Tag: pamundur

  • “Nuk është mision i pamundur, besojmë se mund të shkojmë në Champions”

    “Nuk është mision i pamundur, besojmë se mund të shkojmë në Champions”

    14 Prill 2025

    10:25

    Telesport

    Fitorja 4-0 ndaj Udinese në kampionat ka rikthyer disi buzëqeshjen te skuadra e Milan. Kuqezinjtë e trajnerit Conceiçao janë ende në garë për një vend në Champions League edhe pse duket një “mision i pamundur”.
    “Objektivi ynë mbetet ende vendi i katërt. Ne besojmë në të, por nuk duhet të shikojmë renditjen. Ne mendojmë vetëm për të fituar ndeshje pas ndeshje. Ashtu siç bëmë ndaj Inter në Kupën e Italisë dhe Udinese”, tha Santiago Gimenez.
    Sulmuesi meksikan nuk luajti në ndeshjen e fundit, i dëmtuar, por shpreson të jetë gati për takimin e radhës: “Po punoj të rikthehem sa më shpejt. Tani le të mendojmë për Napolin, pastaj do të jetë ndeshja derbi ndaj Inter në Kupë“.
    “Gjithçka është në rregull, unë jam mirë. Do të jem të dielën në Napoli. Skuadra bëri një ndeshje të mirë dhe është e karikuar për të vijuar me këtë ritëm. Unë besoj, të gjithë besojmë dhe të shohim se çdo të thotë fusha”, tha Gimenez.

  • Shaqiri: Nuk mbaj anë sonte. Tripleta për Interin? E vështirë, por jo e pamundur. Duhet edhe fat

    Shaqiri: Nuk mbaj anë sonte. Tripleta për Interin? E vështirë, por jo e pamundur. Duhet edhe fat

    Xherdan Shaqiri, ish-lojtari i Bayern Munich dhe Interit, ka folur për “Gazzetta dello Sport” në prag të supersfidës së sotme çerekfinale në Champions League mes dy ish-skuadrave të tij. Përmes një qëndrimi diplomatik, ai theksoi:
    “Kam luajtur për të dyja klubet dhe kam përjetuar momente të mëdha me të dyja fanellat. Kjo e bën të vështirë për mua të zgjedh. Nuk mund të bëj një parashikim. Do të mbështes thjesht skuadrën më të mirë”.
    Sa i përket mundësisë që Interi të përsërisë tripletën historike të vitit 2010, Shaqiri thotë: “Është shumë e vështirë, por jo e pamundur. Për të arritur një objektiv të tillë, duhet sezoni perfekt, me siguri edhe një dozë e mirë fati. Interi ka një skuadër shumë të mirë dhe shpirt gare të lartë, prandaj nuk mund të përjashtohet si mundësi”.
    Për mungesat e shumta që po përballon Bayern Munich, ai komentoi: “Kjo është diçka që mund të ketë ndikim, sidomos kur mendon që mbrojtja e tyre ishte ndërtuar mirë. Sidoqoftë, Bayerni ka shumë cilësi edhe në stol. Mungesat mund të ndikojnë, por nuk duhet të jenë vendimtare”.

    🔍 Formacionet e mundshme për mbrëmjen e sotme:🟥 Bayern MunichTrajneri Vincent Kompany duhet të përballojë plot 7 mungesa. Pikëpyetja më e madhe mbetet zëvendësimi i Davies në të majtë, ku ka balotazh mes Stanisic dhe Guerreiro. Në qendër do të jenë Dier dhe Kim, ndërsa Laimer do të jetë në të djathtë. Urbig në portë. Pa Musiala, favorit për të nisur është Müller, përkrah Olise dhe Sané, pas shpinës së Kane.
    ⚫ InteriEdhe Simone Inzaghi ka mungesa të rëndësishme. Dimarco nuk është në formë optimale, ndaj në të majtë pritet Carlos Augusto. Në të djathtë do të jetë Darmian, ndërsa mesfusha përbëhet nga Calhanoglu, Barella dhe Mkhitaryan. Nëse turku nuk ia del, armeni do kalojë në “regji” dhe do të startojë Frattesi. Në sulm “ThuLa”; Thuram dhe Lautaro. Mbrojtja përpara Sommer do të përbëhet nga Acerbi, Pavard dhe Bastoni.

  • “Sot është një ditë e trishtë”, Guardiola reagon pas largimit të De Bryune-t: Suksesi do të ishte i pamundur të imagjinohej pa të

    “Sot është një ditë e trishtë”, Guardiola reagon pas largimit të De Bryune-t: Suksesi do të ishte i pamundur të imagjinohej pa të

    Kevin De Bruyne ka vendosur të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit. Mesfushori belg ka njoftuar sot se do të laegohet nga Manchester City pas 10 vitesh. Guardiola ka reaguar pas këtij lajmi, duke deklaruar në konferencë për shtyp se është një ditë e trishtë për të. Trajneri katalanas e konsideron De Bruyne-n si një nga më të mirët e të gjitha kohërave në rolin e tij, ndërsa thekson se suksesi i City-t do të ishte i vështirë të imagjinohej pa të.
    “Një ditë e trishtë. Por i lumtur për kënaqësinë që jetova me të. Për atë çfarë ai na dha të gjithëve. Për humanitetin e tij. Ndikimi i tij në suksesin tonë të dekadës së fundit, do të kishte qenë e pamundur për t’u imagjinuar pa të. Kemi ende 10 ndeshje, shpresoj të bëhen 11. Gjashtë do të jenë në shtëpi, ku ai do të marrë mirënjohjen nga të gjithë ne, padyshim edhe nga tifozët, të cilën ai e meriton.
    Ai është pjesë e këtij klubi. Dyert për të janë të hapura për të gjithë pjesën e mbetur të jetës së tij. Për çfarëdo gjëje që dëshiron të bëjë këtu. Ai është pjesë e familjes së këtij klubi. Është një nga më të mëdhenjtë”, ka thënë Pep Guardiola./Sport Ekspres/

  • Ric Grenell për Newsmax: ‘Jo e pamundur’ për ambasadorin e OKB-së

    Ric Grenell, dërguari i Presidentit Donald Trump për misionet speciale, tha të enjten se ishte e pamundur për të të ishte ambasador i SHBA në Kombet e Bashkuara, duke i thënë Newsmax, “kjo nuk është diçka që unë dua të bëj”.

    Grenell, ambasador në Gjermani për dy vjet në administratën e parë të Trump, u bashkua me “Greg Kelly Reports” për të diskutuar atë që do të vijë më pas, pasi Shtëpia e Bardhë tërhoqi nominimin e Republikës së Nju Jorkut, Elise Stefanik për ambasadoren e OKB-së.

    “Unë jam një jo e pamundur për këtë. Kjo nuk është diçka që dua të bëj. Kam shumë për të bërë. Presidenti Trump më detyron të bëj gjëra të ndryshme,” tha Grenell. “Nuk është diku ku dua të shkoj. Kam qenë atje. Më intereson shumë, në fakt, për OKB-në. Por, ju e dini, Elise Stefanik, le të themi, ajo do të kishte qenë e mrekullueshme. Ajo është e zgjuar dhe e apasionuar pas çështjeve botërore. Mendoj se do të kishte qenë e mahnitshme.”

    Shtëpia e Bardhë tërhoqi nominimin e Stefanik më herët të enjten pasi Trump tha se i kërkoi republikanit të Nju Jorkut të “mbetej në Kongres”. Me një shumicë kaq të vogël për GOP-në në Dhomën e Përfaqësuesve, Trump shkroi se është “thelbësore që ne të ruajmë çdo vend republikan në Kongres”.

    Trump emëroi Grenellin si drejtor të përkohshëm në Qendrën Kennedy në fillim të muajit të kaluar, pasi përfundoi udhëheqjen atje.

    “Siç tha Presidenti Trump, ka shumë njerëz të mirë. Ai do të zgjedhë dikë të mirë. Nuk do të jem unë. Nuk dua të shkoj atje. Kjo nuk është në të ardhmen time,” i tha Grenell Kelly.

    “Por unë do të them se ne kemi kaq shumë njerëz që mund të shërbejnë atje. Dhe Presidenti Trump do t’i hedhë një sy dhe ai do të zgjedhë personin më të mirë. Dhe unë do të jem në Qendrën Kennedy ose do të bëj diçka tjetër. Por e vlerësoj nivelin tuaj.”/ NEWSMAX-SYRI TV

  • Rrugët shndërrohen në lumenj, makinat “përpihen” nga uji! Pamje apokaliptike nga Greqia, ishujt e famshëm përfshihen nga moti i keq

    Rrugët shndërrohen në lumenj, makinat “përpihen” nga uji! Pamje apokaliptike nga Greqia, ishujt e famshëm përfshihen nga moti i keq

    Moti i keq ka përfshirë grupin e ishujve “Cyclades” në Greqi. Parosi dhe Mykonos, dy nga destinacionet më të njohura të vendit, po përballen me kaos pas një stuhie të fuqishme.
    Në Paros nga orët e para të pasdites së djeshme qielli u errësua dhe shiu shumë shpejt i ktheu rrugët në përrenj të rrëmbyeshëm.
    Për orë të tëra, qarkullimi në rrugët kryesore ishte i pamundur, pasi përrenjtë u frynë dhe shkëmbinjtë u shkëputën nga shpatet, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë edhe aksesin e ekipeve të shpëtimit.

    Qendra Operacionale e Zjarrfikëses ka marrë mijëra thirrje, ndërsa prania e forcave të Policisë Helenike, të Mbrojtjes Civile dhe Zjarrfikësve ka qenë intensive gjatë gjithë ditës, nën vigjilencë të vazhdueshme.
    Një helikopter u dërgua në ishull, por ai nuk mundi të ulej për shkak të kushteve ekstreme të motit.
    Pasdite banorët u njoftuan nga autoritetet që të shmangnin çdo lëvizje, pasi fenomenet janë cilësuar si të rrezikshme dhe jashtë kontrollit. Në të njëjtën kohë, u vendos mbyllja e të gjitha njësive shkollore në ishull për ditën e martë.

    Pak orë më vonë, edhe Mykonos u përfshi nga moti i keq. Breshëri dhe shiu goditën me furi ishullin, duke shkaktuar imazhe të ngjashme kaosi. Rrugët janë kthyer në lumenj dhe shërbimet e emergjencës kanë këshilluar qytetarët që të shmangin sa të munden daljen në rrugë.
    Përrenjtë e vrullshëm rrëmbyen makinat, të cilat ishin bllokuar në rrugicat e ngushta të ishullit. Në disa vende niveli i ujit ka kaluar një metër, duke i kthyer rrugët në lumenj dhe duke bërë të pamundur kalimin e mjeteve dhe këmbësorëve.

    Dhjetra banorë u detyruan të mbeten të bllokuar në shtëpitë e tyre, në pamundësi për t’u larguar, ndërsa autoritetet morën thirrje të vazhdueshme për ndihmë./vizionplus.tv

  • ”Auto Moto Park”, Rama: Ambicia jonë të presim në 2030 garat e Formula 1

    ”Auto Moto Park”, Rama: Ambicia jonë të presim në 2030 garat e Formula 1

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë progresin e projektit të ”Auto Moto Park” në Shqipëri, i cili është bërë një bashkëpunim i ngushtë me Formulën 1. Rama theksoi se ambicia e Shqipërisë është që në vitin 2030, të jetë një nga vendet pritëse të garës së Formula 1, një ide që dikur ishte e pamundur.
    ”Ambicia është që Shqipëria 2030 të jetë edhe vendi pritës i garës së Formula 1, diçka e pakonceputeshme deri pa ca kohësh e nga vende shumë më emër se në, por ja që në ja dalim dhe aty ku basti duket i pamundur”, tha ai.

    Rama shpjegoi se ky projekt nuk është thjesht për garën me makina, por ka një ndikim të rëndësishëm në ekonomi, duke krijuar një destinacion të ri që do të fokusohet në sigurinë rrugore.
    ”Ky projekt është ekonomi, nuk është vetëm garë me makina. Sepse ne 365 ditë do të krijoj një destinacion që në qendër do jetë siguria rrugore, ku që nga fëmijët deri te të rriturit që ngasin një makinë, do u referohen kësaj qendre për testimet përkatëse që do jenë pjesë të të qenit tonë anëtare të BE”, tha kryeministri.