Tag: pamundur

  • Rrëzimi i avionit, reagon kryeministri i Indisë: E pamundur të përshkruhet dhimbja! Raportime për mbi 130 viktima

    Rrëzimi i avionit, reagon kryeministri i Indisë: E pamundur të përshkruhet dhimbja! Raportime për mbi 130 viktima

    Kryeministri indian Narendra Modi ka reaguar pas rrëzimit tragjik të një avioni të Air India në qytetin Ahmedabad, ngjarje që ka tronditur mbarë vendin. Në një postim në platformën X, Modi e cilësoi ngjarjen si një tragjedi që ka lënë pas shumë dhimbje.
    “Tragjedia në Ahmedabad na ka tronditur dhe mbushur me trishtim. Është e pamundur të përshkruaj me fjalë dhimbjen që ndjejmë,” shkroi kryeministri indian.
    Ai shtoi se është në kontakt të vazhdueshëm me ministrat dhe autoritetet përkatëse që po punojnë për të ndihmuar të prekurit nga ngjarja.

    Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se “shumë njerëz” kanë humbur jetën, por pa dhënë ende shifra zyrtare. Raportime të pakonfirmuara flasin për të paktën 130 viktima, megjithatë ende nuk është bërë e qartë se sa prej tyre ishin pasagjerë në avion dhe sa ndodheshin në tokë në momentin e përplasjes.
    Autoritetet indiane janë në gatishmëri të plotë, ndërsa pritet që në orët në vijim të publikohen detaje të mëtejshme mbi shkaqet dhe bilancin e kësaj tragjedie.

  • “Është e pamundur të bësh 130 mijë vota me trenin bullgar”, Haxhiu replikon me Nokën për akuzën e PD

    “Është e pamundur të bësh 130 mijë vota me trenin bullgar”, Haxhiu replikon me Nokën për akuzën e PD

    Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka replikoi me analistin Baton Haxhiu në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për akuzat e PD-së se zgjedhjet ishin farsë.
    Ndërsa Noka përsëriti fenomenin e quajtur “treni bullgar”, Haxhiu e kundërshtoi duke e quajtur të pamundur këtë fenomen në qendrat e votimit në Shqipëri.
    Biseda
    Haxhiu: Po të mos isha prezent, por të isha para televizorit do ta kisha dëgjuar rrëfimin. Por nuk mund ta pranoj trenin bullgar me 130 mijë vota. Një shkollë i ka 10 qendra votimi. Është e pamundur të bësh trenin bullgar, vetëm në zonat perfierike, ku luhet për një deputet.
    Abilekaj: Fleta futet në xhep.
    Haxhiu: Si futet në xhep?
    Abilekaj: E pe atë të zyra e Erion Braçes? Merr fletën e votimit dhe e fut në xhep. Shkon voton dhe e plotëson dhe shkon prapë dhe e voton. Është e thjeshtë si procedurë.
    Haxhiu: Unë kam qenë në 4 vende me kriza. Njëra nga zonat ka qenë në Ukrainë, në Odesa.
    Noka: Ti do të kishe të drejtë Baton në këto që thua, nëse do të kishe ndjekur zgjedhjet në Rusi, Gjeorgji.
    Haxhiu: Në Ukrainë kanë qenë katastrofale.
    Noka: Zgjedhjet në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, ke parë këto situata? Kurrë. Këtu shteti elektoral është përsosur si shtet mafioz. Një është treni bullgar, dy është blerja e votës. Në Dibër deputetët e PD-së ndaluan një makinë. I zoti me kallash dhe çantë dhe u gjetën mijëra paund, euro, lekë rreth 12 milionë, 4000 litra naftë të gjitha për të blerë vota. Personi që ishte në makinë i trembur lajmëroi dhe SKAPI e siguroi se do ta vononte në mesnatë. Makina tjetër ishte me kandidatin e PS dhe dy shqiptarë që jetojnë jashtë dhe më mijëra euro dhe u garantuan se do të kontrolloheshin pas mesnate. Dini gjë nëse është arrestuar ndokush?A e di ti Ylli që në zgjedhjet e vitit 2023 vazhdojnë hetimet për 20 qytetarë që SKAP i heton për krim elektoral edhe pse s’kishin lekë në xhep? Ç’ne këto para në fushatë eletorale dhe karta identiteti?.
    Rakipi: Nëse këto do t’i verifikoni ju dhe jo SPAK, drejtësia, KQZ?
    Noka; Kur të them unë shtet elektoral.
    Rakipi: Kur e kuptuat ju?
    Noka: Unë shkova në Vorë, lajmërova policinë dhe ajo në vend që shpallte ndjekje penale për kriminelët, më nxjerr mua për ndjekje.

  • “E pamundur ta them atë që ndjej”, Rama në sheshin Skënderbej: Fitore historike! Shqiptarët na besuan mandatin e katërt

    “E pamundur ta them atë që ndjej”, Rama në sheshin Skënderbej: Fitore historike! Shqiptarët na besuan mandatin e katërt

    Kryeministri Edi Rama po mban fjalimin e fitores në sheshin Skënderbej.
    “Fillimisht me gratë dhe vajzat komando të PS në 12 qarqet dhe të gjithë prej këtij sheshi të Skënderbeut, për të korrur çfarë mbollëm. Për 30 ditë, shqiptarët gjykuan dhe në 11 maj, ata vendosën të na e besojnë ne, PS, mandatin e katërt. Na besuan më shumë se asnjëherë më parë. Në 4 vjet mbollëm më shumë besim, ne mbollëm më shumë shpresë për Shqipërinë, mbollëm krenari për Shqipërinë europiane. Shqiptarët zgjidhën për një Shqipëri edhe më të mirë. E pamundur ta them atë që ndjej. Kjo, një fitore historike aq më tepër në momentin që vjen”, theksoi ai.

  • Rama: Demokratët që nuk na votojnë ne të rrinë në shtëpi

    Rama: Demokratët që nuk na votojnë ne të rrinë në shtëpi

    Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Korçë. Rama tha se në fillim të viteve 1990 nuk e votoi kryedemokratin Sali Berisha sepse sipas tij ia ndjeu “erën e kënetës”. Ai shtoi se më 11 maj ata demokratë që nuk votojnë PS-në duhet të rrinë në shtëpi.
    “Unë nuk e votoja dot bufin, dhe sot kush nuk shkon të votojë pranon ti hapë rrugë opsionit më të fortë. Dhe unë atë bëra. Demokratët, nëse e kanë të pamundur të vijnë të votojnë për PS dhe të bashkohen te numri 5.
    Nëse e kanë të pamundur që të shohin të gjithë këta kandidatë, nëse nuk i bëjnë këto të rrinë në shtëpi. Jo të vishen, të lahen, të rruhen e të krihen si në dasëm e të mbajnë radhë që ta marrin votën e të hidhen në kënetë. Ndërsa të tjerët duhet të na bashkohen ne”, tha Rama.

  • Guardiola i shqetësuar, së shpejti pa De Bruyne: Gati e pamundur të zëvendësohet

    Guardiola i shqetësuar, së shpejti pa De Bruyne: Gati e pamundur të zëvendësohet

    Është pothuajse e pamundur ta zëvendësosh Kevin De Bruyne. Këtë e deklaroi qartë Pep Guardiola pas fitores minimale ndaj Wolverhamptonit, një ndeshje e vendosur pikërisht nga mesfushori belg, i cili e ngjiti Manchester City në vendin e tretë në renditje me 64 pikë. Një ndeshje e firmosur nga 33-vjeçari belg, që ndihmoi edhe më shumë klubin për t’i mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit në Ligën e Kampionëve.
    Duke folur pas ndeshjes për “BBC Sport”, Guardiola u shpreh: “Dua më të mirën për Kevin, kështu që nuk do të kishte qenë e mundur të kalonim gjithë këto vite pa të. Ka qenë një lojtar i jashtëzakonshëm, por situata është ajo që është.
    Është gati e pamundur të zëvendësohet një lojtar i këtij kalibri. Nuk është vetëm çështje performance, por edhe e asaj që ai përfaqëson në zemrat e tifozëve tanë prej shumë vitesh. Suksesi që kemi arritur është meritë e lojtarëve”.
    Siç dihet, në përfundim të kontratës aktuale të De Bruyne (më 30 qershor), lojtari do të largohet nga Manchester City dhe do t’i bashkohet një tjetër klubi.
    Sa i përket misionit ende të hapur për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, Guardiola shtoi: “Në aspektin e objektivit për t’u kualifikuar, rezultati ishte pozitiv. Tani të fokusohemi te 9 pikët e mbetura. Nëse i marrim, jemi në rregull, gjithçka është në duart tona. Duhet të vazhdojmë kështu”.
    Tri ndeshjet e fundit në kalendar për City janë ndaj Southampton, Bournemouth dhe Fulham, ndërsa më 17 maj e pret edhe finalja e “FA Cup”.

    “Kam treguar se ende mund të luaj këtu, shumë janë të trishtuar”Mbrëmë në “Etihad Stadium” ishte një natë e veçantë, kur në sfondin e këngës “Seven Nation Army” nga White Stripes, tifozët e Manchester City nderuan Kevin De Bruyne duke kënduar emrin e tij. Kjo ndodhi madje përpara se mesfushori belg të shënonte golin e fitores ndaj një Wolverhamptoni në formë të madhe. Gol që mund ta shpëtojë ekipin e Guardiolës, duke i siguruar kualifikimin për në Champions League.
    Në fund të këtij sezoni, KDB do të largohet, pas 10 vitesh të mbushura me trofe te klubi anglez, pasi ky i fundit ka vendosur të mos ia rinovojë kontratën që përfundon më 30 qershor. Diçka për të cilën ndoshta Manchester City do të pendohet. Muajin e kaluar, De Bruyne kishte pranuar se ishte befasuar që nuk i ishte ofruar një kontratë e re.
    Edhe pas ndeshjes së djeshme dëshiroi të tregonte të gjithë vlerën e tij. “Për fat të keq, nuk e di çfarë e ardhmeje më pret, – tha belgu 33-vjeçar për “Sky Sports UK” me një ton serioz. – Kam treguar se ende mund të luaj këtu, përndryshe nuk do të bëja atë që po bëj në 4 apo 5 javët e fundit.
    Shumë shokë skuadre më kanë folur, edhe ata janë të trishtuar që po largohem. Por kështu është jeta, mënyra se si po luaj është e duhura. Po përpiqem të jap maksimumin tim. Më ka mbetur edhe vetëm një ndeshje këtu. Mundohem të bëj punën time si gjithmonë dhe besoj se po ia dal. Jam krenar për atë që po bëj”.

  • “Harrojeni, është e pamundur”, Arteta e pranon hapur: Nuk mund ta dominosh dot PSG-në

    “Harrojeni, është e pamundur”, Arteta e pranon hapur: Nuk mund ta dominosh dot PSG-në

    Mikel Arteta ka folur për mediat pas humbjes minimale 0-1 kundër PSG-së në shtëpi. Trajneri i Arsenalit ka thënë se është e pamundur ta dominosh PSG-në gjatë gjithë lojës. Ai ka vënë theksin te fakti se parisienët kanë mundur disa nga ekipet më të mira të Premier Ligës, duke treguar kështu nivelin e madh të saj. Arteta e ka bërë të qartë se “topçinjtë” duhet të bëjnë diçka të veçantë në Paris në mënyrë që të shkojnë në finale.
    “Nuk mundesh ta dominosh! Kjo është njëra nga skuadrat më të mira, që ka mundur të gjitha ekipet angleze, ekipet më të mira në këtë vend. Nuk mund ta dominosh këtë skuadër për 95 minuta. E pamundur. Harrojeni.
    Është pjesa e parë dhe kemi një shans të madh për të qenë në finale. Nëse dëshiron të jesh në finalen e Ligës së Kampionëve, atëherë duhet të bësh diçka të veçantë. Kështu, ne na duhet të bëjmë diçka të veçantë në Paris”, ka deklaruar Mikel Arteta./Sport Ekspres/

  • Av Altin Goxhaj: Sot është e pamundur teknikisht që dikush të dijë për kë ke votuar

    Av Altin Goxhaj: Sot është e pamundur teknikisht që dikush të dijë për kë ke votuar

    Av Altin Goxhaj: Sot është e pamundur teknikisht që dikush të dijë për kë ke votuar

    Aktivisti i njohur Altin Goxhaj, kryetar i Aleancës Konservatore për Shqipërinë i ftuar në ‘A Shoë’ me Adi Krastën ka bërë të ditur se, sot është e pamundur që teknikisht që dikush të dijë se për kë ke votuar.

    Goxhaj tregoi në SYRI TV, se ‘para 2 muajsh në KQZ u hoq nga fleta e votimit një kod i fshehur që ishte numri rendor i çdo flete që mund të identifikonte votën me votuesin’.

    ‘E vetmja fushatë që unë kam, është të shpjegoj njerëzve që unë jam kandidat në listën e hapur të PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, si kryetar i një partie aleate, Aleanca Konservatore për Shqipërinë.

    Sepse unë nuk besoj se në fushatë mund të mbjellësh gjë, mund të korrësh vetëm çfarë ke mbjellë. Unë vij në këtë fushatë dhe u them njerëzve se Altini i para 3, 7, 10, 12 vitesh secilit sipas asaj që ka memorizuar.

    Të kërkosh në fushatë të mbjellësh diçka më duket një mision i vështirë dhe jo i drejtë.

    Regjia qëndrore është regjia qendrore dhe ai më ka bllokuar prej 10 vitesh dhe unë nga data 1 maj deri në 10 maj unë do të jem 24 orë në transmetim live, gjatë gjithë ditës, në fushatë me njerëzit dhe këtë do e bëj me një kosto që nuk ekziston.

    Arsyeja është që janë 10 ditë, 10 vite, 10 televizione dhe unë mendoj se njerëzit do kthejnë kokën dhe do thonë, çfarë është ky që bën këtë gjë, u qenka te lista e hapur. Ja pra këta më censuruan dhe unë dola në listën e hapur.

    Pika më e dobët që kemi në këtë fushatë dhe më e forta për të fituar është vetëm menaxhimi i administratës.

    Rama për faktin se në 12 vite një parti militantësh e ktheu në një shtet burokratik, ka krijuar një stres i administratës brenda për brenda që tashmë janë në luftë me vetveten.

    Të gjithë ushtrojnë presion ndaj njëri tjetrit dhe ka ardhë një pikë tensioni që mund të çahet dhe e vetmja gjë që e mban është frika e kontrollit, që do të thotë që ata kanë frikë se ua lexojnë votën.

    Dhe unë doja të thoja në këtë minutë që kam në dispozicion që unë tu them qytetarëve një lajm që ata nuk e dinë, para 2 muajsh në KQZ arritëm që të hiqet nga fleta e votimit një kod i fshehur që ishte numri rendor i çdo flete. Që çdo patronazhist në mënyrë fare të lehtë mund të identifikonte fletën e votimit me personin që e ka hedhë fletën, por kjo sot është krejt e pamundur.

    E hoqën pasi fitoi Trump. Ata nuk kanë mundësi të të lexojnë votën. Është e pamundur teknikisht që dikush të dijë për kë ke votuar’, theksoi Altin Goxhaj në SYRI TV.

  • VIDEO/ Altin Goxhaj: Sot është e pamundur teknikisht që dikush të dijë për kë ke votuar

    VIDEO/ Altin Goxhaj: Sot është e pamundur teknikisht që dikush të dijë për kë ke votuar

    Aktivisti i njohur Altin Goxhaj, kryetar i Aleancës Konservatore për Shqipërinë i ftuar në ‘A Shoë’ me Adi Krastën ka bërë të ditur se, sot është e pamundur që teknikisht që dikush të dijë se për kë ke votuar.

    Goxhaj tregoi në SYRI TV, se ‘para 2 muajsh në KQZ u hoq nga fleta e votimit një kod i fshehur që ishte numri rendor i çdo flete që mund të identifikonte votën me votuesin’.

    ‘E vetmja fushatë që unë kam, është të shpjegoj njerëzve që unë jam kandidat në listën e hapur të PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, si kryetar i një partie aleate, Aleanca Konservatore për Shqipërinë.

    Sepse unë nuk besoj se në fushatë mund të mbjellësh gjë, mund të korrësh vetëm çfarë ke mbjellë. Unë vij në këtë fushatë dhe u them njerëzve se Altini i para 3, 7, 10, 12 vitesh secilit sipas asaj që ka memorizuar.

    Të kërkosh në fushatë të mbjellësh diçka më duket një mision i vështirë dhe jo i drejtë.

    Regjia qëndrore është regjia qendrore dhe ai më ka bllokuar prej 10 vitesh dhe unë nga data 1 maj deri në 10 maj unë do të jem 24 orë në transmetim live, gjatë gjithë ditës, në fushatë me njerëzit dhe këtë do e bëj me një kosto që nuk ekziston.

    Arsyeja është që janë 10 ditë, 10 vite, 10 televizione dhe unë mendoj se njerëzit do kthejnë kokën dhe do thonë, çfarë është ky që bën këtë gjë, u qenka te lista e hapur. Ja pra këta më censuruan dhe unë dola në listën e hapur.

    Pika më e dobët që kemi në këtë fushatë dhe më e forta për të fituar është vetëm menaxhimi i administratës.

    Rama për faktin se në 12 vite një parti militantësh e ktheu në një shtet burokratik, ka krijuar një stres i administratës brenda për brenda që tashmë janë në luftë me vetveten.

    Të gjithë ushtrojnë presion ndaj njëri tjetrit dhe ka ardhë një pikë tensioni që mund të çahet dhe e vetmja gjë që e mban është frika e kontrollit, që do të thotë që ata kanë frikë se ua lexojnë votën.

    Dhe unë doja të thoja në këtë minutë që kam në dispozicion që unë tu them qytetarëve një lajm që ata nuk e dinë, para 2 muajsh në KQZ arritëm që të hiqet nga fleta e votimit një kod i fshehur që ishte numri rendor i çdo flete. Që çdo patronazhist në mënyrë fare të lehtë mund të identifikonte fletën e votimit me personin që e ka hedhë fletën, por kjo sot është krejt e pamundur.

    E hoqën pasi fitoi Trump. Ata nuk kanë mundësi të të lexojnë votën. Është e pamundur teknikisht që dikush të dijë për kë ke votuar’, theksoi Altin Goxhaj në SYRI TV.

  • Brad Pitt vuan nga çrregullimi i rrallë, e zbulon pas shumë vitesh…

    Brad Pitt vuan nga çrregullimi i rrallë, e zbulon pas shumë vitesh…

    Aktori i njohur Brad Pitt ka rrëfyer së fundmi se vuan nga një çrregullim neurologjik i quajtur prosopagnosia, ose “verbëri ndaj fytyrave”, që e bën të pamundur për të të njohë fytyrat e njerëzve edhe të atyre që i ka takuar më parë.
    Pitt, tashmë 61 vjeç dhe fitues i çmimit Oscar, ka treguar se kjo gjendje i ka shkaktuar ndjesi izolimi dhe keqkuptimi, pasi shumë njerëz mendojnë se ai është arrogant ose nuk u kushton rëndësi.“Shumë më urrejnë sepse mendojnë që po i injoroj. Por e kam të pamundur të mbaj mend fytyrat,” ka thënë ai për Esquire.
    Prosopagnosia është një çrregullim i rrallë që nuk lidhet me shikimin, por me mënyrën se si truri përpunon informacionin vizual. Sipas Klinikës Cleveland, kjo gjendje mund të jetë rezultat i një dëmtimi në tru ose mund të jetë zhvillimore, një formë që shfaqet që në fëmijëri. Statistikat tregojnë se prek rreth 2–2.5% të njerëzve, ose rreth një në çdo 50 persona.

  • “PD fut buxhetin në qorrsokak”, Çoçoli paralajmëron: Rritja e pensioneve në 100 ditë, kolaps për buxhetin

    “PD fut buxhetin në qorrsokak”, Çoçoli paralajmëron: Rritja e pensioneve në 100 ditë, kolaps për buxhetin

    Rritja e pensioneve dhe rrogave brenda 3 muajve të parë të qeverisjes nga PD nëse fiton zgjedhjet e 11 majit, është një “mision i pamundur” dhe e fut buxhetin në qorrsokak.

    Ky ishte mendimi analitik i ekspertit Fatos Çoçoli, teksa theksoi se premtimet bazë që PD ka bërë kryesisht, që lidhen me pensionet dhe rrogat, shkojnë në të paktën 1,9 mld euro e që nuk mund të gjenden në 100 ditët e para, siç dhe është premtuar.
    Përballja e programeve elektorale PS dhe PD me shifra dhe ekspertizë ekonomike ishte edhe tema e sotme
    Moderatori  kishte të ftuar edhe ekspertin tjetër të ekonomisë, Klodian Muço, njëkohësisht përfaqësues i PD-së për zgjedhjet e 11 majit.
    “PD sot është me politika të majta. Me premtimin ekonomik të taksave, i ka mbetur ora te viti 2007 për taksën e sheshtë. PS ka taksën progresive që është 13% për punën dhe sipas rrogës e shkallës së saj, pastaj është taksa mbi kapitalin apo mbi dividentin. Katër vende të Europës e kanë taksën e sheshtë aktualisht. Buxheti kalon në kolaps nëse pensionet rriten në 3 muajt e parë siç premtohet nga PD, në tre muajt e parë. Kjo mund të shtrihet në kohë, por jo në 100 ditë, nuk mund të bëhet në tre muaj, se ka kosto dhe shkakton kolaps ekonomik. Premtimi i PD në 100 ditë kërkon 1,9 mld euro, është e pamundur”, tha Çoçoli.
    Madje ai dha edhe shifra ekonomike të analizuara, që bënin të pamundur burimin e parave për t’i realizuar, duke sugjeruar që premtimi për pensionet të mendohej më mirë përsa i përket tre muajve të parë.
    “Ke mbi 500 mijë pensionistë me 170 mijë lekë në muaj dhe më poshtë, si do ia rrisësh në 200 euro direkt në 3 muaj, ku do gjenden këto para? Është mision i pamundur. Vetëm ky premtim mos të realizohet se do e fusni buxhetin në qorrsokak”, konstatoi eksperti Çoçoli.
    Kurse Klodian Muço tha se taksa e sheshtë duhet aplikuar, sikurse edhe rritja e pensioneve dhe minimumi jetik, duke shprehur garanci se paratë janë të gjendshme nga PD.
    Ai këmbënguli te programi i PD për minimumin jetik 200 euro, taksën e sheshtë, rroga minimale 500 euro dhe pensione 200 euro.
    “Vendet e zhvilluara të BE-së si Franca apo Gjermania kanë taksën progresive dhe me shkallë si sistem fiskal. Në vendet më pak të zhvilluara propozohet dhe aplikohet sistem fiskal i thjeshtë dhe i ulët, pasi nuk kanë ekonomi të zhvilluar. Koha ka treguar që takson më shumë profesionistët, ndaj duhet ndryshuar. Profesionisti taksohet deri në 23%, kurse të tjerët me 15%. Taksa progresive me këtë sistem takson më shumë profesionistët. Biznesi nuk duhet të konsiderohet armik. Dhe të gjithë këto profesione në të ardhmen do taksohen me 10%, pra me taksën e sheshtë, këtë ofron programi i djathtë i PD-së. Nuk janë tepër, janë vetëm 350 mln euro, kaq është kostoja shtesë e pensionit që premton PD”, tha ai.
    Muçoi akuzoi edhe socialistët për kopjimin e programit:
    “Këta të PS kaluan në kopjim programi, premtoi PD rritje rrogash e pensionesh, dolën edhe ata i premtuan. PS nuk kishte program, e kopjoi nga PD. Edhe Bankën e Zhvillimit, edhe pensioni minimal që thamë se do bëhej 200 euro, para 15 ditësh doli PS dhe e premtoi”, tha ai ndër të tjera.
    Dy ekspertët ndanë mendime të kundërta edhe për programet që ofron e djtahta në infrastrukturë, shëndetësi dhe arsim.
    Muço tha se fokusi i PD është qytetari dhe biznesi dhe jo infrasktruktura, kurse Çoçoli kujtoi se e djathta shpërdoroi mundësinë e mirë që u dha FMN-ja dikur, që të mos fokusoheshin më shumë te rrugët në qeverisjen e tyre.
    Muço tha gjithashtu se do rriteshin vendet e punës edhe në mjekësi, nëpërmjet dyfishimit të tyre në mandatin e parë, sikurse edhe rritjen e cilësisë së shërbimit në spitale. Por eksperti Çoçoli e pyeti se ku do i gjente PD-ja të ardhurat financiare për ta realizuar dhe për t’i paguar këta mjekë.