Tag: pandeli

  • Nga dhjetori ’90 te fushata e kësaj pranvere 35 vite/ Pandeli Majko, një karrierë politike sa mosha e tranzicionit (Video)

    Nga dhjetori ’90 te fushata e kësaj pranvere 35 vite/ Pandeli Majko, një karrierë politike sa mosha e tranzicionit (Video)

    Nisi si student i Dhjetorit për t’u bërë pjesë e parlamentit të parë pluralist në moshën 22-vjeçare. Pjesëmarrësa aktiv në mbi 20 fushata elektorale përgjatë 35 viteve në politikë, por ajo e para mbetet më e veçanta në historinë politike të Pandeli Majkos. Student i Dhjetorit apo biri i një babai me bindje thellësisht të majta në kohën e përmbysjes së diktaturës?! Biseda me të atin para se të shkonte për herë të parë drejt kutisë së votimit, më 31 mars 1991, në zgjedhjet e para pluraliste.
    Fushata e parë elektorale si kandidat për deputet e gjeti në një realitet të ashpër, me vështirësitë e një vendi që ende nuk e kishte ndarë të shkuarën nga e ardhmja. Një parti që po transformohej, por që mbante ende mbi supe peshën e “çetës plakë” dhe një brez të ri që kërkonte të bënte kthesën.
    Kulmi i karrierës arrin në vitin 1998 kur zgjidhet kryeministër në moshën 31-vjeçare — një nga figurat më të reja që ka mbajtur këtë detyrë në historinë e vendit.
    Sot, pas 35 vitesh në politikë, Pandeli Majko përballet me një tjetër sfidë: fushata e fundit, por jo më pak e rëndësishme. Një reflektim mbi rrugën e bërë, sfidat e kapërcyera dhe pyetjet që ende kërkojnë përgjigje në Shqipërinë e pas tranzicionit.

  • Pandeli Majko: Pse nuk mund të garoja me Ramën në listë të hapur!

    Pandeli Majko: Pse nuk mund të garoja me Ramën në listë të hapur!

    “Kam pasur mëdyshje nëse do të futesha në zgjedhje apo jo. Lidhur me faktin që Edi Rama kishte deklaruar se do të ishte në listën e hapur, i thashë se për mua do të ishte e çuditshme që unë të garoja përballë Edi Ramës.
    Deri në atë pikë kam qenë i dyzuar të futesha apo jo në zgjedhje. Megjithatë, në momentin që ai deklaroi se do të ishte në listën e mbyllur, isha dakord dhe u futa në garë. Por, nëse ai do të ishte në listën e hapur, nuk mendoj se do të më shkonte mua të kandidoja përballë Ramës, ndaj nuk do të isha futur”- tha Pandeli Majko

  • Pandeli Majko në betejën e Kavajës

    Pandeli Majko në betejën e Kavajës

    “Në Kavajë, në Luz të Vogël, me Elisa Spiropalin, në një takim me njerëz që duan dhe shpresojnë tek vota e 11 majit!”- shkruan Pandeli Majko, deputet dhe ish-kryeministër. Majko po betejën e jetës politike në Kavajë, në një zonë historikisht demokrate, por që vitet e fundit ka kthyer paksa kokën majtas.

  • Majko rrëfen arsyet pse mendoi të mos kandidonte për deputet

    Majko rrëfen arsyet pse mendoi të mos kandidonte për deputet

    Dy herë Kryeministër, dy herë Ministër i Mbrojtjes dhe 8 herë deputet, Pandeli Majko është një nga katër personalitetet e mëdha të politikës shqiptare.
    I vendosur në Kavajë në listën e hapur për zgjedhjet e 11 majit, Majko tregon se kishte menduar të tërhiqej nga zgjedhjet dhe, si rrjedhojë, të largohej nga politika.
    “Kam pasur mëdyshje nëse do të futesha në zgjedhje apo jo. Lidhur me faktin që Edi Rama kishte deklaruar se do të ishte në listën e hapur, i thash se për mua do të ishte e çuditshme që unë të garoja përballë Edi Ramës. Deri në atë pikë kam qenë i dyzuar të futesha apo jo në zgjedhje. Megjithatë, në momentin që ai deklaroi se do të ishte në listën e mbyllur, isha dakord dhe u futa në garë. Por, nëse ai do të ishte në listën e hapur, nuk mendoj se do të më shkonte mua të kandidoja përballë Ramës, ndaj nuk do të isha futur”, tha Pandeli Majko.
     
     
     
     

  • Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Majko: Ne po luajmë në sulm, PD nuk respektoi primaret

    Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Majko: Ne po luajmë në sulm, PD nuk respektoi primaret

    Ish-kryeministri socialist Pandeli Majko, i fundit deputet prej grupit të deputetëve ’92-’96, në një intervistë me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu tha se synon të marrë të nëntin mandat në bastionin e demokratëve, Kavajë.
    Gazetari Muhamed Veliu: Zoti Majko, si po shkon fushata juaj këtu në Kavajë?
    Deputeti Pandeli Majko: Fushata është në qytetin më të vështirë të politikës. Do të thotë jo vetëm për Partinë Socialiste, por edhe për të tjerët. Arsyeja është se ky qytet e ka filluar politikën kur politika nuk kishte filluar akoma, në sensin e asaj që erdhi pas demokracisë, në vitet ’90. Kjo dhe për më shumë arsye, besoj se kjo është një kërkesë që hesht duke folur dhe e kundërta.
    Gazetari Muhamed Veliu: Përmendët vështirësinë. Cila është vështirësia e dytë, pasi edhe në zgjedhjet e shkuara, ju ishit në një qark relativisht të ri për ju. Pse Pandeli Majko i duhet të përballet nga njëra vështirësi në tjetrën?
    Deputeti Pandeli Majko: Sepse jam deputeti më i vjetër i Partisë Socialiste dhe po nuk e bëra unë, pyetja është: kush do e bëjë?
    Gazetari Muhamed Veliu: A është i drejtë sistemi me të cilin ne po shkojmë në këto zgjedhje me lista të mbyllura dhe lista të hapura?
    Deputeti Pandeli Majko: Të jemi të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë, nga 37 deputetë të Partisë Socialiste, nëse do të flasim bazuar në rezultatin e vitit 2021, kur ne morëm 18 deputetë, i bie që afërsisht të jenë fitues 4-5 deputetë burra dhe 2-3 deputete gra. Që do të thotë se gara do të jetë shumë e fortë, por këtu qëndron dhe problemi, që ne po përpiqemi ta shmangim maksimalisht. Kjo nuk do të jetë një betejë për emra. Thelbi, beteja kryesore sot, është një betejë më e rëndësishme se kaq. Mendoj se vota për Partinë Socialiste është vota më e rëndësishme sot. Unë për atë jam këtu.
    Gazetari Muhamed Veliu: A është e drejtë formula të rinjtë e sapoardhur në Partinë Socialiste në listën e mbyllur, ndërsa ata me kontribute, sikurse edhe ju jeni, të qëndrojnë në listën e hapur
    Deputeti Pandeli Majko: Mendoj se ka një dallim shumë të rëndësishëm midis listave të PD-së dhe PS-së, por cilësia më e rëndësishme është që ne po luajmë në sulm. Pala tjetër po bën të kundërtën. Të shohim kush do të jetë fituesi i vërtetë. Një gjë ka shumë rëndësi të thuhet, PD nuk respektoi votën e Primareve të veta. Nëse një parti nuk respekton votën brenda partisë së vet, pikëpyetja më e madhe është sa do ta respektojnë ata votën e 11 Majit.
    Gazetari Muhamed Veliu: Sa konfident është Pandeli Majko për t’u ulur përsëri në Parlamentin e pas-zgjedhjeve të 11 Majit
    Deputeti Pandeli Majko: Këtë do ta vendosin votuesit! Do të jemi katër apo pesë burra që do ta fitojmë. Por, mendoj se më rëndësi se sa emrat, ka rëndësi se çfarë do të ndodhë me njerëzit tanë. Flitet që do të votojmë për integrimin e Bashkimit Europian, e vërtetë është, për ecjen e Shqipërisë përpara, e vërtetë është, për sigurinë e njerëzve, kjo është akoma më e vërtetë. Ajo që do të ndodhë duke votuar Partinë Socialiste, nuk do të realizojë një situatë eksperimentale për vendin. Me gjithë respektin që për të djathtën, mendoj se ata nuk janë gati, nuk janë gati si strukturë, nuk janë gati për përfaqësim dhe mendoj se për momentin, Shqipërisë i duhet të vazhdojë me këto të meta, me këto lloj problemesh, të cilat ne po përpiqemi të mos i përsërisim dy herë. Edhe me këta njerëz që po shkojnë te dyert e drejtësisë, ne jemi më të vërtetë se sa kundërshtarët tanë.