Tag: palace

  • Milan rrit stekën, 40 milionë euro për sulmuesin e njohur francez

    Milan rrit stekën, 40 milionë euro për sulmuesin e njohur francez

    7 Dhjetor 2025

    20:48

    Telesport

    Tashmë dihet që Milan do të transferojë një sulmues gjatë merkatos së janarit, pasi Santiago Gimenez nuk bën pjesë në projektin e Max Allegri-t dhe meksikani do të largohet fiks pas një viti nga transferimi i bujshëm nga Feyenoord për 35 milionë euro.
    Kuqezinjtë po ndjekin shumë emra për repartin sulmues, por i fundit që po fiton ndjeshëm terren është francezi i Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta, i cili ka shënuar 9 gola në 23 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon.
    Kontrata e 28-vjeçarit me Crystal Palace skadon në vitin 2027, ndaj drejtuesit e klubit anglez janë të hapur për largimin e tij për të përfituar sa më shumë nga kartoni i tij. Sipas “The Sun”, Milan është i përgatitur të bëjë një ofertë afër 40 milionë eurove për të bindur Crystal Palace dhe për të siguruar transferimin e Jean-Philippe Mateta brenda merkatos së janarit, duke i vënë Allegri-t në dispozicion një sulmues të fuqishëm, i cili pritet të japë një ndihmë të madhe në garën për titullin kampion.

  • Harry Kane bën agjentin, po tenton të joshë një anglez për Bayern

    Harry Kane bën agjentin, po tenton të joshë një anglez për Bayern

    5 Dhjetor 2025

    17:01

    Telesport

    Harry Kane thuhet se po mundohet të “tundojë” një bashkëlojtar të Anglisë që t’i bashkohet Bayern-it, qoftë në merkaton e janarit apo pas përfundimit të sezonit.
    Kontrata e Marc Guehi me Crystal Palace skadon verën e ardhshme dhe klubi ka bërë të ditur se qendërmbrojtësi do të largohet.
    Në ditën e fundit të merkatos së shtatorit, Guehi ishte shumë pranë një transferimi te Liverpool për rreth 35 milionë euro, por marrëveshja u prish në momentet e fundit pasi Palace nuk arriti të gjente një zëvendësues të tij.
    “Të Kuqtë” pritet të rikthehen me një interes të ri muajin e ardhshëm, megjithëse me gjasë nuk do të ofrojnë sërish shifrën 35 milionë euro. Disa raportime tregojnë se Palace mund të pranojë një shumë rreth 25 milionë euro.
    Por Liverpool nuk është i vetmi klub në garë. Për 25-vjeçarin ka interes nga disa skuadra evropiane, mes tyre edhe Bayern, ku Kane po përpiqet ta bindë mbrojtësin që të braktisë Londrën dhe të transferohet në Mynih.

  • Milani në sulm për Matetas të Kristal Palace, Bona zbulon sherrin mes Inzagit dhe Shevçenkos

    Milani në sulm për Matetas të Kristal Palace, Bona zbulon sherrin mes Inzagit dhe Shevçenkos

    Adriatik BALLA
    Mediume angleze kanë raportuar për interesimin e Milanit ndaj Zhan Filipe Matetas, por “Rossonerët” do të kenë nevojë për një investim të madh në merkaton e janarit, pasi Kristal Palace kishte refuzuar ofertën 40 milionë euro të Atalantës verën e kaluar. Faqja angleze “TEAMtalk” raportoi disa ditë më parë për interesimin e vërtetë të Milanit ndaj Matetas, dhe nuk është sekret që 28-vjeçari do të ishte një përforcim i madh për “Rossonerët” në afatin e janarit. Situata duhet monitoruar nga afër, pasi Masimiliano Alegri ka nevojë për një qendërsulmues klasik dhe Mateta ka qenë tashmë objektiv i një tjetër klubi të Serie A verën e kaluar.
    Atalanta, në fakt, kishte ofruar 40 milionë euro për të nënshkruar me sulmuesin e kombëtares franceze, por Krystal Palace kërkoi 50 milionë euro plus bonuset – praktikisht një mënyrë për të treguar se sulmuesi nuk ishte në shitje. Tani skenari mund të ndryshojë disi, veçanërisht nëse Mateta nuk rinovon kontratën që skadon në vitin 2027. Mbetet për t’u parë nëse Krystal Palace do të jetë e gatshme ta shesë në janar dhe cili do të jetë çmimi i tij, duke marrë në konsideratë se dëshira e Matetas do të jetë vendimtare – ndërsa Milani do të ketë gjithsesi nevojë për një investim të konsiderueshëm për ta sjellë francezin në Milano. Ndërkohë, ish-mesfushori i Milanit, Samuele Dalla Bona, zbulon se Filipo Inzagi dhe Andrij Shevçenko patën një debat të madh para finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2003 kundër Juventusit: “Paolo Maldini erdhi dhe u tha të ndalonin”. Dalla Bona foli për karrierën e tij në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” të premten.
    Ish-mesfushori italian debutoi si profesionist te Çelsi, pasi u bashkua me “Blutë” nga Atalanta në vitin 1998. Ai madje zbuloi se atë verë “u arratis” nga konvikti i Atalantës për të firmosur me Çelsin. Si ish-lojtar i Milanit, Dalla Bona luajti vetëm 16 ndeshje me “Rossonerët”, por ishte pjesë e ekipit që fitoi Ligën e Kampionëve nën drejtimin e Karlo Ançelotit në vitin 2003. “Rossonerët” fituan në penallti kundër Juventusit në “Old Trafford”. “E pashë finalen kundër Juventusit nga tribuna. Më kujtohet një debat mes Inzagit dhe Shevës gjatë stërvitjes së fundit; u përplasën rëndë. Maldini erdhi dhe u tha të ndalonin. “Maldini ishte një kapiten i vërtetë, më bënte gjithmonë pak të ndihem në siklet, të them të drejtën. Pipo, nga ana tjetër, ishte një kanibal. Para finales, ai praktikonte vrapimet e tij vetëm në një fushë golfi”, tha Dalla Bona.

  • Mërzitet Hansi Flick, Barcelona nuk është në gjendje të transferojë objektivin kryesor të trajnerit gjerman

    Mërzitet Hansi Flick, Barcelona nuk është në gjendje të transferojë objektivin kryesor të trajnerit gjerman

    13 Nëntor 2025

    17:06

    Telesport

    Hansi Flick ka kërkuar nga drejtuesit e Barcelonës një përforcim të domosdoshëm në merkaton e janarit për krahun e djathtë të mbrojtjes. Emri i pëlqyer nga Flick është Daniel Munoz, mbrojtësi i djathtë i Crystal Palace.
    Megjithatë, Crystal Palace, i vetëdijshëm për rolin kyç të kolumbianit, ka përjashtuar çdo ofertë për ta shitur atë gjatë afatit kalimtar të dimrit, duke i mbyllur derën përfundimisht Barcelonës.
    Sipas medieve spanjolle, klubi katalanas kishte përgatitur një ofertë 30 milionë euro për Munoz, me qëllim për të siguruar atë që në merkaton e janarit. Objektivi i Barcelonës shtyhet për verën e ardhshme, por konkurrenca do të jetë shumë e madhe, duke parë formën e mrekullueshme që po tregon Munoz dhe sigurisht që Crystal Palace do të kërkojë më shumë se 30 milionë euro.

  • Inter drejt shitjes së parë për merkaton e ardhshme, 40 milionë për qendërmbrojtësin

    Inter drejt shitjes së parë për merkaton e ardhshme, 40 milionë për qendërmbrojtësin

    6 Nëntor 2025

    17:53

    Telesport

    Aventurës së Yann Bisseck tek Inter, mund të vijë fundi shumë më shpejt nga sa pritej. Qendërmbrojtësi 24-vjeçar ka përfunduar në radarin e klubeve të Premier League.
    Mediet angleze raportojnë se Crystal Palace e sheh Yann Bisseck si zëvendësuesin ideal të Marc Guehi dhe është e gatshme të ofrojë deri në 30 milionë euro për të. Klubi zikaltër kërkon të paktën 40 milionë euro.
    Përveç Crystal Palace, për Bisseck ka inter konkret edhe nga Tottenham dhe West Ham. E sigurt është që gjermani do të jetë protagonist gjatë merkatos së janarit.

  • Crystal Palace “fshin” Liverpool, ndizet alarmi i kuq, 6 humbje në 7 ndeshje, reagon Slot

    Crystal Palace “fshin” Liverpool, ndizet alarmi i kuq, 6 humbje në 7 ndeshje, reagon Slot

    6 humbje në 7 ndeshjet e fundit janë shifra alarmante, por trajneri Slot nuk preket, të paktën jo për momentin. Liverpool pësoi një tjetër disfatë të rëndë, këtë herë në Carabao Cup, me Crystal Palace që i nxori jashtë Kupës së Ligës pas suksesit 0-3 brenda në “Anfield”. Trajnerit Slot i kushtoi shumë shtrenjtë rotacioni i madh që kishte bërë në këtë takim.
    Pa Van Dijk, Konaté, Szoboszlai, Gakpo, Wirtz, Salah dhe Ekitike, Liverpool ishte shumë i prekshëm, me Sarr që i goditi dy herë në limitet e pjesës së parë. Sulmuesi nga Senegali realizoi golin e parë në minutën e 41-të, ndërsa katër minuta më pas kompletoi “dopietën” e tij personale. Të kuqtë u përpoqën të riktheheshin në lojë në fraksionin e dytë, por pa sukses, jo vetëm kaq, por Pino në minutën e 88-të sigloi shifrat përfundimtare në 0-3.

    Pavarësisht humbjes dhe eliminimit, trajneri Slot nuk shfaqi pendesë për faktin që la pushim pjesën më të madhe të titullarëve: “Ky klub e ka përdorur këtë turne gjithmonë për të aktivizuar lojtarët e akademisë. Mu duk një vendim i drejtë dhe nuk kam ndryshuar mendim tani që humbëm. Të lush 3 ndeshje në 7 ditë mes Premier dhe Champions është një sfidë. Grupi ynë nuk është i fryrë sa shumë mendojnë”, u shpreh Slot.
    Kalon më tej në fazën çerekfinale edhe Newcastle, me “qymyrxhinjtë” që triumfuan 2-0 përballë Tottenham.
    ()

  • Slot: Të vetëdijshëm për problemet që kemi, të gjithë duhet të jenë gati për të sakrifikuar

    Slot: Të vetëdijshëm për problemet që kemi, të gjithë duhet të jenë gati për të sakrifikuar

    29 Tetor 2025

    9:45

    Telesport

    Nuk ka pushim për Liverpool, që përgatitet për ndeshjen e radhës, atë në Carabao Cup ndaj Cristal Palace. Trajneri Arne Slot kërkon një reagim nga të tijtë, që nuk po kalojnë një moment të mirë në Premier League.
    “Ne jemi përballur tashmë me Palace në Premier League këtë sezon, dhe rezultati në atë rast nuk ishte ai që do të kishim shpresuar. Goli i tyre i fitores erdhi shumë vonë në atë rast, pasi ne kishim barazuar pas një pjese të parë të vështirë për ne”, tha holandezi.
    Më tej, Slot tha: “Duhet të jemi të vetëdijshëm jo vetëm për problemet që mund të shkaktojnë, por edhe për aftësinë e tyre për të vazhduar deri në fishkëllimë përfundimtare. Ne duhet të bëjmë lojën tonë dhe të përmirësohemi”.
    “Ende nuk kam marrë një vendim përfundimtar për ekipin që do të përdorim për këtë ndeshje. Duhet të stërvitemi dhe të kontrollojmë disponueshmërinë, por lojtarët që përdorim do të duhet të jenë gati për t’u përballur me një ekip si Palace”, tha Slot.

  • Bayern, Liverpool e Barça synojnë yllin anglez, vetë lojtari kërkon kalimin te Real Madrid

    Bayern, Liverpool e Barça synojnë yllin anglez, vetë lojtari kërkon kalimin te Real Madrid

    Edhe Bayern Munich i ka vënë syrin Marc Guehi. Sipas “Sky Sport”, klubi gjerman po e monitoron nga afër qendërmbrojtësin anglez, kontrata e të cilit me Crystal Palace skadon në fund të sezonit.
    Këtë verë, skuadra vendosi të mos e shiste lojtarin te Liverpool, pasi nuk ishte gjetur një zëvendësues të përshtatshëm për mbrojtjen dhe kështu ai mbeti në Palace.
    Tani, “Eagles” duan të zgjasnin kontratën e kapitenit të tyre, por interesi për Guehi është shumë i lartë. Të gjitha klubet kryesore angleze janë të interesuara për mbrojtësin 25-vjeçar, përfshi Bayern.
    Drejtori sportiv i “Die Roten”, Max Eberl, është një admirues i madh i lojtarit dhe do të donte ta sillte atë në Mynih si transferim i lirë. Aktualisht, negociatat më konkrete janë me Liverpool dhe Barcelona, të cilat kanë kohë që ndjekin lojtarin, para Bayern.
    Gjithsesi, vetë Guehi në fakt po ëndërron një transferim te Real Madrid. Me Crystal Palace, ai fitoi Kupën FA sezonin e kaluar kundër City dhe, në gusht, fitoi Superkupën angleze kundër Liverpool.
    Skuadra e Palace e ka nisur mirë sezonin e ri: në Premier League, ata kanë mposhtur, ndër të tjera, Liverpool (2-1) dhe Aston Villa (3-0) dhe aktualisht janë në vendin e gjashtë pas shtatë javësh ndeshjesh, me 12 pikë.

  • Po bën një sezon fantastik në PL, dëshira e madhe e trajnerit 51-vjeçar është të drejtojë Bayern Munich

    Po bën një sezon fantastik në PL, dëshira e madhe e trajnerit 51-vjeçar është të drejtojë Bayern Munich

    6 Tetor 2025

    17:26

    Telesport

    Oliver Glasner po bën një punë fantastike te Crystal Palace. Në sezonin e tij të parë më Crystal Palace, Glasner fitoi FA Cup, ku mundi në finale Man. City-n dhe Community Shield, ku mundi në finale Liverpool-in.
    Aktualisht, Crystal Palace renditet në vendin e gjashtë në PL dhe deri tani ka rezultuar që është një kundërshtar i fortë për këdo dhe merita më e madhe për këtë gjë është e Oliver Glasner.
    Ndërkohë, “Team Talk” raporton se dëshira e madhe e Glasner është të drejtojë Bayern Munich. 51-vjeçari austriak ka drejtuar më parë dy ekipe të tjera në Bundesligë, Wolfsburg 2019-2021 dhe Eintracht Frankfurt 2021-2023.

  • E bujshme! Bayern tenton lojtarin e kombëtares angleze!

    E bujshme! Bayern tenton lojtarin e kombëtares angleze!

    2 Tetor 2025

    16:20

    Telesport

    Fichajes raporton bujshëm se Bayern është në pozitat më të mira për qendërmbrojtësin Marc Guéhi.
    Lojtari i Crystal Palace është në vitin e fundit të kontratës dhe klubi gjerman po tenton ta transferojë në merkaton e janarit. Madje, ka nisur që tani tratativat dhe hapat konkrete.
    Crystal Palace do të ishte i kënaqur me 25-30 mln euro, duke qenë se në janar anglezi hyn në 6 muajt e fundit të kontratës.
    CaughtOffside, ndërkohë, shkruan se është Tottenham Hotspur klubi që ka më shumë shanse për 25-vjeçarin.