Tag: pandi

  • Ky është aktori shqiptar që ishte ndarë nga jeta duke shpëtuar fëmijën në liqenin artificial në Tiranë

    Ky është aktori shqiptar që ishte ndarë nga jeta duke shpëtuar fëmijën në liqenin artificial në Tiranë

    Në muajin gusht të 2014, aktori Pandi Toçe u bë heroi i Tiranës, ku arriti të shpëtojë një fëmijë nga mbytja në Liqenin Artificial. Fatkeqësisht aktori nuk ja arriti të shpëtojë vetë, duke humbur jetën.

    Ngjarja në 2014

    Ngjarja e rëndë dhe heroike ndodhi 14 gushtin e vitit 2014 në Tiranë, rreth orës 06:00 të mëngjesit.

    Pandi Toçe, ishte duke bërë vrap tek zona e liqenit, kur dëgjoi një të fëmijë, i cili po bërtiste me gjithë fuqinë e zërit “ndihmë, ndihmë!”.

    Pa u menduar dy herë aktori ishte hedhur në ujë, tek diga e liqenit ku ndodhej fëmija, i cili ishte në çastet e fundit të jetës. Duke qenë se praktikonte shpesh notin, dhe e kishe pasion atë edhe pse mbipesha ia kishte privuar vitet e fundit, Pandi ka shkuar menjëherë tek trupi i të miturit dhe e ka kapur prej rrobash, duke e ngritur lart.

    Sipas dëshmitareve, Toçe ka shtyrë të riun drejt bregut, duke ngelur vetë mbrapa. Duke e venë sipër barkut të tij, ai e ka nxjerrë deri afër digës, por si duket copat e betonit dhe një gropë kanë bërë që ai të zhytet më tutje e të humbë ekulibrin e vet, teksa fëmija kishte dalë në breg.

    Ai kishte marrë një asfiksi nga pirja e ujit, pra shkaku i humbjes ka qenë mbytja në gjendje asfiktike.

    “Edhe pse kanë ardhur në ndihmë xhaxhai dhe të afërmit e djalit, tashmë për të shpëtuar Pandin, ai kishte mbaruar”, ka qenë kjo dëshmia e vëllait dhe aktorit të njohur Vangjel Toçe në lidhje me ngjarjen.

    Ndërsa i ati i viktimës e quan hero dhe mik të parë, të ndjerin Pandi, duke thënë se i ka borxh jetën e djalit.

    “Djemtë kanë qenë duke luajtur dhe djali im nuk dinte not, ka shkuar thellë dhe për pak desh është mbytur, ka qenë i ndjeri, që i shpëtoi jetën Ervisit. Unë i kam një jetë borxh atij njeriu”, ishte shprehur i ati i djalit.Hetimet e mëvonshme rikonfirmuan se aktori humbi jetën nga asfiksimi i momentit dhe uji në mushkëri.

    E përgatiti: U.V- ObserverKult

    ——————-

    Lexo edhe:

    ARISTOTELI: ORIGJINA DHE ZHVILLIMI I POEZISË

  • Pandi Laço: Tirana ndihet e tradhtuar!

    Pandi Laço: Tirana ndihet e tradhtuar!

    Poezi nga Pandi Laço

    Tirana që ndahej më dyshTë Vjetrën dhe të RenëTirana që mundohet të fshehë rudhat e thinjatPo fajde s’bën, as mrekullia me Dervish HatixhenëTirana e xhirosQë bënte dashuri në bulevardin e sajE që sot “luxuria” e ka zhytur në mëkate e faj

    TiranaKu rrugë e Durrësit, Kavajës, Dibrës dhe ElbasanitIshin Arteriet e një zemre të eturTirana,Me dhjetëra “stent”-e e “bypass “- ePor që ende s’ka vdekurTirana me mushkëri atleti,ndonëse konsumonte “Partizani”, e “DS”Tirana me ballkonin e DajtitKu mes smogut nuk arrin të shquash asgjëTirana e Shallvareve, Zogut të Zi, e qerpiçitTirana e kullave e oligarkëveMbirë në mes të hiçit

    Tirana që bënte sikur flinte pas lajmeve të 10-sE mbante frymën me sy në perëndimTirana që nën efektin e kokainësTashmë nuk ka as ëndrra e as zgjim!

    Tirana e Përnaskës, “doktorit”, Gim FagutE derbit dhe skuadrës së “Tironës”Tirana e “Lupenëve” dhe “turistëve të momës”Tirana e Broadway-t, dhe e Cenit që të bënte “dermon”Tirana që sot është obeze e “krahthyme”me eshtra “soleta beton “

    Tirana e këngëve të liqenit, dhe Fitnetit,Tirana e klubeve të tallavasëDhe e merimangave të internetit,

    Qyteti i të gjithëve“Tironsve”, e “mysafirëve”Tirona e dëshiruarTirana e sfiliturQë sot ndihet e tradhtuar!

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    PANDI LAÇO: TË TË THEM “SHPIRT”?

  • “Gjithë ky zdap, siç më kishte bërë nëna, 2 metra”, Rama tregon si i publikuan kundërshtarët foton nudo: Pandi u mbulua me jorgan, s’doli nga shtëpia!

    “Gjithë ky zdap, siç më kishte bërë nëna, 2 metra”, Rama tregon si i publikuan kundërshtarët foton nudo: Pandi u mbulua me jorgan, s’doli nga shtëpia!

    Edi Rama dhe Pandeli Majko këtë të hënë ishin së bashku në Kavajë për të kërkuar mbështetjen e qytetarëve në 11 maj.

    Por ndërsa kujtonin kohët e vjetra kur Majko ishte kryeministër dhe Rama kryebashkiak, ky i fundit u ndal dhe te historia e fotografive që i publikuan teksa bënte plazh nudo në Francë,
    “Isha në Francë, më thonë ca miq janë ca plazhe nudo që shkojnë njerëzit e lahen siç i ka bërë Zoti. Dhe thash shkojmë e provojmë, ça ka? Isha me një shoqe dhe ca miq, bëmë dhe foto, atje s’kishte naj gjë, se kur janë të gjithë ashtu s’të bën përshtypje.
    Pas ca vitesh kandidoj për t’u ribërë kryetar bashkie dhe këta të kënetës sesi e qysh po është histori e gjatë, i gjejnë këto foto e mia cullak dhe më çojnë dhe telefonata anonime që tërhiqu se do të turpërojmë unë thosha ça do më bëjnë se s’më shkonte mendja.
    Më thoshin tërhiqu  se do bëhesh gazi i botës, kur një ditë para se t’i botoni, i keni në Google po të jeni kuriozë, sa keni pa ju… dhe mi çojnë me zarf i hap unë ato shoh veten time po ishte pas shumë vitesh… gjëja e parë që më shkoi në mend thash si s’jam më kaq i ri, pastaj më erdhi siklet thash ça do bëjnë. Mi nxorën në gazetë, gjithë ky zdap siç me kishte bërë nëna, por kuptohet… 2 metra.
    Pandi u mbulua me jorgan nuk dilte nga shtëpia, merrte në telefon dhe qante hallet me nënën time.
    Pastaj më thonin dil mohoje është montazh, ore si ta mohoj jam unë. Pasdite kur doli kjo kisha takim me të rinjtë, te Ali Demi, mirëpo halli ishte që kur ecja në rrugë më duket sikur të shihnin ashtu.
    Mora mikrofonin atje, ata më shihini, dhe u “thash ça t’u them unë , unë jam”, do ti shpërtheu një brohoritje e madhe? Au thash”, tha Rama duke shkaktuar të qeshura.
    “Kur fituam të dy me Majkon i shkoj në zyrë, se ai nuk donte që unë të fitoja, dhe i thash jemi të detyruar që të punojmë bashkë… Që të punojmë bashkë tha duhet të plotësosh dy kushte, mos veshësh më çorape të kuqe dhe të martohesh, i plotësova të dyja”, tha kreu i PS.

    Top Channel

  • Rama në Spille: Edhe sikur bota të përmbyset ne nuk marrim më pak se 71 mandate!

    Rama në Spille: Edhe sikur bota të përmbyset ne nuk marrim më pak se 71 mandate!

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë në Spille, ku u shpreh i sigurt se Partia Socialiste do të marrë të paktën 71 mandate, duke theksuar se nuk është fjala për fitoren në numra, por për drejtimin që merr vendi.
    Rama rrëfeu një episod personal nga koha kur kandidoi për kryetar partie, duke përmendur edhe bashkëpunimin me Pandeli Majkon, i cili fillimisht e kundërshtoi, por më pas u bënë bashkë.

    “Bufi nuk lë krevat pa hyrë. Nuk lë vend pa e futur atë sqep, te familjet, vajzat, gratë. Kështu veproi dhe me mua, kur më publikoi foto nudo personale. Kur konkurrova për kryetar partie. Pandi ishte kundër. Pandi konkurroi për sekretar të partisë dhe fitoi. Ishim shokë dhe Pandi nuk donte që unë të bëhem kryetar partie. I thashë o Pandi, jemi të dënuar të punojmë bashkë. Më tha që të bashkëpunojmë duhet të mos veshësh çorape të kuqe dhe të martohesh. I plotësova kushtet. Më 11 maj, vota është për historinë. Kjo, sepse me atë votë, Shqipëria bën përpara drejt rrugës në Bashkimin Europian. Nuk është votë për të marrë 71 mandate, se ne, po e përsëris dhe njëherë, sikur edhe bota të përmbyset ne nuk marrim më pak se 71 mandate. Kjo është votë për integrimin e vendit. Edhe Luli të futet me matematikën e vet, PS nuk merr kurrë më pak se 71 mandate”, tha Rama.

  • “Gjithë ky zdap, siç më kishte bërë nëna, 2 metra”, Rama tregon si i publikuan kundërshtarët foton nudo: Pandi u mbulua me jorgan, s’doli nga shtëpia! Qante hallet me nënën time

    “Gjithë ky zdap, siç më kishte bërë nëna, 2 metra”, Rama tregon si i publikuan kundërshtarët foton nudo: Pandi u mbulua me jorgan, s’doli nga shtëpia! Qante hallet me nënën time

    Edi Rama dhe Pandeli Majko këtë të hënë ishin së bashku në Kavajë për të kërkuar mbështetjen e qytetarëve në 11 maj.

    Por ndërsa kujtonin kohët e vjetra kur Majko ishte kryeministër dhe Rama kryebashkiak, ky i fundit u ndal dhe te historia e fotografive që i publikuan teksa bënte plazh nudo në Francë,
    “Isha në Francë, më thonë ca miq janë ca plazhe nudo që shkojnë njerëzit e lahen siç i ka bërë Zoti. Dhe thash shkojmë e provojmë, ça ka? Isha me një shoqe dhe ca miq, bëmë dhe foto, atje s’kishte naj gjë, se kur janë të gjithë ashtu s’të bën përshtypje.
    Pas ca vitesh kandidoj për t’u ribërë kryetar bashkie dhe këta të kënetës sesi e qysh po është histori e gjatë, i gjejnë këto foto e mia cullak dhe më çojnë dhe telefonata anonime që tërhiqu se do të turpërojmë unë thosha ça do më bëjnë se s’më shkonte mendja.
    Më thoshin tërhiqu  se do bëhesh gazi i botës, kur një ditë para se t’i botoni, i keni në Google po të jeni kuriozë, sa keni pa ju… dhe mi çojnë me zarf i hap unë ato shoh veten time po ishte pas shumë vitesh… gjëja e parë që më shkoi në mend thash si s’jam më kaq i ri, pastaj më erdhi siklet thash ça do bëjnë. Mi nxorën në gazetë, gjithë ky zdap siç me kishte bërë nëna, por kuptohet… 2 metra.
    Pandi u mbulua me jorgan nuk dilte nga shtëpia, merrte në telefon dhe qante hallet me nënën time.
    Pastaj më thonin dil mohoje është montazh, ore si ta mohoj jam unë. Pasdite kur doli kjo kisha takim me të rinjtë, te Ali Demi, mirëpo halli ishte që kur ecja në rrugë më duket sikur të shihnin ashtu.
    Mora mikrofonin atje, ata më shihini, dhe u “thash ça t’u them unë , unë jam”, do ti shpërtheu një brohoritje e madhe? Au thash”, tha Rama duke shkaktuar të qeshura.
    “Kur fituam të dy me Majkon i shkoj në zyrë, se ai nuk donte që unë të fitoja, dhe i thash jemi të detyruar që të punojmë bashkë… Që të punojmë bashkë tha duhet të plotësosh dy kushte, mos veshësh më çorape të kuqe dhe të martohesh, i plotësova të dyja”, tha kreu i PS.

    Top Channel

  • Rama në Spille: 71 mandate nuk i diskutojmë!

    Rama në Spille: 71 mandate nuk i diskutojmë!

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë në Spille, ku u shpreh i sigurt se Partia Socialiste do të marrë të paktën 71 mandate, duke theksuar se nuk është fjala për fitoren në numra, por për drejtimin që merr vendi.
    Rama rrëfeu një episod personal nga koha kur kandidoi për kryetar partie, duke përmendur edhe bashkëpunimin me Pandeli Majkon, i cili fillimisht e kundërshtoi, por më pas u bënë bashkë.

    “Bufi nuk lë krevat pa hyrë. Nuk lë vend pa e futur atë sqep, te familjet, vajzat, gratë. Kështu veproi dhe me mua, kur më publikoi foto nudo personale. Kur konkurrova për kryetar partie. Pandi ishte kundër. Pandi konkurroi për sekretar të partisë dhe fitoi. Ishim shokë dhe Pandi nuk donte që unë të bëhem kryetar partie. I thashë o Pandi, jemi të dënuar të punojmë bashkë. Më tha që të bashkëpunojmë duhet të mos veshësh çorape të kuqe dhe të martohesh. I plotësova kushtet. Më 11 maj, vota është për historinë. Kjo, sepse me atë votë, Shqipëria bën përpara drejt rrugës në Bashkimin Europian. Nuk është votë për të marrë 71 mandate, se ne 71 nuk diskutohet që do i marrim, është votë për integrimin e vendit. Edhe Luli të futet me matematikën e vet, PS nuk merr kurrë më pak se 71 mandate”, tha Rama.