Tag: pamundur

  • SYRI TV/ Shqipëria në ditën më të nxehtë të vitit, rritet numri i pacientëve në qendrat shëndetësore

    SYRI TV/ Shqipëria në ditën më të nxehtë të vitit, rritet numri i pacientëve në qendrat shëndetësore

    Rritja e lartë e tempraturave në vendin tonë,  ka bërë që qytetarët në Berat ti drejtohen lulishtes dhe shatërvaneve të qytetit për  tu freskuar. Ata shprehen se është e pamundur që të levizin gjatë orëvë të pikut për shkak se nxehtësia në rrugët me kalldrëm është përvëluese. Ndërkohë mosha e tretë shton se nuk kanë mundësi të frekuentojnë plazhet pasi me pencionet që marrin nuk I përballojnë dot shpenzimet.

    Temperaturat ekstreme të kësaj të shtune ka bërë që rrugët e qytetit të Beratit boshatisen, ndërkohë që në Pedonale rrugët me kalldrëm përvëlojnë  nga nxehtësia që përcjellin gurët.

    Kjo ka bërë që qytetarët ti drejtohen hijeve të lulishteve osë të freskohen pranë një shatërvani të vogël që ndodhet brenda qytetit. Pjesa më e rrezikuar nga I nxehti janë moshat e treta të cilët detyrohen ti kalojnë në shtëpi orët e pikut.

    Pensionistët e Beratit thonë se do preferonin ti kalonin në plazh këto ditë të nxehta por e kanë të pamundur për shkak të cmimeve të papërballueshme.

    Temperaturat e larta të këtyre ditëve kanë favorizuar vec të tjerash edhe përpahjen e zjarreve në vend.

  • Sizifi ishte mbret mizor! Pse kujtohet vetëm si këmbëngulës i përjetshëm? Lexojeni Mitin e Sizifit…

    Sizifi ishte mbret mizor! Pse kujtohet vetëm si këmbëngulës i përjetshëm? Lexojeni Mitin e Sizifit…

    I dënuar të ngjiste përgjithmonë një gur të madh në një kodër të pjerrët, Sizifi është një figurë e mitologjisë greke, që përfaqëson një mision të pamundur. Ndëshkimi për të në Botën Nëndheshme ishte: Sa herë që ai afrohej majës së kodrës, guri që po ngjiste lart, rrëzohej sërish në fund të saj, duke e detyruar ta fillonte sërish detyrën nga e para.

    Pra Sizifi u ndëshkua për ta kryer në përjetësi këtë detyrë të pamundur. Por çfarë bëri ai për ta merituar këtë ndëshkim të rreptë? Dhe kush ishte Sizifi? Sipas mitologjisë Greke, Sizifi ishte themeluesi dhe mbreti i parë i Efirës (që thuhet se ishte emri origjinal i Korintit).

    Ai ishte djali i Eolusit, mbret i Thesalisë dhe Enaretes. Sizifi njihet më shumë si një person shumë dinak. Në disa burime të mëvonshme letrare (pra pas epikës së Homerit), Sizifi konsiderohet si babai i Odiseut (babai i të cilit thuhet tradicionalisht të jetë Laerti), një figurë tjetër në mitologjinë greke, i njohur për dinakërinë e tij.

    Sizifi u vendos në fokusin e Perëndive kur shkeli xenia-n, konceptin e mikpritjes dhe bujarisë, që mikpritësit janë të detyruar të tregojnë ndaj mysafirëve dhe udhëtarëve. Për të treguar se ishte një mbret i pamëshirshëm, Sizifi i vriste në shumë raste miqtë e tij.

    Kjo gjë nuk i pëlqeu Zeusit, i cili ishte përgjegjës për ruajtjen e këtij kodi sjelljeje. Ai vendosi të merrte masa kundër Sizifit, por kjo pas një incidenti të veçantë. Mbreti i Perëndive kishte rrëmbyer Eginën, vajzën e Asopusit, një Perëndi i lumit, që ishte njëherazi djali i Poseidonit.

    Sizifi i premtoi Asopusit t’i tregonte se çfarë i kishte ndodhur vajzës së tij, me kushtin që të krijonte në qytetin e tij një burim të jetës së përjetshme, duke e shpërfaqur pra, aktin e ulët të Zeusit. I zemëruar nga gjesti i Sizifit, Zeusi urdhëroi Thanatosin, Perëndinë e Vdekjes, që ta çonte atë në Botën e Nëndheshme.

    Kur Thanatosi shkoi tek Sizifi, ky e pyeti se si funksiononin zinxhirët e tij e ndërsa Thanatosi po i tregonte mbretit se si funksiononin zinxhirët, Sizifi e lidhi me shpejtësi në ato zinxhirë. Vdekja ishte tani rob i Sizifit, dhe askush nuk mund të vdiste.

    Në fund, u desh ndërhyrja e Aresit, Zotit të luftës. Kjo pasi luftërat nuk ishin më “interesante”, në kushtet kur nuk mund të vdiste askush. Ndaj ai e liroi Thanatosin.

    Në një version tjetër të mitit, ishte Hadesi ai që u dërgua ta marrte Sizifin, megjithëse edhe ai u mashtrua nga mbreti. Pasi u la i lirë, Thanatos/Hades e përfundoi misionin e tij, por gjithsesi, Sizifi dinak ishte në gjendje ta mashtronte sërish vdekjen. Duke e ditur se nuk do të ishte në gjendje ta mbante të burgosur për shumë kohë Thanatosin/Hadesin, ai i dha disa udhëzime bashkëshortes së tij, Meropit, të cilat do të zbatoheshin kur ai të çohej në botën e nëndheshme.

    Në vend se t’i kryente një varrim normal, Sizifi i tha Meropit që ta linte kufomën e tij të pavarrosur, dhe të hiqte dorë nga ritet e nevojshme funerale. Kur shkoi në Botën e Nëndheshme, Sizifi iu afrua Persefonit dhe iu ankua për që i kishte bërë gruaja trupit të tij.

    Ai kërkoi të rikthehej në mbretërinë e të gjallëve, në mënyrë që të mund ta ndëshkonte gruan e tij. Kjo kërkesë u pranua dhe Sizifi u kthye në mbretërinë e të vdekshmëve. Ai vazhdoi të jetojë deri në moshë të thyer.

    Në një version tjetër, Sizifi e qorton bashkëshorten e tij për neglizhencën e saj. Por për shkak se refuzoi të kthehej në Botën e Nëndheshme, ai u mor me forcë nga Hermesi. Kur u çua aty, Zeusi kishte shansin të hakmerrej ndaj Sizifit dhe për ta ndëshkuar mbretin, dhe për t’i dekurajuar njerëzit e tjerë që të tentonin të talleshin me Zotat, Zeusi dha një ndëshkim mjaft të çuditshëm. Sizifi duhej të ngjiste duke rrokullisur një gur të madh në një kodër të pjerrët.

    Sa herë që ishte afër fundi të detyrës së tij; shkëmbi rrotullohej tatëpjetë si me magji, dhe ai duhet ta fillonte nga e para, duke e bërë të pamundur çlirimin nga ai ndëshkim.

    Po cili është morali i historisë së Sizifit?

    Natyra e kotë e detyrës së përjetshme të Sizifit, është sigurisht një dënim i tmerrshëm.

    Sot në përgjithësi, ka një këndvështrim interesant mbi kuptimin e mitit të Sizifit. Në vend se të shihet ndëshkimi i Sizifit si një provë se Zeusi hakmarrës triumfoi mbi mbretin mizor, miti interpretohet si një kujtesë mbi nevojën e këmbënguljes kur përballesh me një mision që ia vlen, edhe pse në pamje të parë duket i pamundur.

    Ndërsa Sizifi mund ta ketë merituar ndëshkimin e tij, ka njerëz që besojnë se kur sfidat shihen jo si ndëshkim, por si një fakt i jetës, njeriu duhet të përballet me vështirësinë, të punojë shumë, dhe të mos dorëzohet kurrë.

    Ndryshe nga historia e Sizifit, ata njerëz që e bëjnë një përpjekje, do të kenë një rezultat./Ancient Origins

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    FRANG BARDHI, AI QË E MBROJTI SKËNDËRBEUN NGA SLLAVËT

  • Vijon zjarri në Delvinë, terreni i thepisur bën të pamundur ndërhyrjen nga toka, ndërpritet operacioni nga ajri

    Vijon zjarri në Delvinë, terreni i thepisur bën të pamundur ndërhyrjen nga toka, ndërpritet operacioni nga ajri

    Vijon të mbetet aktiv zjarri në zonën e Kalasë dhe Delvinës, duke përfshirë sipërfaqe të gjëra me kullota.

    Aktualisht flakët janë pranë qafës së Skërficës, krah rrugës Kardhiq – Delvinë. Për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës, ndërhyrja nga toka është e pamundur, ndërsa operacioni nga ajri u ndërpre gjithashtu për orët natës.
    Ekipet zjarrfikëse do të qëndrojnë në terren dhe do të rifillojnë punën sapo të ketë  kushte më të favorshme.

    Top Channel

  • Zjarr në kufi! Vatra pranë doganës së Kapshticës riaktivizohet natën, ndërhyrja e pamundur

    Zjarr në kufi! Vatra pranë doganës së Kapshticës riaktivizohet natën, ndërhyrja e pamundur

    Zjarri pranë pikës doganore të Kapshticës është riaktivizuar sërish gjatë orëve të vona të mbrëmjes.

    Flakët duken dhe përreth kodrave të qytetit të Bilishtit, ndërsa terreni i vështirë nuk u krijon mundësi zjarrfikësve të ndërhyjnë.
    Shtabi i Emergjencave raporton se vatrat e zjarrit u aktivizuan në orët e mbrëmjes dhe shtojnë se është e pamundur të ndërhyhet.
    Në terren pranë rrugëve nacionale nuk ka pasur lëvizje të njerëzve.
    Një zjarrfikëse është kthyer pasi e ka pasur të pamundur ndërhyrjen në këto kushte.

  • “Misioni i pamundur” i kreditimit të bujqësisë

    “Misioni i pamundur” i kreditimit të bujqësisë

    Pavarësisht vëmendjes publike dhe programeve të herëpashershme të lehtësimit të financimeve, kredia për bujqësinë mbetet në vlera shumë të ulëta. Ersuin ShehuRreth 15 vjet më parë, drejtori i përgjithshëm i një banke tregtare në Shqipëri, i pyetur rreth sektorëve me potencialet më të mëdha për të rritur kreditimin e bujqësisë, vendoste në krye të listës bujqësinë.Jo shumë vite më vonë, drejto…

  • Barcelona duket e pamundur, Rashford drejt transferimit në Serie A

    Barcelona duket e pamundur, Rashford drejt transferimit në Serie A

    12 Korrik 2025

    20:53

    Telesport

    Edhe pse dëshira e madhe e Marcus Rashford është të veshë fanellën e Barcelonës, ky duket një mision i pamundur. Klubi katalanas nuk është në gjendje të paguajë shifrën e kërkuar nga Manchester United, që është rreth 45 milionë euro.
    Në anën tjetër, sulmuesi anglez nuk është në planet e Ruben Amorim për sezonin e ri dhe largimi i tij nga Manchester United është i pashmangshëm.
    “The Sun” raporton se është klubi i Juventusit që ka hyrë në garë seriozisht për Marcus Rashford. Ditët në vijim pritet të ketë një takim zyrtar mes drejtuesve të Juventusit dhe përfaqëuesve të lojtarit për të gjetur gjuhën e përbashkët për detajet e një marrëveshjeje të mundshme.
    Igor Tudor e pëlqen shumë sulmuesin anglez dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të bëjnë të mundur transferimin e tij. Man. United kërkon shitjen përfundimtare të sulmuesit, ndërsa ende nuk dihet cili do jetë propozimi i Juventusit: blerje përfundimtare apo huazim me të drejtë blerjeje.

  • E BUJSHME: Barcelona duket e pamundur, Rashford drejt transferimit në Serie A

    E BUJSHME: Barcelona duket e pamundur, Rashford drejt transferimit në Serie A

    12 Korrik 2025

    20:53

    Telesport

    Edhe pse dëshira e madhe e Marcus Rashford është të veshë fanellën e Barcelonës, ky duket një mision i pamundur. Klubi katalanas nuk është në gjendje të paguajë shifrën e kërkuar nga Manchester United, që është rreth 45 milionë euro.
    Në anën tjetër, sulmuesi anglez nuk është në planet e Ruben Amorim për sezonin e ri dhe largimi i tij nga Manchester United është i pashmangshëm.
    “The Sun” raporton se është klubi i Juventusit që ka hyrë në garë seriozisht për Marcus Rashford. Ditët në vijim pritet të ketë një takim zyrtar mes drejtuesve të Juventusit dhe përfaqëuesve të lojtarit për të gjetur gjuhën e përbashkët për detajet e një marrëveshjeje të mundshme.
    Igor Tudor e pëlqen shumë sulmuesin anglez dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të bëjnë të mundur transferimin e tij. Man. United kërkon shitjen përfundimtare të sulmuesit, ndërsa ende nuk dihet cili do jetë propozimi i Juventusit: blerje përfundimtare apo huazim me të drejtë blerjeje.

  • “Botërori i vështirë por jo i pamundur”/ Ekipi kuq e zi drejt misionit, flet Presidenti i FSHF-së: Në Serbi për të…

    “Botërori i vështirë por jo i pamundur”/ Ekipi kuq e zi drejt misionit, flet Presidenti i FSHF-së: Në Serbi për të…

    I ftuar në një intervistë televizive Duka gjithsesi tha se ekipi kuqezi ka ende shpresë.
    Pas ndeshjeve të fundit ku Kombëtarja barazoi me Serbinë dhe Letoninë, misioni Botëror për kombëtaren është komplikuar në maksimum, fakt që e pranoi edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
    Ishit në SHBA së fundmi për Botërorin e Klubeve, po në 2026 do të shkojmë në Amerikë, a besoni më?
    Nuk e kam konsideruar asnjëherë si një objektiv i lehtë. Nuk është e lehtë, por asnjëherë e pamundur. Në kushtet ku jemi, gjërat janë vështirësuar, por nuk janë mbyllur. Kemi 4 takime që duhet t’i konsiderojmë finale. Me një rezultat pozitiv në Serbi, na rihapet mundësia për një Play Off. Mbetet një objektiv i vështirë, jo vetëm për tani, por edhe për të ardhmen. Kemi ekip me prespektivë.
    Duka u pyet edhe për miratimin e skemës Final Four në Shqipëri.
    Pyetja e fundit, në lidhje me të ardhmen. Pse vendoset të vijoni me FINAL4? Pse i besoni shifrave të FIFA-s, nuk keni në plan për të ndryshuar?
    Në hapat e para të tij Final Four ka prodhuar mirë, ka patur interes, ka prodhuar emocion dhe të ardhura. Nëse duhet të mbetet i tillë dhe ne jemi në këtë lloj diskutimi me anëtarët në garë, me klubet e futbollit dhe me ekspertët, nëse duhet të jetë i njëjtë, duke rrëzuar pikët e 4 ekipeve të para, apo duke ruajtur pikët e mbledhura gjatë kampionatit, apo përgjysmuar, këtë do ta vendosim brenda një afati 10-ditor bashkë me ekipet pjesëmarrëse.

  • “Po përdoret për të justifikuar humbjen”, Karamuço: I njëjti grup që dikur merrej me ‘varreza’, sot shpik ‘trenë’

    “Po përdoret për të justifikuar humbjen”, Karamuço: I njëjti grup që dikur merrej me ‘varreza’, sot shpik ‘trenë’

    Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço, në një intervistë në  një emision televiziv u ndal te pretendimet dhe akuzat e pretenduara nga opozita për manipulim masiv të zgjedhjeve, që e quajnë “tren bullgar”.
    Gjatë fjalës së tij, Karamuço shpjegoi se të realizosh këtë formë të manipulimit masiv nuk është e thjeshtë, dhe është e pamundur në një qendër votimi, ndërsa nënvizoi se në rast se do të kishte një situatë të tillë “tren bullgar” do të kishte prova pa fund.
    “Nuk është e lehtë të realizosh trenin bullgar. Ky proces nuk bëhet pa mbyllur sytë komisionerët dhe vëzhguesit sepse të gjitha lëvizjet mund të sillnin dyshim dhe kjo histori do prodhonte prova pa fund. U kap në Bullgari sepse u bë trashë…Këta që flasin për këtë trenin bullgar, para shumë vitesh janë marrë me varrezat…Janë të njëjtët njerëz që sot flasin për trenin bullgar, kjo bëhet për shtyrje numërimi dhe njëlloj heshtje për ta çuar vendin që në javën e parë të shtatorit të kemi zgjedhje të parakohshme vendore.
    Nga ana tjetër analisti Arben Meçe po ashtu tha se është e pamundur që “treni bullgar” të jetë realizuar, duke shtuar se edhe telefoni nuk lejohej të nxirrej.
    “Sot është e pamundur për të rast sepse edhe telefonin nuk e nxjerr dot. Dhe tjetra kur ky është veprim masiv, dhe del zbuluar. Një gjë të tillë duhet ta harrojnë”, tha ai.
     
     

  • Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit/ Skenari ‘apokaliptik’ për tregun e naftës

    Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit/ Skenari ‘apokaliptik’ për tregun e naftës

    Irani ka kërcënuar zyrtarisht se po mendon të mbyllë Ngushticën e Hormuzit, ndërsa sulmet dhe tensionet me Izraelin vetëm rriten dhe bota në Lindjen e Mesme po sheh një prej përshkallëzimeve më të ashpër në historinë moderne.
    Ndërsa tensionet rriten pas sulmeve izraelite ndaj Iranit dhe pas përgjigjes së këtyre të fundit, është rishfaqur frika se Teherani mund të hakmerret duke synuar një nga arteriet më jetësore të naftës në botë – Ngushticën e Hormuzit.
    Ngushtica e Hormuzit, e cila lidh Gjirin Persik me Detin Arabik, kalon rreth 20 milionë fuçi naftë dhe produkte nafte në ditë, duke përbërë gati një të pestën e dërgesave globale të naftës. Çdo veprim për ta bllokuar atë do të ndikonte në tregjet e energjisë.
    Megjithatë, vëzhguesit e tregut besojnë se një ndërprerje në shkallë të plotë e rrjedhave globale të naftës duke mbyllur rrugën ujore është e pamundur, dhe madje mund të jetë fizikisht e pamundur.
    Në të vërtetë nuk ka “asnjë përfitim neto” që vjen me pengimin e kalimit të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, veçanërisht duke pasur parasysh se infrastruktura iraniane e naftës nuk është synuar drejtpërdrejt, tha Ellen Wald, Presidente e Transversal Consulting. Ajo shtoi se çdo veprim i tillë ka të ngjarë të shkaktojë hakmarrje të mëtejshme.
    Ajo gjithashtu paralajmëroi se çdo rritje e madhe e çmimeve të naftës e shkaktuar nga një mbyllje mund të shkaktojë reagime negative nga klienti më i madh i naftës i Iranit: Kina. “Kina nuk dëshiron që rrjedha e naftës nga Gjiri Persik të ndërpritet në asnjë mënyrë dhe Kina nuk dëshiron që çmimi i naftës të rritet. Kështu që ata do ta ushtrojnë të gjithë peshën e fuqisë së tyre ekonomike mbi Iranin”, shpjegoi Wald.
    Kina është importuesja numër një e naftës iraniane, që thuhet se përbën mbi tre të katërtat e eksporteve të saj të naftës. Ekonomia e dytë më e madhe në botë është gjithashtu partneri më i madh tregtar i Iranit.
    “Miqtë e tyre do të vuajnë më shumë se armiqtë e tyre… Pra, është shumë e vështirë të parashikohet që kjo të ndodhë”, tha Anas Alhajji, partner menaxhues në Energy Outlook Advisors, duke shtuar se ndërprerja e kanalit mund të jetë më shumë një fatkeqësi sesa një ndihmë për Teheranin, duke pasur parasysh se shumica e mallrave të konsumit të përditshëm të Iranit vijnë nëpërmjet asaj rruge.
    “Nuk është në interesin e tyre të shkaktojnë probleme sepse ata do të vuajnë të parët”.
    Irani në vitin 2018 kërcënoi të mbyllte Ngushticën e Hormuzit kur tensionet u rritën pas tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore dhe rivendosjes së sanksioneve. Përpara kësaj, një tjetër kërcënim i madh thuhet se erdhi në vitet 2011 dhe 2012, kur zyrtarët iranianë, përfshirë nënkryetarin e atëhershëm, Mohammad-Reza Rahimi, paralajmëruan për një mbyllje të mundshme nëse Perëndimi do të vendoste sanksione të mëtejshme mbi eksportet e naftës për shkak të programit të tij bërthamor.
    A është e pamundur të mbyllet ngushtica?
    Ngushtica e Hormuzit, e cila është 55 deri në 95 kilometra e gjerë, lidh Gjirin Persik dhe Detin Arabik.
    Ideja e mbylljes së rrugës ujore të Hormuzit ka qenë një mjet retorik i përsëritur, por nuk është zbatuar kurrë, me analistët që thonë se thjesht nuk është e mundur.
    “Le të jemi realistë në lidhje me Ngushticën e Hormuzit. Para së gjithash, pjesa më e madhe e saj është në Oman, jo në Iran. Së dyti, është mjaftueshëm e gjerë sa iranianët nuk mund ta mbyllin atë”, tha Alhajji.
    Në mënyrë të ngjashme, Wald i Transversal Consulting vuri në dukje se megjithëse shumë anije kalojnë nëpër ujërat iraniane, anijet ende mund të kalojnë në rrugë alternative përmes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Omanit.
    “Çdo bllokadë e Ngushticës së Hormuzit do të jetë një opsion i ‘fundit’ për Iranin dhe ka të ngjarë të varet nga një angazhim ushtarak midis SHBA-ve dhe Iranit”, tha Vivek Dhar, drejtor i kërkimit të minierave dhe mallrave të energjisë në Bankën e Komonuelthit të Australisë.
    Helima Croft e RBC Capital Markets sugjeroi që ndërsa mund të ketë disa ndërprerje, një bllokadë në shkallë të plotë ishte e pamundur.
    “Kuptojmë se do të ishte jashtëzakonisht e vështirë për Iranin të mbyllte ngushticën për një periudhë të zgjatur duke pasur parasysh praninë e Flotës së Pestë të SHBA-ve në Bahrein. Megjithatë, Irani mund të nisë ende sulme ndaj anijeve cisternë dhe të minojë ngushticën për të ndërprerë trafikun detar”, tha Croft, kreu i strategjisë globale të mallrave dhe kërkimit MENA në RBC.
    Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka paralajmëruar për veprime të mundshme ushtarake nëse negociatat me Iranin mbi programin e tij bërthamor dështojnë, por është e pasigurt nëse këto kërcënime kanë për qëllim të rrisin rreziqet e bisedimeve SHBA-Iran apo thjesht të rrisin presionin në tryezën e negociatave, tha Dhar.
    Izraeli kreu një valë sulmesh ajrore ndaj Iranit herët të premten në mëngjes sipas orës lokale, duke pretenduar se sulmet kishin për qëllim objektet e lidhura me programin bërthamor të Teheranit.