Tag: palestinë

  • Marrëveshja Izrael-Palestinë, Laçi: Është e luhatshme, më shumë show se paqe reale

    Marrëveshja Izrael-Palestinë, Laçi: Është e luhatshme, më shumë show se paqe reale

    Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Marlind Laçi, i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion komentoi marrëveshjen e fundit për paqen në Lindjen e Mesme, duke e cilësuar atë si të luhatshme dhe më shumë show sesa një paqe.
    Laçi u shpreh se nëse Palestina do të kufizohet territorialisht, nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme.
    Eksperti u ndal edhe te kërkesa e Hamasit që ushtria turke të marrë pjesë në mbrojtjen e Rripit të Gazës, si një garanci për sigurinë e popullsisë palestineze.

    “Kjo marrëveshje është e luhatshme, pasi të dy palët nuk kanë qenë pjesë e marrëveshjes. U diskutua se Netanjahu do të merrte pjesë në marrëveshje, por ka pasur një refuzim nga Turqia. Më tepër është show se paqe reale. Herë pas here Trump është munduar ta largojë nga fjalori fjalën ‘Palestinë’. Rendi botëror është rrëzuar praktikisht. Të gjitha organizmat nuk ja dolën dot ta ndalonin Izraelin për atë masakër që bëri. Nëse kjo Palestinë do të ketë kufizim territorial, atëherë nuk do të ketë paqe. Trump u shpreh se është një paqe që është pritur 3 mijë vite. Nuk është pritur aq shumë sa pretendon Donald Trump.
    Është 100-vjeçare, një kalvar i gjatë vuajtjesh. Ne nuk e dimë çfarë ka ndodhur në ’47. Pa u vetëvendosur ky popull në atë zonë, nuk do të ketë qetësi. Prania e ushtrisë turke në Rripin e Gazës, këtë garanci ka kërkuar Palestina. Ushtria turke të marrë pjesë në mbrojtjen e Rripit të Gazës është shprehur Hamasi. Unë nuk e shoh si paqe, por si armëpushim,” tha ndër të tjera Marlind Laçi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare.
    /vizionplus.tv

  • Dua Lipa ndërpret bashkëpunimin me agjentin pas letrës kundër grupit pro-Palestinë

    Dua Lipa ndërpret bashkëpunimin me agjentin pas letrës kundër grupit pro-Palestinë

    Dua Lipa ka marrë një vendim që ka bërë bujë jo vetëm në botën e muzikës, por edhe në qarqet politike. Këngëtarja me famë botërore ka ndërprerë bashkëpunimin me agjentin e saj, David Levy, pas një veprimi të tij që u pa si i lidhur ngushtë me konfliktin në Lindjen e Mesme.
    Levy, figurë kyçe e agjencisë prestigjioze WME, ishte mes nënshkruesve të një letre dërguar organizatorëve të festivalit të Glastonbury, ku kërkohej që grupi irlandez Kneecap të mos lejohej të performonte. Arsyeja lidhej me aktivizmin e hapur të grupit pro-Palestinë. Megjithatë, kërkesa nuk u mor parasysh dhe grupi doli në skenë, ndonëse performanca e tyre nuk u transmetua nga BBC, gjë që u interpretua si një formë presioni.
    Ky veprim i agjentit nuk kaloi pa pasoja. Sipas mediave britanike, Dua Lipa e konsideroi nënshkrimin e Levy-t si një akt politik pro Izraelit dhe kundër të drejtave të palestinezëve – një kauzë të cilën ajo e ka përkrahur publikisht prej vitesh. Vendimi për ta shkarkuar u mor si një qëndrim i qartë se artistja nuk do të tolerojë bashkëpunëtorë që bien ndesh me vlerat e saj.
    Këngëtarja kosovaro-britanike është shprehur vazhdimisht kundër dhunës në Gaza dhe ka bërë thirrje për armëpushim humanitar. Duke ruajtur marrëdhënien me WME, por jo me Levy-n, ajo dërgon një mesazh të fortë për industrinë: artistët kanë të drejtë të distancohen nga çdo përfaqësues që nuk respekton kauzat që ata mbrojnë.

  • Erdogan: Përgjigje ndaj në të pafeu mizor si Netanyahu!

    Erdogan: Përgjigje ndaj në të pafeu mizor si Netanyahu!

    Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se bota myslimane nuk mund të vëzhgojë në heshtje ngjarjet në Palestinë, duke theksuar se, siç tha ai, “zemrat dhe shpirtrat e të gjithë myslimanëve janë me Gazën dhe të shtypurit në të gjithë botën islame”.
    Bota myslimane nuk mund të mbetet kurrë një vëzhguese e heshtur e situatës në Palestinë, “përballë një tirani, një të pafeu të quajtur Netanyah”, tha Erdogan.
    “Kjo është arsyeja pse, kudo që ka një mysliman në botë, zemra jonë, mendja jonë dhe shpirti ynë janë me ta. Kjo është arsyeja pse i shohim të gjithë myslimanët si pjesë të një trupi, si dhëmbët e një krehri, si tullat e një ndërtese. Kjo është arsyeja pse jemi në Palestinë tani. Kjo është arsyeja pse jemi në Gaza tani. Kjo është arsyeja pse nuk mund të mbetemi kurrë spektatorë të asaj që po ndodh në Palestinë, kësaj ccmendurie të atij jobesimtari mizor të quajtur Netanyahu”, tha Erdogan.
    Ai përfundoi duke thënë se askush nuk duhet t’i nënshtrohet pashpresës.
    “Ne nuk jemi të dëshpëruar dhe nuk do të biem në dëshpërim. Ne nuk jemi pesimistë dhe nuk do të biem në pesimizëm. Pavarësisht padrejtësive, shtypjes dhe mizorisë në vendet tona, ne kurrë nuk do t’i nënshtrohemi pashpresës”, shtoi Erdogan. /tesheshi.com/

  • Çfarë është Palestina Action, grupi i lidhur me qindra arrestime në Mbretërinë e Bashkuar?

    Çfarë është Palestina Action, grupi i lidhur me qindra arrestime në Mbretërinë e Bashkuar?

    Qindra protestues u mblodhën në Sheshin e Parlamentit në Londër të shtunën për të kundërshtuar vendimin e qeverisë britanike për të ndaluar grupin aktivist Palestine Action, i cili u shpall organizatë terroriste në korrik.

    Protesta përfundoi me rreth 150 arrestime, përfshirë akuza për mbështetje të një organizate të ndaluar dhe përleshje me policinë. Sipas Shërbimit të Policisë Metropolitane, në demonstratë morën pjesë rreth 1,000 deri në 1,400 persona. Protestuesit u përleshën me policinë gjatë ndërhyrjes për arrestime, ndërsa video të verifikuara treguan oficerë duke përdorur forcë fizike dhe shkopinj ndaj demonstruesve.
    Organizatorët e protestës akuzuan policinë për përdorim të dhunës dhe përpjekje për ta paraqitur si faj të protestuesve. Shfaqja publike e mbështetjes për Palestine Action pas ndalimit të saj ka nxitur një debat të gjerë për kufijtë e protestës dhe liritë civile në Britani.
    Kush është Palestine Action dhe pse u ndalua?
    Palestine Action është një grup aktivistësh në Mbretërinë e Bashkuar që synon të ndërpresë aktivitetin e prodhuesve të armëve që furnizojnë ushtrinë izraelite. Grupi është i njohur për veprime të drejtpërdrejta si vandalizimi i pronave të Elbit Systems, Leonardo dhe ndërhyrje në baza ushtarake.
    Në fund të qershorit 2025, një ndërhyrje në bazinë ajrore RAF Brize Norton – ku u vandalizuan dy avionë ushtarakë – çoi në vendimin e qeverisë për ta shpallur grupin si terrorist. Sipas Sekretares së Brendshme britanike, grupi ka kaluar kufirin nga protestë në sabotim të qëllimshëm, duke rrezikuar sigurinë kombëtare.
    Ndalimi është dënuar gjerësisht nga OKB, Amnesty International, organizata të të drejtave të njeriut dhe aktivistë për liritë civile, të cilët paralajmërojnë se përdorimi i ligjeve të terrorizmit ndaj protestuesve paqësorë krijon precedent të rrezikshëm për të drejtën e protestës në Britani.
    Palestine Action është grupi i parë i veprimit të drejtpërdrejtë në Mbretërinë e Bashkuar që klasifikohet si organizatë . Ky veprim ka ndodhur në një periudhë kur tensionet globale për shkak të luftës në Gaza kanë nxitur rritje të ndjeshmërisë publike dhe politike për çështjen palestineze në Britani.

    Top Channel

  • Protestat e vazhdueshme për Palestinën, mbyllet papritur fabrika e armëve izraelite në Britani

    Protestat e vazhdueshme për Palestinën, mbyllet papritur fabrika e armëve izraelite në Britani

    Një prej objekteve të Elbit Systems UK në Bristol është mbyllur papritur, pas vitesh protestash nga grupi Palestine Action, i cili tashmë është shpallur organizatë e ndaluar nën Ligjin për Terrorizmin.

    Fabrika, e vendosur në Aztec West Business Park, ishte objekt i dhjetëra aksioneve direkte, përfshirë bllokada, pushtime të çatisë, thyerje dritaresh dhe spërkatje me bojë të kuqe. Elbit kishte marrë me qira objektin në vitin 2019, me kontratë që skadonte vetëm në vitin 2029.
    Kur gazetarët e The Guardian vizituan vendin këtë javë, prona ishte bosh, me përjashtim të një roje sigurie, ndërsa gardhe e barriera ishin vendosur pas protestave të përsëritura.
    Elbit Systems UK, degë e prodhuesit më të madh izraelit të armëve, regjistroi një humbje operative prej 4.7 milionë £ vitin e kaluar, krahasuar me fitimin prej 3.8 milionë £ në 2023. Ekspertët e lidhën këtë me kostot e larta të sigurisë dhe presionin e vazhdueshëm të aktivistëve.
    Ky nuk është rasti i parë: kompania ka shitur edhe objekte të tjera në West Midlands dhe Oldham pas protestave të gjata nga Palestine Action dhe grupe të tjera paqësore.
    Elbit Systems, me të ardhura vjetore prej 6.8 miliardë dollarësh, përshkruhet si “shpinë” e flotës së dronëve të Forcave të Armatosura Izraelite (IDF), të përdorur gjerësisht në luftën në Gaza. Portofoli i saj përfshin gjithashtu sisteme për avionë ushtarakë, mjete tokësore dhe mjete detare të armatosura me telekomandë.
    Eksperti i tregtisë globale të armëve, Andrew Feinstein, e cilësoi mbylljen “jashtëzakonisht të rëndësishme”, duke theksuar se Elbit është një nga dy kompanitë më të rëndësishme të industrisë ushtarake izraelite.
    Megjithëse mbyllja në Bristol shihet si një fitore për aktivistët, Elbit Systems UK vazhdon të jetë pjesë e një konsorciumi që garon për një kontratë prej 2 miliardë £ me Ministrinë britanike të Mbrojtjes. Ish-ministri laburist Peter Hain i ka kërkuar qeverisë të mos e nënshkruajë marrëveshjen, duke përmendur shkatërrimet në Gaza.
    Ndërkohë, Palestine Action ka fituar të drejtën për një gjykim gjyqësor në nëntor, për të sfiduar vendimin e shpalljes së saj si organizatë e ndaluar. Në të njëjtën kohë, Ministria e Brendshme po përpiqet ta rrëzojë këtë vendim në Apel më 25 shtator.
    Mbyllja e këtij objekti shihet si një moment i rëndësishëm në betejën mes një prej gjigantëve të industrisë së armëve izraelite dhe lëvizjes aktiviste kundër saj në Britani.

    Top Channel

  • Mbi 470 të arrestuar në Londër gjatë protestës kundër ndalimit të “Palestine Action”

    Mbi 470 të arrestuar në Londër gjatë protestës kundër ndalimit të “Palestine Action”

    Më shumë se 450 persona janë arrestuar në Londrën qendrore gjatë protestës më të madhe të mbajtur që nga ndalimi i grupit Palestine Action si organizatë terroriste.
    The Guardian shkruan se të shtunën në mbrëmje, Policia Metropolitane deklaroi: “Sheshi i Parlamentit dhe Whitehall janë pastruar. Deri në orën 21:00, janë arrestuar 466 persona për shfaqje mbështetjeje ndaj Palestine Action. Janë kryer edhe tetë arrestime të tjera për vepra të ndryshme, përfshirë pesë sulme ndaj oficerëve.”
    Policia tha se totali prej 474 arrestimesh ishte numri më i lartë i arrestimeve të kryera në një operacion të vetëm në të paktën një dekadë.
    Përpara ngjarjes së planifikuar, Policia Metropolitane kishte kërkuar mbështetje nga forca të tjera policore për të krijuar një prani të konsiderueshme sigurie, duke parashikuar një numër të lartë arrestimesh.
    Të shtunën pasdite, qindra persona u mblodhën në Sheshin e Parlamentit në një demonstratë të organizuar nga grupi Defend Our Juries, të cilët thanë se rreth 1 mijë persona me pankarta kishin marrë pjesë.
    Sipas policisë, në fillim të protestës në shesh ndodheshin rreth 500–600 persona, por “shumë prej tyre nuk po merrnin pjesë aktive.”
    Një zëdhënës i Defend Our Juries deklaroi: “Fakti që kaq shumë njerëz dolën sot në proteste duke rrezikuar të arrestohen tregon neverinë dhe turpin që ndiejnë për bashkëpunimin e qeverisë sonë në një gjenocid të transmetuar drejtpërdrejt. Kjo gjithashtu tregon sa larg janë të gatshëm të shkojnë për të mbrojtur liritë e lashta të këtij vendi.”
    Sipas grupit, shumica e të arrestuarve janë liruar me garanci (street bail) dhe janë lejuar të shkojnë në shtëpi, duke e quajtur situatën një turp për Yvette Cooper, Ministren e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, që e ka promovuar ndalimin e grupit.
    Në mbrëmje, Ministrja e Brendshme, Yvette Cooper, falënderoi oficerët e policisë dhe ripohoi ndalimin e Palestine Action, duke thënë: “Shumë njerëz ndoshta nuk e njohin realitetin e këtij grupi, por vlerësimet janë të qarta, ky nuk është një organizim paqësor. Siguria kombëtare dhe ajo publike e Mbretërisë së Bashkuar duhet të jetë gjithmonë prioriteti ynë.”
    Protesta nisi në orën 13:00, por policia filloi arrestimet pak më parë, kryesisht të personave që mbanin pankarta në mbështetje të Palestine Action. Një grua, ndërsa po tërhiqej nga policia, thirri:
    “Ju të gjithë keni të dashurit tuaj, por po arrestoni njerëzit e gabuar. Arrestoni ata që janë atje (duke treguar drejt parlamentit), ata që janë bashkëpërgjegjës për gjenocidin.”
    Dy gra, njëra në moshën 70-vjeçare, u arrestuan gjatë një interviste me The Guardian. Njëra prej tyre tha: “Njerëzit janë të lodhur duke parë gjenocid në ekranet e tyre. Ajo që bën Palestine Action është veprim proteste, jo terrorizëm. Avionët e Forcave Ajrore Britanike janë ata që janë terroristë, ata shkojnë dhe vrasin fëmijë.”
    Palestine Action u ndalua në qershor, disa ditë pasi aktivistët e saj sulmuan një bazë ushtarake të RAF dhe vandalizuan dy avionë ushtarakë me spraj. Mbështetja për grupin tani është vepër penale, me dënohet deri në 14 vite burg.

  • LONDER – Arrestohen 466 mbështetës të organizatës ”Palestine Action”

    LONDER – Arrestohen 466 mbështetës të organizatës ”Palestine Action”

    Të paktën 466 mbështetës të organizatës ”Palestine Action” u arrestuan dje në Londër gjatë një proteste në mbështetje të organizatës filo-palestineze, të ndaluar nga autoritetet britanike dhe të etiketuar nga ato si një “organizatë terroriste”.
    Arrestimet, numri më i lartë në një protestë të vetme në kryeqytetin britanik, u bënë me motivacionin e “mbështetjes së organizatës së ndaluar nga autoritetet britanike”.

    Policia deklaroi se ”arrestoi dhe do të arrestojë të gjithë ata që shfaqin pankarta me mbishkrimin “Kundërshtoj genocidin, unë mbështes veprimet e ‘Palestine Action”. ATSH

  • Humbi jetën në Gaza: Pele i Palestinës ishte në radhë për ushqim

    Humbi jetën në Gaza: Pele i Palestinës ishte në radhë për ushqim

    Një lajm dramatik ka ardhur nga Palestina, ku Suleiman Al-Obaid, një nga futbollistët më të talentuar të Palestinës të të gjitha kohërave, ka vdekur në moshën 41 vjeç.
    Pele i Palestinës u vra të mërkurën, më 6 gusht, nga të sulmet izraelite ndërsa përpiqej të merrte ushqim ndërsa priste që të mbërrinte ndihma humanitare për të ushqyer popullsinë lokale në Gaza.
    Shoqata e Futbollit të Palestinës (PFA) njoftoi: “Al-Obaid vdiq gjatë një sulmi që kishte në shënjestër civilët që prisnin ndihmë humanitare në Gazën jugore. Ai u qëllua për vdekje nga forcat pushtuese izraelite ndërsa përpiqej të merrte ushqim në qendrën e shpërndarjes në Rafah”.

    The former Palestine national team player, Suleiman Al-Obaid, was killed in an Israeli strike targeting civilians waiting for humanitarian aid in the southern Gaza Strip.https://t.co/BWTmJThzeC pic.twitter.com/3qrIMksO2H
    — Palestine Football Association (@Palestine_fa) August 6, 2025

    Suleiman luajti 21 ndeshje për ekipin kombëtar palestinez dhe u tërhoq nga futbolli në vitin 2023.
    Vetëm nofka e tij nënvizon rëndësinë e Suleiman Obeid për futbollin palestinez. Një golashënues i pastër dhe shumë i shpejtë në fushë, Pelé i Palestinës u rikthye në Gaza në vitin 2015, pasi luajti pesë sezone në Ligën e Palestinës së Bregut Perëndimor, ku fitoi Këpucën e Artë tre herë radhazi.
    Pasi luajti për Gaza Al-Riyadi, ai u bashkua me Khadamat Al-Shate, nga ku ra nga kategoria në vitin 2022. Ai qëndroi në klub pavarësisht rënies.
    Ai shënoi dy gola për ekipin kombëtar të vendit të tij dhe luajti një rol të rëndësishëm në kualifikimin e Palestinës për Kupën e Azisë 2015.

    Suleiman scored over 100 career goals and shined for clubs across Gaza and the West Bank.
    He represented Palestine in 24 international matches. His iconic bicycle kick against Yemen in 2010 lives on.
    Over 500 Palestinian footballers have been killed by Israel. pic.twitter.com/CP9E10tLWz
    — Leyla Hamed (@leylahamed) August 6, 2025

    Federata nderoi më tej Pele të Palestinës duke shkruar: “Gjatë karrierës së tij të gjatë sportive, Al-Obaid shënoi më shumë se 100 gola, duke u bërë një nga yjet më të ndritshëm në futbollin palestinez”.
    Sipas të dhënave të publikuara nga PFA (Shoqata e Futbollit të Palestinës), ky është atleti i 662-të palestinez i vrarë që nga fillimi i luftës. Ndërkohë, 321 anëtarë të shoqatës së futbollit – lojtarë, menaxherë, trajnerë dhe gjyqtarë – kanë vdekur.

  • Historia e luftës Palestinë-Izrael

    Historia e luftës Palestinë-Izrael

    Udhëtim në historinë e hershme Palestinë –Izrael dhe beteja e tyre e gjatë për identitet e sovranitet.

    Konflikti historik midis Palestinës dhe Izraelit, i cili u përshkallëzua në luftën e fundit dhe aktuale të dhunës së 7 tetorit e që shkaktoi mijëra viktima nga të dyja palët.

    Gjithçka fillon me një analizë të grupit të Hamasit, duke theksuar origjinën, ideologjinë dhe qëllimin e tij të perceptuar për të shkatërruar Izraelin .

    Në këtë përmbledhje kujtohen luftërat dhe konfrontimet e shumta midis Izraelit dhe Hamasit gjatë viteve të fundit, veçanërisht në Rripin e Gazës, duke rezultuar në viktima të konsiderueshme civile nga të dyja anët.

    Në këtë kronikë historike dhe komplekse të rajonit, përfshihen edhe lëvizjet etno-nacionaliste dhe prezenca e britanikëve në zonë para viteve 45 .

    Deklarata Balfour dhe fluksi i mëvonshëm i emigrantëve hebrenj në Palestinë, janë përmendur si faktor që kanë çuar tensione të larta midis arabëve dhe kolonëve hebrenj.

    Propozimi i Kombeve të Bashkuara për një zgjidhje mes dy shteteve, i cili u pranua nga Shtetet e Bashkuara, por u refuzua nga disa popullsi myslimane, përfundimisht çoi në krijimin e Shtetit të Izraelit në vitin 1948, duke intensifikuar armiqësitë në rajon.

    Gjithashtu theks të veçantë i kushtohet luftës së vazhdueshme për pushtet mbi territorin e Rripit të Gazës, duke ndikuar në ngritjen e Hamasit si një grup radikal islamik.

    Në thelb, kjo përmbledhje ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse të faktorëve kompleksë historikë, politikë dhe fetarë që kanë kontribuar në konfliktin e vazhdueshëm midis Palestinës dhe Izraelit.