Siç ishte parashikuar, Presidenti francez Emmanuel Macron ka konfirmuar sot se Franca do të njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës, duke iu bashkuar një vale vendesh, si Britania, Kanadaja, Australia dhe Portugalia që kanë ndërmarrë të njëjtin hap gjatë javëve të fundit.
Deklarata erdhi gjatë fjalimit të Macron në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku presidenti theksoi se njohja e shtetësisë palestineze është një hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes me dy shtete dhe paqes së qëndrueshme në Lindjen e Mesme.Ai shtoi se më shumë detaje do të jepen në vijim.
Ky vendim vjen në një kohë kur gjithnjë e më shumë vende në Evropë dhe më gjerë kanë filluar të njohin zyrtarisht Palestinën si shtet, në mes të krizës së thelluar në Rripin e Gazës dhe tensioneve të vazhdueshme izraelito-palestineze.
Tag: palestinës
-

Franca njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës, Macron konfirmon vendimin në OKB
-

Dua Lipa shkarkon menaxherin pas fushatës kundër Palestinës, pas Glastonbury
Ylli botëror i muzikës pop me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, ka vendosur të përfundojë bashkëpunimin profesional me menaxherin e saj disavjeçar, David Levy, pas zbulimit të përfshirjes së tij në një fushatë kundër Palestinës.Mediat britanike raportojnë se Levy ishte pas një iniciative që synonte pengimin e grupit irlandez Kneecap, i njohur për orientimin e tij propalestinez, nga pjesëmarrja në Festivalin e famshëm Glastonbury. Letra private dhe konfidenciale, e nënshkruar nga Levy dhe dërguar themeluesit të festivalit, Michael Eavis, i bënte thirrje këtij të fundit të anulonte performancën e grupit, për shkak të mbështetjes së tyre për kauzën palestineze.Pasi letra u bë publike, Dua Lipa reagoi menjëherë, duke shkarkuar menaxherin dhe duke marrë masa që të mos kishte më asnjë rol në karrierën e saj. Një burim nga industria e muzikës tha se: “Dua u sigurua që David Levy të mos prodhonte më muzikën e saj. Artistja është një zë i fuqishëm në mbështetje të kauzës palestineze dhe nuk mund të toleronte taktika të tilla.”Fituesja e çmimit Grammy ka qenë prej kohësh aktive në mbrojtje të të drejtave të palestinezëve. Në maj të vitit të kaluar, ajo përdori platformën e saj në Instagram me 88 milionë ndjekës për të dënuar atë që e quajti “gjenocid izraelit në Gaza”, dhe ka marrë pjesë në protesta për të denoncuar bashkëfajësinë e vendeve të ndryshme në konflikt.Në gusht të këtij viti, gjatë festivalit të përvitshëm “Sunny Hill Festival” në Prishtinë, mesazhi “Liri për Palestinën” u shfaq në ekranin kryesor, duke përforcuar qëndrimin e saj të qartë publik.Pavarësisht përpjekjeve të Levy, grupi Kneecap performoi në Glastonbury në korrik. Policia ndërhyri pas disa ankesave, por çështja u mbyll shpejt për mungesë provash. Grupi e përshkroi hetimin si një “frikësim politik nga policia”.Që nga 7 tetori 2023, Izraeli ka nisur një ofensivë në Rripin e Gazës, ku janë raportuar mbi 65.300 të vrarë, shumica gra dhe fëmijë, një situatë që është cilësuar nga shumë organizata ndërkombëtare si krim humanitar dhe gjenocid.
-

Njohja e shtetit të Palestinës, reagon SHBA: Po bëjnë show, ne diplomaci serioze
Shtetet e Bashkuara reaguan pas vendimit të disa aleatëve kryesorë, përfshirë Britaninë, Australinë dhe Kanadanë, për të njohur shtetin e Palestinës.
Për Washingtonin, kjo bëhet thjesht për fasadë. “Fokusi ynë mbetet tek diplomacia serioze, jo në gjeste performuese.
Prioritetet tona janë të qarta: lirimi i pengjeve, siguria e Izraelit dhe paqja e prosperiteti për të gjithë rajonin që është e mundur vetëm pa Hamas”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së. Britania, Australia, Kanadaja dhe Portugalia njohën Shtetin e Palestinës të dielën.
Ky ndryshim historik në raport me dekada të tëra të politikës së jashtme perëndimore shkaktoi zemërimin e menjëhershëm të Izraelit dhe kritikat e SHBA-së.
Palestinezët në Rripin e Gazës së rrethuar e mirëpritën njohjen si një fitore, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua në përgjigje se një shtet palestinez nuk do të ekzistonte kurrë. Netanyahu e ka përshkruar njohjen e një shteti palestinez si një kërcënim për ekzistencën e Izraelit.
Kjo do të “rrezikonte ekzistencën tonë” dhe është “një shpërblim absurd për terrorizmin”, tha ai. Vende të tjera, përfshirë Francën, gjithashtu kanë lënë të kuptohet se do ta njohin shtetin palestinez gjatë bisedimeve në hapjen vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Deri tani shtetin palestinez e kanë njohur më shumë se 140 shtete anëtare të OKB.Top Channel
-

Pas Britanisë, Kanadasë dhe Australisë, Portugalia njeh zyrtarisht Palestinën
Portugalia ka bërë një hap historik duke njohur zyrtarisht Shtetin e Palestinës. Lajmin e bëri të ditur ministri i Jashtëm, Paulo Rangel, gjatë një deklarate në Nju Jork të dielën, vetëm pak ditë para hapjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Rangel theksoi se zgjidhja me dy shtete është “i vetmi rrugëtim drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, ndërsa qeveria në Lisbonë rikonfirmoi “të drejtën e Izraelit për të ekzistuar” dhe nevojat e tij për siguri. Ai gjithashtu dënoi sërish “sulmet terroriste të 7 tetorit” të kryera nga militantët e udhëhequr nga Hamas.
Vendimi i Portugalisë vjen vetëm pak orë pas njohjes së Palestinës nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia. Vendet e tjera, përfshirë Francën, pritet të ndjekin të njëjtin hap gjatë samitit të OKB-së.
Izraeli ka reaguar ashpër ndaj njohjes ndërkombëtare. Kryeministri Benjamin Netanyahu paralajmëroi se vendimet e tilla do të destabilizojnë rajonin dhe do të forcojnë pozitat e Hamasit.
Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, njoftoi se do të propozojë aneksimin e Bregut Perëndimor në mbledhjen e ardhshme të kabinetit, duke e quajtur njohjen nga Britania, Kanadaja dhe Australia “një shpërblim për terroristët vrasës që kërkon kundërmasa të menjëhershme”. -

Washingtoni sulmon aleatët: Njohja e Palestinës, shfaqje politike
Shtetet e Bashkuara kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të Britanisë së Madhe, Australisë dhe Kanadasë për të njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës.
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, duke folur në kushte anonimiteti, shkruajnë mediat e huaja e ka quajtur këtë hap “për shfaqje” dhe jo një përpjekje të vërtetë për paqe.
“Sfida e vërtetë nuk janë gjestet boshe, por diplomacia serioze. Prioritetet tona janë të qarta: lirimi i pengjeve, siguria e Izraelit dhe një paqe e qëndrueshme në rajon, e cila është e mundur vetëm në një realitet pa Hamasin”, ka deklaruar përfaqësuesi i administratës amerikane.
Ky reagim vjen në një moment kur një pjesë e aleatëve perëndimorë të Washingtonit kanë marrë një hap të rëndësishëm simbolik drejt mbështetjes së shtetit palestinez, ndërsa lufta në Gaza vijon të trazojë opinionin publik dhe diplomacinë ndërkombëtare.
Kujtojmë se dje, 21 shtator, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, shteti i Palestinës është njohur zyrtarisht nga katër shtete të rëndësishme: Britania e Madhe, Kanadaja, Australia dhe Portugalia.
Ky hap është bërë në një moment kyç, duke reflektuar një ndryshim të dukshëm në qëndrimet e këtyre vendeve ndaj çështjes palestineze.
Kjo njohje është parë si një nxitje për një zgjidhje me dy shtete dhe një reagim ndaj krizës humanitare në Gaza dhe zgjerimit të vazhdueshëm të vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor. -

Portugalia, i shtohet listës së shteteve që njeh Palestinën
Ministri i Jashtëm i Portugalisë, Paulo Rangel, njoftoi të dielën se vendi tani e ka njohur shtetin e Palestinës.
“Njohja e shtetit të Palestinës është realizimi i një linje themelore, konstante dhe themelore të politikës së jashtme portugeze”, u tha Rangel gazetarëve në selinë e misionit të përhershëm të Portugalisë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.
Ai tha se “Portugalia mbështet zgjidhjen me dy shtete si e vetmja rrugë drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme… një armëpushim është urgjent”, duke shtuar se Hamasi “nuk mund të ketë asnjë formë kontrolli në Gaza apo jashtë saj” dhe duke kërkuar lirimin e të gjithë pengjeve. -

Portugalia njeh zyrtarisht shtetin palestinez
Portugalia është bërë vendi i katërt që njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës, pas Kanadasë, Australisë dhe Britanisë së Madhe.
Ministri i Jashtëm portugez, Paulo Rangel, njoftoi të dielën se vendi i tij ka marrë vendimin për të njohur shtetin e Palestinës. Ai theksoi se Portugalia mbështet zgjidhjen me dy shtete si e vetmja rrugë drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në rajon.
Rangel u shpreh se një armëpushim i menjëhershëm është urgjent dhe nënvizoi se Hamasi nuk duhet të ketë asnjë formë kontrolli në Rripin e Gazës apo përtej tij. Ai gjithashtu kërkoi lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve.Ministri portugez theksoi se njohja e Palestinës nuk e zhbën katastrofën humanitare në Gaza, duke dënuar gjendjen e urisë, shkatërrimin dhe situatën e rëndë edhe në Bregun Perëndimor./vizionplus.tv
-

Njohja e Palestinës/ Portugalia i bashkohet Britanisë, Kanadasë dhe Australisë: Një hap i rëndësishëm në politikën ndërkombëtare
Pas Kanadasë, Australisë dhe Britanisë së Madhe, Portugalia ka njoftuar zyrtarisht njohjen e shtetit të Palestinës.
Ministri i Jashtëm portugez, Paulo Rangel, e bëri këtë të ditur të dielën, duke konfirmuar se Portugalia tani e ka njohur shtetin palestinez.
Në një deklaratë për mediat në Nju Jork, para hapjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Rangel theksoi se njohja e shtetit të Palestinës është një realizim i një politike të qëndrueshme dhe të miratuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar.
Rangel gjithashtu shprehu mbështetje për zgjidhjen e dy shteteve, duke e konsideruar atë si rrugën e vetme për një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë, që promovon bashkëjetesën dhe marrëdhënie paqësore mes Izraelit dhe Palestinës.
“Njohja e shtetit të Palestinës është një përmbushje e një politike themelore, të qëndrueshme dhe të gjerë të miratuar,” tha Rangel. “Portugalia mbështet zgjidhjen e dy shteteve si rrugën e vetme për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, e cila do të promovojë bashkëjetesën dhe marrëdhënie paqësore mes Izraelit dhe Palestinës,” shtoi ai.
Ky hap i Portugalisë vjen në një kohë kur shtetet e tjera perëndimore dhe ndërkombëtare janë gjithashtu duke u angazhuar për një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme të konfliktit izraelito-palestinez.Top Channel
-

Cilat janë shtetet e tjera që pritet të njohin pavarësinë e Palestinës
Përgjatë këtij viti intensiv në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Palestinës të ndodhur mes një lufte të përgjakshme ende pa një zgjidhje, shumë shtete europiane paralajmëruan njohjen e shtetit të Palestinës si një presion i shtuar drejt Izraelit me qëllim firmosjen e armëpushimit.
Përveç Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Australisë, Franca ka qenë një ndër vendet e para që njofruan njohjen e Palestinës si shtet i pavarur në mbledhjen e OKB-së përgjatë ditëve të ardhshme.
Në kohezion me Francën është dhe Portugalia, e cila pritet të zyrtarizojë vendimin në fundjavë ndërsa Zelanda e Re është në shqyrtim të këtij procesi, ndërsa kryeministri Christopher Luxon ka thënë se vendimi do të mbetet i pazbuluar deri në zyrtarizim.
Në total, 150 nga 193 shtetet anëtare të OKB-së, kanë njohur pavarësinë e shtetit të Palestinës. -

Çfarë do të thotë njohja e Palestinës dhe pse SHBA është kundër?
Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia kanë njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës, ndërsa Franca dhe disa vende të tjera perëndimore pritet ta bëjnë ditën e hënë, n një hap që ka shkaktuar reagime të ashpra nga Izraeli dhe kundërshtim të hapur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka quajtur këtë vendim si një “shpërblim për terrorizmin monstruoz të Hamasit”, ndërsa SHBA ka deklaruar se njohja e Palestinës do të përforconte pozitat e Hamasit dhe do ta vështirësonte arritjen e një armëpushimi në Gaza.
Çfarë nënkupton njohja e Palestinës si shtet?Palestina është një shtet që ekziston në mënyrë të pjesshme – me përfaqësi diplomatike në shumë vende dhe pjesëmarrje në ngjarje ndërkombëtare, përfshirë Lojërat Olimpike – por pa kufij të njohur ndërkombëtarisht, pa kryeqytet të përcaktuar dhe pa ushtri. Autoriteti Palestinez, i krijuar pas marrëveshjeve të Oslos në vitet ’90, nuk ka kontroll të plotë mbi territorin apo popullsinë. Rripi i Gazës, aktualisht në luftë, mbetet nën bllokadë dhe kontroll ushtarak nga Izraeli.
Për shkak të kësaj situate të paqartë, njohja e Palestinës është kryesisht një akt simbolik, më shumë politik dhe moral sesa praktik. Por simbolika është e fuqishme. Në një fjalim në OKB këtë korrik, ish-ministri i Jashtëm britanik David Lammy theksoi se Britania ka një “përgjegjësi të veçantë” për zgjidhjen me dy shtete, duke përmendur Deklaratën e Balfour-it të vitit 1917, në të cilën Britania shprehte mbështetjen për krijimin e një “atdheu kombëtar për popullin hebre” në Palestinë, por me kusht që kjo të mos dëmtonte të drejtat e komuniteteve jo-hebreje në atë territor.
Cilat vende e kanë njohur Palestinën?
Rreth 75% e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara nga 193 gjithsej e kanë njohur tashmë Palestinën si shtet. Në OKB, Palestina ka statusin e “shtetit vëzhgues të përhershëm”, që i jep të drejtë për të marrë pjesë në punimet e organizatës, por jo të drejtë vote. Me njohjen e planifikuar nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Belgjika, Malta, Australia dhe Kanadaja, katër nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së do ta mbështesin zyrtarisht shtetin e Palestinës. Kina dhe Rusia e kanë bërë këtë që nga viti 1988. SHBA do të mbetet i vetmi anëtar i përhershëm që nuk e njeh.
Prej vitesh, qeveritë britanike kanë theksuar se njohja e Palestinës duhet të ndodhë si pjesë e një procesi paqeje, në bashkërendim me aleatët dhe “në momentin me ndikimin më të madh”. Por situata e rënduar në Gaza, uria masive dhe zhgënjimi i opinionit publik perëndimor kanë sjellë një ndryshim të qasjes. Disa vende po vendosin kushte për njohjen. Kanadaja, për shembull, kërkon që Autoriteti Palestinez të angazhohet për reforma, të mbajë zgjedhje në vitin 2026 dhe të çmilitarizojë shtetin e ardhshëm.
Mbretëria e Bashkuar, nga ana tjetër, pati thënë se do ta njihte Palestinën gjatë sesionit të OKB-së përveç nëse Izraeli ndërmerr hapa të qarta drejt ndalimit të luftës në Gaza, pezullimit të aneksimeve në Bregun Perëndimor dhe rifillimit të një procesi paqeje për një zgjidhje me dy shtete. Por këto hapa nga Izraeli duken pak të mundshme, duke e bërë njohjen të pashmangshme.
Shtetet e Bashkuara janë shprehur qartë kundër njohjes së shtetit të Palestinës, duke theksuar se kjo do të përforconte Hamasin dhe do të nxisë një reagim të ashpër nga Izraeli, përfshirë aneksimin e mëtejshëm të territoreve palestineze. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjatë një konference të përbashkët me Netanyahu më 15 shtator, deklaroi se “njohja ndërkombëtare e Palestinës është një shpërblim për terrorizmin”, duke iu referuar sulmeve të 7 tetorit 2023 nga Hamasi. Sipas Rubios, SHBA i ka paralajmëruar aleatët se njohja do të komplikonte përpjekjet për armëpushim dhe paqe në rajon.