Tag: palace

  • Humbja ndaj Palace/ Slot: Liverpool me fat që shkoi deri në finale

    Humbja ndaj Palace/ Slot: Liverpool me fat që shkoi deri në finale

    Trajneri i Liverpool, Slot analizoi hunbjen ndaj Crystal Palace në finalen e Community Shield.
    “Çështja kryesore, nuk mendoj se kishte një problem kryesor, përveç nëse skuadra tjetër humbet dy penallti dhe ti prapë humbet brenda pesë penalltive, kjo sigurisht që nuk ndihmon.

    “Pas barazimit, megjithëse kishim një mundësi të madhe me Mo Salah, në fund mund të kishim humbur edhe gjatë lojës.
    Ndoshta ishim me fat që arritëm të shkonim te penalltitë”-tha ai.

  • Pas humbjes në finale, Liverpool rikthen interesimin për yllin e Barcelonës

    Pas humbjes në finale, Liverpool rikthen interesimin për yllin e Barcelonës

    11 Gusht 2025

    18:29

    Telesport

    Pavarësisht se ka shpenzuar 300 milionë euro deri tani këtë merkato, Liverpool tregoi dje se ende nuk është gati për sezonin e ri. Ekipi i drejtuar nga Arne Slot humbi pas penalltive në finalen e Community Shield ndaj Crystal Palace.
    Problemi kryesor duket se është në repartin e mbrojtjes. Dobësitë e treguara nga Virgil van Dijk dhe Ibrahima Konate në ndeshjen e fundit kanë nxjerrë në pah nevojën për të nënshkruar një qendërmbrojtës të nivelit të lartë.
    Prej kohësh, Liverpool ka ndjekur Marc Guehi, por Crystal Palace ka kërkuar një shifër rekord për transferimin e tij dhe klubi i kuq është tërhequr nga gara për anglezin. Në këtë situatë, Liverpool i është rikthyer intersimit mbi Ronald Araujo, të cilin e kanë kërkuar edhe më parë, sipas raportimeve nga mediat angleze.
    Edhe pse mbrojtësi uruguaian ka shprehur vazhdimisht dëshirën dhe qendrimin për të vazhduar me Barcelonën, një ofertë e mirë ekonomike mund të ndryshonte situatën. Barcelona është ende në vështirësi financiare dhe shitja e Araujo-s mund të ishte një zgjidhje e mirë nga ana ekonomike.
    Plani i ekipit anglez është të paraqesë një propozim afër 60 milionë euro, një shifër që ata e konsiderojnë të mjaftueshme për të tunduar Barcelonën.

  • Milionat nuk mjaftojnë, Crystal Palace mposht Liverpool-in falë “ruletës ruse” dhe fiton Community Shield (video)

    Milionat nuk mjaftojnë, Crystal Palace mposht Liverpool-in falë “ruletës ruse” dhe fiton Community Shield (video)

    Sezoni i ri nis me surpriza në Angli. Crystal Palace ka fituar Community Shield, duke mposhtur në finale Liverpool-in, nga pika e bardhë e penalltive 3-2, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2.
    Crystal Palace fitoi FA Cup sezonin e kaluar ku mundi në finale Man. City, ndërsa Liverpool është kampioni në fuqi i Premier League. Ekipi i drejtuar nga Arne Slot e nisi finalen në mënyrë të shkëlqyer duke kaluar në avantazh vetëm pas 5 minutash lojë. Dy blerjet e bujshme të kësaj vere, Florian Wirtz dhe Hugo Ekitike, kombinuan në mënyrë perfekte mes tyre dhe sulmuesi i ardhur nga Eintracht Frankfurt për 95 milionë euro në total, dërgoi topin në rrjetë.
    Në minutën e 15-të, kapiteni Van Dijk pengon brenda zonës Ismaila Sarr, arbitri jep penallti. I zakonshmi Jean-Philippe Mateta tregohet i saktë nga 11-metrat dhe barazon shifrat përkohësisht.
    Në minutën e 20-të, blerja tjetër e kësaj vere, Jeremie Frimpong shënon një gol aspak të zakonshëm, pasi topi i nisur për krosim, përfundon në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-2 për të kuqtë.
    Në minutën e 77-të, Ismaila Sarr do të përfitonte nga një mungesë vëmendjeje e mbrojtjes së Liverpool dhe sidomos kapitenit Van Dijk dhe barazoi shifrat 2-2. Koha e rregullt u mbyll në barazim. Ekipet iu drejtuan “ruletës ruse”, aty ku ekipi i drejtuar nga Oliver Gasner u tregua më i saktë, duke fituar me shifrat 3-2.
    Për të kuqtë gabuan, Salah, Mac Allister dhe Harvey Elliott. Salah goditi jashtë, ndërsa goditjet e Mac Allister dhe Elliott u pritën nga Dean Henderson.
    SHIKOGOLAT

  • Liverpool i yjeve zhgënjen, humbet finalen e parë të sezonit

    Liverpool i yjeve zhgënjen, humbet finalen e parë të sezonit

    Liverpool e nisi vrullshëm, duke shënuar në minutën e 4-të me Hugo Ekitike, pas një aksioni të bukur me Florian Ëirtz. Palace reagoi shpejt, dhe në minutën e 17-të Jean-Philippe Mateta realizoi nga penalltia, pas një ndërhyrjeje të Alisson dhe Van Dijk ndaj Sarr-it. Vetëm tre minuta më pas, Jeremie Frimpong riktheu avantazhin për “The Reds” me një goditje të çuditshme mbi Dean Henderson.
    Skuadra e Arne Slot shpresonte të siguronte trofeun e 17-të në këtë kompeticion, por pas një barazimi 2-2 në kohën e rregullt, ishte Palace që triumfoi nga penalltitë.
    Në pjesën e dytë, Liverpool humbi disa raste me Ekitike, ndërsa Palace nuk u dorëzua. Pas disa tentativave të rrezikshme, Ismaïla Sarr barazoi në minutën e 72-të, duke goditur saktë. Deri në fund, të dyja skuadrat kërkuan golin e fitores, me raste të mira nga Salah dhe Mateta për Liverpool, si dhe Devenny për Palace, por pa sukses.
    Te penalltitë, Crystal Palace u tregua më i saktë, duke siguruar trofeun e parë të sezonit dhe duke zgjatur në 10 ndeshje serinë pa humbje. Liverpool, nga ana tjetër, mbetet pa fitore në pesë përballjet e fundit.

  • Gafë e Van Dijk, blerjet e reja nderojnë Liverpool-in në pjesën e parë të finales ndaj Crystal Palace (video)

    Gafë e Van Dijk, blerjet e reja nderojnë Liverpool-in në pjesën e parë të finales ndaj Crystal Palace (video)

    10 Gusht 2025

    16:53

    Telesport

    Në “Wembley” po luhet finalja e Community Shield, mes Crystal Palace dhe Liverpool. Crystal Palace fitoi FA Cup sezonin e kaluar ku mundi në finale Man. City, ndërsa Liverpool është kampioni në fuqi i Premier League.
    Pjesa e parë është mbyllur 1-2 për të kuqtë. Ekipi i drejtuar nga Arne Slot e nis finalen në mënyrë të shkëlqyer duke kaluar në avantazh vetëm pas 5 minutash lojë. Dy blerjet e bujshme të kësaj vere, Florian Wirtz dhe Hugo Ekitike, kombinuan në mënyrë perfekte mes tyre dhe sulmuesi i ardhur nga Eintracht Frankfurt për 95 milionë euro në total, dërgoi topin në rrjetë.
    Në minutën e 15-të, kapiteni Van Dijk pengon brenda zonës Ismaila Sarr, arbitri jep penallti. I zakonshmi Jean-Philippe Mateta tregohet i saktë nga 11-metrat dhe barazon shifrat përkohësisht.
    Në minutën e 20-të, blerja tjetër e kësaj vere, Jeremie Frimpong shënon një gol aspak të zakonshëm, pasi topi i nisur për krosim, përfundon në rrjetë.
    SHIKOGOLAT

  • Radha për një mbrojtës, Liverpool mbyll merkaton me lëvizjen e fundit

    Radha për një mbrojtës, Liverpool mbyll merkaton me lëvizjen e fundit

    10 Gusht 2025

    11:04

    Telesport

    Liverpool po ndërton një skuadër të fortë këtë verë nën drejtimin e trajnerit Arne Slot. Pas disa përforcimeve në sulm dhe mesfushë, klubi synon të afrojë një mbrojtës cilësor.
    Emri kryesor është Marc Guehi i Crystal Palace, i cili është në vitin e fundit të kontratës. Liverpool është favorit për firmën e tij, përkundër konkurrencës nga Chelsea dhe Newcastle.
    Palace kërkon rreth 40 milionë euro për ta lejuar largimin. Guehi ka një marrëveshje personale me klubin dhe preferon kalimin te Reds.

  • “Palace of Youth” me premierë sonte në DokuFest, Rita Ora: “E nderuar që jam pjesë e diçkaje kaq të vërtetë”

    “Palace of Youth” me premierë sonte në DokuFest, Rita Ora: “E nderuar që jam pjesë e diçkaje kaq të vërtetë”

    Sonte në mbrëmje, në kuadër të DokuFest në Prizren, do të ketë premierën dokumentari “Palace of Youth”, një projekt i realizuar ndër vite që sjell në ekran realitetin e të rinjve kosovarë përmes muzikës, tregimeve personale dhe shprehjes kreative.

    Regjisorja Maddie Gwinn sjell një pasqyrë të skenës muzikore underground në Kosovë, duke ndjekur jetën, sfidat dhe ëndrrat e një brezi që përfaqëson mbi 55% të popullsisë, të rinj nën moshën 25 vjeç, shkruan KultPlus.

    Këngëtarja me prejardhje shqiptare Rita Ora, që është edhe producente ekzekutive e dokumentarit, ndau emocionet në rrjetet sociale:

    “Jam shumë e emocionuar që sonte ‘Palace of Youth’ do të ketë premierën në DokuFest – ka qenë një proces shumëvjeçar. Kur Odessa, Maddie dhe ekipi ma prezantuan këtë projekt, e pranova menjëherë për të vënë në pah talentin e jashtëzakonshëm të të rinjve në Kosovë. Përmes muzikës zbulojmë historitë, rrugëtimet, sfidat dhe fitoret e tyre. Të dëgjosh gjithçka ka qenë jashtëzakonisht prekëse. Jam e nderuar që jam pjesë e diçkaje kaq të vërtetë.”

    Muzika në dokumentar vjen nga artistë të rinj kosovarë si Suada Abazi, Edona Vatoci, Lekë Morina dhe Donat Vatoci, të cilët sjellin një tingull autentik dhe bashkëkohor që lidhet ngushtë me realitetin kulturor të vendit.

    Palace of Youth zgjat 66 minuta dhe përmes pamjeve, tingujve dhe tregimeve personale, sjell në ekran një brez të rritur në një vend me sfida të shumta, por me një potencial të jashtëzakonshëm përmes artit dhe vetë-shprehjes./KultPlus.com

  • Arne Slot do një qendërmbrojtës! Alternativat, një në Itali, një në Angli

    Arne Slot do një qendërmbrojtës! Alternativat, një në Itali, një në Angli

    5 Gusht 2025

    16:12

    Telesport

    Liverpool i ka befasuar të gjithë me blerjet në repartin ofensiv, por Arne Slot tani po mendon edhe për mbrojtjen.
    Klubi i kuq po kërkon një qendërmbrojtës dhe opsionet janë dy: Giovanni Leoni (Parma) dhe Marc Guehi (Crystal Palace).
    Qendërmbrojtësi 18-vjeçar italian shihet si një nga lojtarët më premtues në Europë në rolin e tij dhe nuk kushton shumë. Ndërkohë, Guehi është në vitin e fundit të kontratës me Crystal Palace.
    Pritet të shohim një ndërhyrje brenda javës së ardhshme, sepse Liverpool nxiton.

  • Liverpool nuk di të ndalet në merkato, shumë pranë transferimit të yllit të radhës

    Liverpool nuk di të ndalet në merkato, shumë pranë transferimit të yllit të radhës

    29 Qershor 2025

    16:43

    Telesport

    Liverpool është padyshim klubi më aktiv në këtë merkato. Pas transferimit të Jeremie Frimpong, Florian Wirtz, Milos Kerkez, kampioni në fuqi i Anglisë po përgatitet për një tjetër goditje të madhe.
    Mediat angleze raportojnë se Liverpool është shumë pranë transferimit të qendërmbrojtësit të Crystal Palace, Marc Guehi. 24-vjeçari është futur në sezonin e fundit të kontratës me Crystal Palace dhe nuk ka pranuar rinovimin, ndaj klubi që fitoi FA Cup në sezonin e fundit, për të mos e humbur si lojtar i lirë, është gati të lejojë largimin e tij që këtë verë, për shifrën 30 milionë paundë.
    Me formën dhe paraqitjet që ka bërë sezonin e fundit te Crystal Palace, Marc Guehi ka ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha dhe tani është gati për të bërë hapin gjigant në karrierë. Edhe pse ka pasur interes nga klube të tjera të mëdha si Chelsea apo edhe Barcelona, anglezi ka zgjedhur të transferohet te Liverpool.
    Marrëveshja mes dy klubeve pritet të finalizohet javën e ardhshme. Me merkaton e bërë deri tani, ekipi i drejtuar nga Arne Slot do të tentojë jo vetëm të mbrojë titullin kampion në Angli, por do të synojë edhe triumfin në Champions League.

  • Barcelona do të bëjë një super transferim pa asnjë kosto, por duhet pritur viti 2026

    Barcelona do të bëjë një super transferim pa asnjë kosto, por duhet pritur viti 2026

    21 Qershor 2025

    20:58

    Telesport

    Barcelona po punon jo vetëm për merkaton e kësaj vere, por edhe për atë të vitit të ardhshëm. Mediat angleze raportojnë se klubi katalanas ka gjetur gjuhën e përbashkët me qendërmbrojtësin e Anglisë, Marc Guehi, i cili luan te Crystal Palace.
    24-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, falë paraqitjeve të tij në Premier League. Vlera e tij aktuale është 45 milionë euro, shifër shumë e vështirë për t’u përballuar nga financat e Barcelonës, por mbrojtësit i skadon kontrata aktuale me Crystal Palace në qershorin e vitit 2026 dhe klubi katalanas synon transferimin e tij si lojtar i lirë verën e ardhshme.
    Deri tani mbrojtësi ka refuzuar propozimet e Crystal Palace për rinovim kontrate dhe nëse situate nuk ndryshon rrugës, Marc Guehi do transferohet te Barcelona verën e ardhshme si lojtar i lirë. Po ashtu për mbrojtësin ka interes të madh dhe nga Newcastle dhe Bayern, por Barcelona është më pranë tij.