Tag: palace

  • Van Dijk, autokritik pas humbjes ndaj Crystal Palace: Sfida më e madhe tani është të ruajmë qetësinë

    Van Dijk, autokritik pas humbjes ndaj Crystal Palace: Sfida më e madhe tani është të ruajmë qetësinë

    29 Shtator 2025

    8:48

    Alfred Lleshi

    Virgil van Dijk bëri autokritikë pas humbjes së Liverpool-it në kampionat, ndaj Crystal Palace: “Sfida më e madhe tani është të ruajmë qetësinë. E kam thënë shumë herë; nuk duhet të entuziazmohesh kurrë tepër dhe as të zhgënjehesh shumë. Duhet të punojmë e të mos dëgjojmë botën e jashtme. E dinim që duhej të bënim më mirë, të gjithë e dinin. Jemi të zhgënjyer nga paraqitja dhe nga mënyra si e përballuam ndeshjen. Nëse do kishim barazuar, do të ishte gjysma e së keqes”.
    Kapiteni holandez shtoi: “Nuk ka arsye për panik, por duhet të përmirësohemi shpejt, sepse të martën luajmë në Turqi kundër Galatasaray në Champions. Edhe kjo ndeshje do të jetë shumë e vështirë, duhet të jemi gati. Shpresoj të jetë hera e vetme këtë sezon, kjo që na ndodhi”.
    Për kundërshtarin: “Ka arsye pse Palace ishte 17, tani 18 ndeshje pa humbje. Ekip i disiplinuar, mbrohet thellë dhe ka cilësi në kundërsulm. Dështimi nisi nga ne; ishim të pasaktë në zotërim, humbëm duelet dhe pa vrull”.

  • 45′ e para: Crystal Palace befason Liverpool-in, City ngec në shtëpi, Chelsea “ok” (video)

    45′ e para: Crystal Palace befason Liverpool-in, City ngec në shtëpi, Chelsea “ok” (video)

    27 Shtator 2025

    16:49

    Telesport

    Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të kavës së gjashtë në Premier League. Chelsea po udhëheq 1-0 në “Stamford Bridge” ndaj Brighton. “Blutë” gjetën golin në minutën e 24-të, pas një kombinimi fantastik, Caicedo-Estevao-Enzo Fernandez. Caicedo jep një pasim të mrekullueshëm ëpr brazilianin Estevao, i cili kroson në zonë dhe Enzo Fernandez e kishte shumë të lehtë për ta dërguar topin në rrjetë.
    SHIKOGOLIN
    Në “Etihad”, Manchester City po barazon 1-1 ndaj Burnley. Vendasit kaluan të parët në avantazh falë autogolit të Esteve, ndërsa barazimi i miqve do të vinte në minutën e 38-të me Jaidon Anthony, i cili barazoi shifrat pas një aksioni të bukur të finalizuar me sukses. Armando Broja gjendet në stol.
    SHIKOGOLAT
    Crystal Palace po fiton 1-0 ndaj Liverpool. Vendasit gjetën avantazhin pas 8 minutash lojë me Ismaila Sarr, i cili shënoi pas një topi të ardhur nga goditja e këndit dhe rrëmujës së krijuar në zonë. Një dominim total i Crystal Palace në pjesën e parë, ku rezultati mund të ishte më i thellë.
    SHIKOGOLAT

  • Barcelona dhe Bayern nuk presin dot verën, e duan yllin e Premier League që në janar

    Barcelona dhe Bayern nuk presin dot verën, e duan yllin e Premier League që në janar

    22 Shtator 2025

    19:42

    Telesport

    Pasi dështoi në momentet e fundit transferimi i Marc Guehi nga Crystal Palace te Liverpool, qendërmbrojtësi anglez ka përfunduar në radarin e shumë klubeve të mëdha si Bayern, Barcelona, Real Madrid, Manchester United, Juventus, Inter etj.
    Duke ditur që mbrojtësi ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe do të largohet si lojtar i lirë nga Crystal Palace, prandaj interesi për të është kaq i madh.
    Megjithatë, sipas asaj që raporton “Football Insider”, Bayern dhe Barcelona iu kanë paraprirë ekipeve të tjera dhe e duan qendërmbrojtësin anglez që në merkaton e janarit. Ende nuk dihet sa do jetë shuma që do kërkojë Crystal Palace, por duke ditur që lojtari mund të largohet falas pas 6 muajsh, mendohet të jetë një shumë rreth 20-25 milionë euro.

  • Okafor e bën sefte në PL, Tottenham mjaftohet me 1 pikë. Crystal Palace ngjitet në vendin e 4-të. Broja në stol

    Okafor e bën sefte në PL, Tottenham mjaftohet me 1 pikë. Crystal Palace ngjitet në vendin e 4-të. Broja në stol

    20 Shtator 2025

    17:54

    Telesport

    Kanë përfunduar 4 ndeshjet e orës 16:00 (me orën tonë) në Premier League. Brighton edhe pse në avantazh të dyfishtë, në fund barazoi 2-2 ndaj Tottenham. Për vendasit shënuan Minteh 8′ dhe Ayari 30′. Për londinezët shënuan Richarlison 43′ dhe autogoli i Jan Paul van Hecke në minutën e 82-të.
    Leeds mori një fitore të madhe në trnsfertë 1-3 ndaj Wolves. Vendasit kaluan të parët në avantazh pas 8 minutash lojë, me golin e Ladislav Krejci. Përmbysja e Leeds erdhi në 15 minutat e fundit të pjesës së parë, me golat e Calvert-Lewin 31′, supergoli i Anton Stach nga goditja e dënimit dhe Okaford në fund të pjesës së parë. Për ish-sulmuesin e Milanit, ky është goli i parë me fanellën e Leeds. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund të pjesës së dytë.
    Crystal Palace vazhdon formën e mirë, duke fituar në transfertë 1-2 ndaj ëest Ham. I zakonshimi Jean-Philippe Mateta zhbllokoi shifrat në minutën e 36-të. Jarrod Bowen barazoi shifrat në fillim të pjesës së dytë, Mitchel shënoi golin e avantazhit dhe të fitores 1-2 për Crystal Palace në minutën e 68-të.
    Burnley barazoi 1-1 ndaj Nottingham Forest. Armando Broja e pa gjithë ndeshjen nga stoli.

  • “Andrea Pirlo i ri” refuzon Realin, Chelsea-n dhe Man. United! Do vetëm Liverpool-in

    “Andrea Pirlo i ri” refuzon Realin, Chelsea-n dhe Man. United! Do vetëm Liverpool-in

    16 Shtator 2025

    17:06

    Telesport

    Mesfushori i Crystal Palace, Adam Wharton, i konsideruar si “Andrea Pirlo i ri”, ka zgjuar interesin e shumë klubeve të mëdha. Sipas të gjitha gjasave verën e ardhshme pritet largimi nga Crystal Palace, për të bërë hapin gjigant në karrierë duke u transferuar te një nga klubet e mëdha.
    Lista e klubeve që duan mesfushorin e ri anglez është e gjatë, duke filluar me Man. United, Chelsea-n apo dhe Real Madrid. Xabi Alonso e pëlqen shumë Wharton, pasi e sheh atë si një lojtar ideal për të forcuar mesfushën. “Football Inisder” raporton se dëshira e lojtarit është të transferohet te Liverpool.
    Mesfushori ka shprehur gatishmërinë e tij për t’u bashkuar me ekipin e drejtuar nga Arne Slot. Crystal Palace kërkon mbi 70 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin 21-vjeçar. ëharton me shumë mundësi do jetë një nga protagonistët kryesorë të merkatos së verës së ardhshme.

  • Liverpool s’do të shpenzojë 45 milionë euro për mbrojtësin në janar, vjen me koston zero verën tjetër

    Liverpool s’do të shpenzojë 45 milionë euro për mbrojtësin në janar, vjen me koston zero verën tjetër

    9 Shtator 2025

    10:23

    Telesport

    Liverpool nuk do të përpiqet të nënshkruajë mbrojtësin e Crystal Palace, Marc Guehi, gjatë merkatos së janarit. Iderja dhe objektivi i kampionëve të Anglisë është i qartë.
    Skuadra e drejtuar nga trajneri Arne Slot do të luftojë që të nënshkruajë falas me 25-vjecarin e kombëtares angleze verën e ardhshme, kur dhe i skadon kontrata aktuale (30 qershor 2026).
    Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja “The Times”. Transferimi prej 45 milionë erusoh i Guehi në “Anfield” këtë verë dështoi në ditën e fundit të afatit për shkak se Palace nuk arriti të nënshkruante një zëvendësues.
    Këmbëngulja e trajnerit të Palace, Oliver Glasner, për të mos dashur të humbiste kapitenin e tij, luajti një rol kyç në vendimin e klubit për të refuzuar ofertën e Liverpool.
    “Reds” nuk janë tërhequr nga ideja për të sjellë Marc Guehi në “Anfield”, por nuk duan të shpenzojnë në janar, pasi harxhuar shumë këtë verë. Ai pritet të vijë si transferim i lirë verën e ardhshme.

  • Prishet marrëveshja, Guehi nuk lëviz nga Crystal Palace

    Prishet marrëveshja, Guehi nuk lëviz nga Crystal Palace

    1 Shtator 2025

    21:16

    Telesport

    Megjithëse ishte raportuar se do të transferohej te Liverpool, Marc Guehi pritet të qëndrojë te Crystal Palace.
    Mbrojtësi i kombëtares angleze kishte përfunduar pjesën më të madhe të vizitave mjekësore dhe pritej transferimi prej 41 milionë eurosh, me kontratë pesëvjeçare deri në vitin 2030.
    Fabrizio Romano konfirmon që marrëveshja ka kolapsuar dhe Guehi do të vijojë te Palace.

  • 100% e kryer! Liverpool finalizon blerjen e radhës!

    100% e kryer! Liverpool finalizon blerjen e radhës!

    31 Gusht 2025

    13:07

    Telesport

    Gazetari Nicolo Schira raporton se Liverpool është afër finalizimit me mbrojtësin e Crystal Palace, Marc Guehi.
    25-vjeçari ka rreth 15 muaj që kërkohet nga klubi i kuq. Më në fund, ai pritet të transferohet në Anfield për 42 mln euro.
    Crystal Palace do të mbajë 10% të kartonit në rast rishitjeje. Brenda pak orësh pritet zyrtarizimi. Guehi do të firmosë kontratë deri në vitin 2030.

  • Restoranti iu perfshi nga zjarri, reagon Zef Beka: Shkak, një shkëndijë elektrike në kuzhinë

    Restoranti iu perfshi nga zjarri, reagon Zef Beka: Shkak, një shkëndijë elektrike në kuzhinë

    Këngëtari Zef Beka ka reaguar për zjarrin e rënë një ditë më parë restorantin e dasmave në pronësi të tij “Orkidea Palace” në Lezhë.
    Ai thotë se zjarri ra si pasojë e një shkëndije elektrike në kuzhinën e restorantit, por fatmirësisht situata u vu nën kontroll shumë shpejt dhe flakët nuk u përhapën në pjesë të tjera të ndërtesës.
    Beka, teksa i falenderon të gjithë për mesazhet që ka marrë, shton se nuk ka pasur rrezik për njerëzit.
    Reagimi i plotë: 
    Të nderuar miq, familjarë dhe mbështetës të muzikës sime, edhe te lokalit tim Orkidea Palace Weddingsevents
    Dua t’ju informoj se, për shkak të një shkëndije elektrike, kuzhina e restorantit “Orkidea Palace” u përfshi nga flakët. Fatmirësisht, situata u vu menjëherë nën kontroll dhe nuk pati rrezik për pjesën tjetër të lokalit apo për jetën e askujt.
    Aktualisht jemi mirë dhe po marrim të gjitha masat që çdo gjë t’i kthehet sa më shpejt normalitetit.
    Ju falënderoj sinqerisht për mesazhet dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Mirënjohja ime është e pakufishme.
    Me respekt,
    Zef Beka

  • Lezhë/ Zjarri në restorantin e dasmave në pronësi të Zef Bekës, reagon këngëtari: Shkak një shkëndijë elektrike në kuzhinë

    Lezhë/ Zjarri në restorantin e dasmave në pronësi të Zef Bekës, reagon këngëtari: Shkak një shkëndijë elektrike në kuzhinë

    Këngëtari Zef Beka ka reaguar për zjarrin e rënë një ditë më parë restorantin e dasmave”Orkidea Palace” në Lezhë.
    Në një reagim, ai thotë se zjarri ra si pasojë e një shkëndije elektrike në kuzhinën e restorantit, por fatmirësisht situata u vu nën kontroll dhe nuk pati rrezik për jetën.
    “Të nderuar miq, familjarë dhe mbështetës të muzikës sime, edhe te lokalit tim Orkidea Palace Weddingsevents Dua t’ju informoj se, për shkak të një shkëndije elektrike, kuzhina e restorantit “Orkidea Palace” u përfshi nga flakët. Fatmirësisht, situata u vu menjëherë nën kontroll dhe nuk pati rrezik për pjesën tjetër të lokalit apo për jetën e askujt. Aktualisht jemi mirë dhe po marrim të gjitha masat që çdo gjë t’i kthehet sa më shpejt normalitetit. Ju falënderoj sinqerisht për mesazhet dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Mirënjohja ime është e pakufishme”, shprehet Beka.