Tag: pallatet

  • Zjarri në pallatet, shkon në 83 numri i viktimave. Raportohet për rreth 250 të zhdukur

    Zjarri në pallatet, shkon në 83 numri i viktimave. Raportohet për rreth 250 të zhdukur

    Bota E Enjte, 27 Nëntor 2025 18:47
    Shkon në 83 numri i viktimave nga zjarri që përfshiu pallatet shumëkatëshe në Hong Kong. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, rreth 250 persona rezultojnë të zhdukur.
    Ndërsa 75 persona janë plagosur. Qindra njerëz të tjerë janë zhvendosur në vende të sigurta përkohësisht, ndërsa vëmendja e autoriteteve është përqendruar në hetimet dhe zbulimet e shkaqeve të zjarrit.
    Tre drejtues të kompanisë së ndërtimit u arrestuan për vrasje të paqëllimshme dhe neglizhencë të rëndë.

  • “As ujë, as drita pa certifikatë”/ Rama njofton masat e reja: Qytetarët do të futen në pallatet e reja vetëm nëse…

    “As ujë, as drita pa certifikatë”/ Rama njofton masat e reja: Qytetarët do të futen në pallatet e reja vetëm nëse…

    Nuk do të ketë më hyrje të banorëve në pallatet e reja, në rast se nuk ka ende pajisje me certifikatë përdorimi dhe hipotekë. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Ram anë një konferencë për shtyp nga Kryeministra, ku po njofton masat që do të merren për të ndaluar ndërhyrjet e paligjshme në territor.
    Ai ka shtuar se nuk do të lejohet gjithashtu as lidhja e ujit dhe dritat në pallatet e reja ne rast se nuk është pajisur qytetari me certifikatë.
    “Forcimi i mekanizmave të kontrollit duke përcaktuar 4 faza të detyrueshme të kontrollit nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe detyrimi për dhënien e certifikatës vetëm pas kontrollit nga këto institucioneve.
    Kemi shtuar detyrimin që uji dhe dritat lidhen vetëm pas marrjes së certifikatës së përdorimit. Arsyeja pse njerëzit mbeten pa hipotekë është se ndërtuesit nuk respektojnë parametrat e lejeve të ndërtimit dhe mbikëqyrja nga bashkitë është e dobët. Kjo kthen drejtëpërdrejtë në viktimë atë që është në fakt jo vetëm i pafajshëm por edhe i zoti i investimit, qytetari që ka paguar për të pasur një shtëpi.
    Nuk do të lejohet më që në godinat pallatet pa certifikatë përdorimi të lidhen uji dhe dritat, të futen njerëzit nëpër apartamente pa përfunduar siç duhet objekti dhe pa u pajisur njerëzit me hipotekë”, tha ai.

  • VIDEO/ Çollaku: Rama është nën presion, ka nisur fushatë që të shesë apartamentet e trafikantëve të drogës

    VIDEO/ Çollaku: Rama është nën presion, ka nisur fushatë që të shesë apartamentet e trafikantëve të drogës

    Gazetari Basir Çollaku ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe të krimit në vend, gjatë një interviste në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatorin Arnold Karriqi.

    Ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po vepron si ‘zëdhënës i trafikantëve të drogës’, duke nisur një fushatë për të shitur pallatet e ndërtuara me para të pista.

    Sipas Çollakut, në vend ndodhen mijëra apartamente të ndërtuara nga para të ardhura nga trafiku i drogës, të cilat kanë mbetur stok dhe të pashitura.

    ‘Pallatet, apartamentet e ndërtuara me paratë e drogës kanë mbetur të pashitura në numër të konsiderueshëm dhe disa mijëra janë stok. Duhet që dikush tu gjejë treg, që të qarkullojnë paratë atyre se, duhet të rifitohet ajo para që të vazhdohet dhe më tej.

    Tani del Edi Rama si zëdhënësi i tyre dhe thotë, hajdeni se u ka ngelur çunave pallatet pa shitur. Ata janë njësi të tregut. Ky kontrollon ekonominë, tregun, drejtësinë, dhe kontrollohet prej trafikut,’ deklaroi Çollaku.

    Ai e akuzoi më tej Ramën si ‘vartës të bandave’, duke shtuar se Kryeministri ka bërë mijëra kilometra për t’u takuar me ta.

    ‘Kryeministri është një vartës i këtyre grupeve, bandave. Se të bësh mijëra kilometra për të shkuar dhe për t’i takuar, ka shkuar zotëria atje, i janë bindur këta. Një qeveri që i bindet trafikantëve, drogës’.

    Çollaku gjithashtu vuri në dukje reagimet e shpeshta të ambasadës Amerikane në Tiranë, që sipas tij, lidhen drejtpërdrejt me luftën ndaj karteleve të drogës.

    ‘Ne kemi parë daljet e shpeshta të përfaqësuesve të ambasadës Amerikane, sidomos në dyjavëshi e fundit, janë 5-6 gjashtë postime të saj për luftë ndaj karteleve të drogës, që janë edhe kartele terroriste, të shpallura nga administrata Trump.’, u shpreh gazetari Basir Çollaku në SYRI TV.

     

  • Operator kombëtar për ujin, Rama: I japim fund abuzimeve. Plan edhe për heqjen e depozitave nga pallatet

    Operator kombëtar për ujin, Rama: I japim fund abuzimeve. Plan edhe për heqjen e depozitave nga pallatet

    Kryeministri Rama ka prezantuar krijimin e operatorit kombëtar të ujit, ndërsa tha se është koha për një strukturë të re me fokus menaxhimin e të gjitha burimeve ujore në vend.

    “Kemi pasur një trashëgimi dramatike në sektorin e ujit që kërkon investime… fragmentimi në emrin e decentralizimit i sistemit të shpërndarjes në 58 ndërmarrje ishte katastrofë.”
    Për të gjithë ata që kanë abuzuar me shpërdorim ose lidhje të paligjshme të ujit, do të ketë një plan masash ndëshkuese.

    “Përsa i përket reformës, jemi shumë të qartë çfarë do të bëjmë. Nga prodhimi tek shpërndarja, njëlloj siç bëmë me energjinë. Në radhë të parë abuzues me qëllim fitimi – lavazhe, ujë që derdhet rrugëve.”
    Edhe heqja e depozitave nga pallatet ishte një nga pikat e paralajmëruara në takim.“Kjo është koha për të filluar dhe punën me planin e heqjes së depozitave që janë kthyer në pesha…”
    Rama nuk la pa kritikuar bashkitë, që nuk kanë bërë mjaftueshëm për të ndëshkuar ata që vjedhin ujin.“Vija e kuqe që fatkeqësisht bashkitë s’e vendosin asnjëherë mes atij që paguan dhe atij që vjedh ujin. Ai që paguan ka të drejtën të vendosë kujen pse nuk e merr ujin. Një gjë është të mos e paguash, dhe një gjë ta vjedhësh.”
    Ndërsa ministrja Balluku, e pranishme në takim, siguroi qytetarët se nuk do të ketë rritje të çmimit të ujit.
    “Të gjithë dalin dhe thonë se qeveria do të rrisë çmimin e ujit, por nuk është e vërtetë. Do të sigurohet mbrojtje më e fortë për burimet ujore. Do të ketë edhe një përshpejtim të zhvillimit teknologjik. Flasim për sigurinë e produktit që shpërndahet në çdo shtëpi. Ne do të kemi edhe një njësi të dedikuar, pjesë e operatorit të prodhimit të ujit, e ngritur mbi kërkimin dhe teknologjinë. Nuk do të jetë e nevojshme që të kemi ndryshime ligjore.”
    Duke sjellë në vëmendje menaxhimin e ujësjellësit të Vlorës, Rama tha se borxhet e akumuluara nga ndërmarrje të administruara me papërgjegjshmëri ekstreme në vitin 2020 arritën në 13.6 miliardë lekë.
    /vizionplus.tv

  • “Pallatet e vjetra do ngelen pa shitur!”

    “Pallatet e vjetra do ngelen pa shitur!”

    Pas publikimit të çmimeve të reja të referencës, ndërtimet e vjetra rrezikojnë të mbeten jashtë tregut.
    “Gjithmonë ato që janë më të prekurat, apo që do të dëmtohen më shumë janë ndërtimet e vjetra, ndërtime që kanë vite në treg do të penalizohen ose mund të mbeten edhe të pashitura” shprehet agjenti imobiliar Ervin Demirxhiu pas publikimit të çmimeve të reja të referencës.
    Çmimet e referencës për apartamentet po përgatisin qytetarët për një valë të re rritjeje në vitet e ardhshme. Por nga ana tjetër, ato sjellin një penalitet të drejtpërdrejtë për pallatet e vjetra. Tirana, zona e plazhit në Durrës dhe Ishulli i Sazanit janë ndër pikat ku pritet të ndihen më së shumti efektet e reja të çmimeve.
    “Normalisht do të ndikojnë negativisht sepse do të jetë një barrë për qytetarin, dhe kjo do të vihet re më shumë tek pronat që janë nën nivelin e çmimeve të referencës,”- u shpreh ai.
    Rritjen më të madhe të çmimeve të referencës e kanë marrë sigurisht zonat ku po ndërtohet Porti i ri i Durrësit nga miliarderi Mohamed Alabbar me çmime që arrijnë deri në 2000 euro/m², si dhe Ishulli i Sazanit, ku pritet të ndërtohen resortet luksoze nga dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump.
    “Për bregdetin ishte e pritshme që do të kishim një rritje të madhe sepse ka vite që në bregdet nuk janë rishikuar çmimet e referencës dhe çmimet e tregut janë shumë të larta,”- deklaroi Demirxhiu.
    Edhe zonat e tjera bregdetare si Shkëmbi i Kavajës, Golemi, Lezha dhe Saranda, kanë përjetuar rritje të ndjeshme të çmimeve të referencës, duke zhvendosur vëmendjen e investitorëve drejt bregdetit.