Tag: palit

  • I arrestoi mikun kriminel/ Ilir Prodës nuk i del inati me shef Palin, e ‘internon’ në Kukës

    I arrestoi mikun kriminel/ Ilir Prodës nuk i del inati me shef Palin, e ‘internon’ në Kukës

    Më 10 tetor 2025, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur transferimin e Ridvan Palit në Kukës, ku është emëruar si specialist për rendin në Seksionin e Rendit Publik. Kjo është goditja më e fundit ndaj Palit, i cili u vu në shënjestër të drejtuesve të Policisë pas arrestimit të Altin Morinës, një ish-efektiv i RENEA-s dhe mik i ngushtë i vetë Prodës, i shpallur në kërkim nga SPAK për trafik droge dhe lidhje me organizata kriminale.
    Hakmarrja ndaj Palit nisi pikërisht pas arrestimit të Morinës më 3 prill, një operacion i realizuar nga forcat e Komisariatit nr. 2. Arrestimi i një figure të lidhur ngushtë me drejtues të lartë të Policisë ekspozoi jo vetëm lidhjet e errëta të kupolës së Policisë me krimin, por edhe pasojat e menjëhershme ndaj efektivëve që veprojnë sipas ligjit. Fillimisht, Pali dha dorëheqjen, e më pas u “internua” në Devoll me ulje në gradë për një vit, me akuzën për “moszbatim të dispozitave ligjore”, teksa sot do të transferohet në Kukës.
    Rasti i Ridvan Palit është tashmë simbol i asaj që ndodh me ata pak efektivë që veprojnë me integritet në një sistem të përfshirë nga korrupsioni dhe ndërhyrjet politike. Përplasja për Altin Morinën ka ekspozuar rrënjësisht konfliktin e interesit brenda Policisë, ndërkohë që organet përgjegjëse si AMP dhe Ministria e Brendshme vijojnë të heshtin, duke i hapur rrugë arbitraritetit dhe një drejtësie të kthyer përmbys. Kjo tregon se ndëshkimi nuk vjen për shkeljen e ligjit, por për zbatimin e tij.

  • Vrasje dhe tjetërsim pronash/ Operacioni i SPAK, zbulohet biseda mes “Rrumit” dhe vëllait të tij: Po i treguam…

    Vrasje dhe tjetërsim pronash/ Operacioni i SPAK, zbulohet biseda mes “Rrumit” dhe vëllait të tij: Po i treguam…

    Vëllai i “Rrumit” u arrestua pak ditë më parë në Durrës, me urdhër të SPAK, nën akuzat e vrasjes dhe tjetërsimit të pronave, teksa dosja ka zbuluar një bisedë mes tyre.

    Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, shihet një bisedë mes Vullnet Muçës dhe vëllait të tij Aleksandër Lahos ose i njohur si “Rrumi”.
    Në një pjesë të saj, të vendosur më poshtë, flitet për një sipërfaqe të madhe toke, prej 20 mijë m2. Komunikimi mes tyre është bërë në Sky ECC.
    Vullneti:- Po asajt qe tha cil ti tregojm me ble.
    Aleksandri:- Jepi cil dush….mbidh nai lek…
    Vullneti – Do ti tregoj reren e bardh tjeter sdi, vetem po i tregum ate te Palit.
    Aleksandri – renci ka me mbledh nai lek….ate te Palit ke Gjoni thu’
    Vullneti – Po ate te Palit pa 200 sja vlen me i dhen…apo ti them ktu para dylakut.

    Top Channel

  • Të vërtetat e pakandshme që kfjellin!

    Të vërtetat e pakandshme që kfjellin!

    Nji ese për librin kujtesë “Faji i ëndrrës” nga Pal Shtufi. Botoi “Artini”, Prishtinë 2025. Faqe 322.

    Nga Halil Matoshi

    Pal Shtufi shkruen saktë e me disciplinë, tue kërku thelbin e gjânave, tue ia nënshtru debatit, postulatet autentike të tina.

    1.Libri “Faji i ëndrrës” i Pal Shtufit âsht nji udhëtim në malin e mosmarrveshjeve, tue u ballafaqu me ndërgjegjen vetanake dhe etosin e nji shoqnie të mbyllun e t’pa liri, siç ishte shoqnia kosovare në vjetët ’80a e ’90a.Shtufi nxjerr nga përvoja e tina aksiomat ma t’fella për nji mësim themeltar kartezian: dysho në çdo gjâ!

    2.Kujtimet si vepër jo-fiktive, ndryshe nga autobiografia, përqendrohen në një periudhë specifike në jetën së nji personi në ballafaqim me tjerët, shoqnoren, fetaren, ideologjiken…Pal Shtufi âsht nji karakter i vështirë sepse nuk âsht opurtun dhe guxon me e thânë të vërtetën e tina edhe kur ajo shpërfaqë anët ma t’errësueme të historisë personale, shokëve të tina dhe shoqnisë ku ai leu e u eduku.Kujtimet e Palit prekin tragjikën po edhe përballimin e saj, pikëllimin dhe shpresën, deri në vetakuzë. Ndonëse përjetoi burgun politik (1980) ai nuk e luen viktimën e dokeve e traditave shqiptare, por heroin e lânun në baltë dhe daljen përtej! Ai ngadhnjeu ndaj iluzioneve dhe besimit e të majtes shqiptare, tue rigjetë kodin libertarian.Shkrimi i Palit âsht edhe akt kujtese edhe mendim i risemantizuet, që ndiçon honet ma të hijezueme të nji epoke, “socializmit që erdhi nga të ftohtit.” (Sartre)

    3.Shkrimi i Palit ‘rindërton kujtesen’ e fragmentueme nga t’papritunat e jetës, nga myku i kohës, për me i tejçue përvojat njerëzore nga nji brez tek tjetri, nga nji epokë te tjetra, si kundërpeshë harrese, “mos më dekë nga e vërteta”;

    4.Në shkrimin e tina, hetohet kjartë Kartezianizmi si mënyrë jotipike e t’menduemit shqiptar, sepse Pali pranon dualizmat – konceptet opozitare si mendja/trupi, e mira/e keqja dhe natyra/kultura – në nji vend ku mungon fort kritika dhe pranimi i saj, si mundësi për me e gjetë të vërteten.

    5.Pali nuk bjen në konformizëm për me i shty të vërtetat e tina për ma vonë, ngase ‘nuk âsht ende koha’!?Pali e ka bâ profilin e nji idealisti të ri, që historinë e vrojton me eufori por tue e qortue atë, në nji shoqni që e kërkon veten e mohueme dhe kodet etike, ia del me shkru historinë ma t’vërtetë!

    6.Tue qenë aktiv në lëvizjen e Rezistencës (1990), Pali âsht dëshmitar i saj, porse rezonon ftoft dhe jo me pasion e emocion. Ai si nji libertarian, në shkrimin e tina, i rilidhë fijet e padokshme të nji humanizmi european modernist, me logosin dhe mendësinë në thelb perëndimore të ksaj lëvizje.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    PSE MARA E VRAU BURRIN E SAJ?

  • Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ Kishat katolike në Shqipëri mbajnë meshat e lutjes për Atin e Shenjtë

    Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ Kishat katolike në Shqipëri mbajnë meshat e lutjes për Atin e Shenjtë

    Në mesditë në katedralen e Shën Palit në Tiranë dhe në të gjithë kishat në vend kanë rënë kambanat që njoftojnë besimtarët për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.

    Besimtarë të shumtë kanë ndezur qirinj e janë lutur për shpirtin e tij.
    Ndërkohë në orën 18:00 në Katedralen e Shën Palit ka nisur një meshë dedikuar Papa Françeskut, e cila drejtohet nga kreu i  kishës Katolike në Shqipëri Im Zot, Arjan Dodaj.
    Meshat e lutjes në nder të Papës po mbahen edhe në qytete të tjera të vendit.
    Gjatë paradites në katedralen e Shën Palit janë zhvilluar ceremonitë e liturgjisë pagëzimit për ata që kishin planifikuar ndërkohë që shumë turistë të huaj e kanë vizituar atë  ku kanë mësuar edhe për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut
    “Po e mësova nga lajmet ne Facebook dhe Intagram ..Por Papa prej kohesh nuk ishte mire dhe pritej te ndoshta. Është fatkeqësi , e trishtueshme”, tha një grua italiane.
    Konfernca Ipeshkvore doli  në një konferencë në mesditë.
    Kreu i kishës katolike të Shqipërisë shpërndau një qarkore për kremtimin e Meshës së Dritës më rastin e vdekjes së Papa Françeskut ku i fton të gjithë besimtarët  të jenë pjesë ë lutjeve për shpirtin e tij

    Top Channel

  • Bien këmbanat për Papa Franceskun, në orën 18:00 në kishat katolike në Shqipëri mbajnë meshat e lutjes për Atin e Shenjtë

    Bien këmbanat për Papa Franceskun, në orën 18:00 në kishat katolike në Shqipëri mbajnë meshat e lutjes për Atin e Shenjtë

    Në mesditë në katedralen e Shën Palit në Tiranë por në të gjithë kishat ne vend kanë rënë kambanat që njoftojnë besimtarët për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.

    Besimtarë të shumtë kanë ndezur qirinj e janë lutur për shpirtin e tij. Ndërkohë në orën 18 në Katedralen e Shën Palit një meshë dedikuar Papa Françeskut drejtuar nga kreu i  kishës Katolike në Shqipëri Im Zot, Arjan Dodaj  kulmon me lutje për shpirtin e tij
    Gjatë paradites në katedralen e Shën Palit janë zhvilluar ceremonitë e liturgjisë pagëzimit për ata që kishin planifikuar ndërkohë që shumë turistë të huaj  e kanë vizituar atë  ku kanë mësuar edhe për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut
    “Po e mësova nga lajmet ne Facebook dhe Intagram ..Por Papa prej kohesh nuk ishte mire dhe pritej te ndoshta. Është fatkeqësi , e trishtueshme”, tha një grua italiane.
    Konfernca Ipeshkvore doli  në një konferencë ne mesditë
    Kreu i kishës katolike të Shqipërisë shpërndau në qarkore për kremtimin e Meshës së Dritës më rastin e vdekjes së Papa Françeskut ku i fton të gjithë besimtarët  të jenë pjesë ë lutjeve për shpirtin e tij

    Top Channel

  • Berisha uron besimtarët nga kisha e ‘Shën Palit’: Pashkën tjetër ta kremtojmë pa anti-krishtin në trojet tona

    Berisha uron besimtarët nga kisha e ‘Shën Palit’: Pashkën tjetër ta kremtojmë pa anti-krishtin në trojet tona

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Spiropali uron Pashkët nga Katedralja e Shën Palit: Politika të lërë pas ndasitë e vjetra

    Spiropali uron Pashkët nga Katedralja e Shën Palit: Politika të lërë pas ndasitë e vjetra

    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, përcolli urimet për Pashkët nga Katedralja e Shën Palit në Tiranë, duke vlerësuar festën si një simbol të fitores së jetës mbi vdekjen dhe të dashurisë mbi urrejtjen.
    Spiropali përcolli edhe një mesazh për politikën teksa tha se duhet të bëhen bashkë për të punuar më shumë për njerëzit përtej ndasive të vjetra.

    “Kemi një traditë të bukur që festat i ndajmë bashkë, dhe në këtë atmosferë të gjithë gëzojmë dhe bëhemi bashkë për më shumë mesazhe shprese e bekimesh për të gjithë. Pashka është e bekuar sepse simbolizon fitoren e jetës mbi vdekjen, të dritës mbi errësirën dhe të dashurisë mbi urrejtjen. Është një thirrje për të ecur përpara me më shumë dashuri për njëri-tjetrin. Është një mesazh edhe për ne politikanët, që të kalojmë ndasitë dhe të kontribuojmë për më shumë harmoni dhe shpresë”, tha Spiropali.