Tag: paligjshmëri

  • VIDEO – “Të hënën, kjo paligjshmëri merr fund”, kryebashkiaku Beci paralajmëron “çlirimin” e “Ali Laçej”

    VIDEO – “Të hënën, kjo paligjshmëri merr fund”, kryebashkiaku Beci paralajmëron “çlirimin” e “Ali Laçej”

    Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Është e papranueshme që nxënësit e shkollës “Ali Laçej” të detyrohen prej vitesh të hyjnë nga dera anësore, sepse hyrja kryesore e shkollës është uzurpuar.
    
    Gjatë vizitës në këtë shkollë, paralajmërova qartë se këto çudira duhet të mbeten pjesë e së shkuarës. Të hënën, kjo paligjshmëri merr fund dhe nis puna për rehabilitimin e zonës. Nxënësit e shkollës “Ali Laçej” do të kenë hyrjen që u takon, atë kryesore, me dinjitet dhe siguri.
    Ky qytet do të marrë frymë ndryshe, me rregull, respekt dhe kujdes. Ne nuk do të ndalemi derisa të vendosim normalitetin që Shkodra meriton

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Hetimi i kr*mit zgjedhor, drejtori i Rendit: Po verifikohet çdo paligjshmëri

    Hetimi i kr*mit zgjedhor, drejtori i Rendit: Po verifikohet çdo paligjshmëri

    Katër ditë pas çeljes së fushatës zgjedhore në Lushnjë u arrestua një 38 vjeçar për korrupsion në zgjedhje, pasi i kishte ofruar para një qytetari për të votuar një parti politike në zgjedhjet e 11 Majit. Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Agron Çeli pranon se ka të tjera raste denoncimi për të cilat është duke u punuar për të goditur çdo paligjshmëri.
    ”Sipas parashikimeve të Kodit Penal, për krimet zgjedhore ne jemi duke i zbatuar përditë me të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e SPAK-ut dhe të prokurorive të rretheve. Ka pasur raste, për të gjitha rastet që kemi marrë njoftim, janë njoftuar strukturat dhe është goditur çdo paligjshmëri që është evidentuar në terren”, tha për A2 CNN Agron Çeli, drejtor i Rendit Publik.

    Kush kryen korrupsion në zgjedhje, sipas Kodit Penal rrezikon burgim nga 1 deri në 5 vite. I njëjti dënim është edhe nëse një qytetar kapet duke fotografuar votën. Drejtori Çeli thotë se kushdo që del mbi ligjin do të ndëshkohet. ”Çdo paligjshmëri do të ndëshkohet. Asnjë qytetar në rast se evidentohet nuk do të mbetet pa ndëshkuar nga strukturat e posaçme që merren me hetimin e këtyre krimeve zgjedhore”, tha Çeli.
    Ai shpjegon se kur një efektiv mund të ndërhyjë brenda apo jashtë këtyre qendrave. Që prej muajit shkurt janë trajnuar 6500 efektivë të Policisë së Shtetit nga niveli bazë deri te strukturat më të larta të saj për mënyrën si do të procedohet me krimet zgjedhore dhe si do të garantohet rendi gjatë procesit të 11 majit. Këto trajnime janë bërë në bashkëpunim me OSBE, SPAK, Prokurorinë e Përgjithshme dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

  • Hetimi i krimit zgjedhor, drejtori i Rendit: Kemi denoncime, po verifikohet çdo paligjshmëri

    Hetimi i krimit zgjedhor, drejtori i Rendit: Kemi denoncime, po verifikohet çdo paligjshmëri

    Katër ditë pas çeljes së fushatës zgjedhore, në Lushnjë u arrestua një 38-vjeçar për korrupsion në zgjedhje, pasi i kishte ofruar para një qytetari për të votuar një parti politike në zgjedhjet e 11 Majit. Deri më tani ky është rasti i vetëm që është çuar në arrestim, por drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit Agron Çeli pranon për a2cnn se ka të tjera raste denoncimi për të cilat është duke u punuar për të goditur çdo paligjshmëri.
    “Sipas parashikimeve të Kodit Penal, për krimet zgjedhore ne jemi duke i zbatuar përditë me të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e SPAK-ut dhe të prokurorive të rretheve. Ka pasur raste, për të gjitha rastet që kemi marrë njoftim, janë njoftuar strukturat dhe është goditur çdo paligjshmëri që është evidentuar në terren”, tha për A2 CNN Agron Çeli, drejtor i Rendit Publik.
    Kush kryen korrupsion në zgjedhje, sipas Kodit Penal rrezikon burgim nga 1 deri në 5 vite. I njëjti dënim është edhe nëse një qytetar kapet duke fotografuar votën. Drejtori Çeli thotë se kushdo që del mbi ligjin do të ndëshkohet.
    “Çdo paligjshmëri do të ndëshkohet. Asnjë qytetar në rast se evidentohet nuk do të mbetet pa ndëshkuar nga strukturat e posaçme që merren me hetimin e këtyre krimeve zgjedhore”, tha Çeli.
    Sipas ligjit, çdo punonjës policie ditën e zgjedhjeve duhet të qëndrojë 150 metra larg qendrave të votimit. Çeli shpjegon se kur një efektiv mund të ndërhyjë brenda apo jashtë këtyre qendrave.
    “Vendimi i fundit që ka dalë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë caktuar dy koordinatorë. Koordinatorët me evidentimin e rastit do të njoftojnë sallat e kontrollit në drejtoritë vendore ose drejtuesin e shërbimit që është i nivelit të mesëm dhe menjëherë Policia e Shtetit do të marrë masat për ndërhyrjen e menjëhershme në ambientet e jashtme. Ndërsa në ambientet e brendshme funksionon mënyra tjetër që sekretari i qendrës së votimit njofton Policinë e Shtetit dhe Policia e Shtetit menjëherë shkon për të ndërhyrë në qendrën e votimit”.
    Që prej muajit shkurt janë trajnuar 6500 efektivë të Policisë së Shtetit nga niveli bazë deri te strukturat më të larta të saj për mënyrën si do të procedohet me krimet zgjedhore dhe si do të garantohet rendi gjatë procesit të 11 majit. Këto trajnime janë bërë në bashkëpunim me OSBE, SPAK, Prokurorinë e Përgjithshme dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.