Tag: pamela

  • Pamela Anderson: Pse dëshiron të ndryshojë mbiemrin e saj

    Pamela Anderson: Pse dëshiron të ndryshojë mbiemrin e saj

    Ylli i njohur i “Baywatch” dhe “The Last Showgirl”, Pamela Anderson, ka shpërndarë planet e saj për të ndryshuar mbiemrin dhe për t’i dhënë vëmendje rrënjëve të saj finlandeze. Në një intervistë për Vogue Scandinavia, aktorja 58-vjeçare deklaroi se do të dëshironte të quhej Pamela Hyytiäinen, mbiemri i gjyshit të saj, të cilin e ndryshoi kur emigroi në Kanada për t’u integruar më lehtë në shoqëri.
    “Ndonjëherë nuk dua të jem Pamela Anderson, por Pamela Hyytiäinen. Do të doja ta ndryshoja mbiemrin tim, por nuk më lejojnë,” tha aktorja, duke theksuar lidhjen e veçantë që kishte me gjyshin e saj Herman Hyytiäinen. Ai jo vetëm që i mësoi finlandishten, por mbeti një figurë e rëndësishme në jetën e saj, edhe pas vdekjes së tij, kur Pamela ishte vetëm 11 vjeç.
    Aktorja ka qenë gjithmonë e hapur ndaj eksplorimit të identitetit të saj, si në karrierë ashtu edhe në pamjen personale. Nga rolet si simbol seksi në “Baywatch”, te performanca e saj më e vonshme në “The Last Showgirl”, Anderson ka kaluar përmes transformimeve të shumta. Në një intervistë me Marie Claire Greece, ajo shprehu se roli në filmin “The Last Showgirl” i dha mundësinë të rishikonte vendime të kaluara dhe të shprehte kreativitetin e saj në mënyrë të thellë, duke treguar pasion për artin dhe teatrot e autorëve të mëdhenj si Tennessee Williams dhe Eugene O’Neill.
    Pamela Anderson vazhdon të sfidojë pritshmëritë, duke eksploruar identitetin, rrënjët dhe mundësitë e reja artistike, ndërsa mendon seriozisht për një hap simbolik që lidh të kaluarën e saj familjare me të tashmen.

  • Pamela Anderson flet hapur për romancën e saj me Liam Neeson, tregon sa zgjati lidhja

    Pamela Anderson flet hapur për romancën e saj me Liam Neeson, tregon sa zgjati lidhja

    Pamela Anderson ka folur për marrëdhënien e saj me Liam Neeson, duke sqaruar se me të vërtetë ka pasur një lidhje romantike, por nuk zgjati shumë. Raportet sugjeronin se dy yjet e “The Naked Gun” kishin zhvilluar një marrëdhënie romantike gjatë xhirimeve. Megjithatë, sipas TMZ, romanca e tyre nuk ishte gjë tjetër veçse një marifet publicitar i organizuar nga ekipet e marrëdhënieve me publikun të aktorëve dhe Paramount.
    Në një intervistë me PEOPLE, Anderson e mohoi këtë marifet publicitar dhe shpjegoi se u afrua me Neeson pasi mbaruan xhirimet dhe jo gjatë tyre, me të dy që kaluan vetëm një javë së bashku.
    “Nëse doni ta dini vërtet, unë dhe Liam patëm një lidhje romantike për një kohë, por vetëm pasi mbaruam xhirimet”, pohoi Pamela Anderson. Të dy kaluan një javë në shtëpinë e tij në New York. “Unë kisha dhomën time. Të dy asistentët tanë erdhën. Madje edhe anëtarët e familjes erdhën të na shihnin”, përshkroi ajo.
    Më pas tha:”Shkuam për të ngrënë në një restorant të vogël francez, ku ai më prezantoi si ‘Zonja Neeson e ardhshme’”. Ata kaluan gjithashtu kohë në kopshtin e tij, ku, siç tha Anderson, “u kujdesa për një kaçubë trëndafili që po mbytej në mente… Isha e lumtur ta ndihmoja dhe ai e vlerësoi këtë. “
    Të dy aktorët u rilidhën gjatë promovimit të filmit “The Naked Gun”. “Kaluam shumë mirë”, tha ajo, duke e quajtur marrëdhënien e tyre “pak si një film i Nancy Meyers”.
    Pamela Anderson e bëri të qartë se marifeti publicitar nuk ishte i vërtetë. “Gjithmonë qeshja kur njerëzit mendonin, ‘Oh, ky është një marifet publicitar’. Dhe unë mendoja, ‘Një marifet publicitar? Kjo është e vërtetë. Kemi ndjenja të vërteta’”, vuri në dukje ajo.
    Duke përfunduar, ajo theksoi se gjëja më e mirë për të dy është thjesht të ruajnë një marrëdhënie miqësore.
    “E dua Liamin, por ne jemi më mirë si miq, për të qenë plotësisht e sinqertë”, përfundoi ajo.

  • E pezulluar nga detyra/ Balluku mbërrin në GJKKO, do mbrohet nga motra e saj, Pamela Qirko

    E pezulluar nga detyra/ Balluku mbërrin në GJKKO, do mbrohet nga motra e saj, Pamela Qirko

    Belinda Balluku mbërrin në GJKKO, ndërkohë pak më parë në gjykatë mbërriti dhe e motra, Pamela Qirko, e cila është dhe avokatja e saj.

    Balluku mbërriti 8 minuta para se seanca të nisë, ora 09:00.

    Nuk preferoi të bëjë asnjë koment për gazetarët të cilët ndodhen para GJKKO-së. E veshur me kostum vishnje, Balluku shoqërohej nga këshilltari për median dhe komunikimin, Florion Serjani.

    Ndërkohë pak minuta para saj, në GJKKO hyri e vetme Pamela Qirko, e motra e Ballukut e cila do jetë edhe avokatja e saj mbrojtëse.Më parë në GJKKO mbërritën dhe dy bashkëpunëtorët e saj  ‘në shkeljen e barazisë në tendera’ 

    Kreu aktual i ARRSH-se, Gentian Gjyli dhe drejtori i KESH, Erald Elezi u shoqëruan nga policia pasi ndaj tyre GJKKO ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’ 

    Lexo dhe: Skandali: Pamela Qirko, pjesë e Vettingu-t të prokurorit që thërret Ballukun në SPAK

    Seanca

    Eshtë gjyqtari i GJKKO-se, Erion Çela që do të bëjë verifikimin e masës së sigurisë. Prokuror është Dritan Prençi. Në fund të shqyrtimit gjyqësor me dyer të mbyllura gjykata do të shprehet me vendim nëse masat do të qëndrojnë në fuqi.

    Nuk pritet të ketë ndryshim të masave të sigurisë.

    Balluku dhe 2 drejtorët akuzohen për shkelje të barazisë në tendera në dy episode, përkatësisht për aferën 190 milion euroshe të tunelit të Llogarasë, dhe aferën me tenderin e lotit të 4 të Unazës së Madhe të Tiranës me vlerë 24 milion euro.

  • “E dija që do ta mbronte familja”, Lala reagon ashpër: Pamela Qirko njeh çdo sekret të drejtësisë shqiptare

    “E dija që do ta mbronte familja”, Lala reagon ashpër: Pamela Qirko njeh çdo sekret të drejtësisë shqiptare

    Klodiana Lala e pyetur në një emision televiziv në lidhje me zgjedhjen e ministres së Infrastrukturës për tu shoqëruar në SPAK nga motra e saj Pamela Qirko, juriste dhe ish-kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gazetarja Klodiana Lala e ka quajtur një zgjidhje interesante.
    “Ajo është motra që di shumë cka për njerëzit e drejtësisë pasi ka hetuar prokurorët e posacëm. E dija që do të kishte një person nga familja që do ta mbronte nga ana ligjore. Dosja e Ballukut është një ndër dosjet më voluminoze në SPAK”, tha Lala.
    Klodiana Lala: Pamela Qirko, motra e Ballukut është regjistruar vetëm ditën e djeshme (30 tetor) në QKR si person fizik dhe mund të ushtrojë pa asnjë problem ligjor cështjen e avokatisë.
    Unë e kuptoj se ajo po përpiqet të ndalë rrjedhjen e dosjes dhe të kontrolloj gjithcka mund të dalë në publik. Ajo është motra që di shumë cka për njerëzit e drejtësisë pasi ka hetuar prokurorët e posacëm. E dija që do të kishte një person nga familja që do ta mbronte nga ana ligjore. Dosja e Ballukut është një ndër dosjet më voluminoze në SPAK.

  • “Konflikt interesi i hapur”, Berisha denoncon: Avokatja dhe motra e Ballukut në SPAK, pa regjistrim ligjor mund të…

    “Konflikt interesi i hapur”, Berisha denoncon: Avokatja dhe motra e Ballukut në SPAK, pa regjistrim ligjor mund të…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një tjetër skandal që lidhet me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Pamela Qirko, ish-anëtare e Vettingut, sot ishte në cilësinë e avokates së Belinda Ballukut në SPAK, ndërsa rezulton të jetë regjistruar vetëm dje në QKB si person fizik, pa asnjë lloj aktiviteti.
    Denoncimi i Berishës ka ardhur pas një mesazhi të dërguar në faqen e tij në Facebook.
    Pamela Qirko është motra e Belinda Ballukut dhe Altin Dumani e thërret ‘shefe’ pasi është ajo që i ka bërë vetingun.
    Reagimi i kryetarit të PD-së, Sali Berisha:
    Një pyetje shkatërruese nga qytetari dixhital.
    Pershendetje dr.
    Kush mund te me sqaroje se cfare veprimtarie ushtron subjekti Pamela Qirko, pasi Qendra Kombetare e Biznesit e evidention si subjekt tregtar pa objekt veprimtarie. Nese do te ushtron sherbime juridike perfshire edhe avokatine, pse nuk pasqyrohet nga Qendra Kombetare e Biznesit? Avokat i paregjistruar ne Qendren Kimbetare te Biznesit a mund te ushtroje aktivitet dhe te deklarohet si i tille para organeve te drejtesise?
    Ps. Pamela është regjistruar vetëm sot kur nuk u arrit anullimi i akuzës ndaj Lubisë.
    Pamela nga Altin Troplini thirret me nderim ‘Shefe’! Kjo sepse Pamela shefja ka bërë vetingun e tij me 4 shtëpi banimi, 3 të regjistruar në emër të tij, kurse në të katërtën banon me qira tek vjehrri. Ndaj dhe Altin Troplini e mbajti 3 muaj dosjen e Lubisë, motrës së ‘Shefes’?!

  • “Motra e Ballukut e paregjistruar në QKB”, Berisha: Si mund të deklarohet avokate para organeve të drejtësisë?

    “Motra e Ballukut e paregjistruar në QKB”, Berisha: Si mund të deklarohet avokate para organeve të drejtësisë?

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një tjetër denoncim që lidhet me zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tashmë e pandehur nga SPAK.
    Në një postim në rrjetet sociale, Berisha publikoi një mesazh nga një qytetar dixhital, i cili ngre dyshime mbi ligjshmërinë e përfaqësimit të Ballukut nga avokatja Pamela Qirko, e cila është motra e saj.
    Sipas denoncimit, Pamela Qirko është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) vetëm një ditë më parë, si person fizik, pa asnjë aktivitet të deklaruar.
    Reagimi i kryetarit të PD-së, Sali Berisha:
    Një pyetje shkatërruese nga qytetari dixhital.
    Pershendetje dr.
    Kush mund te me sqaroje se cfare veprimtarie ushtron subjekti Pamela Qirko, pasi Qendra Kombetare e Biznesit e evidention si subjekt tregtar pa objekt veprimtarie. Nese do te ushtron sherbime juridike perfshire edhe avokatine, pse nuk pasqyrohet nga Qendra Kombetare e Biznesit? Avokat i paregjistruar ne Qendren Kimbetare te Biznesit a mund te ushtroje aktivitet dhe te deklarohet si i tille para organeve te drejtesise?
    Ps. Pamela është regjistruar vetëm sot kur nuk u arrit anullimi i akuzës ndaj Lubisë.
    Pamela nga Altin Troplini thirret me nderim ‘Shefe’! Kjo sepse Pamela shefja ka bërë vetingun e tij me 4 shtëpi banimi, 3 të regjistruar në emër të tij, kurse në të katërtën banon me qira tek vjehrri. Ndaj dhe Altin Troplini e mbajti 3 muaj dosjen e Lubisë, motrës së ‘Shefes’?!

  • Berisha denoncon skandalin, motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret ‘shefe’

    Berisha denoncon skandalin, motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret ‘shefe’

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një tjetër skandal që lidhet me Belinda Ballukun.

    Pamela Qirko, e cila sot ishte në cilësinë e avokates së Belinda Ballukut është regjistruar vetëm dje në QKB si person fizik, pa asnjë lloj aktiviteti.

    Denoncimi i Berishës ka ardhur pas një mesazhi të dërguar në faqen e tij në Facebook.

    Pamela Qirko është motra e Belinda Ballukut dhe Altin Dumani e thërret ‘shefe’ pasi është ajo që i ka bërë vetingun.

    Reagimi i kryetarit të PD-së, Sali Berisha:

    Një pyetje shkatërruese nga qytetari dixhital.

    Pershendetje dr.

    Kush mund te me sqaroje se cfare veprimtarie ushtron subjekti Pamela Qirko, pasi Qendra Kombetare e Biznesit e evidention si subjekt tregtar pa objekt veprimtarie. Nese do te ushtron sherbime juridike perfshire edhe avokatine, pse nuk pasqyrohet nga Qendra Kombetare e Biznesit? Avokat i paregjistruar ne Qendren Kimbetare te Biznesit a mund te ushtroje aktivitet dhe te deklarohet si i tille para organeve te drejtesise?

    —-

    Ps. Pamela është regjistruar vetëm sot kur nuk u arrit anullimi i akuzës ndaj Lubisë.

    Pamela nga Altin Troplini thirret me nderim ‘Shefe’! Kjo sepse Pamela shefja ka bërë vetingun e tij me 4 shtëpi banimi, 3 të regjistruar në emër të tij, kurse në të katërtën banon me qira tek vjehrri. Ndaj dhe Altin Troplini e mbajti 3 muaj dosjen e Lubisë, motrës së ‘Shefes’?!

  • Çuarja e Pamela Qirkos për çështjen ‘Belinda’/ A po tentohet përjashtimi i prokurorit Prençi nga dosja. Ja arsyeja

    Çuarja e Pamela Qirkos për çështjen ‘Belinda’/ A po tentohet përjashtimi i prokurorit Prençi nga dosja. Ja arsyeja

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Kur ligji prek familjen! Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun në SPAK

    Kur ligji prek familjen! Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun në SPAK

    Zv.kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është paraqitur sot në SPAK, ku është regjistruar si person nën hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tenderat publikë.
    Ky zhvillim vjen në kuadër të hetimeve të nisura nga SPAK mbi procedurat e tenderimeve në institucionet që Balluku ka drejtuar, pas arrestimit të disa ish-vartësve të saj në ministri dhe në Entin Kombëtar të Rrugëve.
    Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun, a është e ligjshme?
    Ballukun e përfaqësoi motra dhe avokatja e saj, Pamela Qirko, ish-kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), institucioni që dikur shkarkonte gjyqtarë dhe prokurorë për mungesë integriteti. Me firmën e Qirkos janë shkarkuar 56 përfaqësues të drejtësisë.
    Ajo që e bën situatën më paradoksale është fakti se Pamela Qirko, përpara se të vishej me roben e avokates, ka qenë kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), institucioni që dikur shkarkonte gjyqtarë e prokurorë për mungesë integriteti. Me firmën e saj janë shkarkuar 56 përfaqësues të drejtësisë, ndërsa sot ajo vetë gjendet në prag të një procesi ku drejtësia i prek familjen.
    Hetimet po drejtohen nga prokurori Dritan Prençi, i cili 7 vite më parë, u paraqit përpara Pamela Qirkos, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për t’u konfirmuar në detyrë.
    Ndërkohë kreu i opozitës, Sali Berisha ka denoncuar kërcënimin, që sipas tij, Kryeministri Rama i ka bërë prokurorit të SPAK-ut, Dritan Prençi, që heton zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Ai tha se Rama e ka telefonuar, ndërsa e cilësoi këtë një akt të rëndë.
    Dalja nga SPAK dhe deklarata për median
    Gjatë daljes nga SPAK, Balluku iu drejtua mediave me një deklaratë të shkurtër. Balluku konfirmoi edhe vete se shkoi në SPAK pas fletëthirrjes për një çështje që është marrë në hetim, duke thënë se beson se do jetë një proces transparent.
    “Në respekt të organeve të drejtësisë, kam pranuar kërkesën e prokurorisë së posaçme për një çështje në hetim. Si qytetare e Shqipërisë dhe zyrtare publike, e shikoj këtë si një proces që shpresoj të bazuar mbi transparencë dhe parimet e drejtësisë.”
    Ajo nuk pranoi të komentonte më tej dhe u largua me indiferencë, duke mos iu përgjigjur pyetjeve mbi dorëheqjen ose përballjen me drejtësinë me mandat. Gazetarët e prisnin për pyetje rreth dorëheqjes dhe procedurave që e lidhin me tenderat, por ministrja zgjedhi të qëndrojë e heshtur dhe të shmangë kontaktin. Balluku u paraqit në SPAK në orën 15:10 dhe qëndroi aty deri në orën 16:00.
    Hetimi i SPAK-ut, lidhet me procedurat e tenderimeve në institucionet që Balluku ka drejtuar.
    Mes kallëzimeve penale që po heton SPAK, përfshihet edhe rasti i tunelit të Llogarasë, ku vlera e tenderit u rrit me mbi 50 milionë euro nga fituesi i kontratës. SPAK ka qenë i rezervuar për detaje, duke theksuar se nuk ka asgjë për të ndarë me median në këtë fazë të hetimit.
    Belinda Balluku ushtron funksionin e Zv.kryeministres që prej korrikut 2022 dhe të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë që prej janarit 2019, dhe ka qenë gjithashtu drejtuesja politike e qarkut Fier, ku në zgjedhjet e 11 majit fitoi 12 mandate.

  • Ka bere vetting SPAK/ Pamela Qirko, motra e Belinda Ballukut është paraqitur këtë mesditë në SPAK

    Ka bere vetting SPAK/ Pamela Qirko, motra e Belinda Ballukut është paraqitur këtë mesditë në SPAK

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona