Ka një pritje të madhe në kampin stërvitor të Portugalisë, ku skuadra po përgatitet për ndeshjet vendimtare në shtëpi kundër Republikës së Irlandës dhe Hungarisë. Mesfushori i Tottenham, Joao Palhinha, foli për sfidat e radhës: “Ne duam të kualifikohemi sa më shpejt të jetë e mundur dhe nëse mund ta sigurojmë atë dhe të festojmë së bashku. Është skenari ideal“.
Lëndimi i João Neves mund t’i hapë derën për një vend si titullar, një mundësi që ai e meriton pas paraqitjeve të mira te Tottenham. “Shpresoj për këtë mundësi, si gjithmonë. Jam gati nëse më thërrasin, por nëse jo, do të jem aty gjithsesi“, deklaroi Palhinha.
“Gjithmonë dua të luaj, por i takon trajnerit të vendosë se kush është më i përgatitur. Më takon mua ta provoj këtë në stërvitje“, tha mesfushori, që nuk ka qenë titullar për ekipin kombëtar për më shumë se një vit dhe i ka analizuar qartë arsyet.
“Forma e ekipit kombëtar varet shumë nga ajo që përjetojmë në klube. Sezoni i kaluar ishte i vështirë për mua, veçanërisht për shkak të dëmtimit dhe mundësive të humbura te Bayern, dhe kjo pati ndikim. Tani luaj dhe duhet ta shfrytëzoj sa më shumë këtë moment dhe të përpiqem të shijoj mundësitë”, tha Palhinha.
Tag: palhinha
-

“Prej Bayern Munich humba vendin si titullar në kombëtare, tani kam rilindur”
-

Erdhi me shumë bujë një vit më parë, Bayern gati të rikthejë në Premier League mesfushorin
24 Korrik 2025
9:18
Telesport
Mesfushori portugez Joao Palhinha, i ardhur me shumë bujë një vit më parë te Bayern Munich nga Fulham, mund të lërë kampionët e Gjermanisë këtë verë. Për 30-vjeçarin, aventura në Mynih ka qenë shumë e vështirë, kushtëzuar nga dëmtimi.
Për lojtarin është interesuar skuadra e Tottenham, e gatshme ta rikthejë në Premier League. Aktualisht nuk ka negociata zyrtare midis palëve, pavarësisht interesit të vazhdueshëm të Bayern për ta lënë lojtarin, i cili vjet kushtoi 50 milionë euro.
Për momentin, Tottenham është i interesuar vetëm për një marrëveshje huazimi, duke përfshirë potencialisht një opsion blerjeje nëse Palhinha rezulton i suksesshëm në rikthimin e tij në Angli. Me Fulham, në dy sezone, ai realizoiu 7 gola në 68 ndeshje.
Me bavarezët sezonin e kaluar, Palhinha zhgënjeu, duke bërë vetëm 25 paraqitje pa një gol ose një assist. Për portugezin është interesuar edhe Inter. Sipas mediave gjermane, klubi mund të jetë i hapur për një transferim për një shumë midis 25 dhe 30 milionë euro. -

Mesfushori i prish punë Bayern-it: Nuk dua të largohem, dua tituj këtu
24 Qershor 2025
17:16
Telesport
Bayern po bënte plane për shitjen e Palhinha në merkaton e verës. I transferuar vjet për 51 mln euro, portugezi nuk ka treguar thuajse asgjë në Mynih.
Bayern ishte gati të pranonte rreth 35 mln euro për kartonin e tij. Problemi është se Palhinha nuk do të largohet.
“Dua të jem i lumtur këtu në Mynih. Dua të tregoj veten time. Dua të luaj, të fitoj trofe si bavarez dhe të jem i lumtur”, ka deklaruar portugezi para një jave. Bayern po detyrohet të heqë dorë nga planet e shitjes së tij. -

“Ëndërroj të kem shumë sukses te Bayern, në të kundërt do të vendos për të ardhmen”
6 Qershor 2025
9:08
Telesport
Joao Palhinha nuk ka pasur hapësirën që dëshironte te Bayern Munich këtë sezon dhe është normale që të ketë dilema për të ardhmen. Në intervistën e dhënë për “Sky Sport”, mesfushori foli për atë që planifikon të bëjë.
“Kam ende 3 vite të mbetura në kontratën time me Bayern. Duhet të flas me trajnerin dhe drejtorin sportiv për të kuptuar nëse do të kem shanset e mia. Nëse jo, do ta shohim“, tha mesfushori portugez.
Palhinha ka një ide të qartë në kokën e tij se çfarë do të donte të bënte dhe nuk ka problem ta shpjegojë atë në media: “Ëndrra ime është të kem sukses këtu. Ishte tepër e vështirë të shkoja te Bayern Munich, sepse asgjë nuk është e lehtë në jetë”.
“Jam krenar që kam arritur këtu ku jam sot, nuk ka arsye për t’u zhgënjyer. Kam fituar një titull me Bayern Munich dhe shpresoj që të tjerët do të më ndjekin. Gjithmonë do të luftoj, pavarësisht se çfarë sjell e ardhmja“, tha Palhinha. -

“Nëse është dikush që dëshiron të dëshmojë vlerën e tij te Bayern ai jam unë“
23 Maj 2025
12:45
Telesport
Mesfushori portugez i Bayern Munich, Joao Palhinha, i blerë verën e kaluar për 51 milionë euro nga, nuk ka pasur të gjithë hapësirën që donte nën drejtimin e trajnerit Vincent Kompany. Ai ka luajtur vetëm 987 minuta në total këtë sezon.
“Nëse është dikush që dëshiron të dëshmojë vlerën e tij te Bayern ai jam unë”, tha ish-lojtari i Fulham në një intervistë për gazetën gjermane Kicker. Fillimisht ai humbi duelin me kolegët e tij dhe më pas një problem muskulor e lanë gjatë në stol.
“Nuk ka qenë një periudhë e lehtë. Ishte një nga sezonet më të vështira, nëse jo më i vështiri në karrierën time. Të jesh në stol nuk është asnjëherë e lehtë”, tha Palhinha, që erdhi me shumë bujë por nuk arriti të tregojë shumë në fushë.
Prej këtu u ngritën spekulimet për lamtumirën e tij të mundshme këtë verë, për të gjetur më shumë hapësirë diku tjetër. Një skenar i pamundur për të: “Pse duhet të largohem? Unë jam në një nga klubet më të mira në botë. Dua të luftoj”.
“Do të bëj gjithçka për të treguar vlerën time“, tha Palhinha, por do të jetë në dorën e Kompany të vendosë nëse ai mund të llogarisë tek ai në të ardhmen apo nëse do të preferojë t’i japë shanse dikujt tjetër.
-

“Nëse është dikush që dëshiron të dëshmojë vlerën e tij te Bayern ai jam unë “
23 Maj 2025
12:45
Telesport
Mesfushori portugez i Bayern Munich, Joao Palhinha, i blerë verën e kaluar për 51 milionë euro nga, nuk ka pasur të gjithë hapësirën që donte nën drejtimin e trajnerit Vincent Kompany. Ai ka luajtur vetëm 987 minuta në total këtë sezon.
“Nëse është dikush që dëshiron të dëshmojë vlerën e tij te Bayern ai jam unë”, tha ish-lojtari i Fulham në një intervistë për gazetën gjermane Kicker. Fillimisht ai humbi duelin me kolegët e tij dhe më pas një problem muskulor e lanë gjatë në stol.
“Nuk ka qenë një periudhë e lehtë. Ishte një nga sezonet më të vështira, nëse jo më i vështiri në karrierën time. Të jesh në stol nuk është asnjëherë e lehtë”, tha Palhinha, që erdhi me shumë bujë por nuk arriti të tregojë shumë në fushë.
Prej këtu u ngritën spekulimet për lamtumirën e tij të mundshme këtë verë, për të gjetur më shumë hapësirë diku tjetër. Një skenar i pamundur për të: “Pse duhet të largohem? Unë jam në një nga klubet më të mira në botë. Dua të luftoj”.
“Do të bëj gjithçka për të treguar vlerën time“, tha Palhinha, por do të jetë në dorën e Kompany të vendosë nëse ai mund të llogarisë tek ai në të ardhmen apo nëse do të preferojë t’i japë shanse dikujt tjetër.
-

Dështimi i Bayern nuk ka vend në Mynih, klubi e nxjerr në shitje për 40 mln euro
28 Prill 2025
16:39
Telesport
Bayern e ka ndarë mendjen për merkaton e verës. Lojtari i parë që do të shitet do të jetë Joao Palhinha.
Mesfushori ka dështuar në Mynih, edhe pse verën e kaluar u ble me bujë për 50 mln euro nga Fulham.
Portugezi thuajse nuk ka luajtur fare me fanellën bavareze dhe nuk e ka fituar vendin e titullarit, përjashto kur lojtarë të tjerë kanë qenë të dëmtuar.
TZ raporton se Bayern pret 40 mln euro nga shitja e Palhinha. Për të kanë interes West Ham dhe Fulham. -

Dy klube angleze vihen në garë për lojtarin që dështoi te Bayern! Vlera e tij ka rënë me 20 mln euro
17 Prill 2025
17:39
Telesport
Joao Palhinha ka rezultuar një dështim i madh te Bayern. Mesfushori u ble për 50 mln euro nga Fulham, por deri tani nuk ka bindur në Mynih.
Bayern po mendon ta shesë pas vetëm një sezoni, pra në merkaton e verës. Vlera e tij në treg tashmë llogaritet 30-35 mln euro.
Duke qenë se drejtori sportiv Max Eberl është nën presion për të ulur kostot, Palhinha nuk ka gjasa të marrë një shans të dytë nga bavarezët.
Për të kanë interes Manchester United dhe Liverpool. Agjenti i tij ka nisur që tani punën për rikthimin e tij në Premier League. Me shitjen e tij, Leon Goretzka do të rinovojë 100%. -

“Kemi shumë dëmtime, por Bayern është gati për t’u përballur me Inter”
4 Prill 2025
11:18
Telesport
Bayern Munich do të luajë sot në mbrëmje në kampionat ndaj Augsburg, për të patur më shumë kohë për t’u përgatitur për takimin e Champions League ndaj Inter, mesjavën e ardhshme.
Sfida e sotme është një test i mirë për bavarezët, që kanë shumë mungesa. Mesfushori Joao Palhinha, ka komentuar situatën e dëmtimeve të shumta: “Ne jemi gati për ndeshjen ndaj Inter”.
“Kemi dëmtime por kemi ende lojtarë të fortë në ato pozicione. Por, sigurisht, askush nuk do të donte të humbiste lojtarë si Upamecano, Davies, Ito… Megjithatë, ky është futbolli“, komentoi më tej Palhinha.
“Bild” konfirmoi se Leon Goretzka, Kingsley Coman, Jamal Musiala dhe Michael Olise nuk u stërvitën me pjesën tjetër të grupit. I pari ka patur probleme me shpinën, ndërsa francezi ka një problem me këmbën.