Tag: palëkundur

  • Mark Rutte vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë: Mbështetja e NATO-s, e palëkundur!

    Mark Rutte vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë: Mbështetja e NATO-s, e palëkundur!

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka lajmëruar se vizitoi sot në Odessa presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ku Rutte theksoi se mbështetja e NATO-s për Ukrainën është e palëkundur.“Sot vizitova Odesën me Volodymyr Zelensky. Populli i Ukrainës ka duruar kaq shumë, jo më pak sulmin e Rusisë të së Dielës së Palmës ndaj Sumy-t. Mbështetja e NATO-s është e palëkundur. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën në mënyrë që ajo të mund të mbrohet sot dhe të parandalojë agresionin në të ardhmen, duke siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme,” theksoi Rutte në një postim në X.
    Gjatë vizitës së tij në Odessa , Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës theksoi se bisedimet e Donald Trump për të siguruar një armëpushim në Ukrainë “nuk ishin të lehta”, ndërsa ai i shtoi se “sulmet e tmerrshme dhe sistematike të Rusisë ndaj civilëve në Ukrainë si janë të egra”.“Këto diskutime nuk janë të lehta, veçanërisht në vazhdën e kësaj dhune të tmerrshme ,” tha ai, duke shtuar se ai mbështet të gjitha përpjekjet e Presidentit Trump për paqe.
    Nga ana e tij, Zelenskyy vuri në dukje nevojën për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës.
     “Ne presim që marrëveshjet tona të mbrojtjes ajrore me Evropën dhe Amerikën të zbatohen. Ne kemi nevojë për sistemet Patriot, ne jemi gati të bashkohemi, të gjejmë para për t’i blerë ato. Ka sisteme në botë dhe varet vetëm nga vendimi i liderëve nëse do të kemi mbrojtje adekuate nga raketat balistike ruse”, tha presidenti ukrainas.
    Zelensky dhe Rutte i kushtuan një pjesë të konsiderueshme të diskutimit negociatave midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.
    “Për 35 ditë, Putin ka injoruar propozimin amerikan për një armëpushim të plotë. Sulmet e fundit ruse në Kryvyi Rih, Sumy dhe qytete të tjera dëshmojnë se rusët janë të vendosur të vazhdojnë luftën dhe po ushtrojnë presion mbi Perëndimin në vend që të ndiejnë presion mbi veten,” tha Zelensky.

  • Ulje e armëve ndaj drejtësisë këshillë e LaCivita? Berisha: Është kundërshtar i palëkundur i politizimit të drejtësisë

    Ulje e armëve ndaj drejtësisë këshillë e LaCivita? Berisha: Është kundërshtar i palëkundur i politizimit të drejtësisë

    Këtë të hënë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po mban në selinë blu konferencën për media.
    I pyetur nga gazetari Osman Stafa, në lidhje me uljen e toneve ndaj drejtësisë dhe nëse kjo është një këshillë e dhënë nga këshilltari i fushatës Chris Lacivita, Berisha u përgjigj se strategu i fushatës së Donald Trump, është kundërshtari më i palëkundur i politizimit të drejtësisë.

    “LaCivita është një kundërshtar i vendosur dhe i palëkundur i politizimit të drejtësisë. E ka të qartë se nëse ka 2 vende në botë ku drejtësia u politizua janë SHBA dhe Shqipëria”, shprehet Berisha.

  • Strategji zbutja e toneve ndaj drejtësisë? Berisha: LaCivita, kundërshtar i palëkundur i politizimit të drejtësisë

    Strategji zbutja e toneve ndaj drejtësisë? Berisha: LaCivita, kundërshtar i palëkundur i politizimit të drejtësisë

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u pyet sot gjatë një konference për shtyp, lidhur me zbutjen e toneve në raport me institucionet e drejtësisë. Konkretisht Berisha u pyet nëse kjo është një këshillë e dhënë nga këshilltari i fushatës Chris Lacivita. Ai u përgjigj se strategu i fushatës së Trump është kundërshtari më i palëkundur i politizimit të këtyre institucioneve.
    “LaCivita është një kundërshtar i vendosur dhe i palëkundur i politizimit të drejtësisë. E ka të qartë se nëse ka 2 vende në botë ku drejtësia u politizua janë SHBA dhe Shqipëria”, tha Berisha.

  • “Kjo vizitë solli një kombinim të çuditshëm”/ Rama batuta me Kallas: Ne kemi diellin, ju sollët të ftohtin por…

    “Kjo vizitë solli një kombinim të çuditshëm”/ Rama batuta me Kallas: Ne kemi diellin, ju sollët të ftohtin por…

    Kryeministri Edi Rama, në një konferencë me shefen për politikën e jashtme në BE, u shpreh se Kaja Kallas është mbështetëse e palëkundur e Shqipërisë dhe e unifikimit të të gjithë Evropës nën ombrellën e BE.
    Edi Rama: Kaja është mbështetëse e palëkundur e këtij procesi, e unifikimit t ë të gjithë Evropës nën ombrellën e BE dhe mbështetëse e palëkundur e Shqipërisë, është vlerë e shtuar për ne dhe e çmojmë shumë në aspektin institucional dhe personal. Vjen në një kohë shumë të veçantë për të gjithë ne, njëkohësisht bashkëpunimi ynë është bashkëpunim ku besojmë shumë dhe jemi të investuar çdo ditë, dhe gjithmonë të njehësuar me qasjen tonë me atë të BE.
    Është një vizitë që solli një kombinim pak të çuditshëm për ne midis diellit dhe të ftohtit. ne kemi vendosur diellin, ti ke sjellë të ftohin nga Brukseli, por të jesh e bindur që herës tjetër do të ketë vetëm diell dhe s’do të ketë më vend për të ftohtin.

  • “Ne vendosëm diellin, kurse ti ke sjellë të ftohin nga Brukseli”, Rama batuta me Kaja Kallas në konferencë: Të jesh e bindur që herën tjetër…

    “Ne vendosëm diellin, kurse ti ke sjellë të ftohin nga Brukseli”, Rama batuta me Kaja Kallas në konferencë: Të jesh e bindur që herën tjetër…

    Kryeministri Edi Rama, në një konferencë me shefen për politikën e jashtme në BE, u shpreh se Kaja Kallas është mbështetëse e palëkundur e Shqipërisë dhe e unifikimit të të gjithë Evropës nën ombrellën e BE.
    Edi Rama: Kaja është mbështetëse e palëkundur e këtij procesi, e unifikimit t ë të gjithë Evropës nën ombrellën e BE dhe mbështetëse e palëkundur e Shqipërisë, është vlerë e shtuar për ne dhe e çmojmë shumë në aspektin institucional dhe personal.
    Vjen në një kohë shumë të veçantë për të gjithë ne, njëkohësisht bashkëpunimi ynë është bashkëpunim ku besojmë shumë dhe jemi të investuar çdo ditë, dhe gjithmonë të njehësuar me qasjen tonë me atë të BE.
    Është një vizitë që solli një kombinim pak të çuditshëm për ne midis diellit dhe të ftohtit. ne kemi vendosur diellin, ti ke sjellë të ftohin nga Brukseli, por të jesh e bindur që herës tjetër do të ketë vetëm diell dhe s’do të ketë më vend për të ftohtin.