Tag: pamundur

  • Putin: E pamundur të besohet se Rusia do të sulmojë vendet e NATO-s

    Putin: E pamundur të besohet se Rusia do të sulmojë vendet e NATO-s

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka hedhur poshtë zërat se Rusia mund të sulmojë vendet e NATO-s.
    Sipas mediave të huaja, Putin ka thënë se vendet europiane po ‘nxisin histeri’ duke u përpjekur të “rikrijojnë armikun e njohur që e shpikën qindra vjet më parë: Rusinë”.
    Komentet Putin i bëri teksa po flet në forumin e Klubit të Diskutimit Valdai në Soçi të Rusisë.
    Ndërsa Putin thotë se “elitat sunduese” të Evropës pretendojnë se lufta me Rusinë është afër, ai e quan këtë “marrëzi” që është “e pamundur të besohet”.
    Kjo do të binte ndesh me interesat e sigurisë së Rusisë, argumenton Putin.
    “Dhe evropianët janë gjithashtu skeptikë, pasi nuk e dinë se çfarë është kaq e keqe me Rusinë dhe pse duhet të shtrëngojnë rripat për t’iu kundërvënë Rusisë”, thotë Presidenti rus më tej.
    Kujtojmë se javët e fundit tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit janë përshkallëzuar, me pretendimet e vendeve europiane se avionët apo dronët e Moskës kanë shkelur hapësirën ajrore të tyre.

  • ‘Çdo gjë është e mundur derisa bëhet e pamundur’/ Çartet ministrja e Ramës për shëndetësinë

    ‘Çdo gjë është e mundur derisa bëhet e pamundur’/ Çartet ministrja e Ramës për shëndetësinë

    Evis Sala, ministrja e Shëndetësisë në qeverinë ‘Rama 4’ u prezantua një ditë më parë në ambientet e jashtme të QSUT, ku mbajti dhe një fjalim filozofik, duke folur për sfidat në këtë sektor shumë të rëndësishëm, por që nuk u kuptua nga audienca.

     “Çdo gjë është e mundur derisa bëhet e pamundur,” thotë ministrja në fjalën e saj, e cila nuk është shumë e qartë për kuptimin që mbart, ose për atë që ministrja ka dashur të përcjellë.

    Teksa spitalet vuajnë mungesën e ilaçeve dhe pacientët sorollaten me muaj të tërë për të kryer kontrolle apo skaner, ministrja e re duke se ka ardhur me një vizion të qartë për të ndryshuar këtë situatë që ka pllakosur sistemin shëndetësor.

  • “Takimi mes Putinit dhe Zelenskyt i pamundur, por një samit trepalësh…”/ Trump: Ndoshta Moska dhe Kievi duhet të luftojnë edhe pak

    “Takimi mes Putinit dhe Zelenskyt i pamundur, por një samit trepalësh…”/ Trump: Ndoshta Moska dhe Kievi duhet të luftojnë edhe pak

    Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar në një intervistë për Daily Caller se një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky është aktualisht i pamundur, por një takim trepalësh me pjesëmarrjen e tij është i mundshëm.

    “Një takim trepalësh mund të ndodhë. Nuk e di për një takim dypalësh, por një takim trepalësh do të ndodhë. Por, e dini, ndonjëherë njerëzit nuk janë gati”, u shpreh Trump.
    Ai shtoi se është i gatshëm të përdorë avionë amerikanë për të garantuar sigurinë e një samiti të mundshëm, me qëllim për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Trump theksoi se është i interesuar për një zgjidhje diplomatike, ndonëse theksoi se “këta nuk janë ushtarët tanë”.
    “Pesë deri në shtatë mijë njerëz vriten çdo javë, kryesisht të rinj. Nëse do të mund ta ndaloja këtë dhe të fluturoja herë pas here, do ta bëja. Kryesisht do të ishin evropianët, por ne do t’i ndihmonim ata nëse do të mund të bënim diçka”, tha ai.
    Trump kujtoi gjithashtu marrëdhënien e tij “shumë të mirë” me Vladimir Putinin gjatë mandatit të tij dhe u shpreh i bindur se, po të ishte ende president, lufta do të ishte shmangur.
    Në mënyrë provokuese, ai shtoi: “Ndoshta ata duhet të luftojnë edhe pak. E dini, vazhdoni të luftoni. Marrëzisht, vazhdoni të luftoni”.
    Deklaratat e Trump vijnë në një moment kur konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon pa zgjidhje dhe përballë një diplomacie ndërkombëtare gjithnjë e më të përçarë.

    Top Channel

  • Dinamo në provën e ‘pamundur’, Drita dhe Shkëndija për “dritë dhe shkëndi”

    Dinamo në provën e ‘pamundur’, Drita dhe Shkëndija për “dritë dhe shkëndi”

    Dinamo-Jagiellonia është sfida e kthimit e fazës play off të Conference League e cila do të zhvillohet këtë mbrëmje në “Air Albania Stadium” në Tiranë. Blutë e Ilir Dajës teksa kanë humbur të vajtjes 3-0 duket se e kanë mision të pamundur të kalojnë polakët pasi jo vetëm rezultati i thellë por dhe dilemat e shumta në ndërtimin e formacionit kondicionojnë ndjeshëm. Sidoqoftë trajneri Daja tha në konferencë shtypi se skuadra e tij do t’i luajë të gjitha kartat për të bërë ndeshjen e madhe.

    Problemet më të mëdha Dinamo Siti i ka në sektorin e mbrojtjes aty ku i gjithë reparti luajti i improvizuar në transfertë dhe me gjasë situata do të jetë e njëjtë. Pak shanse ka për të rikthyer kapitenin Bruno Dita që gjithësesi mund të mos mjaftojë.

    Drita dhe Shkëndija:

    Ndërkohë dy skuadra të tjera shqiptare duken më pranë objektivit në Europë. Kështu Drita e Gjilanit nëse del e pamundur nga Diferdanzhë (20:00) në Luksemburg do ta shohë vetën nesër në shortin paraprak të grupeve të Ligës së Konferences.

    Pranë historisë edhe Shkëndija Tetovë. Ekipi shqiptar nga Maqedonia e Veriut fitoi të parën me Ludogorets në play off-in e Europa League 2-1 ndërsa këtë mbrëmje në Bullgari (19:30) do të kërkojë mrekullinë. Në fakt, tetovarët e kanë siguruar pjesëmarrjen në grupe pasi nëse eleminohen nga bullgarët fluturojnë automatikisht në Conference League.

    Dinamo-Jagiellonia (0-3)

    Diferdanzhë- Drita (1-2)

    Ludogorets- Shkëndija Tetovë (1-2)/Isuf Myrtaj-Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Inspektorët bërthamorë kthehen në Iran, por rivendosja e sanksioneve duket e pashmangshme

    Inspektorët bërthamorë kthehen në Iran, por rivendosja e sanksioneve duket e pashmangshme

    Gati dy muaj pasi Teherani ndërpreu bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së ka dërguar sërish inspektorë në Iran, pikërisht në kohën kur vendi po përballet me mundësinë e rikthimit të sanksioneve të mëdha ndërkombëtare.

    Irani i pezulloi inspektimet në korrik, duke cituar bombardimet amerikane dhe izraelite ndaj objekteve kyçe në qershor. Por, rikthimi i inspektorëve është kryesisht simbolik.
    Tani për tani, misioni i IAEA-së – i konfirmuar nga drejtori i përgjithshëm Rafael Grossi – ka karakter përgatitor, dhe përqendrohet në “modalitetet praktike” për rikthimin e vëzhgimit në disa objekte të shpërndara, disa prej të cilave u dëmtuan rëndë nga sulmet.
    Pa qasje dhe bashkëpunim më të madh, është e pamundur të shtyhet rikthimi i sanksioneve të OKB-së, të cilat fuqitë evropiane synojnë t’i rikthejnë në fund të muajit.
    Edhe nëse Irani lejon vizitat në disa objekte, hyrja në lokacione të ndjeshme si Fordo, Natanz dhe Isfahan – të gjitha të goditura nga bombardimet amerikane – mund të mbetet e ndaluar, gjë që kufizon aftësinë e IAEA-së për ta verifikuar veprimtarinë bërthamore të Iranit.
    Një pengesë edhe më e madhe është rezerva e uraniumit të pasuruar e Iranit. Rreth 400 kilogramë uranium i pasuruar pranë nivelit për armë mbetet i zbuluar, duke ngritur alarm në kryeqytetet perëndimore.
    Treshja evropiane – Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania – e kanë bërë të qartë se lehtësimi i sanksioneve varet nga tri kushte: rikthimi i plotë i inspektimeve, raportimi transparent i rezervave të uraniumit dhe angazhimi i besueshëm në diplomaci me Uashingtonin.
    Këtë të fundit, Irani e ka kundërshtuar në mënyrë të përsëritur, përfshirë edhe fundjavën e kaluar, duke mos dashur të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara.
    Behnam Taleblu, drejtor i lartë i programit për Iranin në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive me bazë në Uashington, i tha Radios Farda të Radios Evropa e Lirë se është “shumë e pamundur” që evropianët ta shtyjnë rikthimin e sanksioneve.
    “E vetmja mënyrë që kjo të ndodhë është nëse inspektorët rifillojnë plotësisht vëzhgimin dhe nëse ka vullnet real politik në Teheran për diplomaci. Në atë rast, sanksionet mund të shtyheshin për tre deri në gjashtë muaj… Por, e shoh shumë të pamundur”, tha ai.
    Gjendjen e përkeqëson edhe mosbesimi i thellë i Iranit ndaj IAEA-së, të cilën e akuzon për anshmëri politike dhe për dështim në dënimin e veprimeve ushtarake të Izraelit dhe SHBA-së.
    Media të linjës së ashpër kanë shkuar edhe më larg. Gazeta Kayhan madje ka bërë thirrje që Grossi të “gjykohet dhe të ekzekutohet”, nëse shkel në tokën Iran./REL

    Top Channel

  • Era e fortë u largoi gomonen plastike nga jahti i tyre, shpëtohen në Qeparo dy turistët gjermanë që rrezikonin mbytjen

    Era e fortë u largoi gomonen plastike nga jahti i tyre, shpëtohen në Qeparo dy turistët gjermanë që rrezikonin mbytjen

    Dy turistë gjermanë janë shpëtuar mbrëmjen e vonë të së dielës në Qeparo, pasi gomonia e tyre ishte spostuar shumë nga era dhe ishte larguar nga jahti i tyre, duke e bërë të pamundur kthimin.

    Ata kanë njoftuar sallën e Komisariatit të Policisë Himarë pas orës 22:00, e më pas menjëherë u ësht5ë dhënë ndihma.
    Ata janë nxjerrë të sigurtë në portin e Himarës.
    “Ne oren 22: 45 ne zonen e Qeparoit u gjeten dy personat rreth 100M larg bregut te detit me një gomone plastike rreth 2 metra pa motorr, (me lopata) me emrin Timini, te cilët ishin shkeputur nga Jahti personal i tyre me emrin “Tiaman”.
    Personat që u shpëtuan nga mjeti lundrues i policisë i kishte marre era e forte dhe e kishin të pamundur të lundronin. U shpetuan Berhard Michael i datëlindjes 12.04.1955 me nënshtetësi Gjermane dhe Ute Dorothea e datelindjes 23.05.1962 me nënshtetësi Gjermane”, sqaron policia.
     

    Top Channel

  • Burimi: Paqja me Rusinë është e pamundur pa presion ushtarak… Putini nuk ndalet me ftesa

    Burimi: Paqja me Rusinë është e pamundur pa presion ushtarak… Putini nuk ndalet me ftesa

    Gazetari Genc Burimi ka deklaruar se paqja me Rusinë nuk është e mundur për sa kohë presidenti Putin nuk përballet me presion të drejtpërdrejtë ushtarak. Në intervistën e dhënë në edicionin e lajmeve në Syri TV, Burimi bëri një analizë të zhvillimeve gjeopolitike, ndërsa theksoi se investimet ushtarake të Kremlinit nuk ndalen me thirrje diplomatike, duke përmendur edhe qëndrimin e presidentit francez Macron. Sipas tij, sanksionet nuk kanë dhënë efekt, ndërsa e vetmja rrugë për të detyruar Rusinë drejt paqes është zhvendosja e konfliktit në territorin e saj.

    Genc Burimi: S’mund të ketë paqe. Putini nuk ndalet, kjo është e sigurt. E tha edhe në Francë Macron para dy ditësh, ku një fuqi si Rusia që ka bërë kaq shumë investime ushtarake, nuk bën qape se e ftoi Trump në Alaska. Është e pamundur, e pamundur…

    Që të detyrohet Putini që të shkojë në paqe, duhet që Putini të detyrohet ushtarakisht. Sanksionet nuk e dëmtojnë.

    Do të thoni që Rusia është fuqi bërthamore, por dhe perëndimorët janë fuqi bërthamore.

    Nuk është Europa që donte luftë, as Amerika. Europa është sot dëshmitar që luftën sot po e bëjnë ukrainasit, nuk po e bën Europa. As në të ardhmen. Sot Evropa kërkon të fitojë kohë… I duhen 2-3 vjet që të zëvendësojë Amerikën për interes të saj. I duhen më pak kohë që Ukraina ta transferojë luftën në Rusi. Kjo po ndodh sot. Sot në një mesazh të jashtëzakonshëm që ka bërë Donald Trump që më në fund e kupton… Çfarë kupton?

    Është e jashtëzakonshme në fakt. E kupton më në fund që Rusia të shkojë me dhunë në paqe dhe vetëm kur lufta të transferohet në Rusi. Për aq kohë sa Rusia ka kapacitetin të sulmojë Ukrainën pa qenë e sulmuan nga Ukraina, është e pamundur.

  • Kualifikimi, një mision thuajse i pamundur/ Dinamo mposhtet thellë në Poloni, ja rezultati dominues

    Kualifikimi, një mision thuajse i pamundur/ Dinamo mposhtet thellë në Poloni, ja rezultati dominues

    Dinamo doli e mundur në Poloni përballë Jagiellonias, duke u mposhtur 3-0 në ndeshjen e parë të fazës play-off të Conference League.
    Pavarësisht përpjekjeve për të rezistuar, skuadra e Ilir Dajës u duk e pafuqishme përballë intensitetit të vendasve, ndërsa mungesa e sulmuesit kryesor, Zabërgja (tashmë i larguar nga Dinamo), u ndje shumë në repartin ofensiv.
    Dinamo vuajti për të krijuar rrezik para portës kundërshtare, ndërkohë që gabimet në mbrojtje e bënë edhe më të lehtë misionin e polakëve.
    Me këtë rezultat, ndeshja e kthimit në Tiranë shndërrohet thuajse në një mision të pamundur për të përmbysur disavantazhin, megjithëse Dinamo do të kërkojë të shpëtojë sadopak dinjitetin dhe të mbyllë me një performancë më të denjë këtë aventurë europiane.

  • Grupet e Championsit nuk janë një ëndërr e pamundur, Shkendija shmang rivalët më të vështirë në “play off”

    Grupet e Championsit nuk janë një ëndërr e pamundur, Shkendija shmang rivalët më të vështirë në “play off”

    Në Nion të Zvicrës është duke u mbajtur shorti i fazës “play off” të Champions League-s. Shkëndija ka mësuar pak minuta më parë se cila do të jetë pengesa e fundit nëse kalon me sukses Karabakun. Kështu, në rast kualifikimi në “play off” kuqezinjtë e Tetovës do të kënë përballë fituesin e çiftit Ludogorets-Ferencvarosh.
    Një short me fat për klubin shqiptar, teksa ka shmangur ekipe si Celitc-u, Bodo/Glimti, Leç Poznanin, Crvena Zvezda, Malmon apo Copenhagen-in. Ëndrra për të mbërritur në grupet e Champions-it nuk është e pamundur, pasi nëse Shkëndija kalon me sukses Karabakun, atëherë rivali i radhës nuk do të jetë i një niveli më të lartë se azerët./Sport Ekspres/

  • Flamur i kuq! Pezullohet që në start gara e Çmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1

    Flamur i kuq! Pezullohet që në start gara e Çmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1

    27 Korrik 2025

    15:12

    Telesport

    Gara e Çmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1 është shtyrë përkohësisht për shkak të kushteve të vështira atmosferike.
    Shiu që ka nisur në pistën ne Spa e bën të pamundur zhvillimin normal të garës. Në orën 15:00, 20 makinat kanë dalë në postë për xhiron e formatimit, pas makinës së sigurisë.
    Por, menjëherë është dhënë urdhri që makinat të vijnë në garazh (pit-lane), pasi është e pamundur të garohet në këto kushte.
    Ende nuk ka një njoftim se kur do të nisë gara, ndërkohë që të gjithë pilotët kanë dalë nga njëvendëshet e tyre. Shiu vazhdon të bjerë dhe situata është ende e paqartë për sa I përket garës.