Tag: palestinezët

  • E BUJSHME/ Ambasadorja izraelite: Protestat pro-Palestinës nuk kanë qenë kurrë për Gazën, antisemitizëm modern i maskuar si aktivizëm për të drejtat e njeriut

    E BUJSHME/ Ambasadorja izraelite: Protestat pro-Palestinës nuk kanë qenë kurrë për Gazën, antisemitizëm modern i maskuar si aktivizëm për të drejtat e njeriut

    Galit Peleg, ambasadore

    TIRANE- Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg ka shfaqur opinionet e saj në lidhje me qëndrimin e disa grupeve të shoqërisë civile në vendin tonë ndaj luftës që po zhvillohet mes Izraelit dhe Gazës.
    Në një opinion të shpërndarë sot në disa nga mediat kryesore në vend, për herë të parë Peleg ka një qasje që deri më tani nuk është artikuluar në opinionin publik shqiptar.
    Peleg thotë se kritikat ndaj Izraelit kanë një standart të dyfishtë dhe protestat që janë përgjatë kësaj situate nuk kanë kundërshti me Izraelin por me ekzistencën e shtetit hebre.
    Ambasadorja shton se sot, anti semitizimi është duke u maskuar si “mbrojtje e të drejtave të njeriut”. “Nëse do flitej për të drejtat e njeriut, ku janë marshimet për myslimanët Ujgur në Kinë, të mbyllur në kampe, të sterilizuar dhe të riedukuar? Ku janë bojkotet ndaj Iranit, ku disidentët varen në publik dhe gratë burgosen se heqin shaminë e kokës? Si vallë nuk i pamë “ditët e zemërimit” kur palestinezët vranë palestinezët? Ku është zemërimi për Druzët që po merren peng dhe po vriten në Siri, teksa flasim?”-thotë Peleg. 
    SHKRIMI I PLOTË: 
    Kjo nuk ka qenë kurrë për Gazën – as për palestinezët
    Thonë se protestat janë për Gazën. Që kjo valë zemërimi është për të drejtat e njeriut, lirinë dhe drejtësinë. Por kush sheh me kujdes, e di të vërtetën: kjo nuk ka qenë asnjëherë në të vërtetë për Gazën. Në të vërtetë, nuk është as për palestinezët. Në thelb, është për diçka shumë më të vjetër dhe më të keqe: antisemitizmin, dhe refuzimin për të pranuar ekzistencën e një shteti hebre.
    Le të jemi të sinqertë. Nëse do flitej për të drejtat e njeriut, ku janë marshimet për myslimanët Ujgur në Kinë, të mbyllur në kampe, të sterilizuar dhe të riedukuar? Ku janë bojkotet ndaj Iranit, ku disidentët varen në publik dhe gratë burgosen se heqin shaminë e kokës? Si vallë nuk i pamë “ditët e zemërimit” kur palestinezët vranë palestinezët? Ku është zemërimi për Druzët që po merren peng dhe po vriten në Siri, teksa flasim?
    Është e pamundur të injorohet standarti i dyfishtë. Izraeli po vëzhgohet me lupë, si asnjë vend tjetër i rruzullit tokësor. Jo sepse është i përkryer. Asnjë shtet nuk është. Por, sepse është hebre.
    Antisemitizmi sot nuk vishet gjithmonë me svastika. Nuk bërtet gjithmonë me emërtime raciste. Ndonjëherë marshon nën banderolën e “të drejtave të njeriut”, duke kënduar slogane si “Nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë” ose “Nuk i duam Zionistët”. Këto nuk janë thirrje për drejtësi, por për shfarosje. “Nga lumi në det” i referohet tokës nga Lumi i Jordanisë tek Deti Mesdhe. Me fjalë të tjera, i gjithë Izraeli. Çfarë lloj paqeje përfshin shkatërrimin e një kombi të tërë?
    U bashkohen akuzat me fjalë si “genocid”, “uri”, “kolonializëm”, që na kujtojnë akuzat e shekujve më parë, sikur hebrenjtë përdornin gjakun e të krishterëve në rite fetare, që ishin në formën e përhapjes së sëmundjeve dhe burimeve helmuese. S’është çudi që rrallë dëgjojmë shqiptarët të përdorin këtë terminologji, pasi antisemitizmi nuk është trashëguar kurrë në narrativën e Shqipërisë.
    Ironia është që Zionizmi, kjo fjalë që tashmë pështyhet me kaq helm, është thjesht lëvizja kombëtare e hebrenjve. Fare ndryshe në parim nga lëvizjet europiane të shekullit të 19-të, Zionizmi donte një atdhe për hebrenjtë në tokën e paraardhësve të tyre. Lindi si një përgjigje ndaj shekujve dëbimi, persekutimi, masakrash e genocidi. T’u mohosh hebrenjve këtë të drejtë, dhe t’ua mbrosh të tjerëve, nuk është drejtësi. Është fanatizëm.
    Dhe e shohim kudo. Vetëm vjet, janë sulmuar sinagoga në Australi, Francë, dhe javën e shkuar në Kili. Këto nuk janë protesta ndaj veprimeve ushtarake. Këto janë vepra urrejtjeje ndaj komuniteteve hebreje, mijëra kilometra larg konfliktit. Kur një sinagogë bombardohet gjatë Shabatit, kur shkollat hebreje kanë nevojë për roje të armatosura, kur hebrenjtë ortodoksë rrihen rrugëve të Kanadasë, kur grafitit në rrugë shkruajnë “Vdekje IDF” ose “Vrisni Zionistët” – ky nuk është aktivizëm. Është terrorizëm me gjuhë proteste.
    As artifaktet kulturore nuk janë të sigurta. Hagada e Sarajevës, një dorëshkrim hebre i shekullit të 14-të, mbrojtur prej nazistëve, është përdorur nga pro-palestinezi, Drejtori i Muzeut Kombëtar të Bosnje-Hercegovinës, për të demonstruar opozitën e tij ndaj Izraelit. E ka përdorur Hagadan jo si urë solidariteti ndërbesimtare, por si një mjet për të vlerësuar “hebreun e mirë” që refuzon Zionizmin, dhe dënuar “hebreun e keq” që përkrah Izraelin.
    Ndërkohë, konflikti aktual midis Izraelit dhe palestinezëve është thellësisht i ndërlikuar. Nuk janë thjesht thurje apo klipe TikTok-u. Përfshin një masakër të tmerrshme, ushtruar nga një organizatë terrori palestineze që funksionon edhe si qeveri e zgjedhur, në Gaza. Ka histori, fe, gjeopolitikë, trauma dhe synime kombëtare në konkurrim. Por, në vend që të merren me këtë çështje të ndërlikuar, shumë kanë zgjedhur narrativën e thjeshtë: Izraeli është i keqi. Palestinezët janë viktimat. Gjithçka tjetër është zhurmë.
    Kjo qasje bardh’ e zi nuk është thjesht një qasje intelektualisht dembele. Është një qasje e rrezikshme. Ushqen dhunën ndaj hebrenjve kudo, duke ngatërruar Izraelin me identitetin hebre, dhe pastaj duke ndëshkuar hebrenjtë për ekzistencën e Izraelit. Kjo nuk është kritikë. Është urrejtje.
    Kritikë ndaj politikave të Izraelit? Patjetër. Vetë izraelitët e bëjnë çdo ditë. Kjo është demokracia. Por t’i mohosh të drejtën e ekzistencës një vendi? Të kërkosh çmontimin “nga lumi në det”? Të bësh thirrje për vdekjen e ushtarëve të vet, të ndalosh Zionistët së aksesuari hapësirën publike, të sulmosh hebrenjtë për besimin e tyre – ky nuk është anti-kolonializëm. Ky është antisemitizëm.
    Dhe le të mos e gënjejmë veten: koalicioni i sotëm i forcave kundër-Izrael përfshin ideologët ekstremistë të majtë, islamikët radikalë, dhe anti-semitët tradicionalë, lidhur çuditshëm nga një fiksim i përbashkët me fuqinë hebreje, të vërtetë apo imagjinar. Marrin pas vetes të rinj të drejtë, shumë prej të cilëve s’e njohin historinë, konfliktin apo sloganet që klithin – në një lëvizje që fsheh urrejtje nën gjuhën e drejtësisë.
    Nuk bëhet fjalë thjesht për politikë të jashtme. Bëhet fjalë për hebrenjtë, nëse kanë të njëjtat të drejta si kushdo tjetër: të jetojnë lirisht, të sigurt dhe me sovranitet në atdheun e tyre historik. Ky është Zionizmi. Dhe ky po sulmohet.
    S’mund ta lëmë antisemitizmin të fshihet pas maskës së aktivizmit. Duhet ta quajmë ashtu siç është. Sepse, kur njerëzit thonë “Izraeli s’duhet të ekzistojë”, çfarë thonë vërtet është “Hebrenjtë s’duhet të kenë fuqi”. Dhe ky nuk është qëndrim i politikës së jashtme. Është urrejtje.
    E kemi parë këtë fenomen më përpara. Fytyrat ndryshojnë. Flamujt ndryshojnë. Objektivi mbetet i njëjtë. Një gjë ka ndryshuar: Hebrenjtë tashmë kanë një shtet që i mbron./ZËRI

  • Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri: Mos gënjeni që protestoni për Gazën!

    Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri: Mos gënjeni që protestoni për Gazën!

    Kjo nuk ka qenë kurrë për Gazën – as për palestinezët
    Nga Galit Peleg

    E kemi parë këtë fenomen më përpara. Fytyrat ndryshojnë. Flamujt ndryshojnë. Objektivi mbetet i njëjtë. Një gjë ka ndryshuar: Hebrenjtë tashmë kanë një shtet që i mbron.

  • “Në Gaza po ndodh një masakër, por mos më detyroni të përdor fjalën me G”

    “Në Gaza po ndodh një masakër, por mos më detyroni të përdor fjalën me G”

    Etgar Keret, shkrimtari i njohur izraelit, buzëqesh për herë të parë gjatë gjithë intervistës dhe vendos dorën mbi ballë, si për të thënë: “E dija që ky moment do të vinte”.
    “Dni që ta them atë fjalë që fillon me G? Mund të them vetëm çfarë shoh: Izraeli po shkatërron qytete të tëra, po zhvendos miliona njerëz, po përdor urinë si armë lufte. Shoh diçka çnjerëzore, të tmerrshme, të papranueshme. Por kjo etje për t’i vënë një emër çdo gjëje është fryt i kulturës së Instagramit. A është Putini si Hitleri? Jo, është ndryshe. A është genocid ajo që po ndodh në Gaza? Nuk e di. Le të ndalim këtë masakër, të lirojmë pengjet dhe pastaj të thërrasim juristët më të mirë të botës për të përcaktuar nëse kjo tragjedi përfshihet në kategorinë e genocidit dhe nëse po, do ta bërtasim në të katër anët e botës: genocid. Por më parë, ju lutem, ndaleni.”
    Ndërkohë që qeveria e Netanyahut ka vendosur për pushtimin total të Rripit të Gazës, Keret e quan situatën “një makth”.
    “Po jetojmë një moment historik kur demokracia ka pushuar së funksionuari. Shumica dërrmuese e izraelitëve duan që lufta të ndalet dhe pengjet të lirohen. Vetëm 20% e mbështesin vazhdimin e dhunës, ndoshta edhe shkatërrimin e Gazës dhe shfrytëzimin e situatës për të shtypur palestinezët në Bregun Perëndimor. Janë rreth dy milionë njerëz, ekstremistë siç ka edhe në vende të tjera: racistë, mesianikë, fanatikë. Por janë pakicë, si neonazistët në Gjermani. Problemi është se këtu janë në pushtet. Fatkeqësisht për ne dhe për palestinezët, janë ata që bëjnë ministrat”.
    Edhe pse sondazhet nuk e tregojnë Netanyahu-n aq të dobët, Keret thotë:
    “Ndoshta dua ta mashtroj veten, ndoshta nuk e pranoj realitetin, por i ndjek sondazhet dhe shoh që 80% e izraelitëve duan fundin e luftës dhe kthimin e pengjeve. Aftësia e Netanyahu-t është se na përsërit prej vitesh: ‘Po negociojmë’, ‘kjo është java vendimtare’ dhe kështu vazhdon planin e vet. Ai ka punuar gjithmonë duke krijuar kaos, duke mos lejuar njerëzit të mendojnë”.

    Si ia del?
    “Nëse pyes dikë në rrugë çfarë po bëjmë në Gaza, ngre duart: Nuk e di. Kemi një problem specifik izraelit dhe një tjetër global. Ne ende jemi në mjegullën e 7 tetorit. Nuk është stres post-traumatik, është traumë e vazhdueshme. Njerëzit kanë frikë nga palestinezët, ndihen të pasigurt, i besojnë vetëm ushtrisë. Dhe pastaj është problemi global: Njerëz të tmerrshëm si Trump dhe Netanyahu arrijnë t’i bëjnë njerëzit të veprojnë kundër dëshirës së tyre. I gjithë sistemi bashkëpunon. Rrjetet sociale ndihmojnë, por edhe mediat tradicionale janë përgjegjëse për këtë gjendje të përhershme ankthi dhe adrenaline që nuk të lë të mendosh. Çdo natë ka një emision për 7 tetorin. Për Gazën? Pothuajse asgjë. Presim të vijë i dërguari amerikan Witkoff si të ishte Godoja. Ai duhet të shkojë në Gaza që të na thotë nëse ka apo jo uri? A jemi në vete”?
    A nuk është detyra e intelektualëve të zbulojnë mashtrimet e pushtetit?
    “Unë përpiqem ta bëj me shkrime, por edhe çdo të shtunë dal në rrugë me bashkëshorten time. Qëndrojmë me një foto të një fëmije palestinez në dorë. Në këtë univers viktimizues ku jetojmë, ata që na shohin nuk e pranojnë që mund të ketë edhe një tjetër viktimë. Kemi një ndjeshmëri selektive që na pengon të kuptojmë vuajtjen e tjetrit”.
    Çfarë reagimesh merr?
    “Një zonjë më bërtiti: ‘Nuk e kupton që janë imazhe të krijuara me inteligjencë artificiale?’ Një tjetër më tha se banorët e Gazës mund të shpëtohen nga Hamasi dhe gjithçka do të mbarojë, dhe se nëse nuk e bëjnë, janë bashkëfajtorë. Zakonisht nuk përgjigjem, por këtë herë nuk munda. I thashë se ne kemi protestuar me qindra mijëra vetë për muaj të tërë për t’u çliruar nga Netanyahu dhe nuk ia dolëm. Si ta bëjnë palestinezët me Hamasin”?
    A ka shpresë për zgjidhje?
    “Historia do të shkojë drejt dy shteteve, një izraelit dhe një palestinez që jetojnë pranë njëri-tjetrit dhe drejt marrëveshjeve si Pakti i Abrahamit me fqinjët. Dua të besoj se Netanyahu dhe kriminelë si Ben-Gvir janë një devijim i përkohshëm i historisë. Që një ditë do të dalim nga mjegulla e 7 tetorit dhe do të kuptojmë në çfarë tragjedie jemi zhytur”.
    Shkrim nga Corriere della Sera

  • Bandat vjedhin ndihmat në Gaza, shumë pak shpërndahen tek palestinezët

    Bandat vjedhin ndihmat në Gaza, shumë pak shpërndahen tek palestinezët

    Palestinezët në Gaza përballen çdo ditë me mungesë ushqimi, edhe pse një pauzë taktike e Izraelit lejoi hyrjen e ndihmave në enklave për të paktën 10 orë në ditë.

    Megjithatë një pjesë e madhe e ndihmës së kufizuar që hyn po grumbullohet nga bandat dhe tregtarët dhe shitet me çmime tepër të larta.
    Një kilogram miell ka arritur deri në 60 dollarë ditët e fundit dhe një kilogram thjerrëza deri në 35 dollarë.

    Kjo është përtej mundësive të shumicës së banorëve në territor, për të cilët ekspertët thonë se janë në rrezik nga uria dhe po mbahen vetëm me kursimet e paketa që u kanë mbetur.
    Vendimi i Izraelit këtë fundjavë për të lejuar më shumë shpërndarje ndihmash ka ulur disi çmimet, por ende nuk është ndjerë plotësisht në terren.
    Qeset me miell në tregje shpesh mbajnë logot e OKB, ndërsa paketimet e tjera kanë shenja që tregojnë se vijnë nga Fondacioni Humanitar i Gazës, të gjitha të shpërndara fillimisht falas. Është e pamundur të dihet se sa po devijohet, por asnjëri grup nuk është në gjendje të gjurmojë se kush e merr ndihmën e tij.
    Në përleshjet rreth shpërndarjes së ndihmave në javët e fundit, banorët thonë se të fortët ishin në pozicionin më të mirë për të marrë ushqim.
    Kur OKB merr lejen izraelite për të shpërndarë ndihmë, kamionët e saj pothuajse gjithmonë sulmohen nga bandat e armatosura ose mbingarkohen nga turma të uritura në zonën tampon të kontrolluar nga ushtria.
    Shpërndarja e ushqimit vazhdon të jetë e mbizotëruar nga kaosi dhe dhuna. Edhe nëse Izraeli i ndërpret operacionet e tij ushtarake gjatë ditës, është e paqartë se sa do të përmirësohet situata e sigurisë.

  • Shefi i OKB-së ngre alarmin: ‘E pamohueshme’ që palestinezët janë në prag të urisë në Gaza! Po përjetojnë katastrofë humanitare

    Shefi i OKB-së ngre alarmin: ‘E pamohueshme’ që palestinezët janë në prag të urisë në Gaza! Po përjetojnë katastrofë humanitare

    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se është “e pamohueshme” që Gaza është në prag të urisë, pas raportit të sotëm nga Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore.

    Organi i sigurisë ushqimore i mbështetur nga OKB-ja tha se pragjet e urisë janë arritur në pjesën më të madhe të Gazës, duke paralajmëruar se “uria, kequshqyerja dhe sëmundjet e përhapura gjerësisht” po shkaktojnë vdekje.
    “Palestinezët në Gaza po përjetojnë një katastrofë humanitare me përmasa epike. Ky nuk është një paralajmërim. Është një realitet që po shpaloset para syve tanë”, tha Guterres.
    Më tej ai theksoi se “Rrjedha e ndihmës duhet të shndërrohet në një oqean. Ushqimi, uji, ilaçet dhe karburanti duhet të rrjedhin valë-valë dhe pa pengesa. Ky makth duhet të marrë fund.”
    Ai e mbylli fjalën e tij duke bërë thirrje që ‘ky makth të marrë fund sa më shpejt’.

    Top Channel

  • Palestinezët në Mbretërinë e Bashkuar thirrje kryeministrit Starmer: Ndërmerrni hapa konkretë për Gazën, jo gjest simbolik për njohjen e shtetit

    Palestinezët në Mbretërinë e Bashkuar thirrje kryeministrit Starmer: Ndërmerrni hapa konkretë për Gazën, jo gjest simbolik për njohjen e shtetit

    Palestinezët britanikë i kanë bërë thirrje kryeministrit të Britanisë së Madhe, Sir Keir Starmer të ndërmarrë hapa “të menjëhershëm dhe konkretë” ndaj Gazës.

    Sipas tyre, Starmer duhet të jetë më konkret në vend që të “përqendrohet në një gjest simbolik” të njohjes së saj si shtet përpara një takimi urgjent të kabinetit.
    Kryeministri thirri ministrat e kabinetit të tij nga pushimi parlamentar për një takim sot, ku ata planifikuan të diskutonin se cilat duhet të jenë hapat e ardhshëm të Mbretërisë së Bashkuar, pasi Sir Keir zhvilloi takime me Donald Trump dje.
    Përpara mbledhjes së kabinetit, Komiteti Britanik Palestinez (BPC), i cili përfaqëson përvojat e palestinezëve në Mbretërinë e Bashkuar, i dërgoi Sir Keir një letër duke e nxitur atë të ndërmarrë veprime që ata thonë se mund të bëjnë një ndryshim të vërtetë për njerëzit në Gaza.
    BPC tha se njohja e Palestinës si shtet tani është “simbolike” pasi “nuk do t’i japë fund gjenocidit dhe nuk duhet të përdoret për të shmangur përgjegjësinë”.

    Top Channel

  • Presidenti Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

    Presidenti Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

    Një palestinezo-amerikan i shquar tha të premten se presidenti i SHBA-së Donald Trump e kishte informuar se do të pranonte krijimin e një shteti palestinez.
    Bishara Bahbah, kryetar i organizatës Arabo-Amerikane për Paqe, e njohur më parë si Arabo-Amerikanët për Trump, i tha Al Arabiya se një pikë ngërçi në bisedimet aktuale për armëpushim ishte nëse forcat izraelite do të mbeteshin të pranishme në pjesë të Gazës.

    Ai tha se një marrëveshje armëpushimi ishte ende e mundur dhe se ai mbeti në kontakt me Hamasin pasi SHBA-të u tërhoqën nga negociatat në fillim të kësaj jave, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
    Bahbah zbuloi gjithashtu se vendet arabe e kishin bindur Trumpin të mohonte planet e mëparshme për të zhvendosur me forcë palestinezët nga Gaza.
    “Trump më informoi për miratimin e tij për krijimin e një shteti palestinez”, citohet të ketë thënë Bahbah.
    Disa udhëheqës të ekstremit të djathtë izraelitë mbajtën një takim publik të martën për të diskutuar rizhvillimin e Rripit të Gazës në një “rivierë” miqësore për turistët, ndërsa palestinezët përballen me një krizë humanitare që po përkeqësohet në territorin e shkatërruar.
    Emri i ngjarjes sjell ndërmend një propozim të paraqitur nga Trump në shkurt për ta shndërruar territorin e shkatërruar nga lufta në “Rivierën e Lindjes së Mesme” pas zhvendosjes së banorëve të tij palestinezë dhe vënies së tij nën kontrollin amerikan.
    Ideja u dënua menjëherë nga e gjithë bota arabe dhe nga vetë palestinezët, për të cilët çdo përpjekje për t’i detyruar ata të largoheshin nga toka e tyre do të kujtonte “Nakban” ose katastrofën – zhvendosjen masive të palestinezëve gjatë krijimit të Izraelit në vitin 1948. /Telegrafi/

  • “As edhe një thërrime”, palestinezët në Gaza kërkojnë me dëshpërim për ushqim

    “As edhe një thërrime”, palestinezët në Gaza kërkojnë me dëshpërim për ushqim

    Palestinezët që presin për ushqim në një kuzhinë bamirësie në qytetin e Gazës kanë përshkruar vuajtjet e mëdha për të siguruar diçka për të ngrënë, teksa bllokada izraelite vazhdon pa ndërprerje.
    “Ja tenxherja ime, nuk ka as edhe një thërrime brenda,” tha një grua, ndërsa priste në radhë.
    “Kam një vajzë dyvjeçare. U ktheva në shtëpi me një tenxhere bosh dhe e gjeta vajzën time duke bërtitur nga uria, pa bukë e pa ushqim”, shtoi Umm Abdullah.
    Ajo rrëfeu se shpesh ka përleshje pranë kuzhinës bamirëse, pasi njerëzit përpiqen me çdo kusht të sigurojnë pak nga furnizimet e pakta.
    “Një herë më ra tenxherja mbi trup dhe u dogja, e në fund sërish ika pa asgjë”, tha ajo.
    Një tjetër grua, Riham Dwas, u shpreh se ndonjëherë merr ushqim e ndonjëherë jo.
    “Fëmijët e mi hanë vetëm nëse është hapur ndonjë kuzhinë bamirësie, përndryshe, mbeten pa ushqim”, tha ajo.
    Gati 500 mijë persona në Gaza po përballen me uri katastrofike.
    Sipas Al Jazeera të paktën 122 njerëz kanë vdekur nga uria që prej fillimit të luftës së Izraelit pothuajse 22 muaj më parë, shumica prej tyre që nga marsi, kur u vendos bllokada e plotë.

  • Ish kryeministrat Lapid dhe Olmert kritikojnë planet e Izraelit për ‘kampe përqendrimi’ në Rafah të Gazës

    Ish kryeministrat Lapid dhe Olmert kritikojnë planet e Izraelit për ‘kampe përqendrimi’ në Rafah të Gazës

    Dy politikanë të shquar izraelitë kanë kritikuar planet e qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu për të ngritur atë që e quan një “qytet humanitar” në jug të Gazës, duke thënë se propozimi do të përbënte internimin e palestinezëve në një “kamp përqendrimi”.

    Ish-kryeministrat Yair Lapid dhe Ehud Olmert e kritikuan të dielën, ndërsa forcat izraelite vazhduan të bombardojnë Gazën, duke vrarë të paktën 95 palestinezë gjatë ditës.

    Lapid, udhëheqësi i partisë më të madhe opozitare të Izraelit, i tha Radios së Ushtrisë Izraelite se “asgjë e mirë” nuk do të dilte nga planet për të ngritur “qytetin humanitar” mbi rrënojat e qytetit të Rafah.

    «Është një ide e keqe nga çdo perspektivë e mundshme – sigurie, politike, ekonomike, logjistike», tha ai.

    «Nuk preferoj ta përshkruaj një qytet humanitar si kamp përqendrimi, por nëse dalja prej tij është e ndaluar, atëherë është një kamp përqendrimi», shtoi ai.

    Lapid shërbeu si kryeministër i Izraelit për gjashtë muaj në vitin 2022.

    Sipas qeverisë izraelite, “qyteti humanitar” fillimisht do të strehojë 600,000 palestinezë të zhvendosur që aktualisht jetojnë në tenda në zonën e mbipopulluar të al-Mawasi përgjatë bregdetit jugor të Gazës. Por përfundimisht, e gjithë popullsia e enklavës prej më shumë se dy milionë banorësh do të zhvendoset atje.

    Imazhet satelitore kanë treguar se forcat izraelite kanë shtuar operacionet e prishjes në Rafah në muajt e fundit. Më 4 prill, numri i ndërtesave të shkatërruara ishte rreth 15,800. Deri më 4 korrik, numri kishte shkuar në 28,600.

    Olmert, i cili shërbeu si kryeministër i Izraelit nga viti 2006 deri në vitin 2009, gjithashtu e kritikoi planin izraelit.

    «Është një kamp përqendrimi. Më vjen keq», i tha ai gazetës Guardian të Mbretërisë së Bashkuar.

    “Nëse ata [palestinezët] do të deportohen në ‘qytetin e ri humanitar’, atëherë mund të thuhet se kjo është pjesë e një spastrimi etnik”, tha ai. “Kur ata ndërtojnë një kamp ku [planifikojnë] të ‘pastrojnë’ më shumë se gjysmën e Gazës, atëherë kuptimi i pashmangshëm i strategjisë së kësaj [është] se] nuk është për të shpëtuar [palestinezët]. Është për t’i deportuar ata, për t’i shtyrë dhe për t’i hedhur tutje. Të paktën unë nuk kam asnjë kuptim tjetër.”

    Spastrim etnik

    Zyrtarët humanitarë kanë thënë gjithashtu se plani për kampin e internimit në Rafah do të hidhte themelet për spastrimin etnik të palestinezëve nga Gaza.

    Philippe Lazzarini – kreu i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, ose UNRWA, e cila është ndaluar nga Izraeli – pyeti javën e kaluar nëse plani do të rezultonte në një “Nakba të dytë”. Termi i referohet dëbimit të qindra mijëra palestinezëve nga shtëpitë e tyre gjatë themelimit të shtetit të Izraelit në vitin 1948.

    “Kjo de facto do të krijonte kampe masive përqendrimi në kufirin me Egjiptin për palestinezët, të zhvendosur vazhdimisht nga breza në breza”, tha Lazzarini, duke shtuar se kjo do t’i “privonte palestinezët nga çdo perspektivë për një të ardhme më të mirë në atdheun e tyre”.

    Qeveria izraelite këmbënguli se transferimi i palestinezëve në kampin e internimit në Rafah do të ishte “vullnetar”, ndërsa Netanyahu dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump kanë vazhduar të reklamojnë propozimin e tyre për të transferuar me forcë të gjithë palestinezët në Gaza nga enklava.

    Netanyahu tha gjatë një darke me Trump javën e kaluar se Izraeli po punonte me SHBA-në “shumë ngushtë për të gjetur vende që do të përpiqen të kuptojnë atë që ata gjithmonë thonë, se duan t’u japin palestinezëve një të ardhme më të mirë”.

    Nga ana e tij, presidenti amerikan tha se “kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer nga [vendet] përreth Izraelit” dhe “diçka e mirë do të ndodhë” së shpejti.

    Megjithatë, fqinjët e Izraelit dhe shtetet e tjera arabe kanë hedhur poshtë kategorikisht çdo plan për të zhvendosur palestinezët nga Gaza, dhe kështu kanë bërë edhe palestinezët e lodhur nga lufta të enklavës bregdetare.

    Ndërkohë, agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), një grup privat i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli që shpërndan ndihma në Gaza, kishte paraqitur plane për të ndërtuar kampe në shkallë të gjerë të quajtura “zona tranziti humanitare” brenda dhe ndoshta jashtë territorit palestinez.

    Propozimi, i krijuar diku pas 11 shkurtit, përshkruan një vizion të “zëvendësimit të kontrollit të Hamasit mbi popullsinë në Gaza” me GHF që i përshkruan kampet si vende ku palestinezët mund të “banojnë përkohësisht, të deradikalizohen, të riintegrohen dhe të përgatiten për t’u zhvendosur nëse dëshirojnë ta bëjnë këtë”, sipas Reuters.

    GHF është grupi kryesor që ushtria izraelite aktualisht lejon të shpërndajë ushqim në Gaza.

    Grupi kishte ngritur katër pika shpërndarjeje në Gazën jugore dhe qendrore, por aktualisht operon një pikë të vetme pranë Rafah. Që nga fillimi i operacioneve të tij në fund të majit, forcat izraelite kanë vrarë të paktën 800 palestinezë që kërkonin ndihmë në pikat e GHF-së.

    Izraeli dëshiron që GHF të zëvendësojë Kombet e Bashkuara në Gaza dhe të marrë përsipër të gjitha operacionet e ndihmës.

    Grupet e të drejtave të njeriut dhe ekspertët thonë se GHF është gjithashtu pjesë e planeve izraelite për të shtyrë popullsinë palestineze në jug dhe përfundimisht jashtë Rripit të Gazës.

    Omar Rahman, një bashkëpunëtor në Këshillin e Lindjes së Mesme për Çështjet Globale, i tha Al Jazeera se vrasjet në vendet e GHF dhe tani plani për kampin e internimit e bëjnë të qartë se “qëllimi përfundimtar i Izraelit këtu është shkatërrimi fizik i Gazës, kolapsi i projektuar i shoqërisë palestineze atje dhe shpopullimi me forcë i të gjithë Rripit”.

    Ai tha se plani i Izraelit ishte të përqendronte popullsinë palestineze dhe të ushtronte “presion mbi ta, në mënyrë që zgjedhja e tyre çdo ditë të jetë midis urisë dhe të qëlluarit me armë”.

    “Ata shpresojnë se kjo do të çojë në emigrimin ‘vullnetar’ nga Gaza që po përpiqen ta detyrojnë”, tha ai, duke shtuar se “ajo që Izraeli po përpiqet të bëjë është të krijojë një kamp përqendrimi, i cili në thelb është një qeli mbajtëse derisa të hapen mundësi të tjera që ai të shpopullojë atë [zonë]”./ Al Jazeera.

  • Festa mes rrënojave të Gazës, palestinezët falin namazin e Kruban Bajramit në kushte ekstreme

    Festa mes rrënojave të Gazës, palestinezët falin namazin e Kruban Bajramit në kushte ekstreme

    Myslimanët në të gjithë botën shënojnë sot festën e dytë më të madhe, Kurban Bajramin ose siç njihet ndryshe festën e sakrificës.

    Besimtarët nga India, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bangladesh dhe vende të tjera sakrifikojnë duke therur një kafshë dhe e shpërndajnë një pjesë të mishit tek ata që kanë më pak mundësi.
    Mediat në Gaza publikuan pamje të qindra palestinezëve që kryenin faljen e namazit mes rrënojave të shtëpive dhe xhamive, ose në kampet e personave të zhvendosur në të gjithë enklavën, megjithëse nuk u ka mbetur asgjë për të festuar

    Ndërkohë, në Jerusalem, mijëra njerëz u panë duke kryer faljen në Xhaminë Al-Aksa.
    Palestinezët të rraskapitur të rrethuar e të zhvendosur disa herë nga lufta 18 mujore, prej tre muajsh po jetojnë një krizë ekstreme të urisë.
    Izraeli ka bllokuar dërgesat e ushqimit dhe ndihmave të tjera për të ushtruar presion mbi Hamasin që të lirojë pengjet e marra në sulmin e 7 tetorit 2023, i cili nisi luftën . Dhe pothuajse të gjitha delet, bagëtitë dhe dhitë e rritura në vend në territor kanë ngordhur. Dhe ato pak të mbetura kushtojnë në çmime të papërballueshme./vizionplus.tv