Ditën e sotme, në Korçë është kryer ceremonia mortore për 36-vjeçaren Marjola Nakoleci, e cila u vra me thikë nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci, disa ditë më parë në Volos.
Familjarët ndodhen në një gjendje të rëndë shoku dhe kanë refuzuar të kontaktojnë me median për shkak të situatës së rënduar emocionale. Vajza e madhe e viktimës ka mohuar kategorikisht babain e saj dhe ka deklaruar se do të kërkojë hakmarrje për vdekjen e nënës.
Motrat e Marjolës, në rrëfime jashtë kamerave, kanë hedhur akuza të rënda ndaj Pandeli Nakolecit, duke treguar se dhuna në familje ishte e vazhdueshme për shkak të xhelozisë dhe dyshimeve për tradhëti. Sipas tyre, viktima kishte shpëtuar nga një përpjekje për vetëvrasje të kryer nga bashkëshorti vetëm tre javë më parë.
Të afërmit pretendojnë gjithashtu se ai ushtronte marrëdhënie seksuale pa dëshirën e Marjolës, me qëllim të pengonte ndarjen dhe për të ndikuar tek shtatzënia e saj; vetëm një muaj më parë, ajo kishte vendosur një mjet kontraceptiv pas konsultimeve me gjinekologun.
Tag: pandeli
-

U masak*ua nga bashkëshorti, Marjola Nakoleci përcillet për në banesën e fundit
-

Vrau gruan, gjykata lë në burg Pandeli Nakolecin
Mediat greke raportojnë se 40-vjeçari pranoi krimin dhe tha se do të mbante përgjegjësi të plotë për atë që ka bërë, por shtoi se qëllimi i tij nuk ishte vrasja.
“Jam i shokuar dhe i shkatërruar mendërisht, i dëshpëruar dhe në burg mendoja të lëndoja veten. Unë nuk kish aq qëllim ta vrisja, gjithçka ndodhi në shpërthim të atij momenti.”
Jashtë derës së gjykatës avokatja e familjes së 36-vjeçares kërkoi që autoritetet të japin dënim të ashpër në mënyrë që të jetë shembull se shoqëria nuk pranon sjellje të tilla të dhunshme.
Vrasja në familjen shqiptare u regjistrua mëngjesin e të shtunës në apartamentin ku ata jetonin dhe dëshmitarë të ngjarjes ishin fëmijët e çiftit. -

FOTO/ Përcillet sot në banesën e fundit Marjola Nakoleci, ndërsa 40-vjeçari del në Gjykatë! Çfarë do ndodhë me kujdestarinë e fëmijëve?
KORÇË- Trupi i pajetë i Marjola Nakoleci ka mbërritur në Korçë pasditen e së hënës, ndërsa sotpritet të kryhet ceremonia mortore mes familjarëve dhe të afërmve. Miq, familjarë dhe të afërm të viktimës janë duke i dhënë lamtumirën e fundit 36-vjeçares, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci, ditën e premte (22 gusht), në Volos të Greqisë. Në orën 11:00 të ditës së sotme pritet përcjellja për në banesën e fundit për nënën e katër fëmijëve.
Prezent janë familjarët e saj, përfshi edhe fëmijët e viktimës, 3 prej të cilëve janë të mitur. Miqtë dhe familjarët janë në gjendje të rëndë shoku dhe refuzojnë kategorikisht të flasin për mediat. Vajza e madhe 18-vjeçare e Marjolës është shprehur se e ka mohuar kategorikisht babain e saj ndërsa ka vijuar se do të marrë hak për gjakun e nënës.
Paralelisht, mëngjesin e kësaj të marte, pak para orës 10:00, 40-vjeçari Pandeli Nakoleci, mbërriti në Zyrën e Oficerit Hetues me kokën ulur. Ai mbante veshur një jelek antiplumb, ndërsa nuk iu përgjigj asnjë pyetjeje të gazetarëve.Pandeli nakoleci gjatë mbërritjes në Gjykatë
Në të njëjtën kohë, çështja e kujdestarisë së fëmijëve të çiftit mbetet në pikëpyetje. Tre prej tyre janë të mitur, të moshës 6, 13 dhe 16 vjeç, ndërsa ka edhe një vajzë 18-vjeçare që sapo ka mbushur moshën madhore. Me urdhër të Prokurorisë së Volosit, të hënën (25/8) filloi një hetim urgjent social nga Shërbimi Social i Bashkisë. Punonjësit Socialë dhe Psikologët kanë filluar kontaktet me të afërmit nga të dyja palët, me qëllim që të shqyrtojnë se cili do të ishte mjedisi më i mirë për fëmijët.
Sipas informacioneve, dy motrat e 36-vjeçares, njëra në Skiathos dhe tjetra në Itali, kanë shprehur interes, ashtu si edhe gjyshi i saj nga babai, i cili jeton në Shqipëri. Qëllimi i fëmijëve është të qëndrojnë në Greqi dhe skenari më i mundshëm që po merret në konsideratë është caktimi i kujdestarisë tezes nga Skiathos, me mbështetje financiare nga tezja që ndodhet në Itali, sipas ERT. Të gjitha procedurat do të përfundojnë pasi fëmijët të kthehen nga Shqipëria, ndërsa vendimin përfundimtar do ta marrë Prokuroria.Ndërkohë, motrat e viktimës vetëm pak ditë pas ngjarjes tragjike zbuluan se 36-vjeçarja dhunohej sistematikisht nga bashkërshorti i saj, pasi ky i fundit, dyshonte për tradhti. Sipas asaj që raportuan mediat greke mbi dëshmitë e tyre, 40 vjeçari e kishte përdhunuar për ta lënë shtatzënë, një mënyrë kjo për ta pasur nën kontroll.
Nga ana tjetër, Pandeli Nakoleci ka pranuar krimin, por duke dhënë dëshmi kontradiktore. Fillimisht ai nuk shprehu pendesë duke shtuar se gruaja e tradhtonte, ndëra më pas ka thënë se nuk donte dhe i doli situata nga kontrolli. Ai u arrestua një ditë pas krimit të rëndë, vetëm 200 metra larg banesës ku ndodhi krimi i rëndë. Gjatë arrestimit ai iu drejtua oficerëve të policisë duke thënë: “Ia bëra mirë, e meritonte, nuk pendohem për asgjë, më tradhtonte”.
Ngjarja ndodhi në banesën ku jetonte familja, në prani të katër fëmijëve të çiftit. 36-vjeçarja vrapoi për t’u arratisur duke u larguar nga apartamenti në katin e parë në rrugën Konstanta, ku jeton familja. Ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri. Pastaj, gruaja ra mbi xham dhe autori, duke e parë të mbuluar me gjak në dysheme, iku me vrap./ZËRI4851ea38 40xronos gunaikoktonia volos 120 696×392 1
kooooooooopng
cere
-

FOTO/ U masakrua nga bashkëshorti, përcillet sot në banesën e fundit Marjola Nakoleci! Gjykata mban sot masën për Nakolecin
KORÇË- Trupi i pajetë i Marjola Nakoleci ka mbërritur në Korçë pasditen e së hënës, ndërsa sotpritet të kryhet ceremonia mortore mes familjarëve dhe të afërmve. Miq, familjarë dhe të afërm të viktimës janë duke i dhënë lamtumirën e fundit 36-vjeçares, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci, ditën e premte (22 gusht), në Volos të Greqisë. Në orën 11:00 të ditës së sotme pritet përcjellja për në banesën e fundit për nënën e katër fëmijëve.
Prezent janë familjarët e saj, përfshi edhe fëmijët e viktimës, 3 prej të cilëve janë të mitur. Miqtë dhe familjarët janë në gjendje të rëndë shoku dhe refuzojnë kategorikisht të flasin për mediat. Vajza e madhe 18-vjeçare e Marjolës është shprehur se e ka mohuar kategorikisht babain e saj ndërsa ka vijuar se do të marrë hak për gjakun e nënës.
Paralelisht, mëngjesin e kësaj të marte, pak para orës 10:00, 40-vjeçari Pandeli Nakoleci, mbërriti në Zyrën e Oficerit Hetues me kokën ulur. Ai mbante veshur një jelek antiplumb, ndërsa nuk iu përgjigj asnjë pyetjeje të gazetarëve.Pandeli Nakoleci gjatë mbërritjes në Gjykatë
Ndërkohë, motrat e viktimës vetëm pak ditë pas ngjarjes tragjike zbuluan se 36-vjeçarja dhunohej sistematikisht nga bashkërshorti i saj, pasi ky i fundit, dyshonte për tradhti. Sipas asaj që raportuan mediat greke mbi dëshmitë e tyre, 40 vjeçari e kishte përdhunuar për ta lënë shtatzënë, një mënyrë kjo për ta pasur nën kontroll.
Nga ana tjetër, Pandeli Nakoleci ka pranuar krimin, por duke dhënë dëshmi kontradiktore. Fillimisht ai nuk shprehu pendesë duke shtuar se gruaja e tradhtonte, ndëra më pas ka thënë se nuk donte dhe i doli situata nga kontrolli. Ai u arrestua një ditë pas krimit të rëndë, vetëm 200 metra larg banesës ku ndodhi krimi i rëndë. Gjatë arrestimit ai iu drejtua oficerëve të policisë duke thënë: “Ia bëra mirë, e meritonte, nuk pendohem për asgjë, më tradhtonte”.
Ngjarja ndodhi në banesën ku jetonte familja, në prani të katër fëmijëve të çiftit. 36-vjeçarja vrapoi për t’u arratisur duke u larguar nga apartamenti në katin e parë në rrugën Konstanta, ku jeton familja. Ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri. Pastaj, gruaja ra mbi xham dhe autori, duke e parë të mbuluar me gjak në dysheme, iku me vrap./ZËRI4851ea38 40xronos gunaikoktonia volos 120 696×392 1
kooooooooopng
cere
-

Vrau gruan për tradhti! Djali i doli para të atit, 36-vjeçarja vdiq në krahët e vajzës, Nakoleci: Fëmija s’ ishte i imi
Marjola dhe Pandeli Nakoleci
GREQI-Detaje tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në familjen shqiptare në Greqi, ku Pandeli Nakoleci masakroi me thikë për vdekje gruan e tij, Marjola Nakoleci. 40-vjeçari ka ndryshuar dëshminë në lidhje me vrasjen. Ndryshe nga sa deklaroi në dëshminë e parë në polici që gruaja meritonte të vdiste se sipas tij e kishte tradhtuar, ai është shprehur se vetëm dëshironte ta trembte. Po ashtu, Nakoleci pretendon se humbi mendjen dhe se gruaja i kishte konfirmuar për tradhtinë. Sipas tij, një person i tretë kishte hyrë mes tyre dhe është fajtori që i shkatërroi familjen.
“E doja shumë gruan time, nuk kisha planifikuar ta vrisja apo ta dëmtoja, doja vetëm ta trembja me çfarë kisha në dorë. U çmenda, humba mendjen kur ajo më tha se fëmija që kishte humbur nuk kishte qenë i imi dhe se do më tregonte foto dhe video me partnerin e saj të ri. Dyshimet e mia u konfirmuan. Që nga Pashka, filloi e keqja. Një person i tretë na shkatërroi familjen. Ndjej keqardhje, mendoj për fëmijët e mi, çfarë do të bëhet me ta, do doja ta ktheja kohën pas, të lëndoja veten time. Punova shumë për familjen time kisha besim të plotë te ajo. Por në Facebook e TikTok komunikonte me një person tjetër, sjellja e saj ndryshoi plotësisht. U përpoqa shumë herë ta shpëtoja martesën time. Kishim vetëm zënka verbale, nuk ngrita kurrë dorë ndaj saj. I dua shumë fëmijët e mi dhe u kërkoj falje”,-tha Pandeli Nakoleci në emisionin televiziv.
Çfarë ndodhi më 22 gusht?
Fillimisht çifti u përfshi në një konflikt të rëndë atë mëngjes, gjë kjo e dëshmuar dhe nga fëmijët e tyre të mitur. Pas këtij konflikti, në gjaknxehtësi e sipër, ka goditur me një mjet prerës bashkëshorten e tij. Ky mjet, përdoret për pjekje dhe imiton përdorimin e thikës.
36-vjeçarja, me aq fuqi sa i kishin mbetur, ka nxituar për të dalë nga shtëpia, duke arritur kështu deri tek hyrja kryesore e pallatit ku ata jetonin. Ka qenë djali i tyre 13-vjeçar, i cili iu hodh në qafë të atit nga pas, në përpjekje për të ndaluar më tej krimin, raporton media greke taxydromos.gr. E pranishme dhe vajza tjetër e çiftit, 16 vjeçe, ajo shkoi pranë së ëmës, e cila dha frymën e fundit në prehrin e së bijës.
Pandeli Nakoleci u kap në rrugën Pagason, në qendër të qytetit, vetëm 200 metra larg banesës ku ndodhi krimi i rëndë. Sipas burimeve nga policia, autori ishte fshehur në një truall toke aty pranë. Mediat greke raportojnë se gjatë arrestimit 40-vjeçari mbante veshur rroba që i gjeti në një kosh plehrash, ndërsa nuk kishte telefon apo ndonjë objekt tjetër me vete./ZËRI -

“Ai e përdhunoi, e la shtatzënë që të mos divorcoheshin”/ Vrasja makabre në Volos, motra e 36-vjeçares rrëfen detaje tronditëse
Pandeli Nakoleci dhe Marjola Nakoleci (viktima)
GREQI- Motra e 36-vjeçares, Marjola Nakoleci, që u vra nga bashkëshorti i saj 40-vjeçar në Volos, ka zbuluar detaje tronditëse. Ajo foli për abuzimin që Marjola përjetoi në martesën e saj, dhunë fizike dhe seksuale. Sipas dëshmisë, 40 vjeçari e kishte përdhunuar për ta lënë shtatzënë, një mënyrë kjo për ta pasur nën kontroll.
“Ajo shkonte dhe bënte aborte shpesh”, tha ajo, duke theksuar se 40-vjeçari e kërcënoi se “nëse divorcohej prej tij, ai do të bënte më keq”.
Sipas saj, çifti u takua në moshë të re. Megjithatë, sjellja e burrit ndryshoi në mënyrë dramatike kur ata patën fëmijë. “Kur ai pati fëmijë, ai ndryshoi. Ai u bë abuziv, e rrihte”, tha motra e 36-vjeçares, duke folur për mediat greke.
Motra e viktimës zbuloi se familja e dinte për abuzimin, por nuk paraqiti ankesa tek autoritetet: “Për shumë vite nuk folëm dhe është faji ynë. Sepse i thoja motrës sime të divorcohej, por ajo kishte frikë. Bëra gjithçka që munda për ta ndihmuar, me para, por ajo nuk mundi të përballonte”, tha ajo.
“Ai u thoshte fëmijëve ‘qëndroni larg, mbylleni gojën’ dhe e rrihte para tyre”, shtoi motra e 36-vjeçares.
Ndërkohë, Pandeli Nakoleci ka dhënë dëshmi kontradiktore. Ai vazhdon ta fajësojë gruan për veprimet e tij, duke pretenduar se “ajo është fajtore sepse e provokoi”. Ndërsa duke folur me vajzën e tij të madhe, 40-vjeçari shqiptar u përpoq të justifikonte veten. Megjithatë, ndërsa nga njëra anë pretendonte se nuk donte ta vriste gruan e tij, nga ana tjetër, edhe pas arrestimit të tij ai vazhdoi ta pyeste vajzën e tij nëse nëna e saj po e tradhtonte. Diçka që tregon obsesionin që ai kishte me gruan fatkeqe. “E di çfarë bëra, e di gabimin tim, u ngatërrova dhe bëra atë që bëra. Nuk doja ta bëja. A e dije nëse nëna jote po më tradhtonte?” i tha ai karakteristikisht vajzës së tij.
Pandeli Nakoleci u paraqit ditën e djeshme në gjykatë, i rrethuar nga policia dhe me kokën ulur para gazetarëve duke refuzuar të fliste. Ai u arrestua një ditë pas krimit të rëndë, vetëm 200 metra larg banesës ku ndodhi krimi i rëndë. Gjatë arrestimit ai iu drejtua oficerëve të policisë duke thënë: “Ia bëra mirë, e meritonte, nuk pendohem për asgjë, më tradhtonte”.Ngjarja ndodhi në banesën ku jetonte familja, në prani të katër fëmijëve të çiftit. 36-vjeçarja vrapoi për t’u arratisur duke u larguar nga apartamenti në katin e parë në rrugën Konstanta, ku jeton familja. Ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri. Pastaj, gruaja ra mbi xham dhe autori, duke e parë të mbuluar me gjak në dysheme, iku me vrap./ZËRI
-

“Pse e bëre”/ Gjykata lë në burg shqiptarin, i jep afat deri të martën të kërkojë falje për krimin
Pandeli Nakoleci, 40 vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten e tij në Volos të Greqisë u paraqit këtë të dielë në Prokurori.
Autori i krimit makabër nuk zgjodhi ti përgjigjej pyetjes “Pse e bëre ?” të gazetarëve duke ruajtur kështu heshtjen. Mediat greke raportuan se 40 vjeçari nuk kishte treguar shenja pendese per krimin e kryer sipas dëshmive të tij të para përballë hetuesve, ndersa kishte pretenduar se motiv I krimit kishte qene tradhetia nga 36 vjeçarja.
Pandeli Nakoleci u arrestua të shtunën, 24 orë pasi kreu krimin e rëndë në një parking në qendër të Volosit, rreth 200 metra larg shtëpisë ku jetonte me bashkëshorten dhe fëmijet e tyre.
40-vjeçari Pandeli Nakoleci i cili vrau në mënyrë macabre bashkeshorten e tij në sytë e fëmijëve të tyre të mitur njihej si perdorues i lendeve Narkotike dhe familjare te tij kane treguar per ABC News se ai kishte pasur probleme te shendetit mendor. Çifti kishte pasur shumë debate kohët e fundit, ndërsa autori 40-vjeçar qershorin e kaluar me urdhër të prokurorit, u dërgua në një klinikë për ekzaminim psikiatrik, pasi tentoi vetëvrasje.
“Ajo më tradhtonte nuk pendohem për asgjë”/ Zbardhet dëshmia plotë e shqiptarit që vrau gruan e tij në AthinëPandeli Koleci ishte arrestuar dy herë më parë për posedim droge në vitin 2019, ndërsa në vitin 2018 ai u dënua me një vit burg për dëshmi të rreme. Në vitin 2020 ai u dënua me 4 vjet burg për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe trafik droge. Më herët, në vitin 2013, ai u arrestua për falsifikim dhe hyrje të paligjshme në shtetin fqinj. -

I vrau nënën para syve, Pandeli Nakoleci përballet me të bijën në gjykatë
Pandeli Nakoleci, 40 vjeç, i cili vrau në Greqi bashkëshorten e tij 36-vjeçare para syve të fëmijëve të mitur, ka dalë sot para Prokurorit.
Në mbërritjen në Prokurori, ai refuzoi të përgjigjej pyetjeve të gazetarëve mbi motivin e krimit apo pendesën e tij, duke qëndruar i heshtur me kokën ulur.
Sipas mediave greke, brenda gjykatës ai është përballur me vajzën 18-vjeçare, e cila i kërkoi shpjegime. Nakoleci është përgjigjur: “U errësova, nuk doja ta bëja.”
Prokuroria e akuzon për vrasje me dashje në kuadër të dhunës në familje, ndërsa marrja në pyetje është caktuar më 26 gusht, ora 10:00. Është urdhëruar gjithashtu një hetim social për fëmijët e mitur, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e të afërmve të viktimës.
Hetuesit po shqyrtojnë edhe faktin se i dyshuari kishte qenë i shtruar në një spital psikiatrik në qershor dhe po verifikojnë rrethanat e lirimit të tij.
Pas krimit, Nakoleci u fsheh për më shumë se 24 orë, derisa policia e gjeti vetëm 200 metra larg banesës së tij, në një vend të braktisur.
Në momentin e arrestimit ai u shpreh: “E vrava sepse më tradhtonte. Mirë ia bëra. Këtë e meritonte. Nuk pendohem për asgjë.”Ai kishte ndërruar rrobat, të cilat dyshohet se i gjeti në kazanë plehrash. Tek ai nuk u gjetën telefoni dhe arma e krimit.
Autoritetet greke thanë se mes çiftit nuk kishte denoncime të mëparshme për dhunë në familje, por 40-vjeçari kishte precedentë penalë.
Autopsia mbi trupin e 36-vjeçares do të kryhet më 25 gusht në Selanik, për të zbardhur detajet e plota të ngjarjes që ka tronditur opinionin publik në Greqi. -

“Jam i hutuar”/ 40-vjeçari që vrau gruan në Greqi del para gjykatës. Çfarë deklaroi kur takoi vajzën 18-vjeçare?
Pandeli Nakoleci
GREQI- Pandeli Nakoleci, 40-vjeçari i cili vrau me thikë bashkëshorten e tij, Marjola Nakoleci, është paraqitur paraditen e sotme para prokurorit të Volos. I rrethuar nga policia dhe me kokën ulur, 40-vjeçari qëndroi i heshtur në momentin e mbërritjes teksa u pyet nga gazetarët: “Pse e bëre”?
Ndërkohë, mësohet se brenda gjyaktës ai takoi vajzën e tij 18-vjeçare, së cilës sipas mediave greke i tha: “Isha i hutuar, nuk doja ta bëja”. Prokurori ngriti një padi penale kundër tij për vrasje me dashje, ndërsa i është dhënë një afat për të kërkuar falje në seancën e radhës të martën në orën 10:00.
Pandeli Nakoleci është arrestuar një ditë pas krimit të rëndë. Ai u kap në rrugën Pagason, në qendër të qytetit, vetëm 200 metra larg banesës ku ndodhi krimi i rëndë. Sipas burimeve nga policia, autori ishte fshehur në një truall toke aty pranë. Mediat greke raportojnë se gjatë arrestimit 40-vjeçari mbante veshur rroba që i gjeti në një kosh plehrash, ndërsa nuk kishte telefon apo ndonjë objekt tjetër me vete. Gjatë arrestimit ai iu drejtua oficerëve të policisë duke thënë: “Ia bëra mirë, e meritonte, nuk pendohem për asgjë, më tradhtonte”.40-vjeçari me disa precedentë penalë për organizatë kriminale dhe drogë, që njihej edhe si ndërtues, së fundmi ishte shtruar në Psikiatri me urdhër të Prokurorisë greke që e kishte ende nën hetim, pasi ishte person që vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë në banesën ku jetonte familja, në prani të katër fëmijëve të çiftit. 36-vjeçarja vrapoi për t’u arratisur duke u larguar nga apartamenti në katin e parë në rrugën Konstanta, ku jeton familja. Ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri. Pastaj, gruaja ra mbi xham dhe autori, duke e parë të mbuluar me gjak në dysheme, iku me vrap./ZËRI -

VD- Vrau gruan dhe nuk pendohet, 40-vjeçari mbërrin në gjykatë! Çfarë deklaroi kur takoi vajzën 18-vjeçare?
Pandeli Nakoleci
GREQI- Pandeli Nakoleci, 40-vjeçari i cili vrau me thikë bashkëshorten e tij, Marjola Nakoleci, është paraqitur paraditen e sotme para prokurorit të Volos. I rrethuar nga policia dhe me kokën ulur, 40-vjeçari qëndroi i heshtur në momentin e mbërritjes teksa u pyet nga gazetarët: “Pse e bëre”?
Ndërkohë, mësohet se brenda gjyaktës ai takoi vajzën e tij 18-vjeçare, së cilës sipas mediave greke i tha: “Isha i hutuar, nuk doja ta bëja”. Prokurori ngriti një padi penale kundër tij për vrasje me dashje, ndërsa i është dhënë një afat për të kërkuar falje në seancën e radhës të martën në orën 10:00.Pandeli Nakoleci është arrestuar një ditë pas krimit të rëndë. Ai u kap në rrugën Pagason, në qendër të qytetit, vetëm 200 metra larg banesës ku ndodhi krimi i rëndë. Sipas burimeve nga policia, autori ishte fshehur në një truall toke aty pranë. Mediat greke raportojnë se gjatë arrestimit 40-vjeçari mbante veshur rroba që i gjeti në një kosh plehrash, ndërsa nuk kishte telefon apo ndonjë objekt tjetër me vete. Gjatë arrestimit ai iu drejtua oficerëve të policisë duke thënë: “Ia bëra mirë, e meritonte, nuk pendohem për asgjë, më tradhtonte”.
40-vjeçari me disa precedentë penalë për organizatë kriminale dhe drogë, që njihej edhe si ndërtues, së fundmi ishte shtruar në Psikiatri me urdhër të Prokurorisë greke që e kishte ende nën hetim, pasi ishte person që vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë në banesën ku jetonte familja, në prani të katër fëmijëve të çiftit. 36-vjeçarja vrapoi për t’u arratisur duke u larguar nga apartamenti në katin e parë në rrugën Konstanta, ku jeton familja. Ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri. Pastaj, gruaja ra mbi xham dhe autori, duke e parë të mbuluar me gjak në dysheme, iku me vrap./ZËRI