Tag: pamposhtur

  • Drita sfidon Az Alkmaar, trajneri: S’kemi presion, shpresoj të dalim të pamposhtur

    Drita sfidon Az Alkmaar, trajneri: S’kemi presion, shpresoj të dalim të pamposhtur

    Tekniku i Dritës, Zekerija Ramadani tregoi këndvështrimin e tij para ndeshjes ndaj Az Alkmaar në Conference League.
    “Nëse nuk do ishim të gatshëm nuk do kishim arritur këtu ne kemi qenë të gatshëm çdo takim kemi dhënë maksimumin, ne si staf duke analizu kundërshtarin duke dhënë informata tek futbollistët dhe  duke bërë analizën edhe këtë ndeshje mendoj se ekipi është shumë i gatshëm për të dhënë maksimumin. Duhet të kemi shumë disiplinë taktike ekipi është mjaft i motivum është një garë ku kemi 8 pikë pas 4 ndeshjeve dhe shpresojë të vazhdojmë ecurin pozitive dhe normal me një fitore mund të jenë kejt ndryshe pas asaj fitore por e para duhet të kemi shumë disiplin taktike mbrenda në fushë dhe secili futbollist do të jap çdo atom mbrenda në fushë.

    Asnjëher nuk jam friguar nga presioni, të luftojmë për fitore sa i përket motivimit nuk kam humbur asnjë fjalë për të motivuar ekipin falë drejtuesve ata nuk më lënë të flas për ta sepse ata nuk e lënë ekipin pa një premio të madhe që do jetë edhe një motiv shtesë por gjithmonë kërkoj nga unë dhe futbollistët që objektivi jonë të jetë i pamposhtur objektivi do jetë të luftojmë çdo pozicion të dyfishojmë në çdo pozicion që në fund edhe me një barazim do ishim shumë të kënaqur.
    Duke u bazuar në analiza që kemi bërë me stafin teknik, shpresojë që nesër të japim maksimumin dhe të dalim të pamposhtur” – tha ai.

  • Harry Kane: Nuk ishte përformanca më e mirë, por jemi ende të pamposhtur

    Harry Kane: Nuk ishte përformanca më e mirë, por jemi ende të pamposhtur

    10 Nëntor 2025

    10:32

    Telesport

    Pas triumfit mesjavën e kaluar ndaj PSG në Champions League, ekipi i Bayern Munich dukej i pamposhtur. Por, atëherë kur më pak pritej, skuadra bavareze arriti një barazim 2-2 ndaj Union Berlin.
    Klubi i kryeqytetit mund të kishte fituar nëse nuk do të kishte ardhur goli i zakonshëm në fund të ndeshjes nga Harry Kane. Sulmuesi anglez komentoi ndeshjen, duke e parë në një këndvështrim pozitiv.
    “Ishte një ndeshje e vështirë, por ne e dinim se çfarë na priste. Fusha ishte e vështirë dhe kundërshtarët tanë luajtën shumë topa të gjatë. Përtej kësaj, shumë gjëra shkuan kundër nesh në këtë përballje”, tha Kane.
    “Shpesh gjërat e vogla bëjnë diferencën, ky është futbolli sot. Na u desh të luftonim dhe të qëndronim të qetë dhe ia dolëm. Nuk ishte performanca jonë më e mirë, por në fund ne prapë arritëm të barazonim”, tha Harry Kane.

  • Flamurtari i pamposhtur komandon Superligën e nis shkëputjen, Partizani fiton derbin me Tiranën

    Flamurtari i pamposhtur komandon Superligën e nis shkëputjen, Partizani fiton derbin me Tiranën

    Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 6-të të Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra. Flamurtari kampion vazhdon të jetë i pamposhtur, duke korrur suksesin e pestë (vlonjatet s’kanë asnjë humbje).
    Në kryeqytet, ekipi i Flamurtarit mundi me lehtësi 83-44 Studentin, në një përballje pa shumë emocione. Mikeshat nga Vlora u shkëputën që në fillim, ku shkëlqeu Harvey, që realizoi 28 pikë.
    Në “Asllan Rusi”, Partizani triumfoi 83-76 ndaj Tiranës në derbin kryeqytetas, një ndeshje e ekuilibruar gjatë gjithë kohës. Herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra, porn ë minutat e fundit të kuqtë u shkëputën dhe fituan.
    Jones me 21 pikë dhe Evans me 20 pikë u dalluan për Partizanin, një dyshe që bëri diferencën në fushë. Për Tiranën u dallua Qosja me 24 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar ndeshjen.
    Superliga-Java e 6-të
    Partizani – Tirana, 83-76
    Studenti – Flamurtari, 44-83
    Vllaznia (pushim)
    Renditja: Flamurtari 10 pikë, Tirana 8 pikë, Partizani 8 pikë, Studenti 6 pikë, Vllanzia 4 pikë.

  • Chicago i pamposhtur komandon në Lindje, Luka Doncic i jep fitoren Lakers

    Chicago i pamposhtur komandon në Lindje, Luka Doncic i jep fitoren Lakers

    Chicago mbetet skuadra më e mirë në Konferencën e Lindjes, ende e pamposhtur, pas fitores 135-125 ndaj New York. Josh Giddey me 32 pikë ishte më i miri për Bulls, mbështetur edhe nga Vucevic me 26 pikë e Dosunmu me 22 pikë.
    Fitore në sekondën e fundit për Boston, që mposhti 109-108 Philadelphia, dy ekipe pretendente në Lindje. Jaylen Brown me 32 pikë bëri diferencën në fushë për Ctltics, ndërsa 26 pikët e Maxey për vendasit mbetën për statistikë.
    Jashtë fushe fiton ekipi i Lakers, që mposhti 117-112 Memphis, takim ku shkëlqeu Luka Doncic, me 44 pikë e 12 rebound. Në sekondat e fundit fiton edhe Portland, që falë 23 pikëve të Avdija mundi 109-107 Denver.
    NBA-Rezultatet e sotme
    Indiana – Atlanta, 108-128
    Philadelphia – Boston, 108-109
    Cleveland – Toronto, 101-112
    Chicago – New York, 135-125
    Memphis – Lakers, 112-117
    Phoenix – Utah Jazz, 118-96
    Portland – Denver, 109-107
    Clippers – New Orleans, 126-124

  • Partizani ndal kampionët e Superiores, Teuta e pamposhtur merr vendin e tretë në renditje

    Partizani ndal kampionët e Superiores, Teuta e pamposhtur merr vendin e tretë në renditje

    Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 8 të “Abissnet Superiore”-s. Pas fitores kundër Bylisit, Partizani ka marrë një tjetër rezultat pozitiv nën drejtimin e trajnerit të ri. Të kuqtë kanë ndalur kampionët në fuqi të kampionëtit shqiptar, Egnatian. Përballja e sotme mes tyre ka përfunduar në baraspeshë 0-0, teksa të dyja skuadrat janë larguar me nga një pikë secila nga fusha e lojës.
    Ndëkohë Teuta vazhdon të mbetet e pamposhtur këtë sezon, teksa nuk numëron asnjë humbje në 8 javët e para të kampionatit. Durrsakët kanë mposhtur me shifrat 3-2 Flamurtarin, duke u ngjitur kështu në vendin e 3-të në renditje, me 14 pikë të grumbulluara gjithsej. Në krahun tjetër Flamurtari ende nuk e provuar shijen e fitores në “Abissnet Superiore”. Vlonjatët mbeten në fund të renditjes me vetëm 2 pikë të siguruara në 8 ndeshje./Sport Ekspres/

  • Trajneri i “aspirinave”, ende i pamposhtur, mesazh PSG: Do t’i bëjmë me dhimbje koke

    Trajneri i “aspirinave”, ende i pamposhtur, mesazh PSG: Do t’i bëjmë me dhimbje koke

    “BayArena” ndriçohet përsëri për Ligën e Kampionëve. Sot, kampionët në fuqi të PSG do të luajnë ndaj Bayer Leverkusen. Skuadra e Luis Enrique është aktualisht e pamposhtur në kampionat, me vetëm Olympique Marseille që arrin t’i mundë ata në kampionat.
    Në prag të ndeshjes, trajneri i “aspirinave”, Kasper Hjulmand, foli rreth zhvillimit pozitiv të ekipit të tij dhe cilësive të shkëlqyera të PSG: “PSG është ndoshta ekipi më i mirë në botë. Këtë vit kalendarik, ata kanë fituar pesë trofe. Ne kemi respekt të madh për ta dhe do të jetë një sfidë e vështirë”.
    “Por, jemi gjithashtu të lumtur, sepse të luash në Champions League është gjithmonë e veçantë. Ne do të luajmë në shtëpi dhe absolutisht duam të shfaqim cilësitë tona. Do të japim gjithçka për të fituar”, tha Hjulmand, trajneri i Leverkusen.
    Trajneri danez shtoi më pas për kundërshtarët e tyre: “PSG është një ekip me cilësi të jashtëzakonshme në çdo pozicion dhe në çdo fazë të lojës. Ata ndërtojnë mirë nga mbrojtja, luajnë drejtpërdrejt dhe shpejt, janë të fortë në situata një-me-një dhe shumë agresivë në presing. Kjo është forca e tyre”.
    Leverkusen është ende i pamposhtur në shtatë ndeshje, që kur Hjulmand mori drejtimin: “Jemi të sigurt në lojën tonë dhe mendoj se do të kemi shanset tona . Jemi në rrugën e duhur. Ekipi ka nevojë për ndeshje dhe kohë për të gjetur mirëkuptim. Po bëjmë përparim të mirë. Pas çdo ndeshjeje analizoj atë që kemi mësuar dhe çfarë duhet të përmirësojmë. I shoh qartë mundësitë dhe potencialin e këtij ekipi.”

  • Juventusi mbetet i pamposhtur në Serinë A, nuk ka fitues në derbin kundër Milanit

    Juventusi mbetet i pamposhtur në Serinë A, nuk ka fitues në derbin kundër Milanit

    Ka përfunduar pa fitues derbi i kampionëve mes Juventusit dhe Milanit. Majk Menjo dhe Di Gregorio i kanë mbajtur rrjetat e tyre të paprekura, teksa ndeshja ka përfunduar në baraspeshë 0-0. Përtej rezultatit, skuadrat patën një baraspeshë edhe në aspektin e statistikave.
    Rastin më të pastër në këtë sfidë e pati Milani. Pulisiçi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 53-të, duke humbur kështu shansin për të marrë tre pikët në këtë transfertë të vështirë. Kuqezinjtë tashmë renditen në vendin e 3-të në Serinë A me 13 pikë të grumbulluara, ndërsa Juventusi vazhdon të mbetet i pamposhtur në vendin e 5-të të renditjes./Sport Ekspres/

  • Crawford i pamposhtur, mund Alvarez dhe është kampion i padiskutueshëm në 3 Divizione

    Crawford i pamposhtur, mund Alvarez dhe është kampion i padiskutueshëm në 3 Divizione

    Boksieri amerikan Terence Crawford mposhti sot me vendim unanim të gjyqtarëve meksikanin Saul Canelo Alvarez, duke qëndruar i pamposhtur (42 fitore, 0 humbje) në karrierën e tij.
    Në duelin e zhvilluar në Las Vegas, 37-vjeçari amerikan thuajse e dominoi duelin. Të tri gjyqtarët i dhanë fitoren (116-112, 115-113, 115-113), ndërkohë që meksikani detyrohet të ngrejë “flamurin e bardhë” (69 fitore, 3 humbje e 2 barazime).

    Edhe pse dueli zhvillohej në peshën e Alvarez (pesha super e mesme), ai nuk arriti dot të triumfojë. Crawford u ngjit dy pesha më shumë për këtë sfidë dhe ia doli mbanë të marrë titullin.
    Amerikani mban edhe titujt kampionë bote në peshën “welter” dhe mesme e lehtë. Pra, ai bëhet kampion i padiskutueshëm i botës në 3 Divizione të ndryshme, çka tregon për epërsinë e tij.

    Një duel që nis i qetë dhe pa shumë shkëndija në raundet e parë, por është Crawford ai që hera-herës ka inisiativën dhe është më konkret. Fakti që duelon me të dy duart i dha një epërsi të lehtë me kalimin e raundeve.
    Edhe Alvarez ka një grusht të fortë, por jo mjaftueshëm sa për të fituar dhe në fundin e sfidës duket i dorëzuar. Crwaford mbrohet mirë dhe arrin të korrë një fitore të madhe mes 70 mijë shikuesve, që shijuan një sfidë të bukur.

  • I pamposhtur në kafaz, Chimaev ka gati rivalin për të mbrojtur titullin kampion, ja sfidanti nga Holanda

    I pamposhtur në kafaz, Chimaev ka gati rivalin për të mbrojtur titullin kampion, ja sfidanti nga Holanda

    20 Gusht 2025

    12:53

    Telesport

    Tani që Khamzat Chimaev është kampioni i ri i botës në peshën e mesme në artet marciale mikse (MMA), ka shumë rivalë që janë të etur për të hyrë në kafaz dhe për ta sfiduar kampionin e pamposhtur rus (13 fitore e asnjë humbje).
    Ende nuk ka një datë zyrtare për mbrojtjen e parë të titullit nga Chimaev, por UFC ka paralajmëruar një rikthim të shpejtë të mundshëm të rusit. Madje që këtë vit, më 25 tetor, në eventin UFC-321, që do të zhvillohet në Abu Dhabi.
    Edhe pse duket si një rikthim shumë i shpejtë në kafaz, vetëm 3 muaj nga dueli i 3 ditëve më parë, për Chimaev gjërat duken mirë për sa i përket aspektit fizik. Dhe kandidati më i mundshëm për ta sfiduar në mbrojtjen e parë të tillit është Reinier de Ridder.
    “RDR“, shkroi Khamzat me emojin e kafkës dhe kockave në rrjetet sociale, që lë të kuptosh se De Ridder mund të jetë rivali i ardhshëm në kafaz. Holandezi është i pesti në renditjen botërore të peshës së mesme (21 fitore e 2 humbje në karrierë).
    “Dërgo vendndodhjen”, u përgjigj holandezi nën thirrjen e Chimaev. Në një ripostim, Reinier de Ridder shkroi: “Urime për titullin Khamzat. Por unë do të të tregoj se si duket dominimi i vërtetë i luftimit. Nënshkruaj kontratën”.

  • UFC-319/ Chimaev mbetet i pamposhtur dhe shpallet kampion bote në peshën e mesme

    UFC-319/ Chimaev mbetet i pamposhtur dhe shpallet kampion bote në peshën e mesme

    Khamzat Chimaev është kampioni i ri i botës në peshën e mesme në artet marciale mikse. Në eventin UFC-319 zhvilluar sot në Çikago, ai mundi me vendim unanim të gjyqtarëve afrikano-jugorin Dricus du Plessis.
    Të tri gjyqraët i dhanë fitoren rusit me shifrat e njëjta 50-44, çka tregon se epërsia e Chimaev në kafaz ishte e ndjeshme, duke e merituar atë. Jo vetëm kaq, por Chimaev mbetet i pamposhtur në karrierën e tij.
    Për kampionin e ri të botës ky është suksesi i 15-të në karrierën (asnjë humbje), ndërsa për Du Plessis kjo është humbja e tretë (ka edhe 23 fitore). Pasi e mbrojti dy hërë këtë titull, këtë herë afrikano-jugori u detyrua të dorëzohej.
    Chimaev mori frenat e sfidës që në raundin e parë, kur realizoi një “takedown” që pas 10 sekondash e më pas realizoi mjaft goditje nga afër. Du Plessis u mundua më shumë të mbrohej, pork jo strategji nuk i dha asnjë avantazh.
    Rusi realizoi edhe një “takedoëw” tjetër me kalimin e kohës, ndërkohë që sfida ishte mjaft e bukur dhe me 5 raunde interesante. Gjithsesi, Chimaev ishte ndjeshëm më superior, duke e merituar fitoren edhe pse fansat e vërshëllyen.