Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani, ka marrë pjesë në Samitin e NATO-s, të mbajtur në Hagë.
Konkretisht përmes një postimi në rrjete sociale, teksa ndan foto nga takimet me zyrtarët ndërkombëtarë, shkruan se Shqipëria ofron mbështetje të palëkundur për Ukrainën.
Gjithashtu Hasani shkruan se ka vlerësuar rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme.
Rëndësi i kushtoi dhe rolit të një “shtylle të fortë evropiane” për unitetin dhe qëndrueshmërinë e NATO-s.
“Gjatë takimit të Këshillit NATO–Ukrainë në Hagë, riafirmova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën, vlerësova rolin udhëheqës të SHBA-së për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme, si dhe theksova rolin thelbësor të një shtylle të fortë evropiane për unitetin dhe qëndrueshmërinë e Aleancës”, shkruan Hasani në rrjete sociale.
Hasani mori pjesë në Takimin e Këshillit NATO-Ukrainë, dedikuar diskutimit për situatën në Ukrainë, ku është takuar me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Marco Rubio, me Përfaqësuesen e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, njëherësh Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, si dhe me homologë nga vendet anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate.
Tag: palëkundur
-

Ministri Hasani në Samitin e NATO-s: Japim mbështetje të palëkundur për Ukrainën
-

Spiropali uron 34-vjetorin e PS: Po e udhëheqim Shqipërinë me vendosmëri të palëkundur drejt BE-së
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka uruar 34-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.
“Prej 12 qershorit 1991, në 34 vjet, socialistët shqiptarë ndërtuan Partinë më të madhe, më progresiste, më demokratike, më të hapur e më europiane, e për këto merita, edhe më fitimtaren e më të sukseshmen në qeverisjen e vendit.Fitorja jonë e bukur e 11 majit, ndër shumë të tjera të udhëhequra nga Edi Rama, po e bëjnë Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve dhe po e udhëheqin me vizion e vendosmëri të palëkundur drejt familjes europiane ku ne përkasim, për nga rrënja dhe aspirata, për më shumë mirëqenie, drejtësi, standarde, mundësi e barazi, për të gjithë pa dallim”, shkruan Spiropali në një mesazh në rrjetet sociale. -

Ambasada amerikane në Tiranë publikon mesazhin e Sekretarit Rubio: SHBA-të janë të palëkundur në përkushtimin për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm
Ambasada amerikane në Tiranë, ka postuar mesazhin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio i cili tha se SHBA-të janë të palëkundur në përkushtimin për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare.
Mesazhi i Rubios vjen në një kohë trazirash në SHBA, pasi prej ditësh në Los Angeles protestiuesit përplasen me autoritetet e anti-imigracionit dhe ato kufitare për arrestimet dhe deportimet në Kaliforni.
Ndërkohë presidenti amerikan, Donald Trump ka dërguar Gardën Kombëtare për të vënë nën kontroll situatën
Postimi i plotë:
Siç ka thënë Sekretari Rubio: “Ne jemi të palëkundur në përkushtimin tonë për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të Amerikës.” Dy Zonat e reja të Mbrojtjes Kombëtare përgjatë kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara dhe standardet e forta të verifikimit për aplikantët për viza janë shembuj se si po ruajmë standardet më të larta të sigurisë kombëtare dhe publike.Top Channel
-

Ambasada amerikane në Tiranë publikon mesazhin e Sekretarit Rubio: SHBA-të janë të palëkundur në përkushtimin për ti dhënë fund emigracionit të paligjshëm
Ambasada amerikane në Tiranë, ka postuar mesazhin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio i cili tha se SHBA-të janë të palëkundur në përkushtimin për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare.
Mesazhi i Rubios vjen në një kohë trazirash në SHBA, pasi prej ditësh në Los Angeles protestiuesit përplasen me autoritetet e anti-imigracionit dhe ato kufitare për arrestimet dhe deportimet në Kaliforni.
Ndërkohë presidenti amerikan, Donald Trump ka dërguar Gardën Kombëtare për të vënë nën kontroll situatën
Postimi i plotë:
Siç ka thënë Sekretari Rubio: “Ne jemi të palëkundur në përkushtimin tonë për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të Amerikës.” Dy Zonat e reja të Mbrojtjes Kombëtare përgjatë kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara dhe standardet e forta të verifikimit për aplikantët për viza janë shembuj se si po ruajmë standardet më të larta të sigurisë kombëtare dhe publike.Top Channel
-

Ambasada Amerikane në Tiranë ndan mesazhin e Rubios: Jemi të palëkundur për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm
Ambasada e Amerikës në Tiranë ka shpërndarë një mesazh për qëndrimin e palëkundur të qeverisë amerikane ndaj emigracionit të paligjshëm dhe sigurisë kombëtare. Siç theksoi Sekretari Rubio, ”Ne jemi të palëkundur në përkushtimin tonë për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të Amerikës”.
Sipas tij, dy zonat e reja të Mbrojtjes Kombëtare përgjatë kufirit jugor dhe aplikimi i standardeve të rrepta të verifikimit për aplikantët për viza janë hapa kyç në ruajtjen e sigurisë së brendshme dhe publike të vendit. Këto masa vijnë në një kohë kur Shtetet e Bashkuara synojnë të rrisin kontrollet në kufi dhe të përmirësojnë sistemet e verifikimit për të parandaluar hyrjen e paligjshme dhe për të garantuar sigurinë kombëtare.”Siç ka thënë Sekretari Rubio: “Ne jemi të palëkundur në përkushtimin tonë për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të Amerikës.” Dy Zonat e reja të Mbrojtjes Kombëtare përgjatë kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara dhe standardet e forta të verifikimit për aplikantët për viza janë shembuj se si po ruajmë standardet më të larta të sigurisë kombëtare dhe publike’‘,-është mesazhi i shpërndarë i Ambasadës Amerikane.
-

Ambasadori i SHBA-së në NATO: Të shtohet prodhimi i armëve, aleatët të arrijnë 5% të GDP-së!
Një ditë përpara takimit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s në Bruksel, ambasadori i SHBA-së në aleancën veri-atlantike, Matthew Whitaker tregoi se samitit të muajit të ardhëm në Hage, organizata i afrohet me unitet dhe fokus të palëkundur.
SHBA-ja do të përfaqësohet nga sekretari i mbrojtjes, Pete Hagseth, i cili do të paraqesë prioritetet e Washingtonit në një moment të tillë kyç për besueshmërinë e NATO-s, u shpreh Whitaker.
Thelbi i mesazhit që do të përcillet në takim është 5% i synuar i shpenzimeve të mbrojtjes në raport me GDP-në, i kërkuar njësojë prej të gjitha aleatëve.“Ky nuk ka për të qenë thjesht një zotim; ky do të jetë një angazhim. Secili prej vendeve aleate duhet të angazhohet për të kanalizuar të paktën 5% të prodhimit të brendshëm bruto tek mbrojtja dhe siguria, e kjo duhet të ndodhë tani. Ky nuk është një sugjerim, është një bazë parandalimi në një botë ku kërcënimet janë shtuar”, tha ai.
Lidershipi i presidentit Trump, tha Whitaker, e ka ndryshuar qasjen e NATO-s lidhur me ndarjen e peshës së shpenzimeve. Ai kujtoi sesi një dekadë më parë pragu i 2% i PBB-së ishte një objektiv i largët për shumicën e aleatëve.
“Sot, falë lidershipit të palëkundur të SHBA-së, kemi parë që gjërat të lëvizin vërtet. Që prej zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, më shumë se 20 aleatë kanë njoftuar rritje të buxheteve të mbrojtjes, dhe ne presim që të gjithë vendet aleate të kapërcejnë 2 përqindëshin këtë vit”.
“Progresi është i mirë, por nuk është i mjaftueshëm”, u shpreh zyrtari i lartë amerikan që e bëri të qartë se vëmendja në këtë takim, nuk kufizohet vetëm tek shifrat.
“Ne duhet të ndërtojmë një NATO e cila të jetë gati për të përballuar dhe mposhtur çdo kërcënim, konvencional, nuclear, hybrid apo kibernetik”, tha ai. Dhe kjo, siç nënvizoi përfaqësuesi i përhershëm i SHBA-së në organizatë, kërkon forca të armatosura të modernizuara dhe aftësi të shtuara veprimi, që do të thotë t`i jepet një shtysë e fortë industrisë së mbrojtjes për të prodhuar më shumë municione, më shumë antiajrorë, më shumë autoblinda, çka lidhet në të njëjtën kohë edhe me vendet e punës dhe fuqinë ekonomike anekënd aleancës së Atlantikut Verior.Top Channel
-

“Maliqi, bastion i palëkundur i PS”/ Rama: Përtej ngjyrave partiake duhet t’i japim mbështetje negociatave për anëtarësim në BE
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama po zhvillon një takim elektoral me qytetarët e Maliqit, Korçë.Gjatë fjalës së tij, Rama tha se e kanë bërë si zakon që takimin e parë drejt finishit ta bëjnë në Maliq, të cilin ai e ka cilësuar bastion të palëkundur të PS.
Ai theksoi se përtej tifozllikut partiak, qytetarët duhet të bashkohen të gjithë për t’i dhënë një mbështetje shumë të fuqishme negociatave me Bashkimin Europian.“E kemi bërë si zakon që takimin e parë në çdo vrap drejt finisht ta bëjmë në Maliq për të marrë energjinë e madhe pozitive që ka në këtë stacion dhe në këtë bastion të palëkundur të PS.
Sot unë kam ardhur këtu për të folur për një punë shumë të madhe, shumë të veçantë, që një individ dhe populli i bie rrallë herë që t’i kryejë dhe kjo është puna e madhe e 11 majit që përtej tifozllikut partiak, na duhet të bashkohemi të gjithë si shqiptarë dhe duke u bashkuar t’i japim një mbështetje shumë të fuqishme negociatave me Bashkimin Europian.
Na duhet të bashkohemi të gjithë si shqiptarë dhe t’i japim një mesazh shumë të qartë të gjithë vendeve të Europës, duke nxjerrë nga kutitë e votimit një shumicë popullore që i thotë Europës, duam të ulemi tani në sofrën e përbashkët të BE.
Ka edhe dy vite kohë, kini parasysh që negociatat zhvillohen mes dy palësh, janë rreth 1 mijë vetë nga ana jonë, 1 mijë vetë nga ana e tyre që merren me negociatat për të kuptuar se çfarë lloj volumi pune është”, tha Rama. -

“Më 11 maj, votoni për të ardhmen europiane të Shqipërisë”/ Kryeministri Rama në Maliq: Ky qytet baston i palëkundur…
Kryeministri Edi Rama ka theksuar gjatë fjalës së tij në Maliq se ky qytet ka kaluar një transformim të jashtëzakonshëm, duke u bërë një model i zhvillimit dhe përmirësimit të kushteve të jetesës. Rama theksoi se angazhimi i qeverisë ka qenë për të kthyer mbështetjen e qytetarëve në vepra konkrete, si ndërtimi i infrastrukturës moderne, krijimi i mundësive për punësim, dhe përmirësimi i kushteve të jetesës.
Ai u shpreh se Maliqi është një bastion i palëkundur i Partisë Socialiste dhe ka pasur një mbështetje të madhe nga qytetarët.Rama përmendi veçanërisht rinovimin e Pallatit të Kulturës në Maliq, një tjetër projekt i rëndësishëm që ka sjellë transformim për këtë qytet. Ai gjithashtu theksoi se këto projekte janë vetëm fillimi, dhe se Maliqi do të vazhdojë të jetë një shembull për të gjithë vendin në rrugën e zhvillimit dhe modernizimit.
Edi Rama: Maliqi ka një energji të madhe e Maliqi mbetet bastion i palëkundur i PS-së. Ne jemi përpjekur që mbështetjen tuaj ta kthejmë në punë për ju, vepra të reja për ju, rrugë të reja për zhvillim, punësim e mirëqenie. Kemi gjetur mbështetje të madhe te kryetari juaj. Kjo bashki është transformuar totalisht. Keni edhe Pallatin e Kulturës të Rilindur në Maliq. Më 11 maj, votoni për të ardhmen europiane të Shqipërisë. T’i japim mesazh Europës, se shqiptarët e duan BE-në. Ne kemi bërë dhe po bëjmë detyrat që na takojnë në rrugën drejt BE-së. -

“Maliqi, bastion i palëkundur i PS”/ Rama: 11 maji, përtej ngjyrave partiake! T’i japim mbështetje negociatave për anëtarësim në BE
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama po zhvillon një takim elektoral me qytetarët e Maliqit në Korçë.
Edi Rama: E kemi bërë si zakon që takimin e parë në çdo vrap drejt finishit ta bëjmë këtu në Maliq për të marrë energjinë e madhe pozitive që ka në këtë stacion dhe në këtë bastion të palëkundur të PS. Nga ana tjetër, besoj se këtë vit jemi përpjekur që mbështetjen tuaj ta kthejmë në punë për ju, në vepra të reja për ju, në rrugë të reja për zhvillim, për punësi, për mirëqenie. Edhe falë kryebashkiakut tuaj legjendar, ku kemi gjetur një mbështetje të fortë, sot kjo bashki nuk ngjan me asgjë me bashkinë që ishte kur ne morëm detyrën.
Sot kam ardhur për të folur për një punë shumë të madhe, kjo është puna e madhe e 11 majit, kur përtej kufijve partiakë dhe ngjyrave të partive, na duhet të bashkohemi të gjithë si shqiptarë, t’i japim një mbështetje të fuqishme negociatave për anëtarësim në BE. Kush thotë se Evropa është aty, ose nuk kupton çfarë thotë, ose qëllimisht thotë diçka që nuk është e vërtetë. Për arsye që nuk kanë të bëjnë vetëm me ne, për herë të parë që kur kemi dalë nga ferri i komunizmit, është përputhur vullneti, jo vetëm ne duam të hyjmë në BE, por edhe BE do të na marrë brenda.Top Channel
-

Mark Rutte vizititon Ukrainën: Mbështetja e NATO-s, e palëkundur
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka lajmëruar se vizitoi sot në Odessa presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ku Rutte theksoi se mbështetja e NATO-s për Ukrainën është e palëkundur.
“Sot vizitova Odesën me Volodymyr Zelensky. Populli i Ukrainës ka duruar kaq shumë, jo më pak sulmin e Rusisë të së Dielës së Palmës ndaj Sumy-t. Mbështetja e NATO-s është e palëkundur. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën në mënyrë që ajo të mund të mbrohet sot dhe të parandalojë agresionin në të ardhmen, duke siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme,” theksoi Rutte në një postim në X.
Gjatë vizitës së tij në Odessa , Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës theksoi se bisedimet e Donald Trump për të siguruar një armëpushim në Ukrainë “nuk ishin të lehta”, ndërsa ai i shtoi se “sulmet e tmerrshme dhe sistematike të Rusisë ndaj civilëve në Ukrainë si janw tw egra”.“Këto diskutime nuk janë të lehta, veçanërisht në vazhdën e kësaj dhune të tmerrshme ,” tha ai, duke shtuar se ai mbështet të gjitha përpjekjet e Presidentit Trump për paqe.
Nga ana e tij, Zelenskyy vuri në dukje nevojën për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës.
“Ne presim që marrëveshjet tona të mbrojtjes ajrore me Evropën dhe Amerikën të zbatohen. Ne kemi nevojë për sistemet Patriot, ne jemi gati të bashkohemi, të gjejmë para për t’i blerë ato. Ka sisteme në botë dhe varet vetëm nga vendimi i liderëve nëse do të kemi mbrojtje adekuate nga raketat balistike ruse”, tha presidenti ukrainas.
Zelensky dhe Rutte i kushtuan një pjesë të konsiderueshme të diskutimit negociatave midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.
“Për 35 ditë, Putin ka injoruar propozimin amerikan për një armëpushim të plotë. Sulmet e fundit ruse në Kryvyi Rih, Sumy dhe qytete të tjera dëshmojnë se rusët janë të vendosur të vazhdojnë luftën dhe po ushtrojnë presion mbi Perëndimin në vend që të ndiejnë presion mbi veten,” tha Zelensky.