Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Dhërmi–Palasë, ku mjeti tip Benz me targë AA 318 IF, i drejtuar nga shtetasi Martin Konici, datëlindja 18.06.1998, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, kanë pësuar dëmtime të lehta drejtuesi i mjetit, Martin Konici, dhe pasagjeri 20 vjeç. Të dy janë transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Fatkeqësisht, nga aksidenti ka ndërruar jetë pasagjeri tjetër, Enea Prenga vetëm 9 vjeç
Pas kryerjes së testit të alkoolit me aparatin Dräger, rezultoi se drejtuesi i mjetit ndodhej në gjendje të dehur,
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
gijotina.com/
Tag: palasë
-

Humb jetën një fëmijë 9-vjeç, plagoset 20 vjeçari në rrugën Dhërmi-Palasë
-

Aksident tragjik në Palasë-Dhërmi, humb jetën i mituri. Pranga shoferit të dehur
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Palasë–Dhërmi.
Drejtuesi i një automjeti, 36-vjeçar, i cili ishte në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, një i mitur 9 vjeç.
Gjithashtu, është dëmtuar pasagjeri tjetër, i i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.
“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin M. K., 26 vjeç, banues në Librazhd, pasi më datë 24.07.2025, rreth orës 23:10, në aksin rrugor Palasë–Dhërmi, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, një i mitur 9 vjeç. Gjithashtu, është dëmtuar pasagjeri tjetër, shtetasi E. A., 20 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia. -

Sherri me gota dhe karrige në lokalin e natës në Palasë, policia heton në gjendje të lirë autorët
Një përplasje fizike mes dy shtetasve në një lokal nate në Palasë ka përfunduar me procedim penal për prishje të qetësisë publike.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në “Lollipop” ku po performonte këngëtari Ylli Limani dhe ka shkaktuar tension dhe dëme materiale në ambient.
Policia ka referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve F. P., 34 vjeç, rezident në Itali, dhe Xh. S., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal.
Të dy shtetasit e përfshirë në konflikt nuk kanë pësuar dëmtime trupore dhe nuk kanë depozituar kallëzim penal ndaj njëri-tjetrit.
Policia njofton se: “në vijim të veprimeve hetimore lidhur me një konflikt të ndodhur në një lokal nate, në Palasë, më datë 19.07.2025, rreth orës 02:45, nga verifikimet rezultoi se për motive të dobëta, këta dy shtetas janë konfliktuar dhe kanë hedhur në drejtim të njëri-tjetrit gota dhe shishe qelqi, duke shkaktuar tension në ambient, largim të klientëve të tjerë si dhe dëme materiale në lokal.” Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. -

Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi
Policia ka zbardhur detaje nga një konflikt i ndodhur në një lokal nate në Palasë, rreth orës 02:45 të mëngjesit.
Sipas uniformave blu mësohet se dy shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta dhe kanë hedhur në drejtim të njëri-tjetrit gota dhe shishe qelqi.
Mësohet se policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit F. P., 34 vjeç, rezident në Itali, dhe Xh. S., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit F. P., 34 vjeç, rezident në Itali, dhe Xh. S., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal, pasi:
Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me një konflikt të ndodhur në një lokal nate, në Palasë, më datë 19.07.2025, rreth orës 02:45, nga verifikimet rezultoi se për motive të dobëta, këta dy shtetas janë konfliktuar dhe kanë hedhur në drejtim të njëri-tjetrit gota dhe shishe qelqi, duke shkaktuar tension në ambient, largim të klientëve të tjerë si dhe dëme materiale në lokal.
Të dy shtetasit e përfshirë në konflikt nuk kanë pësuar dëmtime trupore dhe nuk kanë depozituar kallëzim penal ndaj njëri-tjetrit”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./Opinion.al -

Të shtëna në koncertin e tij në Palasë, reagon Yll Limani
Ajo që pritej të ishte një natë plot energji dhe muzikë me Yll Limanin në klubin “Lollipop” në Palasë, përfundoi në panik dhe tension. Gjatë performancës së këngëtarit të njohur dhe grupit Three Dots, një incident i rëndë ndodhi në zonën VIP të lokalit. Sipas raportimeve, një debat verbal mes dy grupeve degjeneroi shpejt në një përplasje fizike, duke alarmuar të pranishmit. Publiku, i befasuar nga situata, u përpoq të largohej menjëherë, duke krijuar rrëmujë dhe duke lënë pas sendet personale.
Në reagimin e tij pas koncertit, Ylli Limani u shpreh i zhgënjyer në rrjetet sociale:
“Çka nisi si një mbramje perfekte, u la në gjysmë për shkak të një konflikti që ndodhi. Më vjen shumë keq edhe ishalla jeni krejt mirë”.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar rëndë, por organizatorët pritet të marrin masa për ngjarje të tilla në të ardhmen. -

Të shtënat me armë në koncertin e tij në Palasë, reagon Yll Limani
Momente paniku dhe kaosi janë regjistruar mbrëmjen e djeshme (18 korrik) në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku po këndonte Yll Limani.
Sipas dëshmive të të pranishmëve, ngjarja ka nisur pas një sherri mes dy grupeve brenda lokalit, i cili ka degjeneruar në përplasje fizike. Dyshohet se gjatë konfliktit është përdorur edhe armë zjarri, çka ka rritur ndjeshëm ndjenjën e frikës mes publikut.
Në kushtet e pasigurisë, stafi i sigurisë ndërhyri për të larguar këngëtarin nga skena, ndërsa publiku u përfshi nga paniku.
Të pranishmit raportojnë se njerëzit filluan të vraponin drejt daljeve të emergjencës, duke shtyrë njëri-tjetrin në përpjekje për të dalë sa më shpejt jashtë. Gjatë rrëmujës, shumë persona janë rrëzuar apo janë dëmtuar nga sendet e thyera në ambient.
Në reagimin e tij pas koncertit, Ylli Limani u shpreh i zhgënjyer në rrjetet sociale: “Çka nisi si një mbramje perfekte, u la në gjysmë për shkak të një konflikti që ndodhi. Më vjen shumë keq edhe ishalla jeni krejt mirë”. -

Përplasje fizike deri te përdorimi i arm’ëve/ Çfarë ndodhi në klubin e natës në Palasë?
Një sherr mes disa personash ka agravuar deri në përdorim armësh në klubin e njohur në Palasë, “Lollipop”. Gjithçka nisur me një përplasje mes disa djemsh të cilët ishin të akomoduar te zona VIP e klubit të natës. Shkaqet e këtij sherri ende nuk dihen por personat që kanë qenë të pranishëm në vendngjarje e kanë konfirmuar për ZËRI.al se janë përdorur armë.
Para përdorimit të armëve personat e përfshirë në ngjarje janë përleshur duke përdoru çdo gjë që u ka dalë para teksa kanë përdor gota dhe sendet që kishin pranë. Gjithçka ka agravuar më pas kur personat kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar.et
Policia ka konfirmuar se ka patur një sherr por në asnjë moment nuk e përmend se janë përdorur armë. Edhe nëpër mediat sociale kanë qarkulluar pamje nga kaosi që ka sjellë ky sherr kur të rinjtë që donin të kalonin një natë ndryshe nën ritmet e muzikës papritur kanë vrapuar për të shpëtuar nga ndonjë plumb qorr.
Nga paniku i krijuar shumë persona janë plagosur teksa kanë tentuar të largohen duke u përplasur ose rrëzuar me njëri-tjetrin. Policia e Vlorës në njoftim thjesht ka konfirmuar se ka ndodhur një sherr dhe se një persona ka mbetur i plagosur lehtë teksa po largohej nga vendngjarja. I plagosuri nuk është pjesë e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me një video të publikuar dhe në rrjetet sociale, për një konflikt të ndodhur në një lokal në Palasë, ju informojmë se shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi janë njoftuar menjëherë për këtë rast, më datë 19.07.2025, rreth orës 02:45. Nga verifikimet paraprake, nuk janë konstatuar persona të dëmtuar si pasojë e këtij konflikti, por është dëmtuar lehtë, gjatë kohës që po largohej nga ambientet e lokalit, shtetasi A. V., i cili nuk rezulton të ketë qenë i përfshirë në konflikt. Vijon puna për identifikimin e personave të përfshirë në këtë konflikt dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. -

Sherr me gota e armë tek “Lollipop” në Palasë, ka të plagosur!
Foto nga klubi “Lollipop”
VLORË- Një sherr mes dy grupeve djemsh raportohet se ka panikosur të gjithë të pranishmit në klubin e natës “Lollipop” në Palasë. Ngjarja ka ndodhur një natë më parë, kur i ftuar ka qenë Ylli Limani dhe grupi “Three Dots”.
ZËRI ka mësuar se dy grupe djemsh janë përplasur me njëri-tjetrin me sende të forta si gota, shishe dhe armë zjarri. Mirëpo nuk dihet ende nëse pas përplasjes ka pasur persona të plagosur me armë zjarri apo të vrarë.
Të gjithë ata që kanë qenë të pranishëm kanë tentuar të dilnin për të shpëtuar nga plumbat dhe për pasojë janë lënduar pasi janë përplasur me njëri-tjetrin.
Nuk dihet ende shkaku i këtij sherri dhe nga ana e Policisë Vlorë nuk ka asnjë njoftim zyrtar për ngjarjen./ZËRI/ -

I ndaluar në Gjermani për drogë, SPAK i sekuestron 44-vjeçarit vilën 2 kate dhe “Lamborginin” në Palasë
Rrjeta e hedhur nga autoritetet gjermane të drejtësisë, për gjetjen e pasurive të një 44-vjeçari shqiptar të akuzuar për trafik droge, ka kapur një vilë dhe një mjet luksoz “Lamborgini” Aventador në bregdetin e Palasës në Shqipëri. Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka vënë nën sekuestro dy pasuri të Visar Miftarit, pas dyshimeve se janë krijuar në burime kriminale. Gjuetia e pasurive të 44-vjeçarit me shtetësi gjermane në Shqipëri nisi në mars të këtij viti, pas një kërkesë nga autoritetet gjermane të drejtësisë. Në kohën e dërgimit të kërkesës Visar Miftari, ndodhej i ndaluar në një institucion korrektues në Frankfurt. Ai dyshohej nga shteti gjerman për tregtim të kokainës dhe kanabisit në sasi jo të vogla, si anëtar i një bande, veprimtari e kryer gjatë pesë viteve të fundit. Sipas vendimit për sekuestro të gjykatës gjermane të Darmstadt, 44-vjeçari dyshohej se kishte përfituar nga tregtimi i drogës të paktën 11.2 milionë euro.
Hetimet e SPAK
Hetimi i SPAK në Shqipëri zbuloi se në vitin 2022, i dyshuari kishte blerë një vilë në vlerën e 260 mijë eurove në një rezidencë luksoze në Palasë. Shuma e parave për blerjen e vilës dy katëshe, me sipërfaqe të katit të parë 72 m2 dhe një sipërfaqe parcele prej 362 m2, ka kaluar përmes një transferte bankare nga Gjermania në Shqipëri. Në informacionin e dërguar nga pala gjermane për SPAK është cituar se tek vila në Palasë ndodhet një automjet Lamborgini Aventador, si modeli në këtë foto, që i përket shtetasit Visar Miftari. Duke arsyetuar se të dy pasuritë dyshohet se janë krijuar nga aktivitetit kriminal i 44-vjeçarit në shtetin gjerman, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për vendosjen e tyre nën masën e “sekuestros preventive”. Në të njëjtin vendim, përveç ngrirjes së dy pasurive, GJKKO ia ngarkoi Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara administrimin dhe përdorimin e tyre. -

Me Lamborghini nëpër Palasë, SPAK i sekuestron trafikantit edhe vilën në Green Coast
Në një operacion të realizuar nga SPAK (Prokuroria Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit), janë sekuestruar dy pasuri të një shtetasi shqiptar, Visar Miftari, i dyshuar për lidhje me aktivitete kriminale të trafikut të drogës. Pas kërkesës nga autoritetet gjermane, Gjykata e Posaçme në Shqipëri ka vënë nën sekuestro një vilë dy katëshe dhe një mjet luksoz “Lamborghini Aventador” në bregdetin e Palasës, pas dyshimeve se pasuritë janë fituar përmes burimeve kriminale.
Hetimi i nisur pas një kërkese nga autoritetet gjermane, që daton që nga marsi i këtij viti, ka zbuluar lidhjet e Miftarit me një grup kriminal të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, përfshirë kokainën dhe kanabisin. Ai dyshohet se ka vepruar në këtë fushë për pesë vite dhe është akuzuar për përfitime të jashtëzakonshme financiare nga ky aktivitet. Sipas hetimeve, 44-vjeçari është përfshirë në operacione të mëdha të trafikut të drogës në Europë dhe dyshohet se ka fituar të paktën 11.2 milionë euro nga ky aktivitet.
Në vitin 2022, Visar Miftari është dyshuar të ketë blerë një vilë luksoze në Palasë, Shqipëri, me vlerë 260 mijë euro, përmes një transfertë bankare nga Gjermania. Vilë dy katëshe, e cila ka një sipërfaqe të katit të parë prej 72 m2 dhe një parcelë prej 362 m2, është sekuestruar pas dyshimeve se paratë e përdorura për blerjen e saj kanë origjinë nga veprimtaritë kriminale.
Për momentin, hetimet janë në vijim dhe autoritetet po bashkëpunojnë me partnerët ndërkombëtarë për të zbardhur të gjitha pasuritë dhe aktivitetet e dyshuara të këtij individi.
gijotina.com/