Tag: palmeiras

  • Inter Majemi përmbys Porton, vendos perla e Mesit

    Porto, ka zbarkuar në Atlanta për ndeshjen me Inter Majemi pas një odiseje të papritur nga Newark: plot 5 orë në aeroplan.

    Përfundon raundi i dytë i Grupit A të FIFA Kupa e Botës për Klube. Pas fitores 2-0 të Palmeiras ndaj egjiptianëve Al Ahli, Inter Majemi arrin një fitore të madhe duke mposhtur pak më parë Porton 2-1.

    Në minutën e 7-të, VAR i kërkon gjyqtarit të shqyrtojë një faull të mundshëm nga Alen ndaj Zhoao Marios në zonë: penallti për Porton, Samu Aggehowa gjuan nga 11 metra larg, Ustari kupton dhe prek topin por pa mundur ta ndalë.

    Loja është e gjallë nga të dyja palët dhe Suarez ka disa raste, të krijuara nga Mesi, të cilat nuk arrin t’i shfrytëzojë. Varela godet shtyllën për Porton, por në pjesën e dytë është një histori tjetër dhe Inter Majemi shënon dy herë për të mbyllur 2-1.

    Në minutën e 47-të, Ueigandt kroson te Segovia, i cili lëshon një gjuajtje të fuqishme që barazon rezultatin. Më pas, në minutën e 54-të, gjeniu Mesi me një goditje dënimi nga jashtë zone shënon një supergol për 2-1. Në fakt kjo është vula e 68-të nga një goditje dënimi nga kampioni argjentinas, i cili tani qëndron në -2 nga Pele në këtë tregues dhe -9 nga rekordi i të gjitha kohërave i Zhuninjo.Me këtë fitore, Inter Majemi ngjitet në krye me pikë të barabarta me Palmeiras në 4 pikë.

    Vazhdo leximin

  • Inter Miami dhe Palmeiras afrohen me kualifikimin, në ndeshjen direkte mes tyre mjafton “paqja”

    Inter Miami dhe Palmeiras afrohen me kualifikimin, në ndeshjen direkte mes tyre mjafton “paqja”

    19 Qershor 2025

    23:01

    Telesport

    Pasi Palmeiras fitoi në ndeshjen e luajtur më herët ditën e sotme, në orën 18:00 me orën Europiane, në mbrëmje ishte radha e Inter Miami të fitonte dhe e bëri këtë duke mundur Porton me rezultatin 2-1 pas një përmbsysje që pa protagonist Messin  me një goditje dënimi spektakolare, teksa duhet theksuar se ishte një penallti në pjesën e parë ajo që ndezi gjakrat dhe acaroi trajnerin Mascherano.
    Megjithatë, ekipi i Miamit arriti të shënonte ne fillim të pjesës së dytë me Segovia dhe më pas të merrte 3 pikët me Messin. Duke shtuar edhe barazimin e parë me Al-Ahly, ekipin egjiptian, skuadra amerikane ndodhet 4 pikët, teksa Palmeiras gjithashtu 4. Vetëm 1 pikë për Porton.