Tag: palavli

  • DETAJE / Evakuohen banorët, situatë e rënduar nga zjarret në fshatrat e Delvinës

    DETAJE / Evakuohen banorët, situatë e rënduar nga zjarret në fshatrat e Delvinës

    Vatrat e zjarrit kanë rrezikuar banesat dhe jetët njerëzore në fshatrat e Delvinës. Një situatë e jashtëzakonshme në kufijtë e apokaliptikes mund të cilësohet situata pasditen dhe mbrëmjen së premtes në fshatrat Kalas, Tatzat, Senicë, Palavli, e Vergo të Delvinës. Për shkak se zjarri ishte thuajse jashtë kontrollit fshatrat Palavli dhe Vergo u evakuuan për të garantuar jetën e banorëve.
    Në zonë, forca të shumta të zjarrfikësve, pushtetit lokal, vullnetarëve dhe drejtuesve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, janë përpjekur të mbajnë nën kontroll situatën.
    Ndërsa banorët përjetuan ndoshta momentet më të vështira që kishin kaluar ndonjëherë.
    Sakaq vatra të fuqishme zjarri ka patur edhe në Senaster në bashkinë e Selenicës, ndërsa në afërsi të qytetit të Beratit një vatër në vijë të gjerë u përhap edhe në malin e Shpiragut, çka angazhoi forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile të prefekturës si dhe bazën ajrore.
    Sakaq dita e sotme parashikohet gjithashtu e vështirë për këto zona që kanë patur vatra masive zjarresh, pasi temperaturat pritet të jenë mbi 40 gradë duke favorizuar riaktivizmin e flakëve.

  • Zjarri në Delvinë, Vengu mes banorëve në Palavli: Do ju njoftojmë që të riktheheni, bëni pak durim

    Zjarri në Delvinë, Vengu mes banorëve në Palavli: Do ju njoftojmë që të riktheheni, bëni pak durim

    Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishte sot në terren në fshatrat e Delvinës, të cilat janë përfshirë nga flakët, ndërsa është urdhëruar edhe evakuimi i banorëve.
    Vengu ka folur me banorët e fshatit Palavli, duke u thënë se po monitorohet situata dhe se janë në gatishmëri për çdo situatë.
    Ai është parë edhe duke i thënë një banori se pasi të verifikohen shtëpitë që nuk kanë vatra zjarri, do t’i njoftojnë që të rikthehen.
    “Do verifikojmë a janë të sigurta banesat, nga momenti që i kemi verifikuara të gjitha që nuk ka vatra të vogla dhe të fshehura do ju njoftojmë që të riktheheni që sonte, pak durim”, dëgjohet ministri duke i thënë banorit.

  • SYRI TV/ Flakët e zjarrit dalin jashtë kontrollit në Delvinë, evakuohen tre fshatra

    SYRI TV/ Flakët e zjarrit dalin jashtë kontrollit në Delvinë, evakuohen tre fshatra

    Flakët e zjarrit në Delvinë kanë marrë përmasa alarmante, duke dalë tërësisht jashtë kontrollit. Flakët e zjarrit kanë kanë mbërritur edhe në fshatin Palavli. Sipas raportimeve, flakët kanë djegur 11 shtëpi ndërsa bashkë me to është djegur edhe Kisha 200 vjeçare e Shën Dhimitrit në Senicë.

    Forca të shumta të zjarrfikësve nga bashkitë Delvinë, Sarandë, Konispol, Finiq dhe Himarë po luftojnë me flakët në përpkje për ti shuar ato, por era e fortë e bënë edhe më të vështirë dicka të tillë. Aktualisht, në operacion janë përfshirë edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët po veprojnë në zonën e Delvinës.

    Për të shmangur çdo rrezik të mundshëm dhe pasoja në njerëz, Ministria e Mbrojtjes, përmes strukturave të Mbrojtjes Civile, ka  urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz.

    Për shkak të rrezikut nga zjarri ka nisur evakuimi i banorëve të fshatrave Palavli, Vergo dhe Kopaçëz. Vet banorët, të tmerruar nga përmasat e zjarrit, shprehen se gjithcka ndodhi shumë shpejtë, dhe ata janë të detyruar të largohen për të shmangur cdo rrezik

    Ndërkohë të angazhuar për shuarjen e flakëve të zjarrit, Shefi i Komisariatit të Delvinës, komisar Agim Troci ka pësuar djegie në trup dhe ndodhet në spitalin e Sarandës. Gjithashtu në spital ndodhet edhe shefi i krimeve në këtë Komisariat, Joni Lame, i cili është asfiksuar nga tymi.

    Dhe Apostol Zhupa, 42 vjeç, nga fshati Kopacez i Delvinës është dërguar me  urgjencë në spitalin e Sarandës me plagë djegie. Ai është dëmtuar gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit në fshatrat e Delvinës.