vazhduan me arrestimin e gruas britanike. Avioni më pas u ngrit dhe vazhdoi itinerarin e tij normal pa probleme të mëtejshme.

  • Një tërmet i fuqishëm godet Turqinë, panik te banorët! Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte forca

    Një tërmet i fuqishëm godet Turqinë, panik te banorët! Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte forca

    Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot në mesditë Turqinë, duke shkaktuar panik në zonat e Izmirit, Bursës dhe Stambollit.

    Mediat dhe autoritetet raportojnë se forca e lëkundjeve sizmike shkoi në magnitudën 5.4 ballë dhe goditi rajonin Simav të provincës Kutahya në Turqinë, si epiqendër.

    “Lëkundjet u ndjenë në Turqinë perëndimore, në orën 12:59 GMT, me një thellësi fokale prej 8.64 kilometrash”, tha Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) .

    Kryetarja e bashkisë së Simav, Kubra Tekel Aktulun, tha për NTV se kishte panik midis banorëve, por nuk raportohet ende për të lënduar në njerëz apo shkallën e dëmeve.

     

  • Panik në qendër të Athinës, rrëzohet pema, plagosen dy persona

    Panik në qendër të Athinës, rrëzohet pema, plagosen dy persona

    Panik në mes të Athinës mëngjesin e kësaj të shtune. Një pemë është rrëzuar në qendër në sheshin Agia Irini, në qendër të Athinës.
    Nga rrëzimi, dy persona u plagosën, një burrë dhe një grua, por fatmirësisht pa lëndime serioz.
    Në vendngjarje u thirr edhe njësia e zjarrfikësve për të larguar pemën në mënyrë të sigurt, ndërsa situata frikësoi kalimtarët e rastit dhe klientët e një lokali.

  • Panik në sfidën Pogradeci-Skënderbeu, mbrojtësi goditet në kokë, ambulanca hyn në fushë

    Panik në sfidën Pogradeci-Skënderbeu, mbrojtësi goditet në kokë, ambulanca hyn në fushë

    Ankth dhe panik në fund të ndeshjes Pogradeci-Skënderbeu, në Kategorinë e Parë.
    Mbrojtësi i korçarëve, Klevis Shaqe u transportua në spital me ambulancë, për shkak të një goditje të marrë në kokë.
    Pas një dueli në zonë, mbrojtësi përfundoi i shtrirë në fushë. Mjekët ndërhynë menjëherë dhe lojtari u transportua me urgjencë në spital, për vizitë të specializuar.

  • Pediatria e Korçës në panik, karamelet misterioze dërgojnë tre fëmijë në urgjencë

    Pediatria e Korçës në panik, karamelet misterioze dërgojnë tre fëmijë në urgjencë

    Rreth orës 18:15, në Pediatrinë e Spitalit të Korçës janë dërguar nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore 3 fëmijë, të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç.
    Sipas deklarimeve të familjarëve, dyshohet se fëmijët kanë konsumuar disa karamele, të cilat i kanë gjetur në rrugë, pranë një koshi mbeturinash.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

  • Tritol në hotelin e vëllait të Vangjush Dakos në Durrës, panik mes turistëve

    Tritol në hotelin e vëllait të Vangjush Dakos në Durrës, panik mes turistëve

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, pranë një hoteli të vëllait të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.
    Raportohet se një sasi tritoli është vendosur brenda një çante të dyshimtë, e cila është lënë pranë hyrjes së hotelit, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe turistëve të shumtë që ndodhen në zonë.
    Pas sinjalizimit, forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje, duke rrethuar zonën dhe duke evakuuar njerëzit përreth.
    Për neutralizimin e mjetit shpërthyes është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të njësisë antieksploziv, të cilët kanë bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar.
    Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por ngjarja ka krijuar kaos dhe frikë në një zonë turistike tejet të frekuentuar në këtë periudhë të verës. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe motivet e vendosjes së eksplozivit.
     

  • Shpërthim në Mitrovicë, sulmohet një biznes/ Banorët në panik

    Shpërthim në Mitrovicë, sulmohet një biznes/ Banorët në panik

    Një shpërthim i fuqishëm ka shkaktuar panik te banorët në zonën e Mitrovicës mbrëmjen e së enjtes.
    Sipas të dhënave të policisë, lënda shpërthyese ishte vendosur në hyrje të një lokali dhe fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar, por vetëm dëme.
    “Është raportuar se persona të panjohur kanë hedhur mjet shpërthyes pranë lokalit të ankuesit mashkull kosovar. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore”, thuhet në raportin e policisë.

  • Panik në Itali/ Shqiptari tentoi të hidhte në erë ndërtesën me bombola gazi. Dyshohet se..

    Panik në Itali/ Shqiptari tentoi të hidhte në erë ndërtesën me bombola gazi. Dyshohet se..

    Një ngjarje e tensionuar u regjistrua mbrëmjen e së martës në qytetin Acate të Siçilisë, ku një shtetas shqiptar kërcënoi se do të shpërthente një ndërtesë duke përdorur bombola gazi.
    Sipas mediave italiane, shqiptari dyshohet të ketë probleme me shëndetin mendor.
    Për të parandaluar tragjedinë, në vendngjarje ndërhynë menjëherë gjashtë karabinierë, të cilët arritën ta neutralizonin dhe ta çonin shqiptarin për trajtim në një klinikë të specializuar shëndetësore.
    Banorët dhe kalimtarët që panë situatën u alarmuan nga kërcënimet dhe paniku që përhapën bombolat e gazit në ndërtesë.
    Fatmirësisht, përveç frikës dhe shqetësimit, nuk raportohet për persona të lënduar.