Tag: panairi

  • Panairi ndërkombëtar në Dubai, Kryeministri: Shqipëria ngjall interes me projektet spektakolare (VIDEO)

    Panairi ndërkombëtar në Dubai, Kryeministri: Shqipëria ngjall interes me projektet spektakolare (VIDEO)

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga panairi ndërkombëtar në Dubai, ku merr pjesë edhe Shqipëria me një pavion të veçantë.
    “Dhe me Pavionin e veçantë të Shqipërisë në Future Hospitality Summit, Dubai, ku u ekspozuan duke ngjallur shumë kërshëri e interes projektet spektakolare të Tiranës e të zonave të tjera turistike të vendit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale.

    Në panair janë prezantuar projektet më të reja të zhvillimit turistik në vend, që synojnë të tërheqin investitorë nderkombetar drejt Shqipërisë.

  • Vizonarët e së Ardhmes së Qëndrueshme në Panairin e Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër

    Vizonarët e së Ardhmes së Qëndrueshme në Panairin e Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër

    Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër 202529–30 Tetor, Pallati i Kongreseve, TiranëTiranë, tetor 2025 — Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër rikthehet për të katërtin vit radhazi në Pallatin e Kongreseve, si eventi më i rëndësishëm në vend dedikuar sektorëve të energjisë dhe ndërtimit. Edicioni i këtij viti vjen nën kryefjalën “Eficienca energjetike”, një nga prioritetet kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri.Në zemër të këtij edicioni qëndron vizioni drejt Smart. Green. Sustainable. një qasje që bashkon teknologjinë, ndërtimin e përgjegjshëm dhe inovacionin e gjelbër për të ndërtuar qytete inteligjente, më të pastra dhe më të qëndrueshme. Ky është mesazhi që përçon Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër 2025: transformimi i sotëm është garancia për një të ardhme të qëndrueshme.Gjatë datave 29 dhe 30 tetor, rreth 80 kompani nga Shqipëria, rajoni dhe Evropa do të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre më inovative përpara një audience të gjerë profesionistësh, investitorësh, përfaqësuesish institucionalë dhe publikut të interesuar për teknologjitë e reja të cilat rrisin komfortin dhe kursejnë më shumë.Ekspozuesit e këtij viti përfaqësojnë një gamë të gjerë sektorësh dhe ekspertizash, duke përfshirë:Zgjidhje për energjinë e rinovueshme dhe të pastër, që nxisin investime të reja në panele diellore edhe eficiencë energjetike.Praktika të ndërtimit të gjelbër dhe materiale të avancuara ndërtimi, që përmirësojnë qëndrueshmërinë, performancën energjetike dhe reduktojnë ndikimin mjedisor.Teknologji për automatizim, elektrifikim dhe infrastrukturë inteligjente, që po formësojnë të ardhmen e ndërtesave, industrive dhe qyteteve të digjitalizuara.Iniciativa për mobilitetin dhe infrastrukturën inteligjente, që mbështesin transformimin urban të qëndrueshëm dhe efikasitetin në transport.Panairi sjell së bashku kompani nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Polonia, Çekia, Gjermania, si edhe marka ndërkombëtare në fushat e mobilitetit, HVAC, fotovoltaikëve, riciklimit, energjisë hidro dhe hidrogjenit, duke lidhur rajonin me rrjetin më të gjerë evropian të industrive të qëndrueshme dhe investimeve të gjelbra.Aktivitetet gjatë dy ditëve të panairitDita e parë (29 tetor) hapet në orën 10:00 me ceremoninë zyrtare të hapjes, e ndjekur nga Forumi i Investimeve në Pasuritë e Paluajtshme, ku dy panele diskutimi do të sjellin ekspertë dhe aktorë kryesorë të tregut të ndërtimit dhe investimeve.Me tej, partnerët mbështetës të panairit do të zhvillojnë aktivitete prezantimi dhe sesione informimi mbi produktet dhe shërbimet me inovatore në fushat e mësipërme.Dita e dytë (30 tetor) do të fokusohet në Forumin për Eficiencën e Energjisë dhe Inovacionin, me dy panele që trajtojnë temat më aktuale, mbi teknologjitë dhe praktikat që mund të bëjnë ndërtesat tona më cilësore, më kursimtare, më miqësore me mjedisin.Panairi i Hapur për PublikunPanairi do të jetë i hapur për publikun e gjerë gjatë të dy ditëve. Pjesëmarrja është falas dhe kërkon vetëm një regjistrim të thjeshtë në hyrje ose në këtë LINK.Vendndodhja: Pallati i Kongreseve, TiranëDatat: 29–30 Tetor 2025Orari: 09:00 – 19:30Organizuar nga Iceberg Exhibitions, Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër mbetet një platformë kyçe për promovimin e inovacionit, partneriteteve dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri dhe rajon. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Robotët marrin vëmendjen qendrore në Panairin e Kantonit

    Robotët marrin vëmendjen qendrore në Panairin e Kantonit

    Panairi i Importit dhe Eksportit të Kinës, u hap të mërkurën e kaluar në qytetin Guangzhou të Kinës jugore, duke tërhequr një rekord prej më shumë se 32,000 ekspozuesish, njofton Xinhua.
    Është hera e dytë që panairi ka paraqitur një zonë të robotëve të shërbimit, e cila këtë vit ka bashkuar 46 kompani kryesore të robotëve të shërbimit për të shfaqur produkte të teknologjisë së fundit.
    Një raport i publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Robotikës, një organizatë jofitimprurëse me seli në Frankfurt, tregon se Kina kishte mbi 2 milionë robotë industrialë në funksion deri në fund të vitit 2024, duke u renditur e para në nivel global. Robotët kinezë, vëren raporti, po demonstrojnë perspektiva të gjera aplikimi në fusha të tilla si automobilat, elektronika, makineritë metalike, shërbimet shtëpiake, mjekësia dhe arsimi, duke kaluar gradualisht nga laboratorët në linjat e prodhimit të fabrikave, dhe më pas në shtëpitë e njerëzve në vende të ndryshme të botës.
    Sipas të dhënave të publikuara në Konferencën Botërore të Robotëve (WRC) në Pekin, industria e robotikës e Kinës gjeneroi gati 240 miliardë juanë (rreth 33.4 miliardë dollarë amerikanë) të ardhura në vitin 2024. Në gjysmën e parë të vitit 2025, prodhimi i robotëve industrialë në vend arriti në 370,000 njësi. Industria kineze e robotikës po sheh qartë një rritje të fuqishme si në të ardhura ashtu edhe në aplikim.

  • Panairi i Kantonit fillon me numër rekord ekspozuesish dhe blerësish

    Panairi i Kantonit fillon me numër rekord ekspozuesish dhe blerësish

    Edicioni i 138-të i Panairit të Importit dhe Eksportit të Kinës, i njohur edhe si Panairi i Kantonit, filloi të mërkurën në Guangzhou, kryeqendra e provincës Guangdong, me numrin e ekspozuesve që tejkaloi 32.000, një rekord i lartë, shkruan “Xinhua”.
    I planifikuar të zhvillohet deri më 4 nëntor, ky edicion i panairit ka tërhequr gjithashtu një numër rekord blerësish.
    Deri të hënën, mbi 240.000 blerës nga 218 tregje eksporti ishin regjistruar paraprakisht, duke reflektuar një rritje prej 10% krahasuar me edicionin e mëparshëm.Midis tyre, numri i blerësve nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe vendet pjesëmarrëse në nismën “Një brez, një rrugë” është rritur ndjeshëm.
    Ndërkohë, më shumë se 400 kompani kryesore blerëse do të marrin pjesë në panair.
    Sipas sondazheve të kryera përpara panairit, mbi 1 milion produkte të reja të zhvilluara vitin e kaluar do të ekspozohen në këtë edicion të panairit, ndërsa do të debutojnë rreth 800.000 produkte.
    Ky edicion i Panairit të Kantonit do të paraqesë për herë të parë një zonë mjekësore inteligjente, e cila ka tërhequr 47 kompani që shfaqin produkte të tilla si robotë kirurgjikalë, sisteme inteligjente monitorimi dhe pajisje të veshshme.Po ashtu, do të ketë një zonë robotësh shërbimi, me pjesëmarrjen e 46 lojtarë kryesorë të industrisë për të shfaqur robotët e tyre humanoide, qentë robotikë dhe inovacione të tjera.
    I themeluar në vitin 1957, Panairi i Kantonit mbahet dy herë në vit. Ai është më jetëgjati nga disa ngjarje gjithëpërfshirëse ndërkombëtare tregtare në Kinë dhe është cilësuar si barometri i tregtisë së jashtme të Kinës.

  • Panairi i 14-të Ndërkombëtar i Patentave hapet në Dalian

    Panairi i 14-të Ndërkombëtar i Patentave hapet në Dalian

    Panairi i 14-të Ndërkombëtar i Patentave të Kinës u hap të hënën në Dalian, provinca Liaoning, duke tërhequr 317 ekspozues nga 14 vende dhe rajone, përfshirë Kinën, Shtetet e Bashkuara, Japoninë dhe Korenë e Jugut.
    I organizuar nga Administrata Kombëtare e Pronësisë Intelektuale e Kinës, eventi treditor promovoi transformimin dhe shfrytëzimin e patentave për të fuqizuar zhvillimin inovativ, shkruan “China Daily”.Panairi njihet si një nga ngjarjet profesionale më prestigjioze dhe të specializuara në sektorin e Pronësisë Intelektuale të Kinës.
    Që nga fillimi i tij në vitin 2002, panairi është bërë një tubim i madh për shfaqjen e arritjeve të inovacionit vendas dhe ndërkombëtar, si dhe për lehtësimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.

  • Panairi i librit në Bookland, botimet e reja dhe autorët më të mirë i gjeni në galerinë ETC

    Panairi i librit në Bookland, botimet e reja dhe autorët më të mirë i gjeni në galerinë ETC

    Panairi i librit ka mbërritur në Bookland, duke e kthyer librarinë ne një stacion të domosdoshëm për dashamirët e leximit.
    Mes botimeve te reja, ofertave dhe atmosferës së ngrohtë letrare, këtu lexuesi gjen gjithçka.
    Që prej hapjes së saj në vitin 2020, “Bookland” ka arritur të krijojë një komunitet të gjerë lexuesish besnikë. Me një gamë të pasur librash, nga letërsia artistike, te librat motivues, filozofikë dhe ato për fëmijë, ky oaz libri është bërë një ndër destinacionet më të vizituara. Edhe këtë vit, synimi është i qartë, ta afrojë sa më shumë publikun me librin dhe të kthejë leximin në një përvojë të përditshme.

    “Çdo vit ne jemi prezent më uljet tona dhe vjeshta tanimë është kthyer në periudhën më të bukur të vitit duke ofruar ulje që nga botimet më të hershme, por dhe ato që janë risi dhe botime të reja. Jemi përpjekur të sjellim sa më shumë tituj duke filluar që te librat për të vegjlit dhe deri te më të rriturit”, tha Enkelejda Koleci, menaxhere e “Bookland”.
    Përfaqësues të “Bookland” vlerësojnë faktin që nga muaji në muaj interesi për librin është në rritje, veçanërisht nga të rinjtë. Ky panair nuk është vetëm një mundësi për të blerë libra më lirë, por edhe një kujtesë e bukur se leximi mbetet një udhëtim që ia vlen të ndërmerret, çdo ditë.
    “Në fakt brezi i tretë është gjithmonë prezent, dhe ndjehemi shumë mirë kur i kemi, sepse është kënaqësi shumë e madhe që pavarësisht moshës vazhdojnë dhe kanë dëshirën e mirë për ti qëndruar sa më pranë librit. sigurisht që praninë më të madhe e kemi me adoleshentë dhe brezin e ri, por nuk mund të bëjmë një ndarje strikte që të themi vetëm kjo kategori. kjo është një mundësi shumë e mirë jo vetëm për uljet dhe të bërë pjesë të bibliotekave të tyre titujt e rinj”, tha Koleci.
    Për të gjithë ata që duan të përfitojnë nga ofertat e panairit, “Bookland” do të qëndrojë i hapur deri më 13 tetor në Galerinë “ETC”, në katin e dytë, ndërsa për ata që nuk mund të jenë fizikisht të pranishëm, librat mund të porositen edhe online në bookland.al.

  • Panairi i Librit në edicionin e 28-të në nëntor, shpallet juria për përzgjedhjen e veprave më të mira

    Panairi i Librit në edicionin e 28-të në nëntor, shpallet juria për përzgjedhjen e veprave më të mira

     Nga Julia Vrapi
    Promovime librash të rinj, botime të ndryshme, autorë të ftuar priten në ditët e Panarit të Librit, që këtë vit do të shënojë edicionin e tij të 28-të. Panairi do të zhvillohet në muajin nëntor në datat 12-16 dhe është shpallur dhe juria për përzgjedhjen e veprave më të mira. Juria ka nisur punën për veprat e botuara, por në përbërje të saj janë përkthyes, studiues, etj. Si çdo vit Panairi i Librit në Tiranë organizohet nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë. SHBSH shprehet se në Pallatin e Kongreseve në Tiranë do të zhvillohet Panairi i Librit, një festë që e presin të gjithë. “Midis shumë ngjarjeve letrare të këtij panairi, është edhe përzgjedhja e veprave më të mira për vitin 2025, për çmimet e panairit. Botuesit kanë filluar të dërgojnë librat që mendojnë se meritojnë të hyjnë në këtë garë. Por ka ende kohë deri në afatin e dorëzimit. Ndërkaq është krijuar dhe ka filluar nga puna juria e çmimeve për këtë edicion, që përbëhet nga profesionistë të njohur në fushën e letrave”, thuhet nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, që ka bërë me dije dhe emrat e jurisë. Në Panairin e Librit në Tiranë juria e edicionin të 28-të përbëhet nga Elsa Skënderi Rakipllari studiuese, pedagoge e letërsisë UT kryetare e jurisë, Beti Njuma- gazetare, përkthyese; Maniela Sota -përkthyese; Teuta Dhima – bibliotekare, publiciste dhe Zija Vukaj përkthyes, studiues i letërsisë. Si çdo vit Panairi i Librit në Tiranë organizohet nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, që është e themeluar në vitin 1992 me seli në Tiranë dhe zhvillon aktivitetin e saj në të gjitha qytetet e vendit, por edhe jashtë saj.
    Panairi i Librit
    Panairi i Librit në Tiranë është dhe ngjarja më të rëndësishme për librin. Panairi i përvitshëm i librit mbledh bashkë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, shkrimtarë, poetë, përkthyes dhe lexues, ku njihen me botimet e reja. Një vit më parë në Panairin e 27-të të Librit “Tirana 2024” pjesëmarrës ekspozues ishin rreth 90 botues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi; pavijone ekspozuesish rreth 90; ekspozues nga jashtë kufijve të Shqipërisë rreth 25; shkrimtarë, krijues, përkthyes, etj, pjesëmarrës rreth 100 persona; promovime librash të rinj rreth 60. Përgjatë ditëve të tij priten aktivitete të ndryshme, ku mes aktiviteteve që po zhvillohet  është edhe “Sofaja e librit”, një format letrar që siç bënte me dije më parë Shoqata e Botuesve Shqiptarë bën pjesë tashmë në Panairin e Librit që prej vitit 2021.   Përgjatë ditëve të panairit disa përkthyes folën e diskutuan konkretisht për punën e tyre në përkthimin e veprave të veçanta. Panairi i 27-të i Librit “Tirana 2024” nisi më 13 nëntor dhe vijojë deri më datë 17 nëntor, ku pjesë e tij janë dhe çmimet që u ndanë për librat e autorët. Motoja e panairit në 2024 ishte: Të lexosh do të thotë: Të jetosh, të zbulosh, të rritesh. Panairi i parë i librit në Tiranë ishte panairi “Tirana 1998”, i organizuar në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë nga 16 deri 20 dhjetor 1998.

  • Nis Panairi i Gjashtë i Librit në Tuz

    Nis Panairi i Gjashtë i Librit në Tuz

    Panairi i 6-të i Librit në Tuz, do të mbahet nga sot e deri më 12 Shtator 2025 në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu’’.

    Programi përfshin lexime për të rritur dhe fëmijë, biseda me autorë, promovime librash dhe diskutime kulturore.

    Ky aktivitet përfaqëson një ngjarje të rëndësishme kulturore, që mbledh së bashku dashamirët e librit, autorë e botues nga vendi dhe rajoni, duke krijuar një hapësirë të veçantë për promovimin e kulturës dhe dijes.

  • Panairi i Artizanit në Gjirokastër, punime dhe atmosferë mesjetare në Pazarin e Vjetër

    Panairi i Artizanit në Gjirokastër, punime dhe atmosferë mesjetare në Pazarin e Vjetër

    Panairi i Artizanatit në Gjirokastër është kthyer në një traditë të bukur të qytetit të gurtë.

    Për tri ditë me radhë, dhjetëra artizanë nga zona të ndryshme të vendit kanë ekspozuar punimet e tyre në Panairin e Artizanatit, duke rikthyer atmosferën mesjetare të pazarit si qendër prodhimi, zejesh dhe shkëmbimesh.

    Punimet e ekspozuara përfshijnë teknika autentike shekullore, një pjesë e të cilave janë pjesë e trashëgimisë jomateriale që sot konsiderohet e rrezikuar. Në stendat e vendosura përgjatë rrugicave të gurta gjenden endje në vegjë, punime në gur dhe dru, vegla muzikore tradicionale, por edhe produktet e zaireve të dimrit, një traditë e hershme ku familjet lokale përgatisnin reçelra, turshi, gliko dhe produkte të tjera tradite për muajt e dimrit.

    Panairi është shoqëruar edhe me rritje të dukshme të vizitueshmërisë. Operatorët turistikë raportojnë se kapacitetet e akomodimit në qytet janë të rezervuara mbi 70% përgjatë ditëve të fillimit të shtatorit.

    Mbrëmjet në Gjirokastër janë mbushur me polifoni, veshje tradicionale dhe muzikë popullore, këngëtarë të njohur të muzikës moderne dhe DJ përgjatë natës duke krijuar një atmosferë ideale për qindra të rinj.

    Gjirokastra po krijon një profil më të qartë turistik, ku trashëgimia dhe artizanati po bëhen pjesë përbërëse e ofertës turistike.

    Nga produktet tradicionale, muzika polifonike tek zejet e hershme, qyteti po e ndërton fizionominë e tij si një destinacion kulturor, ku turizmi lidhet drejtpërdrejt me ruajtjen dhe promovimin e traditës./atsh/KultPlus.com

  • Rikthehet Panairi i Artizanit në Gjirokastër, mjeshtërit e punimeve rikthejnë atmosferën mesjetare të pazarit

    Rikthehet Panairi i Artizanit në Gjirokastër, mjeshtërit e punimeve rikthejnë atmosferën mesjetare të pazarit

    Pazari karakteristik i Gjirokastrës është kthyer këtë fundjavë në një skenë të gjallë të artizanatit shqiptar.

    Për tri ditë me radhë, dhjetëra artizanë nga zona të ndryshme të vendit kanë ekspozuar punimet e tyre në Panairin e Artizanatit, duke rikthyer atmosferën mesjetare të pazarit si qendër prodhimi, zejesh dhe shkëmbimesh.
    Punimet e ekspozuara përfshijnë teknika autentike shekullore, një pjesë e të cilave janë pjesë e trashëgimisë jomateriale që sot konsiderohet e rrezikuar. Në stendat e vendosura përgjatë rrugicave të gurta gjenden endje në vegjë, punime në gur dhe dru, vegla muzikore tradicionale, por edhe produktet e zaireve të dimrit, një traditë e hershme ku familjet lokale përgatisnin reçelra, turshi, gliko dhe produkte të tjera tradite për muajt e dimrit.
    Panairi është shoqëruar edhe me rritje të dukshme të vizitueshmërisë. Operatorët turistikë raportojnë se kapacitetet e akomodimit në qytet janë të rezervuara mbi 70% përgjatë ditëve të fillimit të shtatorit.
    Ndërkohë, mbrëmjet në Gjirokastër janë mbushur me polifoni, veshje tradicionale dhe muzikë popullore, këngëtarë të njohur të muzikës moderne dhe DJ përgjatë natës duke krijuar një atmosferë ideale për qindra të rinj.
    Mimoza, e njohur për prodhimet bio të glikove dhe reçelërave, thotë se panairi është gjithmonë një mundësi për të sjellë diçka të re.
    “Ka shumë vite që në shtator zhvillohen aktivitete dhe ne artizanët dalim gjithnjë me produktet tona. Unë merrem me glikotë dhe reçelërat. Këtë herë kam futur shurupin e manaferrës, shurupin e trëndafilit dhe borzilokun”, u shpreh ajo
    Motrat Koçollari, të cilat punojnë bizhuteri artizanale, theksojnë rritjen e interesit falë zhvillimeve turistike në qytet.
    “Ne prezantohemi me vathë, kristale, perla. Këtë vit kemi sjellë edhe produkte për djem. Vit pas viti interesi është më i lartë, sepse në Gjirokastër ka turizëm dhe përmirësime që ndikojnë edhe tek punimet tona”, thonë motrat.
    Ikonografi Drini Difo e ka nisur punën që në fëmijëri dhe sot ekspozon art bizantin, për të cilin ka kërkesa edhe nga jashtë vendit.
    “Koha sot kërkon eksperienca të reja në artin fetar, por edhe në peizazh ose portret. Studioja ime në Lazarat vizitohet nga vizitorë të ndryshëm dhe kërkesat janë të përjavshme”, u shpreh ikonografi.
    Ndërsa Eli Zhulati nënvizon rëndësinë e përfshirjes së brezit të ri në ruajtjen e traditave.
    “Pjesë e panairit janë edhe qëndistaret e vogla pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve. Ato nuk sjellin produktet e tyre, por mësojnë teknika që mungojnë në shkollat tona. Kjo ka rëndësi për të mbajtur gjallë trashëgiminë”, u shpreh Eni Zhulali.
    Me kalimin e viteve, Gjirokastra po krijon një profil më të qartë turistik, ku trashëgimia dhe artizanati po bëhen pjesë përbërëse e ofertës turistike.
    Nga produktet tradicionale, muzika polifonike tek zejet e hershme, qyteti po e ndërton fizionominë e tij si një destinacion kulturor, ku turizmi lidhet drejtpërdrejt me ruajtjen dhe promovimin e traditës.
     
     

    Top Channel