Afro treqind gjetje arkeologjike të vjedhura nga varre dhe vende antike italiane janë në prag të rikthimit në Romë. Vazo dhe statuja etruske dhe romake, bizhuteri magno-greke, fragmente pikturash nga Pompeji, punime të gërmuara natën nga grabitës varresh, të eksportuara në mënyrë të paligjshme dhe më pas të shfaqura në depozita të një galerie ndërkombëtare, të gatshme për t’iu shitur koleksionistëve milionerë ose për t’u ekspozuar në muze më prestigjioze të botës.
Vlera e tyre është e paçmueshme, jo vetëm ekonomikisht, por kryesisht në aspektin kulturor dhe historik. Prokuroria e Romës dhe karabinierët e komandës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore kanë urdhëruar sekuestrimin e tyre. Ky është një nga zbulimet më të mëdha të veprave artistike në dy dekadat e fundit, një goditje e rëndë ndaj tregtisë ndërkombëtare të antikiteteve.
La Repubblica shkruan se hetimi përfshin tre vende: Italinë, SHBA-të dhe Belgjikën. Një lidhje e gjatë që bashkon veprimtarinë e paligjshme të grabitësve të varreve me depot e “Phoenix Ancient Art” në Bruksel, një kompani udhëheqëse në tregtimin e antikave, e drejtuar nga vëllezërit Hicham dhe Ali Aboutaam (figura kryesore në tregun global të veprave të antikitetit). Ata nuk janë nën hetim, por në magazinat e tyre karabinierët e Tpc-së, me urdhër të prokurorit Giovanni Conzo dhe të prokurorit Stefano Opilio, gjetën qindra objekte arkeologjike me origjinë italiane, disa të lidhura me arkivat kryesore të tregtisë së paligjshme të artit.
Hetimi ka nisur vite më parë nga “rasti Steinhardt“, rasti i koleksionisti nga New York-u i përfshirë në trafikun e objekteve arkeologjike, dhe është vazhduar me krijimin e një grupi hetimor të përbashkët Itali-Belgjikë. Puna e kryer duke krahasuar databazat dhe fotot arkivore ka lejuar identifikimin e të paktën 283 objekteve me origjinë italiane. Këto vepra u gjetën në depot e “Phoenix Ancient Art” në Bruksel, ku autoritetet belge kishin sekuestruar qindra sende. Kur specialistët e Tpc-së i ekzaminuan, menjëherë njohën vlerën historike të vazove, statujave dhe bizhuterive.
“Duket si një muze nëntokësor,” tha një pjesëmarrës në operacion, duke përshkruar grumbullimin mbresëlënës të thesareve italiane të fshehura pas etiketetave të sajuara.
Nga këto objekte, 132 janë me origjinë të sigurt italiane, ndërsa për 151 të tjerë probabiliteti është shumë i lartë. Të gjitha janë produkt i gërmimeve të paligjshme dhe më pas janë eksportuar ilegalisht jashtë vendit. Në urdhrin e sekuestrimit paraprak, prokurori Opilio flet për “origjinë të paligjshme” dhe “dëmtim të përsëritur të trashëgimisë kulturore të shtetit”.
Objektet e klasifikuara në kategoritë A përfshijnë qeramika etruske dhe korintase, statuja romake dhe dekorime arkitekturore. Ndërsa objektet në kategorinë B përfshijnë: pasqyra dhe vazo helenistike, mozaikë dhe bizhuteri të periudhës romake. Të gjitha këto sende, sipas ligjit, janë pjesë e trashëgimisë së shtetit italian.
Hetimi ndërlidhet edhe me skenat më të errëta të së kaluarës: Giacomo Medici, trafikanti i dënuar në vitin 2004, dhe bashkëpunëtorët e tij Hecht dhe Symes, protagonistë të tregut të zi në vitet 70 dhe 80, që furnizonin muzetë dhe koleksionet private në mbarë botën. Nga arkivat e tyre fotografike, të sekuestruara mes Gjenevës dhe Londrës, karabinierët njohën disa prej objekteve që sot ruhen në Belgjikë.
Tag: paligjshme
-

Galeria e famshme në Bruksel në qendër të skandalit, zbulohen 300 objekte të vjedhura nga Italia
-

Arrestohet 54-vjeçari në Vlorë për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike
Policia e Vlorës arrestoi këtë të enjte një shtetas, pasi u konstatua nga OSHEE se kishte kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në një punishte duralumini, e cila ishte në pronësi të tij.
Shtetasi E. B., 54 vjeç, dyshohet gjithashtu se kishte bërë një tjetër lidhje të paligjshme të energjisë në një objekt 4-katësh, gjithashtu në pronësinë e tij. Ky objekt, sipas Policisë, mbahej prej tij me vetëgjyqësi, duke mos e liruar për pronarin ligjor, shtetasin A. B. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. -

Gjueti e paligjshme në Maliq, procedohen penalisht 3 shtetas
Kronikë E Mërkurë, 15 Tetor 2025 20:20
Policia e Korçës ka kapur në flagrancë tre shtetas në Maliq duke kryer gjueti të paligjshme me armë gjahu, gjatë natës. Në vendin ku ndodheshin këta shtetas, u gjet një kafshë e egër e cila ishte tashmë vrarë me armën e gjahut. Për këtë rast janë identifikuar shtetasit me iniciale D.A., 31 vjeç, banues në Maliq, L. D., 20 vjeç dhe M. T., 23 vjeç, të cilët u proceduan penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, iu është bllokuar dhe arma e gjahut bashkë me lejen e përdorimi. -

Gjueti e paligjshme me armë gjahu në Maliq, procedohen penalisht 3 shtetas
Policia e Korçës ka kapur në flagrancë tre shtetas në Maliq duke kryer gjueti të paligjshme me armë gjahu, gjatë natës.
Në vendin ku ndodheshin këta shtetas, u gjet një kafshë e egër e cila ishte tashmë vrarë me armën e gjahut.
Për këtë rast janë identifikuar shtetasit me iniciale D.A., 31 vjeç, banues në Maliq, L. D., 20 vjeç dhe M. T., 23 vjeç, të cilët u proceduan penalisht në gjendje të lirë.
Gjithashtu, iu është bllokuar dhe arma e gjahut bashkë me lejen e përdorimit .
Njoftimi i policisë:
Plan masash për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme të gjuetisë dhe të prerjes së pyjeve.
U kapën në flagrancë gjatë natës, në Maliq, duke kryer gjueti të paligjshme, procedohen penalisht 3 shtetas. Në vendin ku u kapën këta shtetas, u gjet një kafshë e egër, e vrarë me armë gjahu.
Bllokohet 1 armë gjahu, si dhe hiqet leja për mbajtjen e saj, si pasojë e shkeljes së moratoriumit.
Sekuestrohen municion luftarak, një elektrik dhe një automjet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, bazuar në planin e masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme të gjuetisë dhe të prerjes së pyjeve, kanë kryer kontrolle në zona të ndryshme në qarkun Korçë.
Gjatë kontrolleve, në vendin e quajtur “Burimi i Selcës”, Maliq, janë kapur në flagrancë 3 shtetas që po kryenin gjueti të paligjshme në këtë zonë. Në këtë vend u gjet një kafshë e egër, e vrarë me armë gjahu.
Në përfundim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuam materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. A., 31 vjeç, banues në Maliq, L. D., 20 vjeç dhe M. T., 23 vjeç, banues në fshatin Libonik.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.
-

Video/ Po hidhte mbeturinat e biznesit të tij në park, policia arreston në flagrancë shqiptarin në Nju Jork
Policia e qytetit të Yonkers-it në Nju Jorkut ka arrestuar disa persona për hedhjen e paligjshme të mbeturinave, mes tyre edhe një shtetas shqiptar, i cili rezulton të ketë qenë i përfshirë në mbi 10 raste të ndryshme ndotjeje.
Bëhet fjalë për shqiptarin Xhevahir Kalaja, i cili u kap duke hedhur goma të përdorura makinash dhe mbeturina të tjera nga biznesi i tij në një zonë të pyllëzuar brenda parkut Scotti Park.
Me ndihmën e Departamentit të Parqeve dhe Rekreacionit në Yonkers, ai u identifikua dhe u arrestua më 10 shtator 2025, për shkelje të Kodit të Qytetit të Yonkers-it.
Ndaj tij u ngrit akuza penale për hedhje të paligjshme të mbeturinave, në bazë të ligjeve shtetërore. Mjeti i tij u sekuestrua menjëherë atë mbrëmje. Rasti do të ndiqet penalisht nga Zyra e Prokurorit të Qarkut Westchester.
Top Channel
-

Po hidhte mbeturinat e biznesit të tij në park, policia arreston në flagrancë shqiptarin në Nju Jork
Policia e qytetit të Yonkers-it në Nju Jorkut ka arrestuar disa persona për hedhjen e paligjshme të mbeturinave, mes tyre edhe një shtetas shqiptar, i cili rezulton të ketë qenë i përfshirë në mbi 10 raste të ndryshme ndotjeje.
Bëhet fjalë për shqiptarin Xhevahir Kalaja, i cili u kap duke hedhur goma të përdorura makinash dhe mbeturina të tjera nga biznesi i tij në një zonë të pyllëzuar brenda parkut Scotti Park.
Me ndihmën e Departamentit të Parqeve dhe Rekreacionit në Yonkers, ai u identifikua dhe u arrestua më 10 shtator 2025, për shkelje të Kodit të Qytetit të Yonkers-it.
Ndaj tij u ngrit akuza penale për hedhje të paligjshme të mbeturinave, në bazë të ligjeve shtetërore. Mjeti i tij u sekuestrua menjëherë atë mbrëmje. Rasti do të ndiqet penalisht nga Zyra e Prokurorit të Qarkut Westchester. -

“Nuk e kemi më problemin me ndërtesat e paligjshme”/ Rama: Do luftojmë çdo ditë për të hequr strukturat e përkohshme
Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e konferencës ndërkombëtare Walk21, ku në edicionin e saj të 25-të janë mbledhur ekspertë nga gjithë bota për të ndarë përvoja dhe ide mbi mënyrat më të mira për të zhvilluar dhe zbatuar politika që e bëjnë ecjen zgjedhjen e përditshme të jetës urbane.
Në fjalën e tij, Rama u ndal te “lufta” me strukturat e përkohshme që po zënë hapësirat publike.
“Të numërosh 54 vende në këtë sallë të vogël e t’i urojmë mirëseardhjen në këtë qytet, që 54 vite më parë ishte një vend krejt i ndryshëm, ku nuk lejohej asnjë makinë private, ku numri i përgjithshëm i makinave që qarkullonin ishin 5 mijë në gjithë vendin. Ku numri i turistëve që vizitonin vendin ishin përafërsisht 2 mijë në vit, ndërkohë që këtë vit do kalojmë 12 milionë.
Në gjithë atë periudhë, dëshirat ishin individuale e të shtypura, të cilat dolën në sipërfaqe duke eliminuar çdo hapësirë të gjelbër që shihni sot. Përveç Parkut të Liqenit që vazhdonte të ishte dhe pemëve që ishin aty, ajo që shohim sot nuk ishte më. Çdo metër gjelbërim u varros nga mijëra e mijëra ndërtesash të paligjshme. Lumi që përshkon qytetin nuk ishte i dukshëm, sepse të dyja anët ishin të zëna me vija kaq të gjëra ndërtesash. 90% e pemëve që shihni sot në rrugët e qytetit nuk ishin.
Kur u bëra kryetar bashkie në vitin 2000, na u desh të merrnim mbrapsht qytetin tonë. Vetëm nga lumi hoqëm 132 mijë ton betoni që ishin rrënoja nga shembjet. Gjatë atyre viteve mbollëm 55 mijë pemë, që sot janë të kudo gjendura. Edhe pse bëmë shumë për t’i risjellë njerëzve hapësirë, ku ata të shijonin të ecurën, ecja u bë më e vështirë. Mendoj se çdo minutë që mund të marrim për të ngadalësuar hapin dhe çdo metër që do përfitojmë për këmbësorët është një sukses për të festuar.
Për aq kohë që jemi të vetëdijshëm për sfidat dhe atë që duhet të bëjmë, atëherë duhet të luftojmë. Prandaj kemi çelur një kapitull për ta luftuar këtë gjë. Nuk e kemi më problemin e ndërtesave të paligjshme që lidhen me betonin apo hapësirat publike, por na duhet të luftojmë çdo ditë për të hequr të ashtuquajtura struktura të përkohshme, të cilat kanë zënë hapësira me tavolina dhe për të ofruar ekspres pas ekspresi. E di që kemi ekspresin më të mirë pas Romën, por nuk është justifikimi për të zaptuar hapësirat publike. Çdo ditë po marrim më shumë hapësira dhe do të shtojmë më shumë pemë e gjelbërim”, tha Rama. -

Ndërtime pa leje dhe prerje të paligjshme të drurëve, procedohen katër shtetas në Durrës
Vijojnë kontrollet në terren dhe verifikime të koordinuara me organet kompetente, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit.
Si pasojë janë proceduar nga Policia e Durrësit disa shtetas për vepra të ndryshme penale, si ndërtim i paligjshëm dhe prerje e paligjshme e drurëve në zonën e Gosas së Madhe.
Materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.
Njoftim i Policisë:
Në përfundim të veprimeve procedurale për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Shijak dhe Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:-E. O., 38 vjeç, M. L., 38 vjeç, F. T., 54 vjeç dhe A. D., 30 vjeç, të katërt banues në Shijak, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;-L. A., 36 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se ka prerë dru në fshatin Gosë e Madhe, në kundërshtim me ligjin.
Kontrollet kundër këtyre veprimtarive të paligjshme, vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. -

Klima e biznesit në Shqipëri, DASH: Korrupsion dhe të ardhura të paligjshme
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar këtë të shtunë raportin për klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2025, ku ndër të tjera thuhet se administrata shqiptare vazhdon të përballet me sfida të konsiderueshme, ndërsa Shqipëria përshkruhet si një vend me disa probleme në fushën e investimeve dhe sundimit të ligjit, të cilat ndikojnë në klimën e përgjithshme të biznesit.
Raporti rendit si sfida kryesore që dëmtojnë ambientin e biznesit korrupsionin e përhapur, një sistem gjyqësor të dobët, mungesën e transparencës në prokurimet publike, si dhe praninë e madhe të ekonomisë informale apo pastrimit të parave – sidomos me burim nga trafiku i drogës.
“Komuniteti i biznesit raporton se fluksi i madh i të ardhurave të paligjshme nga trafikimi i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembëron konkurrencën në treg. Investitorët raportojnë se mund të jenë objektiva të zhvatjes nga administrata publike, media dhe grupet kriminale.
Raportet për korrupsion në prokurimin qeveritar janë të zakonshme, me investitorët që shpesh raportojnë raste të korrupsionit qeveritar që vonojnë dhe parandalojnë investimet në Shqipëri” thuhet në raport.Raporti prek gjithashtu edhe kontratat PPP për të cilat vë në dukje se kanë zvogëluar mundësitë për konkurrencë.
“Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik-privat (PPP) ka zvogëluar mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analiza e dobët dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme.
Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje tregtare të diskutueshme me subjekte publike dhe private, përfshirë disa që kanë shkuar në arbitrazh ndërkombëtar”, thuhet në raport.
Në raport theksohet se ekonomia informale ka ndikuar ndjeshëm në shtrembërimin e konkurrencës në treg. Për më tepër, bizneset raportojnë ndërhyrje të paligjshme, shantazhe dhe presion nga aktorë të administratës publike, media dhe grupe të organizuara kriminale.
-

Mbretëria e Bashkuar prezanton kartën dixhitale të Identitetit për të luftuar punën e paligjshme
Qeveria britanike njoftoi sot qëllimin e saj për të krijuar një kartë identiteti dixhitale për qytetarët dhe banorët e përhershëm të Mbretërisë së Bashkuar, kryesisht për të luftuar punën e paligjshme, diçka që do të bëhet për herë të parë në vend, ku çështja e identiteteve ka qenë prej kohësh temë debati.
Kjo kartë identiteti, e cila nuk do të jetë në formë letre, por do të ruhet në telefonat celularë, “do ta bëjë më të vështirë punën e paligjshme në vend” dhe “do të ofrojë gjithashtu përfitime të shumta për qytetarët, të tilla si mundësia për të provuar identitetin e tyre për të aksesuar shpejt shërbimet thelbësore”, tha kryeministri Keir Starmer në një deklaratë.
Në Mbretërinë e Bashkuar nuk ka kartë identiteti dhe krijimi i saj ka qenë temë debati në vend për vite me radhë.
Sipas parashikimeve të qeverisë, mbajtësit e këtij titulli të ri dixhital nuk do të kenë nevojë ta mbajnë atë me vete gjatë gjithë kohës dhe nuk do t’u kërkohet ta tregojnë, por deri në fund të mandatit aktual parlamentar, pra në vitin 2029, do të jetë bërë “e detyrueshme për të vërtetuar të drejtën e tyre për të punuar” në vend, ka sqaruar qeveria. Kontrollimi i këtyre kartave dixhitale do të jetë i detyrueshëm si pjesë e kontrolleve që punëdhënësit tashmë duhet të kryejnë kur punësojnë një punonjës.
Me kalimin e kohës, ato do të përdoren gjithashtu për të siguruar akses në shërbime të tjera, të tilla si kujdesi për fëmijët, mirëqenia sociale dhe aksesi në të dhënat tatimore.
Britanikët nuk kanë pasur karta identiteti që kur ato u hoqën pas Luftës së Dytë Botërore dhe, kur është e nevojshme, përdorin dokumente të tjera zyrtare, siç janë pasaportat dhe lejet e drejtimit, për të vërtetuar identitetin e tyre.
Që kur erdhi në pushtet, Keir Starmer ka shtuar masat për të luftuar emigracionin e paligjshëm, duke synuar veçanërisht punën e paligjshme.
Shumë prej tyre shpesh e theksojnë lehtësinë e gjetjes së punës për ata që mbërrijnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar si një nga nxitësit kryesorë të imigracionit të paligjshëm.
Plani “shënjestron rrjetet kriminale që premtojnë akses në tregun britanik të punës për të përfituar nga kalimet e rrezikshme dhe të paligjshme në Kanal”, tha Downing Street në një deklaratë.
Por ka pasur kritika nga kundërshtarët politikë të qeverisë, të cilët thonë se masa nuk do t’i dekurajojë emigrantët dhe mund të shkelë liritë civile.
Partia Reform UK e ka quajtur planin një “mashtrim cinik” të hartuar për të “mashtruar” votuesit duke i bërë të besojnë se diçka po bëhet në lidhje me migracionin.
Udhëheqësja konservatore Kemi Bedenoch e ka hedhur poshtë gjithashtu planin si “një dredhi që nuk bën asgjë për të ndaluar anijet” që transportojnë emigrantë që kalojnë Kanalin.
Demokratët Liberalë thanë se nuk do të mbështesin kartat e identitetit dixhitale të detyrueshme sepse njerëzit “detyrohen të heqin dorë nga të dhënat e tyre personale vetëm për të siguruar jetën e tyre të përditshme”.Top Channel