Tag: palmer

  • Maresca jep lajmin e mirë: Palmer mund të luajë si titullar, por duhet të menaxhojmë minutat

    Maresca jep lajmin e mirë: Palmer mund të luajë si titullar, por duhet të menaxhojmë minutat

    3 Dhjetor 2025

    11:54

    Telesport

    Më në fund, pas një mungese të gjatë, sulmuesi anglez Cole Palmer është gati të rikthehet në fushë. Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, konfirmoi rikthimin e lojtarit të trij të preferuar, por këmbënguli se duhet kujdes.
    “Cole është i disponueshëm. Ndeshjen e fundit, ai ishte në stol. Kur kishim me dhjetë lojtarë ndaj Arsenal, ishte më e komplikuar për Cole. Tani ai duhet të rikthehet edhe për sa i përket gjendjes së tij fizike”, tha Maresca.
    “Ai mund ta luajë si titullar. Ideja me të është që të fillojë të marrë sa më shumë minuta derisa të mund të luajë një ndeshje të plotë. Gjithçka do të bëhet gradualisht, pasi sezoni është ende i gjatë”, tha trajneri i Chelsea.
    Londinezët do të luajnë sot ndaj Leeds: “Të gjithë janë mirë. Kemi një ekip të fortë fizikisht përpara. Ne po përgatitemi dhe kur të shohim formacionin, mund të organizohemi. Varet nga plani i lojës, por jam i kënaqur me ekipin”.

  • Ishte pranë rikthimit, Palmer dëmton gishtin e këmbës gjatë qëndrimit në shtëpi dhe humbet 3 ndeshjet e radhës

    Ishte pranë rikthimit, Palmer dëmton gishtin e këmbës gjatë qëndrimit në shtëpi dhe humbet 3 ndeshjet e radhës

    21 Nëntor 2025

    11:15

    Telesport

    Cole Palmer ka pësuar një dëmtim në gishtin e këmbës në një aksident shtëpiak dhe do të humbasë tre ndeshjet e ardhshme të Chelsea kundër Burnley, Barcelona dhe Arsenal. Palmer goditi një gisht të këmbës së majtë në një portë.
    Sulmuesi ishte gati të kthehej në fushë pasi kishte qenë jashtë që nga shtatori për shkak të një dëmtimi në ijë. “Ai nuk është i disponueshëm për të shtunën, për Barcelonën dhe për Arsenal“, tha trajneri i Chelsea, Enzo Maresca.
    “Fatkeqësisht, ai pati një aksident në shtëpi dy ditë më parë. Ai goditi gishtin e këmbës. Nuk është asgjë e rëndësishme, por me siguri, ai nuk do të kthehet edhe javën tjetër në fushë”, shtoi trajneri italian i Chelsea.
    Kur u pyet se sa kohë mund të mungojë Palmer tani, Maresca shtoi: “Nuk e dimë. E tëra që dimë është se ai nuk është i disponueshëm për këtë javë dhe javën tjetër“. Një lajm i keq për tifozët e Chelsea me Palmer që ishte pranë rikthimit.

  • Te Chelsea presin Palmer pas pushimit të kombëtareve, lojtari monitoron gjendjen ditë pas dite

    Te Chelsea presin Palmer pas pushimit të kombëtareve, lojtari monitoron gjendjen ditë pas dite

    11 Nëntor 2025

    12:07

    Telesport

    Chelsea shpreson që Cole Palmer të kthehet në dispozicion të trajnerit Enzo Maresca për përballjet e mëdha ndaj Barcelona dhe Arsenal në fund të këtioj muaji. Palmer nuk ka luajtur që nga fundi i shtatorit pas një dëmtimi në ijë dhe ka bërë vetëm katër paraqitje deri më tani këtë sezon.
    Trajneri Enzo Maresca thotë se “blues” ende duhet të menaxhojnë rikuperimin e tij në baza ditore, por shpresojnë që ai të kthehet shpejt pas pushimit ndërkombëtar. Chelsea udhëton për në Burnley më 22 nëntor përpara se të presë Barcelonën të martën në Champions League dhe Arsenalin të dielën.
    “Shpresojmë kështu, por me Cole përpiqemi të planifikojmë çdo gjë, përpiqemi të caktojmë orare dhe pastaj duhet ta rishikojmë atë. Në këtë moment ne shkojmë ditë për ditë me Cole. Ai nuk po bën asnjë seancë me ekipin. Do të doja ta kisha Cole këtu nesër, do të doja ta kisha Cole herët”, tha Maresca.
    Ndërkohë, vetë Palmer ndau një mesazh motivues pas ekzaminimit me “rrezet X”, ndërsa dha një përditësim mbi rikuperimin e tij nga lëndimi. Ylli i Anglisë ka punuar shumë për problemin e tij me ijët. Palmer zbuloi gjithashtu një foto se po i ndiqte nga afër djemtë edhe pse nuk po luan.

  • Maresca lutet për Palmer: Shpresoj ta kem në fushë në ndeshjet kundër Arsenal dhe Barcelona

    Maresca lutet për Palmer: Shpresoj ta kem në fushë në ndeshjet kundër Arsenal dhe Barcelona

    Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, shpreson ta ketë sërish në dispozicion Cole Palmer në fund të muajit, në kohë për t’u përballur me Barcelonën në Champions League dhe Arsenal në Premier League.
    “Shpresojmë, por po e marrim situatën ditë pas dite me Cole. Ai nuk ka marrë pjesë ende në asnjë seancë stërvitore me ekipin. Kemi Benoit Badiashile, i cili ndoshta do të jetë i disponueshëm pas pushimit ndërkombëtar dhe ky është një lajm shumë i rëndësishëm për ne”, tha Maresca.
    “Për të qenë i sinqertë, do të doja ta kisha Cole këtu që nesër. E duam në çdo ndeshje. E kam thënë shumë here, jemi një ekip më i mirë me Cole Palmer. Fatkeqësisht për ne, ai është i lënduar, por patjetër që e duam shumë shpejt”, shtoi trajneri italian.
    Pedro Neto humbi seancën stërvitore të së martës dhe nuk do të luajë në ndeshjen kundër Qarabag për shkak të një problemi të vogël. Neto luajti 85 minuta në fitoren 1-0 të së shtunës ndaj Tottenham: “Nuk është një problem serioz, vetëm një shqetësim i vogël. Kështu që po përpiqemi ta mbrojmë atë.”
    Për mesfushën, Maresca përmendi opsionet e disponueshme: “Caicedo është mirë. Gjithashtu kemi Lavia dhe Andrey Santos që mbulojnë atë pozicion. Ndonjëherë, do të përdorim edhe Acheampong, do të përdorim Reece James. Ne përpiqemi, siç e kemi thënë gjithmonë, të gjejmë një zgjidhje kur lojtarët mungojnë.”

  • Përdori avionin e qeverisë për të ikur në koncertin e të dashurës së tij, shkarkohet zyrtari i lartë i FBI-së

    Përdori avionin e qeverisë për të ikur në koncertin e të dashurës së tij, shkarkohet zyrtari i lartë i FBI-së

    Një zyrtar i lartë i FBI-së është shkarkuar nga detyra, pasi përdori një avion qeveritar për të ikur në koncertin e të dashurës së tij.

    Sipas mediave, Steven Palmer, përdori avionin për udhëtime personale për të parë të dashurën e tij, këngëtaren e muzikës country Alexis Wilkins. Ajo do të këndonte himnin kombëtar gjatë një ndeshjeje boksi.
    Në një deklaratë në “X”, Palmer mohoi akuzat duke i quajtur ato thashetheme të pabaza dhe zhurma nga anarkistët e internetit.
    Ai e mbrojti jetën e tij private duke e quajtur Wilkins një patriote të vërtetë dhe partneren e tij të jetës.
    Steven Palmer, drejtonte Grupin e Reagimit ndaj Incidenteve Kritike të FBI-së, që merret me kërcënime madhore të sigurisë dhe mbikëqyr ajrore të agjencisë.

    Top Channel

  • Maresca u gëzohet të rinjve: Chelsea ka shumë talente, por ai është i përulur dhe kampion

    Maresca u gëzohet të rinjve: Chelsea ka shumë talente, por ai është i përulur dhe kampion

    Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ka lavdëruar talentin adoleshent brazilian të Estevao si “të përulur”, duke e krahasuar me Cole Palmer. 18-vjeçari ishte ylli i Chelsea, teksa të rinjtë e ekipit londinez mundën Ajax 5-1 në “Stamford Bridge” në Champions League.
    I pyetur për Estevao, i cili shënoi një penallti në pjesën e parë, Maresca tha: “Është emocionuese ta shikosh atë. Gjëja e mirë me Estevao është se ndonjëherë me lojtarë të rinj shqetësohesh sepse pas një ndeshjeje që luan mirë ata mendojnë se janë në krye”.
    “Por Estevao është i sjellshëm, i përulur dhe dëshiron të mësojë. Familja e tij bëri një punë të mirë me të. Jemi të lumtur me mënyrën se si luan, por edhe sepse është një djalë i mirë”, tha Maresca.
    Chelsea fitoi sërish pa Palmer, i cili është ende jashtë për shkak të një dëmtimi, por Maresca thotë se Estevao sjell shumë nga të njëjtat cilësi si ylli i Anglisë. “Për mua, ai është shumë i ngjashëm me Cole Palmer, të cilin e kisha në një moshë shumë të ngjashme te Manchester City,” shtoi ai.
    “Cole filloi të luante në krah sepse duhej të ndërtonte fizikalitetin e tij dhe tani po luan brenda. Me Estevao, ata janë mjaft të ngjashëm. Tani ai po luan në krah, por në të ardhmen mendoj se ai është më shumë një lojtar i brendshëm”, tha Maresca.

  • Maresca e konfirmon me hidhërim: Gabova për Palmer, do të mungojë edhe 6 javë të tjera

    Maresca e konfirmon me hidhërim: Gabova për Palmer, do të mungojë edhe 6 javë të tjera

    17 Tetor 2025

    13:43

    Alfred Lleshi

    Cole Palmer do të qëndrojë jashtë fushave edhe për disa javë. Talenti anglez 23-vjeçar i Chelsea ka pasur fillim sezoni të vështirë për shkak të një serie dëmtimesh, ndërsa skuadra londineze, aktualisht e shtata në Premier League, duhet të luajë pa mesfushorin e saj ofensiv. Që nga ndeshjet e para, Palmer ka pasur probleme me muskujt iskiotibialë, që kulmuan me daljen nga fusha në minutën e 21-të kundër Manchester United më 20 shtator.
    Fillimisht, trajneri Enzo Maresca kishte parashikuar ndalesë deri në fund të kualifikueseve të kombëtareve (të tetorit), “për ta mbrojtur Cole dhe shmangur përkeqësimet”. Megjithatë, të premten, Maresca konfirmoi: “U gabova. Për fat të keq, Cole do të mungojë edhe rreth 6 javë të tjera. Po e mbrojmë maksimalisht që të rikthehet 100%”.
    Ai sqaroi se stafi mjekësor ka identifikuar problemin në ijë dhe po e menaxhon me kujdes çdo javë. Megjithë dëmtimin, Palmer mbetet pozitiv. “Duket mirë, është i qetë dhe po ndjek të gjitha trajtimet”, – tha Maresca. Objektivi është i qartë, rikuperim i plotë dhe pa rrezikuar, për t’u kthyer protagonist me Chelsea dhe mos humbur Kupën e Botës 2026.

  • Maresca jep lajmin e keq: Palmer do të mungojë më gjatë se sa prisja, ja kur do të rikthehet

    Maresca jep lajmin e keq: Palmer do të mungojë më gjatë se sa prisja, ja kur do të rikthehet

    17 Tetor 2025

    11:36

    Telesport

    Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ka folur sot për mediat në prag të ndeshjes që londinezët do të zhvillojnë Nottingham Forest të shtunën pasdite. Ai dha lajmin e keq se sulmuesi Cole Palmer do të mungojë për një kohë të gjatë.
    “Gabohesha në lidhje me situatën e Palmer. Fatkeqësisht, ai duhet të jetë jashtë për një kohë më të gjatë, ndoshta edhe gjashtë javë të tjera. Ky është përditësimi më i fundit nga stafi mjekësor”, tha Maresca.
    “Po përpiqemi ta mbrojmë Cole sa më shumë që të mundemi dhe gjëja më e rëndësishme është që kur të kthehet, të jetë plotësisht në formë. Stafi mjekësor nuk është magjistar”, shtoi më tej trajneri italian i Chelsea.
    “Shpresojmë që gjashtë javë të jenë të mjaftueshme, por është një problem që duhet ta shohim hap pas hapi, javë pas jave. Por, me siguri, ai do të jetë më mirë. Cole duket shumë mire, i relaksuar. Po përpiqet të shërohet nga lëndimi. Po bën të gjithë terapinë që duhet të bëjë. Duket mirë”, tha Enzo Maresca.

  • Telashe për Chelsea, Palmer jashtë fushave deri në nëntor për shkak të një dëmtimi

    Telashe për Chelsea, Palmer jashtë fushave deri në nëntor për shkak të një dëmtimi

    10 Tetor 2025

    10:58

    Telesport

    Cole Palmer i Chelsea pritet të jetë jashtë për më shumë javë për shkak të një problemi të vazhdueshëm në ijë, duke e bërë një rikthim të pamundur deri në nëntor.
    Sulmuesi anglez ka humbur tre ndeshjet e fundit kundër Brighton, Benfica dhe Liverpool për shkak të këtij problemi, pasi u nxor jashtë nga fusha pas vetëm 21 minutave lojë, në ndeshjen e humbur 1-2 ndaj Manchester United më 20 shtator.
    Më pare, ai kishte humbur ndeshjet kundër West Ham dhe Fulham në gusht, pas dëmtimit në Kupën e Botës për Klube. Ai është kufizuar në vetëm katër paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon, dhe vetëm një herë ka luajtur 90 minuta të plota në Premier League, javën e parë.
    Madje ai nuk u grumbullua në skuadrën e Anglisë për këtë pushim ndërkombëtar dhe trajneri Thomas Tuchel pranoi se problemi i lojtarit është shumë i rrezikshëm për t’u bërë kronik. Objektivi është që Palmer të kthehet për ndeshjen në Tottenham më 1 nëntor.
    Ai pritet të humbasë udhëtimin e Chelsea në Nottingham Forest, një ndeshje të Champions League kundër Ajax, si dhe përballjet kundër Wolves dhe Sunderland në kampionat. Ndërkohë që edhe prania në kombëtare është në dyshim.

  • Në Angli të shqetësuar për Palmer, shtyhet rikthimi i fantazistit

    Në Angli të shqetësuar për Palmer, shtyhet rikthimi i fantazistit

    Në Angli, por mbi të gjithë në radhët e Chelsea-t, janë shumë të shqetësuar për gjendjen e Cole Palmer. Fantazisti i bluve që nga 26 shtatorit është jashtë fushës së lojës, kjo pasi Palmer vijon të ketë shqetësime në ije. Në atë kohë, trajneri Maresca u shpreh se Palmer pritet të rikthehet pas pauzës së kombëtareve në tetor, por gjendja e tij nuk është përmirësuar.
    Nga Anglia bëjnë me dije se Palamer është ende shumë larg rikthimit në fushë, nuk pritet të jetë Nottingham Forest më 18 tetor, me shumë mundësi nuk do të jetë as kundër Ajax në Champions. Rikthimi i tij i mundshëm parashikohet në fillim të muajit nëntor.

    Jo vetëm Maresca, i shqetësuar për gjendjen e Palmer është edhe trajneri i përfaqësueses angleze, Thomas Tuchel, fundja tekniku gjerman e ka pasur në dispozicion vetëm në 2 takime nga 7: “Për herë të fundit ka qenë në grumbullim në qershor. Kjo është shqetësuese, sigurisht. Gjeja më e rëndësishme është që lojtari të rikthehet në fushë pa dhimbje pasi problemet me ijet është shumë të rrezikshme, mund të bëhet kronik”, u shpreh Tuchel.
    Këtë sezon, Palmer ka luajtur vetëm 4 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola, ndërsa sezonin e fundit e mbylli me 52 ndeshje në total vetëm me Chelsea-n ku shënoi edhe 18 gola.
    ()
    © BalkanWeb