Tag: palestinën

  • Guardiola për Palestinën: Të gjithë kemi lejuar shkatërrimin e një populli

    Guardiola për Palestinën: Të gjithë kemi lejuar shkatërrimin e një populli

    17 Nëntor 2025

    12:27

    Alfred Lleshi

    Pep Guardiola ka folur hapur për situatën në Palestinë, përpara ndeshjes miqësore mes Katalonjës dhe Palestinës në “Lluís Companys”, mbështetur nga figura të mëdha sportive. Me mbi 25.000 bileta të shitura, Guardiola theksoi rëndësinë e kësaj iniciative: “Është një ndeshje simbolike. Palestinezët do të shohin se një pjesë e botës mendon për ta”.
    Ai kritikoi fuqishëm komunitetin ndërkombëtar: “Bota e ka lënë Palestinën vetëm. Nuk kemi bërë absolutisht asgjë. Ata nuk kanë faj që kanë lindur atje. Të gjithë ne kemi lejuar që të shkatërrohet një popull i tërë. E keqja është bërë dhe është e pakthyeshme”.
    Guardiola nuk i kurseu as udhëheqësit: “Nuk mund ta imagjinoj dikë që mbron masakrat në Gaza. Fëmijët tanë mund të jenë atje dhe t’i vrasin vetëm për vendin e lindjes. Kam pak besim te liderët politikë të sotëm”.
    Për trajnerin e City, ndeshje si kjo janë jetike për të zgjuar ndërgjegjen: “Simbolika tërheq vëmendjen, por duhet diçka që të lëvizë realisht”. Ai gjithashtu komentoi mundësinë e një rikthimi te Barcelona, duke theksuar se klubi i dha gjithçka si lojtar dhe trajner.

  • VIDEO/ ”Njihni Palestinën”, anëtari i parlamentit të Izraelit proteston kundër Trump, nxirren jashtë dy deputetë

    VIDEO/ ”Njihni Palestinën”, anëtari i parlamentit të Izraelit proteston kundër Trump, nxirren jashtë dy deputetë

    Fjalimi i Donald Trump-it u ndërpre sapo një deputet i opozitës, anëtar i parlamentit izraelit, i cili mbajti lart një copë letër ku shkruhej “Njihni Palestinën”. 
    Kryetari i Parlamentit, Amir Ohana, thirri me zë të lartë për rend mes kundërshtimeve të forta ndaj deputetit protestues, i cili u nxor shpejt jashtë. 
    Ohana dëgjohej duke thirrur emrin e Ofer Cassif, një politikan i krahut të majtë. Mediat lokale raportojnë se jashtë mund të jenë nxjerrë dy deputetë. 
    Trump e rifilloi fjalimin e tij duke thënë se ishte “shumë efikas”. 
     

  • VIDEO / Erdoganit i fikin mikrofonin teksa fliste për Palestinën në OKB, reagon Presidenca turke

    VIDEO / Erdoganit i fikin mikrofonin teksa fliste për Palestinën në OKB, reagon Presidenca turke

    Mediat turke raportojnë se Presidenti Rexhep Tajip Erdogan hasi probleme me mikrofonin gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
    Konkretisht, teksa presidenti turk po fliste për Palestinën dhe masakrën e dhunën që vazhdojnë me intensitet të pandërprerë në Gaza nga Izraeli, audio u ndal.Kjo ndërprerje e audios zemëroi median turke, e cila e  cilësoi atë “sabotim të qëllimshëm”.
    Por më pas në një deklaratë për media reagoi Drejtoria e Komunikimit e Turqisë, duke sqaruar se Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, nuk u ndërpre gjatë fjalimit të tij mbi Palestinën, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
    “Fjalimeve të Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive u jepen 5 minuta, ndërsa folësve të tjerë u jepen 3 minuta”, thuhet në njoftim.
    Duke vënë në dukje se, ashtu si me krerët e tjerë të shteteve, limiti i Presidentit Erdogan ishte pesë minuta brenda këtij kuadri, drejtoria tha se “nuk është rasti që Presidentit nuk iu lejua të fliste ose që fjalët e tij u ndërprenë gjatë fjalimit”.

    Duke theksuar se ka pasur ndërprerje për shkak të duartrokitjeve në disa momente ndërsa Presidenti Erdogan po fliste, drejtoria tha më tej se mikrofoni u fik automatikisht në fund të minutës së pestë, sipas procedurave teknike.
    “Presidenti e përfundoi fjalimin e tij menjëherë pas kësaj. Ngjashëm, mikrofoni i Presidentit të Indonezisë u fik gjithashtu në përputhje me të njëjtën procedurë“, shtohet në deklaratë.
    Konferenca Ndërkombëtare e Nivelit të Lartë për Zgjidhjen Paqësore të Çështjes së Palestinës dhe zbatimin e zgjidhjes me dy Shtete, e bashkëkryesuar nga Franca dhe Arabia Saudite, synon të intensifikojë përpjekjet drejt ringjalljes së një zgjidhjeje me dy shtete dhe të sigurojë një rrugë drejt paqes.

  • Po fliste për Palestinën në OKB, Ergodanit i fiket mikrofoni, media turke: Sabotim i qëllimshëm

    Po fliste për Palestinën në OKB, Ergodanit i fiket mikrofoni, media turke: Sabotim i qëllimshëm

    Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është përballur me një incident gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
    Ndërsa Presidenti turk po fliste për Palestinën dhe bombardimet me intensitet të pandërprerë në Gaza nga Izraeli, zëri u ndal.
    Kjo ndërprerje e audios zemëroi median turke, e cila e quajti atë “sabotim të qëllimshëm”.

    After Erdogan accused Israel of genocide from the UN podium, the sound was cut off, and Turkish media claim this is a “deliberate sabotage”. pic.twitter.com/PLlQr5ShEp

    — Sprinter Express (@SprinterExpres0) September 23, 2025

  • Franca i bashkohet katër vendeve të tjera dhe njeh zyrtarisht Palestinën, Macron konfirmon vendimin në OKB

    Franca i bashkohet katër vendeve të tjera dhe njeh zyrtarisht Palestinën, Macron konfirmon vendimin në OKB

    Siç ishte parashikuar, Presidenti francez Emmanuel Macron ka konfirmuar sot se Franca do të njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës, duke iu bashkuar një vale vendesh, si Brirtania, Kanadaja, Australia dhe Portugalia që kanë ndërmarrë të njëjtin hap gjatë javëve të fundit.

    Deklarata erdhi gjatë fjalimit të Macron në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku presidenti theksoi se njohja e shtetësisë palestineze është një hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes me dy shtete dhe paqes së qëndrueshme në Lindjen e Mesme.
    Ai shtoi se më shumë detaje do të jepen në vijim.
    Ky vendim vjen në një kohë kur gjithnjë e më shumë vende në Evropë dhe më gjerë kanë filluar të njohin zyrtarisht Palestinën si shtet, në mes të krizës së thelluar në Rripin e Gazës dhe tensioneve të vazhdueshme izraelito-palestineze.

    Top Channel

  • Dua Lipa shkarkon menaxherin pas përplasjes për Palestinën: Veprimi i tij “i papranueshëm”

    Dua Lipa shkarkon menaxherin pas përplasjes për Palestinën: Veprimi i tij “i papranueshëm”

    Dua Lipa ka marrë një vendim të bujshëm, që po komentohet gjerësisht në median ndërkombëtare: këngëtarja me origjinë nga Kosova ka shkarkuar menaxherin e saj, David Levy, pas një përplasjeje të fortë për çështje që lidhen me mbështetjen për Palestinën.
    Sipas Los40, gjithçka nisi kur organizatorët e Festivalit Glastonbury zbuluan një email konfidencial nga Levy, në të cilin ai kërkonte anulimin e performancës së grupit irlandez Kneecap, një trio repi e njohur për qëndrimet e tyre politike dhe mbështetjen për kauzën palestineze.
    Në emailin në fjalë, Levy shkonte edhe më tej, duke akuzuar grupin për lidhje të dyshuara me Hezbollahun – një pretendim që organizatorët nuk e morën parasysh dhe që nuk e ndaloi grupin të performonte në festival.
    Kur Dua Lipa mësoi për përpjekjen e menaxherit të saj për të ndikuar në linjën artistike të festivalit, reagoi menjëherë duke i dhënë fund bashkëpunimit me të. Për këngëtaren, veprimi i tij ishte “i papranueshëm, jo vetëm profesionalisht, por edhe në kundërshtim të plotë me vlerat që ajo përfaqëson”.
    Dua Lipa dhe mbështetja për Palestinën
    Dua Lipa është shquar vitet e fundit si një nga figurat më të zëshme në industrinë e muzikës që ka mbështetur hapur Palestinën, duke ndarë qëndrimet e saj në rrjetet sociale, shpeshherë edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të guximshme. Kjo e ka kthyer në një figurë polarizuese, duke marrë njëkohësisht mbështetje të madhe dhe kritika të ashpra.
    Vendimi për të shkarkuar Levy-n vetëm sa forcon imazhin e saj si një artiste e përkushtuar dhe me integritet, e gatshme të mbrojë bindjet e saj, edhe kur kjo nënkupton përplasje me ekipin e saj më të afërt.
    Tani mbetet për t’u parë se kush do të marrë drejtimin e karrierës së saj në një moment kyç, kur Dua Lipa pritet të publikojë muzikë të re dhe të nisë një turne ndërkombëtar, që konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë e saj deri më tani.

  • Wang :Parimi “palestinezët qeverisin Palestinën” duhet të zbatohet

    Wang :Parimi “palestinezët qeverisin Palestinën” duhet të zbatohet

    Gjatë bisedimeve me Ministrin e Jashtëm të Marokut Nasser Bourita në Pekin, ministri i jashtëm kinez Wang Yi vuri në dukje se bashkësia ndërkombëtare duhet të bashkohet përballë situatës aktuale të emergjencës. Ai tha se është e nevojshme të promovohet një armëpushim gjithëpërfshirës në Gaza me ndjenjën më të madhe të urgjencës për të lehtësuar katastrofën aktuale humanitare. 
    Wang tha se parimi i “palestinezëve që qeverisin Palestinën” duhet të zbatohet vërtet. Gaza dhe Bregu Perëndimor janë të dyja territore të patjetërsueshme të Palestinës. Çdo marrëveshje qeverisjeje dhe rindërtimi pas luftës duhet të respektojë vullnetin e popullit palestinez dhe të mbrojë të drejtat legjitime të kombit palestinez.
    Wang theksoi gjithashtu domosdoshmërinë për t’iu përmbajtur fort zgjidhjes me dy shtete, për të mbledhur më shumë konsensus ndërkombëtar dhe për të formuar një qëndrim më të unifikuar. 
    Kina gjithmonë e ka mbështetur fuqimisht kauzën e drejtë të popullit palestinez për rivendosjen e të drejtave të tyre legjitime kombëtare tha Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi. 

  • Turqia përshëndet njohjen e Palestinës: “Hap historik për paqen dhe drejtësinë”

    Turqia përshëndet njohjen e Palestinës: “Hap historik për paqen dhe drejtësinë”

    Presidenca turke lëshoi ​​një deklaratë duke përshëndetur vendimet e Mbretërisë së Bashkuar, Australisë dhe Kanadasë për të njohur Palestinën si shtet të pavarur.
    “Ne i mirëpresim vendimet e Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë dhe Australisë për të njohur Palestinën si shtet. Ky hap është një demonstrim i prekshëm i vullnetit për të mbështetur të drejtën ndërkombëtare dhe vlerat universale njerëzore.
    Vendet që kundërshtojnë sulmet e Izraelit ndaj popullit të pafajshëm palestinez në Gaza dhe që e njohin Palestinën janë në anën e duhur të historisë. Ne besojmë se ky zhvillim do të inkurajojë vendet e tjera dhe do të kontribuojë që Palestina të fitojë statusin që meriton në skenën ndërkombëtare.
    Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndjekë këtë hap historik drejt vendosjes së paqes dhe drejtësisë. Si Turqi, ne do të vazhdojmë të mbështesim krijimin e një shteti të pavarur”, tha presidenca turke në një deklaratë.

  • Britania, Kanadaja dhe Australia njohin Palestinën si shtet të pavarur/ Starmer: Shpresë për zgjidhjen e konfliktit

    Britania, Kanadaja dhe Australia njohin Palestinën si shtet të pavarur/ Starmer: Shpresë për zgjidhjen e konfliktit

    Në një zhvillim historik diplomatik, Mbretëria e Bashkuar ka shpallur njohjen zyrtare të shtetit të Palestinës, duke iu bashkuar Kanadasë dhe Australisë në përpjekjen ndërkombëtare për të rigjallëruar shpresën për paqe në Lindjen e Mesme dhe për të mbështetur zgjidhjen me dy shtete.

    Kryeministri britanik, Keir Starmer, deklaroi : “Sot, për të rikthyer shpresën për paqe për palestinezët dhe izraelitët, dhe për një zgjidhje me dy shtete, Mbretëria e Bashkuar njeh zyrtarisht Shtetin e Palestinës.”
    Ky vendim pason deklaratat e ngjashme nga kryeministri kanadez, Mark Carney, i cili bëri publike njohjen e Palestinës si shtet sovran më herët.
    “Kanadaja njeh Shtetin e Palestinës dhe ofron partneritetin tonë për ndërtimin e një të ardhmeje paqësore si për Palestinën ashtu edhe për Izraelin,” shkroi ai në rrjetin X.
    Po ashtu, Australia shpalli njohjen e Palestinës, duke e bërë të qartë se ky hap është pjesë e një përpjekjeje të koordinuar me Kanadanë dhe Britaninë për të avancuar zgjidhjen me dy shtete. Kryeministri australian, Anthony Albanese, e cilësoi këtë si një angazhim të përbashkët ndërkombëtar për paqe të qëndrueshme.
    Këto tre shtete Kanadaja, Australia dhe tashmë edhe Britania janë të parat nga grupi i shtatë vendeve më të industrializuara të botës (G7) që ndërmarrin hapin zyrtar për të njohur Palestinën si shtet. Vendimet janë shpallur gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
    Vendimi i Britanisë vjen pas paralajmërimit të bërë nga Starmer më 29 korrik, se njohja e Palestinës do të bëhej nëse Izraeli nuk ndërmerrte hapa konkretë për të përmirësuar situatën në Gaza, të përfshinte një armëpushim të qëndrueshëm dhe të lejonte rikthimin e ndihmave humanitare.
    Që nga ajo kohë, situata në Gaza është përkeqësuar ndjeshëm, me ofensiva të reja ushtarake nga Izraeli në Gaza, raportime për uri ekstreme nga agjencitë ndërkombëtare dhe akuza për gjenocid të ngritura nga Komisioni i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.
    Ky bashkëpunim midis Britanisë, Kanadasë dhe Australisë pritet të ushtrojë presion të shtuar mbi komunitetin ndërkombëtar për të ndërmarrë hapa konkrete drejt paqes dhe njohjes së të drejtave legjitime të popullit palestinez.

    Top Channel

  • Britania, Kanadaja dhe Australia njohin Palestinën si shtet të pavarur

    Britania, Kanadaja dhe Australia njohin Palestinën si shtet të pavarur

    Në një zhvillim historik diplomatik, Mbretëria e Bashkuar ka shpallur njohjen zyrtare të shtetit të Palestinës, duke iu bashkuar Kanadasë dhe Australisë në përpjekjen ndërkombëtare për të rigjallëruar shpresën për paqe në Lindjen e Mesme dhe për të mbështetur zgjidhjen me dy shtete.
    Kryeministri britanik, Keir Starmer, deklaroi : “Sot, për të rikthyer shpresën për paqe për palestinezët dhe izraelitët, dhe për një zgjidhje me dy shtete, Mbretëria e Bashkuar njeh zyrtarisht Shtetin e Palestinës.”
    Ky vendim pason deklaratat e ngjashme nga kryeministri kanadez, Mark Carney, i cili bëri publike njohjen e Palestinës si shtet sovran më herët këtë javë:
    “Kanadaja njeh Shtetin e Palestinës dhe ofron partneritetin tonë për ndërtimin e një të ardhmeje paqësore si për Palestinën ashtu edhe për Izraelin,” shkroi ai në rrjetin X.
    Po ashtu, Australia shpalli njohjen e Palestinës, duke e bërë të qartë se ky hap është pjesë e një përpjekjeje të koordinuar me Kanadanë dhe Britaninë për të avancuar zgjidhjen me dy shtete. Kryeministri australian, Anthony Albanese, e cilësoi këtë si një angazhim të përbashkët ndërkombëtar për paqe të qëndrueshme.
    Këto tre shtete Kanadaja, Australia dhe tashmë edhe Britania janë të parat nga grupi i shtatë vendeve më të industrializuara të botës (G7) që ndërmarrin hapin zyrtar për të njohur Palestinën si shtet. Vendimet janë shpallur gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
    Vendimi i Britanisë vjen pas paralajmërimit të bërë nga Starmer më 29 korrik, se njohja e Palestinës do të bëhej nëse Izraeli nuk ndërmerrte hapa konkretë për të përmirësuar situatën në Gaza, të përfshinte një armëpushim të qëndrueshëm dhe të lejonte rikthimin e ndihmave humanitare.
    Që nga ajo kohë, situata në Gaza është përkeqësuar ndjeshëm, me ofensiva të reja ushtarake nga Izraeli në Gaza City, raportime për uri ekstreme nga agjencitë ndërkombëtare dhe akuza për gjenocid të ngritura nga Komisioni i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.
    Ky bashkëpunim midis Britanisë, Kanadasë dhe Australisë pritet të ushtrojë presion të shtuar mbi komunitetin ndërkombëtar për të ndërmarrë hapa konkrete drejt paqes dhe njohjes së të drejtave legjitime të popullit palestinez.