Tag: palestinës

  • OKB miraton dy rezoluta historike: T’i jepet fund okupimit të Palestinës dhe Lartësive të Golanit nga Izraeli

    OKB miraton dy rezoluta historike: T’i jepet fund okupimit të Palestinës dhe Lartësive të Golanit nga Izraeli

    Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar të martën, 2 dhjetor, dy rezoluta që kërkojnë fundin e okupimit të Palestinës dhe të Lartësive të Golanit në Siri nga Izraeli.
    Siç raportohet në mediat e huaja, rezoluta për Palestinën u paraqit nga Xhibuti, Jordania, Mauritania, Katari, Senegali dhe Palestina.
    Gjatë votimit, 151 shtete anëtare të OKB-së mbështetën rezolutën lidhur me Palestinën, ndërsa 11 shtete, përfshirë Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, votuan kundër. 11 të tjera abstenuan.
    Rezoluta thekson përgjegjësinë e OKB-së për çështjen e Palestinës dhe kërkon një fund të pushtimit të territoreve të marra pas vitit 1967, duke mbështetur gjithashtu një zgjidhje me dy shtete.
    Asambleja e Përgjithshme miratoi gjithashtu një rezolutë tjetër të paraqitur nga Egjipti, e cila detyron Izraelin të tërhiqet nga Lartësitë e Golanit në Siri dhe e përshkruan okupimin dhe aneksimin e zonës si “të paligjshëm”.
    Kjo rezolutë u miratua me 123 vota pro, 7 kundër, përfshirë përsëri Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, dhe 41 abstetime.
    Sipas tekstit, okupimi dhe aneksimi i Lartësive të Golanit nga Izraeli shkel Rezolutën 497 të Këshillit të Sigurimit të vitit 1981.

  • Pep Guardiola, si “ushtar” i Palestinës

    Pep Guardiola, si “ushtar” i Palestinës

    Një ndeshje solidariteti midis Katalonjës dhe Palestinës do të mbahet në stadiumin olimpik Lluís Companys këtë të martë.
    Rreth 25,000 bileta janë shitur deri më tani. Ngjarja, e promovuar nga platforma ACT X PALESTINE, është simbolike dhe ka marrë mbështetjen e shumë politikanëve dhe atletëve.
    Një nga ata që bëri thirrje për mbushjen e stadiumeve dhe që gjithmonë ka qenë i përkushtuar ndaj këtij qëllimi është trajneri aktual i Manchester City dhe ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola.
    “Kjo është më shumë se një ndeshje simbolike. Sot të gjithë e dimë se çfarë po ndodh dhe palestinezët do të shohin se ka një pjesë të botës që po mendon për ta,” tha Pep.
    “Bota e ka lënë Palestinën në harresë. Ne nuk kemi bërë asgjë. Nuk është faji i tyre që kanë lindur atje. Ne të gjithë i kemi lejuar ata të shkatërrojnë një popull të tërë. Dëmi është bërë dhe është i pariparueshëm,” shtoi ai.
    Ai ishte gjithashtu shumë kritik ndaj sundimtarëve:
    “Nuk mund ta imagjinoj askënd që mbron masakrat në Gaza. Fëmijët tanë mund të jenë atje dhe të vriten vetëm sepse kanë lindur atje. Kam shumë pak besim te udhëheqësit. Ata bëjnë gjithçka që duhet për të qëndruar në pushtet”, tha Pep.
    Kjo është arsyeja pse ai beson se një ndeshje si ajo midis Katalonjës dhe Palestinës mund të rrisë të paktën ndërgjegjësimin:
    “Simbolika ndihmon në rritjen e ndërgjegjësimit, por pas saj duhet të ketë diçka që lëviz. Gjithmonë ka një arsye për demonstrata, dhe në këtë rast është një ndeshje futbolli. Është simbolike, por është më mirë se asgjë – të paktën palestinezët mund të mendojnë se ne jemi këtu dhe se stadiumi sjell gëzim”. /tesheshi.com/

  • Ish-kryeministri izraelit: Gaza është e Palestinës

    Ish-kryeministri izraelit: Gaza është e Palestinës

    Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert tha se Rripi i Gazës është pjesë e Palestinës.
    Olmert mori pjesë në sesionin me titull “Nga armëpushimi në paqe të qëndrueshme: Drejt një zgjidhjeje me dy shtete” të mbajtur si pjesë e Forumit të 8-të të Paqes në Paris, i cili filloi në kryeqytetin e Francës, Paris.
    Sipas tij, qeveria e re që do të kontrollojë Gazën duhet të jetë palestineze.

    “Gaza është pjesë e Palestinës. Nuk është pjesë e Izraelit”, tha ish-kryeministri izraelit.
    Olmert gjithashtu theksoi nevojën për një “horizont politik” për popullin palestinez: “Ne duhet të përpiqemi për këtë dhe të dëshirojmë që ta arrijmë atë.”
     
     

  • “Nëse SHBA do të ruaj pozitat e forta duhet …”, ekspertët zbulojnë cili do të jetë hapi i radhës i Trump në Lindjen e Mesme

    “Nëse SHBA do të ruaj pozitat e forta duhet …”, ekspertët zbulojnë cili do të jetë hapi i radhës i Trump në Lindjen e Mesme

    Marrëveshja e paqes mes Izraelit dhe Palestinës ishte tema e diskutimit këtë të martë në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
    Ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare Marlind Laçi dhe Ilir Aliaj theksuan në analizën e tyre se kjo marrëveshje është falë SHBA, e cila sëfundmi ka ndryshuar qasje karshi izraelit.
    Sipas Aliajt qëllimi i ardhshëm i Donald Trump është i qartë të rikthejë “Shtetin e Palestinës”.

    Ndërsa Laçi tha se SHBA dikur u futën në luftë me Irakun për shkak të Izraelit, por tani situata ka ndryshuar.
    Pjesë nga biseda:
    Aliaj: Shumë shpejt ambasada amerikane do të dalë me planin për rikthimin e shtetit të Palestinës. Ajo thënia që kryeministri pakistanez dje tha: “Që ky burri që është presidenti i SHBA, nuk e mori çmimin e paqes këtë vit, unë prapë do ta nominoj.” Unë besoj se kjo e ngacmon presidentin Trump për të vazhduar këtë rrugë. Tashmë në Amerikë po ndryshojnë qasjet. Kjo qasje është shumë më e fortë. Steve Bannon ka qenë këshilltari më i rëndësishëm i Trump në presidencën e parë. Bannon ka dalë me analiza kundër qeverisë aktuale të Izraelit. Ai shkruan se ne shkuam në luftë për Izraelin në Irak.
    Laçi: Ajo teza ku ju tha amerikanëve se Sadami rrezikonte qenësinë e Izraelit, ju thanë për armë kimike dhe bërthamore dhe nuk ju gjet asgjë.
     

  • “Rrethi Katror”/ Nga shkarkimi i Veliajt te njohja e Palestinës nga Franca dhe Britania, përplasen analistët në studio

    “Rrethi Katror”/ Nga shkarkimi i Veliajt te njohja e Palestinës nga Franca dhe Britania, përplasen analistët në studio

    Këtë të diel, në “Rrethi Katror” në “E Diell”, u trajtuan disa tema aktuale të javës që lamë pas.

    Alfred Cako u ndal te shkarkimi i Erion Veliajt nga Bashkia e Tiranës. Ai e lidhi këtë me historinë e krijimit të Partisë Socialiste, kur tha se Partia Komuniste, dhe më pas ajo e Punës, në lidership nuk kanë vendosur asnjëherë katolikë apo njerëz nga veriu, por myslimanë, dhe se këtë trashëgimi duan ta vazhdojnë.
    “Që të marrim në shqyrtim momentin e tanishëm, duhet të shohim lidershipin e Partisë Komuniste, të Punës, dhe sot të PS-së. Kryesisht, angazhimin e ka pasur në jug kjo parti, asnjë katolik s’ka qenë në nivelet e larta të PS-së. Është goditur Veliaj edhe për shkak se filloi të ‘hante më shumë sesa e kishte fytin’. Ndoshta ishte përgatitur që PS të humbiste zgjedhjet më 11 maj, dhe ai të merrte drejtimin e partisë”, tha Cako.
    Por këto deklarata të Cakos u kundërshtuan nga Bledi Mane.
    “Pas edicionit informativ të Radio Moskës, ju flet Radio Tirana. Grupi komunist i Shkodrës kishte tre themelues kryesorë: Zef Mala, katolik; Vasil Shanto, ortodoks; dhe Qemal Stafa, sunit. Pra, mos akuzojmë kot që e kanë themeluar myslimanët. Veliaj është i deklaruar i krishterë, falë Kishës shkoi me studime në Amerikë”;, tha Mane.

    Ndërkohë analistët u ndalën dhe te një çështje tjetër e aktualitetit, njohjen e Palestinës nga Franca dhe Britania.
    “Familja e njohur që e krijuan Izraelin, Rothschild, më duket sikur nuk po e përkrahin më Izraelin. Amerika nuk merr dot vendime kundër interesave të Izraelit sepse dhe kongresin dhe Senatin e dominojnë njerëzit e Izraelit. Izraeli ka vënë dy herë me shpatulla pas murit Trump, kur nisi sulmin mbi Iranin dhe kur u godit Katari. Është një rebus iu madh që s’po di si ta përkthej. Këto njohje janë pa frute. Unë jam me popullin e Palestinës, jam kundër gjenocidit që po bën Izraeli kundër Palestinës”, tha Cako.
    Nga ana tjetër Mane thotë se “Leksioni i Gazës është një kambanë e fortë alarmi për vende të vogla si Shqipëria dhe Kosova”.
    “Për vende të tilla që kanë ushtri modeste dhe nuk e mbrojnë dot territorin e vendit të tyre. Pa një superfuqi në krahë as Shqipëria dhe as Kosova nuk  bëjnë “Gëk Mëk” në arenën ndërkombëtare. Imagjino sikur mbi qiellin e Shqipërisë të vinin 5 dronë rus siç i kanë vajtur vendeve Baltike. Imagjino sikur 5 dronë të dërgonte Irani, jemi i vetmi vend i NATO-s që nuk kemi flotë ajrore, 3 helikopterë kemi, as zjarret nuk shuajmë. Nuk i përballojmë dot superfuqi si Rusia, Kina apo SHBA, Ndaj edhe Kosova pa një superfuqi në krah s’ka ca të bëjë”, tha ai.

    Top Channel

  • Ben Blushi: Pse nuk duhet njohur Palestina

    Ben Blushi: Pse nuk duhet njohur Palestina

    Nga Ben Blushi
    Njohja e Palestinës nga Franca dhe Britania ka ngritur një pyetje themelore mbi moralin e popujve.Pyetja është kur e meriton një popull të ketë shtetin e vet?Bota ka ende shumë popuj që nuk kanë shtet, megjithëse kanë luftuar më shumë se palestinezët, megjithëse kanë rezistuar më gjatë se ata, megjithëse nuk ia kanë zaptuar askujt tokën sic kanë bërë arabët palestinezë për shekuj dhe megjithëse nuk kanë krijuar organizata terroriste që vrasin fëmijë duke lozur në oborr.Në 80 vitet e fundit palestinezët kanë bërë cdo gjë keq.Ata kanë qenë armiqtë më të mëdhenj të shtetit të tyre.Në vitin 1947 ata refuzuan formulën e OKB për krijimin e dy shteteve,Palestinës dhe Izraelit dhe shkuan në një luftë guerrile të cilën e humbën.Më pas shkuan sërish në luftë në vitin 1967 me ndihmën e shteteve të tjera arabe dhe humbën përsëri.Në vitin 2000 e refuzuan marrëveshjen e Paqes së Presidentit Klinton, sipas të cilës Izraeli dhe Amerika e njihnin shtetin palestinez dhe po ti mbledhësh refuzimet palestineze, del se Izraeli e ka refuzuar më pak shtetin e Palestinës se vetë palestinezët.Duke kaluar nga dështimi në dështim palestinezët humbën me rradhë kohën, tokën,financat, ushtarët, aleatët dhe shpresën.Mjafton të shohësh shifrat e rritjes demografike të këtyre dy popujve për të kuptuar si janë sjellë ata me veten.Në vitin 1947 gjithë territori palestinez kishte 2 milion banorë.Nga këta 1.4 milion ishin arabë dhe 600 mijë ishin hebrenj.Sot numrat janë përmbysur.Palestina ka rreth 5 milion banorë, ndërsa Izraeli 10 milion.Në 80 vjet Izraeli, ky shtet i krijuar nga emigrantë që erdhën nga Evropa pasi ishin masakruar dhe shpronësuar nga Hitleri, krijoi në shkretëtirë bujqësinë më të përparuar në planet,ndërtoi ushtrinë më inteligjente që kemi parë deri sot, është lider i padiskutueshëm në AI dhe ka një ekonomi që prodhon 600 miliard dollarë në vit, disa herë më të madhe se të shumë vendeve evropiane që sot po njohin Palestinën dhe dy herë më të madhe se Irani, megjithëse nëntoka e tij e thatë nuk pikon asnjë gram naftë.Ndërkaq Gaza dhe West Bank,ku jetojnë 5 milion palestinezë nuk bëjnë dot më shumë se 15 miliardë dollarë ekonomi në vit dhe kjo përpara luftës.Duke parë këto numra nuk ka nevojë të jesh ekonomist, për të kuptuar se cfarë ka bërë në 80 vjet një popull dhe cfarë ka bërë populli tjetër.Por nuk mbaron këtu.Krahasimi i standarteve të demokracisë së këtyre dy popujve është edhe më i dhimbshëm.Izraeli është një demokraci e fortë, aty shtypi është i lirë, shumica e gazetave janë kundër qeverisë, populli del cdo javë në protestë, parlamenti funksionin, zgjedhjet mbahen cdo katër vjet dhe gjykatat mezi po presin ta burgosin kryeministrin në detyrë, me dyshimin se gruaja e tij ka marrë shpërblim disa dhurata të shtrenjta.Nga ana tjetër palestinezët kanë njëzet vjet që nuk bëjnë zgjedhje.Dhe një herë që votuan zgjodhën Hamasin, i cili natyrisht nuk lejon më zgjedhje që nga dita që ka marrë pushtetin.Pyetja është pse ky ndryshim?Pse dy popuj që jetojnë në një vend, që ushqehen nga e njëjta tokë, që pinë të njëjtin ujë dhe që lagen nga një det ndryshojnë kaq shumë.Si ka mundësi që Izraeli u kthye në një superfuqi ekonomike për 80 vjet, ndërsa palestinezët nuk prodhuan dot as demokraci dhe as ekonomi për të njëtën periudhë kohe?Ata që duan të justifikojnë palestinezët thonë se Izraeli i ka penguar të zhvillojnë ekonominë dhe demokracinë.Për ironi të fatit zgjedhjet e fundit në territoret palestineze janë zhvilluar në vitin 2005 kur izraelitët u larguan nga Gaza dhe ia lanë palestinezëve.Që atë ditë aty nuk janë bërë më zgjedhje dhe prandaj është e cuditshme të mendosh se palestinezët shkojnë në kutitë e votimit vetëm kur janë të pushtuar.Kur janë të lirë ata nuk i duan zgjedhjet.Pikërisht kjo është kriza e vërtetë e Gazës që asnjë njohje nuk e zgjidh dot.Pamundësia e palestinezëve për tu qeverisur vetë.Paaftësia e tyre për të njohur demokracinë si instrument bashkëjetese.A e meritojnë palestinezët shtetin në këto kushte?A duhet të ketë shtet një popull që në vend të institucioneve të zgjedhura, pranon të qeveriset nga një grup terrorist i armatosur?A është gjithë Gaza Hamas?A e duan palestinezët Hamasin?Për fat të keq po.Në dy vitet e fundit miliona izraelitë kanë protestuar kundër luftës, por asnjë palestinez nuk ka kundërshtuar HamasinTë rinjtë palestinezë që kapërcejnë tela me gjemba për të vrarë vajza izraelite në koncert, nuk janë rebeluar kurrë kundër Hamasit.Ata që sakrifikojnë jetën për të masakruar civilë izralelitë të pafajshëm mund të kishin rrezikuar për tu ngritur kundër Hamasit.Por kjo nuk ka ndodhur.Palestinezët e adhurojnë Hamasin.Terroristët ata i shpallin martirë.Në Gaza nuk ka asnjë parti, asnjë lider dhe asnjë grup politik që e kundërshton Hamasin.Prandaj njohja e Palestinës pa kushte është një shpërblim që populli palestinez nuk e meriton.Popujt duhet të mbajnë përgjegjësi për aktet e tyre.Ne shqiptarët i sollëm komunistët në pushtet me vota dhe për 45 vjet nuk bëmë asgjë për ti rrëzuar.Komunistët na dhunuan dhe ne iu nënshtruam dhunës.Sikur, larg qoftë, komunistët shqiptarë të kishin dhunuar edhe një popull tjetër, ne do ishim njëlloj përgjegjës ,sic janë përgjegjës gjermanët që e sollën Hitlerin në pushtet dhe ia dhanë fëmijët ushtarë për të pushtuar botën.Sot gjermanët ia njohin vetes këtë ultësirë morale dhe jetojnë me kokën ulur që me votat e tyre krijuan një përbindësh.Por nga ky kriter moral nuk mund të përjashtohen palestinezët.Hamasi është përbindëshi i tyre.Ata e lindën këtë mostër dhe prandaj duhet të jenë njëlloj përgjegjës si gjermanët.Në emër të moralit, palestinezëve u duhet vënë si kusht zhdukja e mostrës që krijuan.Shfarosja e Hamasit nuk mund të jetë vetëm detyrë e Izraelit, por e vetë palestinezëve.Atyre ju takon mos ia japin fëmijët ushtarë, atyre ju takon të mos i strehojnë terroristët, atyre u takon ti nxjerrin vrasësit e pamëshirshëm përfundimisht nga zemra.Palestinezët duhet të kalojnë një proces ekzorcizmi, duhet të nxjerrin djallin nga shpirti.Vetëm nësë e bëjnë këtë akt civil mund të fitojnë të drejtën për të patur shtetin e tyre.Prandaj gabohet kush beson se cështja e Palestinës ka lidhje vetëm me Izraelin.Qeveria e Izraelit kanë bërë shumë gabime, ushtria e saj ka vrarë qytetarë të pafajshëm, gra pleq dhe fëmijë të pambrojtur prandaj shumë njerëz me të drejtë besojnë se ndëshkimi i merituar për këtë vend është të ketë fqinj një përbindësh si Hamasi që kafshon cdo ditë.Njohja e Palestinës është ndëshkim për Izraelin që po vret pa u ndalur, por ndëshkimi i dikujt nuk mund të jetë dhurata e dikujt tjetër.Palestinezët nuk e meritojnë shtetin që po ju falet, sepse nuk kanë bërë asgjë për ta merituar atë.Njohjet perëndimore rrezikojnë të krijojnë një Goliath të ri në kufi të Izraelit, një shtet të egër që kërcënon dhe lufton pa pushim.Por Goliathi mitik ka qenë palestinez, megjithëse nuk ka qenë arab dhe ndoshta të kesh fqinj një përbindësh është destini i Izraelit që sot nuk i ngjan fare Davidit, bariut të varfër hebre që shpëtoi popullin e vet duke vrarë Goliathin.Ata që duan ti amnistojnë palestinezët nga të gjitha fajet e tyre, thonë madje se Goliathi dhe Davidi kanë ndrruar vendet.Tani Davidi i dobët është palestinez dhe Goliathi i tmerrshëm është izraelit.Mirëpo zgjidhja nuk gjendet te legjendat e riciklueshme.Cështja e Palestinës nuk ka të bëjë vetëm me Izraelin por me moralin e kohësPalestina nuk është gati për të bashkëjetuar me pjesën tjetër të botës së qytetëruar.Kjo është cështja.Palestina nuk është gati për të bashkëjetuar me ne.Palestina nuk është gati për të jetuar si ne.

  • Ambasadori i Palestinës i zhgënjyer nga Shqipëria: Populli juaj është me ne, duhet të jetë dhe shteti

    Ambasadori i Palestinës i zhgënjyer nga Shqipëria: Populli juaj është me ne, duhet të jetë dhe shteti

    Ambasadori i Palestinës në Shqipëri, Sami Mhanna, në një intervistë për emisionin “Rretheqark” në A2 CNN me gazetarin Xhevahir Qardaku, u shpreh i zhgënjyer nga qëndrimi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare lidhur me konfliktin në Rripin e Gazës.
    “Fatkeqësisht, kam pritur më shumë nga qeveria e Shqipërisë që të jetë në anën tonë, veçanërisht gjatë këtij konflikti. Shqipëria e ka njohur Palestinën në vitin 1988 dhe ka qenë ndër të parat që na kanë mbështetur, por kohët e fundit kam parë qëndrime që nuk janë në krahun tonë,” deklaroi Mhanna.
    Ai theksoi se Gaza nuk është vetëm një çështje mes Izraelit dhe Hamasit, por një tragjedi humanitare që po prek miliona civilë. “Në Gaza po vdesin gra, fëmijë dhe njerëz të pafajshëm. Njerëzit po digjen të gjallë, po vdesin nga uria. Kjo është e vërteta. Nuk bëhet fjalë vetëm për Hamasin, por për ekzistencën tonë si palestinezë,” tha ambasadori.
    Mhanna shtoi se një qëndrim më i fortë i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara do të ishte i rëndësishëm “jo vetëm për popullin palestinez, por edhe për të drejtën ndërkombëtare”.

  • Palestina nuk e njeh pavarësinë e saj, Enver Hoxhaj: Ja cili do jetë qëndrimi i Kosovës

    Palestina nuk e njeh pavarësinë e saj, Enver Hoxhaj: Ja cili do jetë qëndrimi i Kosovës

    Tema kryesore që po “mundon” të gjithë liderët botërorë, është njohja e Palestinës si shtet ose jo, e dhënia fund e luftës nga pala izraelite.
    Shumë liderë evropianë së fundmi kanë deklaruar se janë pro njohjes së Palestinës, gjë që po kundërshtohet nga SHBA-të, duke krijuar kështu ndoshta dy “fronte” kontinentale për të njëjtën çështje.
    Pikërisht për këtë temë po diskutohet sot, 25 shtator 2025, në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë ka dhënë mendimin e tij Enver Hoxhaj, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës.
    Teksa kujtojmë se pavarësia e Kosovës nuk është pranuar nga palestinezët, vihet në pikëpyetje se cili do të jetë qëndrimi i Kosovës ndaj njohjes së Palestinës si shtet?
    Hoxhaj, u shpreh se Kosova do të përkrahë qëndrimin e Uashingtonit.
    “Besoj se Kosova do të jetë e rreshtuar më shumë me qëndrimin që do të ketë Uashingtoni zyrtar”, tha ai.
    Por çfarë do të thotë kjo? Siç mendon Hoxhaj, e gjitha është e bazuar në marrëdhëniet politike, e çdo qëndrim i Kosovës do të bazohet në njohjen e saj si shtet i pavarur.
    “Mendoj që raportet tona me Palestinën nuk janë raporte të zakonshme. Përtej njohjes nga Izraeli, që është e rëndësishme për Kosovën, raportet tona me Palestinën janë si rezultat i një qëndrimi që ka Palestina ndaj çështjes së Kosovës dhe mënyrës se si Palestina në fakt ka qenë në fillim në një bllok gjeopolitik të kundërt me Kosovën. Nëse ju shihni hartën e njohjes së Palestinës dallon shumë prej hartës së njohjes së Kosovës”, tha ai.

  • Erdoğan në OKB me foto nga Gaza: “Ky brutalitet në 2025 është turp për botën”

    Erdoğan në OKB me foto nga Gaza: “Ky brutalitet në 2025 është turp për botën”

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, iu drejtua të pranishmëve në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
    Në fillim të fjalimit të tij, ai shprehu pakënaqësinë që presidentit të Palestinës, Mahmoud Abbas, iu ndalua të vinte në New York.
    Qëndrojmë këtu përpara jush në emër të 86 milionë qytetarëve tanë dhe të vëllezërve e motrave tona palestineze, zërat e të cilëve po përpiqen të heshtën. I ftoj të gjitha vendet që ende nuk e kanë bërë këtë, ta njohin shtetin e Palestinës. Qëllimi i OKB-së është të mbështesë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ndërsa ne flasim këtu, Izraeli po masakron civilë në Gaza. Numri i civilëve të plagosur në Gaza ka kaluar 65 mijë. Fatkeqësisht, ende nuk dihet numri i personave që ndodhen nën rrënoja’, tha ai.
    Më pas ai shfaqi një fotografi nga Gaza.
    ‘Secili prej këtyre njerëzve është një qenie njerëzore, janë njerëz të pafajshëm. Njerëzit nuk vriten vetëm me armë, por edhe nga uria. Në shekullin XXI-të, në një botë që quhet e civilizuar, njerëzit po vdesin nga uria. Po ju tregoj një fotografi nga Gaza. Këto janë gra që mbajnë tenxhere bosh në duar. Më përgjigjuni – a ka ndonjë justifikim për këtë brutalitet në vitin 2025? Kjo pamje e turpshme nga Gaza përsëritet çdo ditë. Mbështes Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së që vazhdimisht e sjell në vëmendje gjenocidin në Palestinë dhe e përgëzoj edhe kësaj here për qëndrimin e tij. OKB-ja nuk ka qenë në gjendje të mbrojë as stafin e saj në Gaza. Njerëz janë vrarë’, – theksoi Erdogan.

  • Kryeministrja e Italisë, Meloni: Mocion për njohjen e Palestinës, ja dy kushtet që duhet të plotësohen

    Kryeministrja e Italisë, Meloni: Mocion për njohjen e Palestinës, ja dy kushtet që duhet të plotësohen

    Italia në parim është pro njohjes së shtetit të Plaestinës, por sipas kryeministres Girogia Meloni duhet të pltësohen dy kushte të panegociueshme që të merret një vendim final. 
    “Shumica do të paraqesë një mocion në Dhomë ku deklarohet se njohja e Palestinës duhet t’i nënshtrohet dy kushteve: lirimi i pengjeve dhe përjashtimi i Hamasit nga çdo dinamikë qeverisëse brenda Palestinës. 
    Duhet të kuptojmë se cilat janë prioritetet: Unë nuk jam kundër njohjes së Palestinës, por duhet të vendosim prioritetet e duhura. Shpresoj që të gjejë mbështetje edhe nga opozita; sigurisht që nuk do të gjejë mbështetje nga Hamasi dhe ekstremistët islamistë, por duhet të gjejë mbështetje nga njerëzit me mendje të shëndoshë” – u shpreh Meloni.