Tag: pakistanit

  • Luftime të ashpra përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan, dhjetëra të vrarë

    Luftime të ashpra përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan, dhjetëra të vrarë

    Luftime të ashpra u zhvilluan gjatë natës së kaluar në të paktën pesë zona përgjatë kufirit mes Afganistanit dhe Pakistanit, duke shkaktuar vdekjen e disa ushtarëve dhe duke detyruar Islamabadin t’i mbyllë dy pika të mëdha kufitare, thanë zyrtarët e të dy vendeve më 12 tetor.
    Në Kabul, zëdhënësi i Qeverisë së drejtuar nga talibanët, Zabihullah Mujahid, tha se të paktën 58 ushtarë pakistanezë u vranë dhe rreth 30 të tjerë u plagosën gjatë shkëmbimit të zjarrit.
    Mujahid tha në një konferencë për shtyp se edhe nëntë ushtarë afganë u vranë dhe rreth 18 të tjerë u plagosën në përleshjet që shpërthyen mbrëmjen e 11 tetorit.

    Autoritetet pakistaneze nuk e kanë bërë të ditur numrin e viktimave, por burime të sigurisë pranë rajonit kufitar konfirmuan për Radion Mashaal të Radios Evropa e Lirë se tre ushtarë pakistanezë dhe një civil janë vrarë, ndërsa pesë ushtarë janë plagosur në shpërthimin e fundit të dhunës mes dy vendeve.
    Sipas burimeve të sigurisë, disa civilë në anën pakistaneze të kufirit po largoheshin nga rajoni drejt zonave më të sigurta.
    Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, dhe presidenti Asif Ali Zardari dënuan dhunën, duke fajësuar Afganistanin për përshkallëzimin.
    “Nuk do të ketë kompromise kur bëhet fjalë për mbrojtjen e Pakistanit dhe çdo provokim do të marrë përgjigje të fortë dhe efektive”, tha Sharif në një deklaratë, duke akuzuar autoritetet talibane në Afganistan se po ua lejojnë “elementeve terroriste” ta përdorin territorin e tyre.
    Burime pakistaneze thanë se disa postblloqe kufitare të talibanëve brenda Afganistanit janë shkatërruar gjatë kundërpërgjigjes së Pakistanit.
    “Në një reagim të shpejtë dhe intensiv, forcat pakistaneze goditën me efektivitet disa postblloqe kufitare afgane”, konfirmuan zyrtarë të sigurisë për gazetën Dawn.
    Sipas burimeve të sigurisë të cituara nga Dawn, Pakistani po përdor artileri, tanke dhe armë të lehta e të rënda në operacionet e tij.
    Udhëheqësit talibanë të Afganistanit konfirmuan se forcat e tyre kanë ndërmarrë “operacione hakmarrëse të suksesshme përgjatë vijës Durand kundër qendrave të forcave të sigurisë pakistaneze, si përgjigje ndaj shkeljeve të përsëritura të hapësirës ajrore dhe territorit afgan”.
    Kufiri 2.600 kilometra i gjatë midis Afganistanit dhe Pakistanit shpesh quhet vija Durand e epokës koloniale, e cila përcaktoi kufirin ndërkombëtar në vitin 1893.
    Zabihullah Mujahid u tha gazetarëve se “operacionet hakmarrëse u ndaluan mbrëmë me kërkesë të Katarit dhe Arabisë Saudite”.
    Por, ai shtoi se luftime të ashpra po vazhdojnë “në disa zona, përfshirë Bahramça në provincën Helmand, për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga ana pakistaneze”.
    Një zyrtar i lartë pakistanez i tha AFP-së se “sonte, forcat talibane filluan të përdorin armë. Ne hapëm zjarr fillimisht me artileri të lehtë, pastaj të rëndë në katër pika përgjatë kufirit.”
    Ai shtoi se forcat pakistaneze “rrëzuan tre dronë afganë të dyshuar se mbartnin eksplozivë. Luftimet intensive vazhdojnë”.
    Raportet nga rajoni kufitar nuk mund të verifikohen menjëherë.
    Dikur aleatë, këto dy vende janë përçarë për shkak të akuzave të Pakistanit se talibanët afganë po strehojnë grupin ekstremist Tehrik-e Taliban Pakistan (TTP), i cili ka kryer kryengritje të përgjakshme kundër Islamabadit për vite me radhë.
    Talibanët, që u kthyen në pushtet në gusht të vitit 2021 pasi trupat ndërkombëtare u tërhoqën nga Afganistani, mohojnë se po mbrojnë TTP-në brenda vendit.
    Më 9 tetor, dy anëtarë të lartë të grupit ekstremist u vranë në sulme me dronë pakistanezë në kryeqytetin afgan, thanë burimet për Radion Mashaal të Radios Evropa e Lirë.
    Shënjestër e sulmit në Kabul më 9 tetor ishte Noor Wali Mehsud, udhëheqësi i TTP-së, grupit të njohur gjithashtu si talibanët pakistanezë, thanë një zyrtar i sigurisë pakistaneze dhe një anëtar i grupit.
    Nuk është e qartë nëse Mehsud është vrarë në sulm.
    Një burim nga TTP tha se udhëheqësi është gjallë, por dy anëtarë “të rëndësishëm” të grupit janë vrarë, pa zbuluar emrat e tyre.
    Pas sulmit të raportuar, media pakistaneze citoi zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme, Shafqat Ali Khan, të ketë thënë se Islambadi respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e Afganistanit dhe është i gatshëm të bashkëpunojë në çështjet që lidhen me terrorizmin.
    Por, ai shtoi se Pakistani është i përkushtuar të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të tij.
    Zëdhënësi nuk e konfirmoi drejtpërdrejt sulmin e Pakistanit ndaj Afganistanit, por tha se vendi po mbron qytetarët e vet përmes masave kundër terrorizmit të bazuara në informacion të inteligjencës.
    Islamabadi gjithashtu i bëri thirrje Kabulit “të ndalojë strehimin e talibanëve pakistanezë në territorin e tij”.
    Zyrtarë nga Irani, Arabia Saudite dhe Katari bënë thirrje për “përmbajtje” pas shpërthimit të fundit të dhunës.

  • Dhjetëra të vrarë në luftime të ashpra përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan

    Dhjetëra të vrarë në luftime të ashpra përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan

    Kufiri mes Afganistanit dhe Pakistanit në Çaman.
    Luftime të ashpra u zhvilluan gjatë natës së kaluar në të paktën pesë zona përgjatë kufirit mes Afganistanit dhe Pakistanit, duke shkaktuar vdekjen e disa ushtarëve dhe duke detyruar Islamabadin t’i mbyllë dy pika të mëdha kufitare, thanë zyrtarët e të dy vendeve më 12 tetor.
    Në Kabul, zëdhënësi i Qeverisë së drejtuar nga talibanët, Zabihullah Mujahid, tha se të paktën 58 ushtarë pakistanezë u vranë dhe rreth 30 të tjerë u plagosën gjatë shkëmbimit të zjarrit.

    Mujahid tha në një konferencë për shtyp se edhe nëntë ushtarë afganë u vranë dhe rreth 18 të tjerë u plagosën në përleshjet që shpërthyen mbrëmjen e 11 tetorit.

    Autoritetet pakistaneze nuk e kanë bërë të ditur numrin e viktimave, por burime të sigurisë pranë rajonit kufitar konfirmuan për Radion Mashaal të Radios Evropa e Lirë se tre ushtarë pakistanezë dhe një civil janë vrarë, ndërsa pesë ushtarë janë plagosur në shpërthimin e fundit të dhunës mes dy vendeve.

    Sipas burimeve të sigurisë, disa civilë në anën pakistaneze të kufirit po largoheshin nga rajoni drejt zonave më të sigurta.
    Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, dhe presidenti Asif Ali Zardari dënuan dhunën, duke fajësuar Afganistanin për përshkallëzimin.
    “Nuk do të ketë kompromise kur bëhet fjalë për mbrojtjen e Pakistanit dhe çdo provokim do të marrë përgjigje të fortë dhe efektive”, tha Sharif në një deklaratë, duke akuzuar autoritetet talibane në Afganistan se po ua lejojnë “elementeve terroriste” ta përdorin territorin e tyre.
    Burime pakistaneze thanë se disa postblloqe kufitare të talibanëve brenda Afganistanit janë shkatërruar gjatë kundërpërgjigjes së Pakistanit.
    “Në një reagim të shpejtë dhe intensiv, forcat pakistaneze goditën me efektivitet disa postblloqe kufitare afgane”, konfirmuan zyrtarë të sigurisë për gazetën Dawn.
    Sipas burimeve të sigurisë të cituara nga Dawn, Pakistani po përdor artileri, tanke dhe armë të lehta e të rënda në operacionet e tij.
    Udhëheqësit talibanë të Afganistanit konfirmuan se forcat e tyre kanë ndërmarrë “operacione hakmarrëse të suksesshme përgjatë vijës Durand kundër qendrave të forcave të sigurisë pakistaneze, si përgjigje ndaj shkeljeve të përsëritura të hapësirës ajrore dhe territorit afgan”.
    Kufiri 2.600 kilometra i gjatë midis Afganistanit dhe Pakistanit shpesh quhet vija Durand e epokës koloniale, e cila përcaktoi kufirin ndërkombëtar në vitin 1893.
    Zabihullah Mujahid u tha gazetarëve se “operacionet hakmarrëse u ndaluan mbrëmë me kërkesë të Katarit dhe Arabisë Saudite”.
    Por, ai shtoi se luftime të ashpra po vazhdojnë “në disa zona, përfshirë Bahramça në provincën Helmand, për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga ana pakistaneze”.
    Një zyrtar i lartë pakistanez i tha AFP-së se “sonte, forcat talibane filluan të përdorin armë. Ne hapëm zjarr fillimisht me artileri të lehtë, pastaj të rëndë në katër pika përgjatë kufirit.”
    Ai shtoi se forcat pakistaneze “rrëzuan tre dronë afganë të dyshuar se mbartnin eksplozivë. Luftimet intensive vazhdojnë”.
    Raportet nga rajoni kufitar nuk mund të verifikohen menjëherë.
    Dikur aleatë, këto dy vende janë përçarë për shkak të akuzave të Pakistanit se talibanët afganë po strehojnë grupin ekstremist Tehrik-e Taliban Pakistan (TTP), i cili ka kryer kryengritje të përgjakshme kundër Islamabadit për vite me radhë.
    Talibanët, që u kthyen në pushtet në gusht të vitit 2021 pasi trupat ndërkombëtare u tërhoqën nga Afganistani, mohojnë se po mbrojnë TTP-në brenda vendit.
    Më 9 tetor, dy anëtarë të lartë të grupit ekstremist u vranë në sulme me dronë pakistanezë në kryeqytetin afgan, thanë burimet për Radion Mashaal të Radios Evropa e Lirë.
    Shënjestër e sulmit në Kabul më 9 tetor ishte Noor Wali Mehsud, udhëheqësi i TTP-së, grupit të njohur gjithashtu si talibanët pakistanezë, thanë një zyrtar i sigurisë pakistaneze dhe një anëtar i grupit.
    Nuk është e qartë nëse Mehsud është vrarë në sulm.
    Një burim nga TTP tha se udhëheqësi është gjallë, por dy anëtarë “të rëndësishëm” të grupit janë vrarë, pa zbuluar emrat e tyre.
    Pas sulmit të raportuar, media pakistaneze citoi zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme, Shafqat Ali Khan, të ketë thënë se Islambadi respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e Afganistanit dhe është i gatshëm të bashkëpunojë në çështjet që lidhen me terrorizmin.
    Por, ai shtoi se Pakistani është i përkushtuar të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të tij.
    Zëdhënësi nuk e konfirmoi drejtpërdrejt sulmin e Pakistanit ndaj Afganistanit, por tha se vendi po mbron qytetarët e vet përmes masave kundër terrorizmit të bazuara në informacion të inteligjencës.
    Islamabadi gjithashtu i bëri thirrje Kabulit “të ndalojë strehimin e talibanëve pakistanezë në territorin e tij”.
    Zyrtarë nga Irani, Arabia Saudite dhe Katari bënë thirrje për “përmbajtje” pas shpërthimit të fundit të dhunës.

  • Armëpushimi mes Indisë dhe Pakistanit, CNN: Trump në fushatë për Çmimin Nobel për Paqen

    Armëpushimi mes Indisë dhe Pakistanit, CNN: Trump në fushatë për Çmimin Nobel për Paqen

    Donald Trump mund të paraqitet si një paqebërës i madh në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke theksuar përpjekjet e tij për paqe në RDK dhe mes Indisë dhe Pakistanit, analizon CNN.

    Por, sipas akademikëve, presidenti ka shmangur shpesh përmendjen e konflikteve të tjera të mëdha ku administrata e tij ka dështuar, si Ukraina dhe Gaza.
    John Strawson, profesor i politikës së Lindjes së Mesme në Universitetin e Londrës Lindore, theksoi se Trump mund të përpiqet të krijojë një imazh të një lideri global që ka kontribuar në paqe, ndërsa ndoshta do të shmangë dështimet e tij në situata më të ndërlikuara.
    Në një kohë që Trump është në fushatë për Çmimin Nobel për Paqen, shumë dyshojnë nëse ai mund të fitojë këtë çmim, duke pasur parasysh pasojat e administratës së tij në disa nga konflikte më të rëndësishme të kohës. Komiteti Norvegjez i Nobelit do të shpallë fituesin më 10 tetor.

    Top Channel

  • Evakuimet vazhdojnë në Pakistanin lindor, ndërsa India lëshon ujë nga lumenjtë e fryrë

    Evakuimet vazhdojnë në Pakistanin lindor, ndërsa India lëshon ujë nga lumenjtë e fryrë

    Pakistani ka evakuuar dhjetëra mijëra banorë në zona më të sigurta pas përmbytjeve që kanë goditur provincën lindore të Punjabit, pas lirimit të ujit nga digat e fryra dhe lumenjtë e mbushur nga India fqinje.

    Ky veprim u ndërmor një ditë pas njoftimit të New Delhit drejtuar Islamabadit për përmbytje të mundshme ndërkufitare, duke shënuar kontaktin e parë diplomatik publik midis dy rivalëve të armatosur me armë bërthamore pas muajsh tensioni.

    Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive (NDMA) i Pakistanit paralajmëroi rritjen e nivelit të lumit Sutlej dhe nisi evakuimet nga disa rrethe të Punjabit. Më shumë se 14,000 banorë u zhvendosën nga Kasur, ndërsa mbi 89,000 u evakuan nga Bahawalnagar, pranë kufirit indian.

    NDMA këshilloi banorët të qëndrojnë larg lumenjve dhe përrenjve, të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të ndjekin alarmet përmes medias, telefonave celularë dhe aplikacionit të NDMA-së për fatkeqësi.

    Përmbytjet vijnë ndërsa shirat e musoneve vazhdojnë të godasin të dy vendet e Azisë Jugore. Në veriperëndim të Pakistanit, përmbytjet e menjëhershme në Buner kanë shkaktuar mbi 300 viktima, ndërsa të gjithë vendi ka regjistruar mbi 800 të vdekur që nga 26 qershori.

    Në Kashmir, të ndarë midis Indisë dhe Pakistanit, të paktën 65 persona kanë humbur jetën dhe qindra janë zhvendosur në zonën e administruar nga India në Jammu, ndërsa lumenjtë e mbushur kanë përmbytur shtëpi dhe kanë dëmtuar rrugë e ura.

    Shkencëtarët dhe parashikuesit e motit fajësojnë ndryshimet klimatike për reshjet e dendura në rajon, duke rritur shqetësimet për përsëritjen e përmbytjeve katastrofike të vitit 2022, që kishin përmbytur një të tretën e vendit dhe kishin marrë jetën e 1,739 personave.

    Fotografi nga terreni tregojnë punonjësit e shpëtimit duke evakuuar banorët nga zonat e ulëta dhe lumenjtë e fryrë, ndërsa reshjet pritet të vazhdojnë edhe për ditët në vijim.

  • Brenda fushatës të suksesshme të Pakistanit për të fituar simpatinë e Uashingtonit

    Brenda fushatës të suksesshme të Pakistanit për të fituar simpatinë e Uashingtonit

    Nga Rick Noack/

    ISLAMABAD – Pakistan, Kur Donald Trump-i u rizgjodh president në nëntor, zyrtarët në Pakistan kishin frikën më të keqe. Gjatë mandatit të tij të parë, Trump kishte favorizuar Indinë, rivalin e përjetshëm të Pakistanit, ndërsa akuzonte Pakistanin për “mashtrim” dhe ofrim strehimi për “terroristë.”

    Por më shumë se gjashtë muaj në mandatin e tij të dytë, pas konfrontimit më të ashpër ushtarak mes Indisë dhe Pakistanit në dekada, vendet kanë përjetuar një kthesë të habitshme. Marrëdhëniet e SHBA-së me Indinë janë në krizë mes tensioneve tregtare në rritje dhe një përplasjeje gjithnjë e më personale mes Trump-it dhe kryeministrit indian Narendra Modi. Ndërkohë, zyrtarët pakistanezë kanë lundruar në heshtje dhe me sukses në botën politike të Trump-it, duke forcuar lidhjet me Shtëpinë e Bardhë në një moment trazirash globale.

    Në një fjalim këtë muaj, shefi i fuqishëm i ushtrisë pakistaneze, Asim Munir, i përshkroi vizitat e tij të fundit në Shtetet e Bashkuara si “një shenjë e një dimensioni të ri” në marrëdhënie.

    Së fundmi, Pakistani ka siguruar një nga normat më të ulëta të tarifave amerikane mes ekonomive kryesore aziatike, në 19%,shumë poshtë normës 29% që fillimisht kërcënohej nga zyrtarët amerikanë dhe shumë më e ulët se tarifa 50% e vendosur ndaj Indisë për blerjen e naftës ruse.

    Trump është mburrur për planet e përbashkëta për të eksploruar rezervat “masive” të naftës së Pakistanit, ndërsa zyrtarët pakistanezë kanë ofruar partneritet me Amerikën në sipërmarrje të kriptomonedhës dhe zhvillimin e mineraleve të rralla. Javën e kaluar, SHBA premtoi bashkëpunim më të ngushtë kundër terrorizmit me Islamabadin dhe shpalli Ushtrinë Çlirimtare të Baluçistanit, grupi që udhëheq një kryengritje separatiste vdekjeprurëse në jugperëndimin e pasur me minerale të vendit,si “organizatë terroriste të huaj.”

    “Ne s’mund të kërkojmë më shumë,” tha Mushahid Hussain Sayed, ish-kryetar i Komitetit të Mbrojtjes së Senatit të Pakistanit. Në një kohë kur vendet e tjera detyrohen të bëjnë lëshime, shtoi ai, “interesat tona legjitime po ruhen, mbrohen dhe promovohen.”

    Edhe në Pakistan “kjo ka ardhur si befasi për shumicën e njerëzve,” tha Ayaz Amir, komentator politik dhe ish-oficer pakistanez, “dhe ndoshta për shumicën e njerëzve në Indi, gjithashtu.”

    Në përgjigje të pyetjeve nga The Washington Post, zyra e shtypit të Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti “është efikas sepse mundtë ruajë marrëdhënie duke avokuar për politikat America First,siç është ulja e deficitit tregtar masiv mes Shteteve të Bashkuara dhe Indisë.”

    Komentatorët dhe zyrtarët pakistanezë e pranojnë se kjo miqësi mund të jetë jetëshkurtër. Trump mbetet i paparashikueshëm, thonë ata, dhe disa kanë frikë se afeksioni i tij i ri për Pakistanin është taktik, me synim detyrimin e Indisë për të bërë lëshime tregtare. Për Trump-in, peshat ekonomike janë të ulëta, vëllimi tregtar i Pakistanit me SHBA është rreth 5% i atij të Indisë. Dhe ofertat e Pakistanit për presidentin mund të shpërbëhen përballë një ekonomie të brishtë dhe kërcënimeve të shumta të sigurisë.

    Gjeopolitikisht, India mbetet partneri më logjik për Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni dhe Nju Delhi ndajnë të njëjtin rival kryesor, Pekinin, ndërsa Islamabadi është bërë gjithnjë e më i varur nga investimet dhe teknologjia mbrojtëse kineze. Pekini po ndërton një rrjet rrugësh, hekurudhash dhe tubacionesh gati 3200 km nëpër vend.

    “Ka shumë pikëpyetje,” tha Michael Kugelman, analist për Azinë Jugore.

    Qasja e hershme e Pakistanit ndaj Trump-it pas rizgjedhjes së tij u shty pjesërisht nga shqetësimi se ai mund të kërkonte lirimin e liderit të opozitës së burgosur dhe ish-kryeministrit Imran Khan, sipas analistëve dhe ish-zyrtarëve.

    Në fund të vitit të kaluar, mbështetësit e Khan-it dukeshin se po depërtonin në orbitën e Trump-it, gjë që shqetësoi ushtrinë pakistaneze, e cila shihet si arbitri përfundimtar i politikës së vendit. Pastaj, në mars, kongresistët Joe Wilson (R–Karolina e Jugut) dhe Jimmy Panetta (D–Kaliforni) paraqitën një projektligj dypartiak që bënte thirrje për sanksione ndaj shefit të ushtrisë Munir dhe zyrtarëve të tjerë për “persekutimin dhe burgosjen e padrejtë të kundërshtarëve politikë.”

    Ushtria pakistaneze e konsideroi aq thelbësor kontaktin me SHBA-në, sa vendosi të mbikëqyrte vetë negociatat, sipas tre zyrtarëve pakistanezë që folën në kushte anonimiteti. Ushtria e Pakistanit nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

    Ministri i Brendshëm Mohsin Naqvi, i konsideruar i besueshëm nga ushtria, nxitoi drejt Uashingtonit gjatë javës së inaugurimit të Trump-it për t’u takuar me anëtarë të Kongresit.

    Pakistani gjithashtu punësoi firmën lobuese Javelin Advisors, të drejtuar nga George A. Sorial, një ish-ekzekutiv i hershëm i bizneseve të Trump-it, dhe Keith Schiller, një ish-truprojë e Trump-it që më vonë shërbeu në Shtëpinë e Bardhë.

    “Ne jemi në një linjë me Administratën dhe jemi të përqendruar në promovimin e paqes duke avancuar dhe mbrojtur interesat më të mira të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj,” tha Sorial në përgjigje të pyetjeve për punën e tij me Pakistanin.

    Qasja e administratës Trump ndaj Pakistanit dukej se ndryshoi në mars pasi ky i fundit kontribuoi në kapjen e një zyrtari të lartë të Shtetit Islamik që zyrtarët amerikanë e bënin përgjegjës për një sulm vetëvrasës në Kabul në vitin 2021 që vrau 13 trupa amerikanë dhe rreth 170 afganë. Kjo i solli vendit një përmendje të papritur në fjalimin e marsit të Trump-it para Kongresit, ku ai lavdëroi zyrtarët pakistanezë për “ndihmën në arrestimin e këtij përbindëshi.”

    Ndërkohë, vendi “me shumë sukses shfrytëzoi rrjetet personale dhe familjare të Trump-it,” tha Kugelman. World Liberty Financial, një kompani kriptomonedhash e mbështetur nga familja Trump, nënshkroi në prill një letër qëllimi me Crypto Council të Pakistanit, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit. Deklarata theksoi se delegacioni amerikan përfshinte Zachary Witkoff, djalin e Steve Witkoff, zhvilluesit të pasurive të paluajtshme në Nju Jork, i cili tani shërben si i dërguar special i Trump-it në Lindjen e Mesme.

    Marrëdhëniet SHBA–Pakistan morën vrull të mëtejshëm në maj, thanë analistët, kur presidenti njoftoi se administrata e tij kishte ndërmjetësuar një armëpushim mes Indisë dhe Pakistanit pas ditësh përshkallëzimi ushtarak. Zyrtarët në Islamabad ishin të shpejtë për t’i dhënë meritat Trump-it dhe njoftuan se do ta nominojnë për Çmimin Nobel për Paqe.

    “Kjo duhet ta ketë kënaqur egon presidenciale,” tha Amir, komentatori politik pakistanez. “Pakistani instinktivisht e dinte si t’i përgjigjej protokollit të oborrit të Donald Trump-it.” India, nga ana tjetër, mohoi që ndërmjetësimi amerikan kishte vulosur armëpushimin, duke kontribuar në prishjen e marrëdhënieve mes Trump-it dhe Modi.

    “Presidenti Trump u mbështet te marrëdhëniet e tij si me Indinë, ashtu edhe me Pakistanin, për të siguruar një armëpushim në një konflikt vdekjeprurës që mund të kishte shkuar deri në bërthamor pa ndërhyrjen e tij,” tha Shtëpia e Bardhë në deklaratën e saj për The Post.

    Javë pas armëpushimit, Trump ftoi shefin e ushtrisë pakistaneze Munir për drekë në Shtëpinë e Bardhë, një takim privat tepër i pazakontë mes një presidenti amerikan dhe një shefi ushtrie të huaj, si dhe një pranim i heshtur i ndikimit gjithnjë në rritje të Munirit. Takimi i qershorit, ku Munir i propozoi Trump-it akses në burimet natyrore të Pakistanit, ishte kyç për përmirësimin e marrëdhënieve, thanë tre zyrtarët pakistanezë.

    “Trump impresionohet nga gjeneralët që flasin drejt e pa dredhi, jo nga mashtruesit apo politikanët që thonë një gjë dhe bëjnë një tjetër,” tha Sayed, ish-kryetari i Komitetit të Mbrojtjes në Senatin e Pakistanit.

    Disa ish-zyrtarë shqetësohen se udhëheqja e Pakistanit është verbuar nga sukseset e fundit dhe nuk është e vëmendshme ndaj rreziqeve. “Lëvdata nuk është strategji, nuk është afatgjatë,”paralajmëroi Maleeha Lodhi, ish-ambasadore pakistaneze në SHBA.

    Megjithëse Pakistani ka bërë premtime të mëdha, aftësia e tij për t’i mbajtur ato është e diskutueshme. Vendi ka ëndërruar prej kohësh të gjejë dhe të shfrytëzojë naftë mjaftueshëm për t’u bërë një fuqi energjetike rajonale, por të gjitha përpjekjet deri tani kanë dështuar. Mineralet e rralla të vendit ndodhen kryesisht në zona të rrezikshme dhe të vështira për t’u arritur. Dhe në një komb të prekur nga ndërprerjet e energjisë, ambiciet e Pakistanit për kriptomonedha mund të dështojnë lehtësisht.

    Shtyllat e reja të marrëdhënieve SHBA–Pakistan qëndrojnë mbi “tokë të paqëndrueshme,” paralajmëroi Kugelman. “Pakistani mund të shpresojë për më shumë se çfarë do të marrë realisht nga SHBA-ja.”

    Megjithatë, ka shpresë se Pakistani mund të shfrytëzojë momentin dhe të fitojë qasje në teknologji të reja amerikane të mbrojtjes, përfshirë helikopterë sulmues dhe pajisje detare, tha Masood Khan, ambasador i Pakistanit në SHBA deri vitin e kaluar.

     

    “Ne nuk mund të kthehemi në kohët e arta të viteve 1950 kur kishim marrëdhënie shumë, shumë të mira,” tha Khan, por “mund të zhvillojmë një paradigmë që i shërben si Shteteve të Bashkuara, ashtu edhe Pakistanit.” / Washington Post – Syri.net

  • Analizë/ Si e joshi Pakistani Donald Trump dhe pse kjo shqetëson Indinë

    Analizë/ Si e joshi Pakistani Donald Trump dhe pse kjo shqetëson Indinë

    Këtë verë, shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, është shfaqur dy herë në zemër të establishmentit amerikan, duke marrë pritje të ngrohta nga gjeneralë dhe politikanë të lartë në SHBA.
    Fundjavën e kaluar ai udhëtoi në Florida për ceremoninë e lamtumirës së gjeneralit Michael Kurilla, komandant i forcave amerikane në Lindjen e Mesme, i cili më parë e kishte lavdëruar Munirin për “partneritet fenomenal” në luftën kundër terrorizmit.
    Por vizita më e bujshme ndodhi në qershor, kur Munir pati një drekë private dy-orëshe në Uashington me Donald Trump, vetëm një muaj pasi Pakistani dhe India kishin zhvilluar përplasjen më të përgjakshme ushtarake në dekada. Kjo pritje e ngrohtë për një figurë që nuk është as kryetar shteti, por përfaqësues i Pakistanit, befasoi shumë vëzhgues, sidomos duke kujtuar se Trump dikur e kishte akuzuar Islamabadin për “vetëm gënjeshtra dhe mashtrim” ndaj SHBA-ve.
    Sot duket se marrëdhëniet mes administratës Trump dhe Pakistanit po lulëzojnë, ndërsa India, dikur me lidhje të ngushta me Trump përmes Modit, po përballet me kritika dhe tarifa të rënda tregtare.
    Rikthimi i papritur i marrëdhënieve SHBA–Pakistan
    Ekspertët e quajnë këtë një “rilindje të papritur” të marrëdhënieve, e arritur përmes një strategjie të kujdesshme nga gjeneralët pakistanezë: bashkëpunim në kundër-terrorizëm, afrimitet me njerëz pranë Trumpit në biznes, dhe marrëveshje në energji, minerale kritike dhe kriptomonedha, të shoqëruara me komplimente të shumta për Shtëpinë e Bardhë.
    Një kthesë vendimtare erdhi në mars, kur kreu i shërbimit sekret pakistanez, Asim Malik, dorëzoi në SHBA një figurë të rëndësishme të ISIS-K, të akuzuar për sulmin në Kabul në vitin 2021 ku humbën jetën mbi 180 persona, përfshirë 13 ushtarë amerikanë. Kjo i solli Pakistanit lavdërime publike nga Trump në fjalimin e tij të Gjendjes së Unionit, ku ai gjithashtu kritikoi Indinë për tarifat e larta.
    “Diplomacia” përmes kriptos dhe pasurive natyrore
    Pakistani ka përdorur edhe një formë të asaj që analistët e quajnë “diplomaci kripto”. Në prill, një kompani e mbështetur nga Trump, World Liberty Financial, nënshkroi një marrëveshje paraprake me Këshillin e Kriptos të Pakistanit, duke promovuar mundësinë e tokenizimit të pasurive minerale që vlerësohen në “triliona dollarë”.
    Ministri pakistanez për kripto dhe blockchain, Bilal bin Saqib, ka shërbyer si një “diplomat në hije”, duke marrë pjesë në bisedime tregtare në Uashington dhe duke promovuar potencialin digjital të Pakistanit pranë rrethit të Trumpit.
    Përplasja me Indinë dhe ndikimi në rajon
    Gjatë konfliktit të majit me Indinë, Pakistani pretendon se tregoi “forcë dhe përmbajtje”, duke rrëzuar disa avionë indianë, por duke shmangur një përshkallëzim masiv. SHBA-të dhe disa shtete të Gjirit ndihmuan në ndërmjetësimin e armëpushimit, për të cilin Islamabadi i dha Trumpit meritën, deri në atë pikë sa e propozoi për Çmimin Nobel të Paqes.
    Kjo linjë bashkëpunimi ushtarake dhe diplomatike e ka vendosur Munirin si ndërmjetës të mundshëm mes SHBA-ve dhe rivalëve të saj si Irani e Kina, një rol që Pakistanit i kujton diplomacinë e viteve ’70 kur ndërmjetësoi hapjen e marrëdhënieve SHBA–Kinë.
    Frustrimi indianIndia është e irrituar nga afrimi SHBA–Pakistan, sidomos pasi Trump i ka goditur me tarifa 50% për shkak të importeve të naftës ruse. Kryeministri Modi, pas një telefonate të ashpër me Trump, e kundërshtoi publikisht pretendimin se armëpushimi me Pakistanin ishte arritur falë ndërhyrjes amerikane.
    Kufizimet dhe rreziqet për Pakistanin
    Megjithë afrimin me Trumpin, analistët paralajmërojnë se marrëdhënia mbetet e brishtë. Shumica e pasurive natyrore të Pakistanit janë të pashfrytëzuara ose ndodhen në zona të paqëndrueshme, ekonomia varet nga një paketë ndihme prej 7 miliardë dollarësh nga FMN dhe huatë nga Kina e vendet e Gjirit. Nëse Trump vendos të pajtohet sërish me Indinë, mund ta përdorë Pakistanin si kartë presioni.
    Një skenar tjetër është njohja e mundshme e Izraelit nga Islamabadi, e dëshiruar nga Trump, por shumë e vështirë për t’u pranuar në Pakistan për shkak të kundërshtimit publik të fortë.
    Marrëdhëniet e reja SHBA–Pakistan po formësohen si një bashkëpunim i tipit “transaksional”, ku të dyja palët kërkojnë fitime të shpejta: Trump, histori suksesi për t’i treguar botës; Pakistani, mbështetje diplomatike dhe ekonomike. Por kjo miqësi e re mund të përmbyset shpejt nëse pritshmëritë nuk realizohen, ashtu siç kanë ndodhur shpesh në të kaluarën mes Uashingtonit dhe Islamabadit.

  • Vrasja për nder që zemëroi botën!

    Vrasja për nder që zemëroi botën!

    Pamje nga vrasja

    ISLAMABADI- Një video virale që tregon një “vrasje nderi” në një pjesë të largët të vendit, ku krime të tilla shpesh kalojnë pa u vënë re, ka shkaktuar zemërim në të gjithë botën. Ndërsa qindra “vrasje nderi” kryhen në Pakistan çdo vit, videoja që tregon një grua dhe një burrë të akuzuar për shkelje kurore që çohen në shkretëtirë nga një grup burrash dhe vriten, ka shkaktuar zemërim kudo në botë. Videoja tregon gruan, Bano Bibi, e cila merr Kuranin nga një burrë. Për ketë të fundit, Policia thotë se e ka vëlla. Në video ajo dëgjohet që i thotë: Eja ec shtatë hapa me mua, pastaj mund të më qëllosh!
    Më pas, ecën disa metra dhe ndalet me shpinë nga burrat.
    Videoja më poshtë kap momentet rrëqethëse para ekzekutimit:

    Vëllai i saj, Jalal Satakzai, e qëlloi atë tri herë. Sekonda më vonë, ai qëlloi dhe vrau Ehsan Ullah Shamalani-n, me të cilin Bano dyshohet se kishte një aferë. Sapo videoja e vrasjeve, e cila ndodhi në provincën Balochistan të Pakistanit, u bë virale, qeveria e vendit nxitoi të ndërmerrte veprime, ndërsa politikanët, klerikët dhe organizatat e të drejtave të njeriut e dënuan krimin.
    Policia ka arrestuar 16 persona në distriktin Nasirabad të Balochistanit, përfshirë një kryetar fisi dhe nënën e gruas. Nëna, Gul Zan Bibi, tha se vrasjet u kryen nga familja dhe zyrtarët lokalë bazuar në “traditat shekullore të Baloch” dhe jo me urdhër të kryetarit të fisit.
    “Ne nuk kemi kryer asnjë mëkat. Bano dhe Ehsan u vranë bazuar në traditat tona.”
    Sipas saj, vajza e saj, e cila ka tre djem dhe dy vajza, ishte larguar me Ehsanin dhe ishte kthyer në shtëpi pas 25 ditësh.
    Këshilli Suprem i Ulemasë i Pakistanit i quajti vrasjet “joislamike” dhe bëri thirrje për akuza për terrorizëm kundër autorëve. Dhjetëra anëtarë dhe aktivistë të shoqërisë civile protestuan të shtunën në Quetta, kryeqytetin e Balochistanit, duke kërkuar drejtësi dhe heqjen e sistemit paralel të gjykatave fisnore.
    Komisioni i të Drejtave të Njeriut i Pakistanit regjistroi të paktën 405 vrasje për nder në vitin 2024. Shumica e viktimave janë gra, kryesisht të vrara nga të afërm që pretendojnë se po mbrojnë nderin e familjes./ZËRI

  • Mbretëria e Bashkuar heq ndalimin ndaj Pakistan International Airlines pas përmirësimeve në sigurinë ajrore

    Mbretëria e Bashkuar heq ndalimin ndaj Pakistan International Airlines pas përmirësimeve në sigurinë ajrore

    Mbretëria e Bashkuar ka hequr zyrtarisht ndalimin disavjeçar ndaj Pakistan International Airlines (PIA), duke hapur rrugën për rifillimin e fluturimeve drejt dhe nga vendi pas një periudhe të gjatë izolimi ajror.

    Vendimi u bë i ditur të mërkurën nga Komisionerja e Lartë Britanike në Islamabad, Jane Marriott, e cila tha se ky hap pason një “angazhim të gjerë” mes Komitetit të Sigurisë Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar dhe Autoritetit të Aviacionit Civil të Pakistanit.

    Ndalimi u vendos në vitin 2020, pasi ish-ministri i aviacionit të Pakistanit, Ghulam Sarwar Khan, zbuloi publikisht se rreth një e treta e pilotëve në vend kishin kopjuar në provimet e tyre të licencimit. Këto deklarata tronditën opinionin publik dhe pasuan një aksident tragjik të një avioni të PIA-s në qytetin e Karaçit, ku humbën jetën 97 persona.

    Komisionerja Marriott vlerësoi bashkëpunimin mes ekspertëve të aviacionit nga të dy vendet dhe theksoi se rifillimi i fluturimeve do të kërkojë kohë për shkak të çështjeve logjistike. Ajo shtoi se kompanitë ajrore do të duhet të aplikojnë individualisht për leje operimi nga autoritetet britanike.

    “Jam mirënjohëse ndaj ekspertëve të aviacionit si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në Pakistan për punën e tyre bashkëpunuese për të përmbushur standardet ndërkombëtare të sigurisë,” deklaroi Marriott. “Mezi pres të përdor një transportues pakistanez kur të vizitoj familjen dhe miqtë.”

    Komisioni i Lartë britanik theksoi se vendimet për heqjen nga Lista e Sigurisë Ajrore merren në bazë të një procesi të pavarur sigurie të mbikëqyrur nga Komiteti i Sigurisë Ajrore. Heqja e ndalimit pritet të ndikojë pozitivisht në jetën e më shumë se 1.6 milion personave me origjinë pakistaneze që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe në marrëdhëniet tregtare dypalëshe.

    Ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khawaja Mohammad Asif, e përshëndeti vendimin dhe kritikoi ashpër deklaratat e mëparshme të ish-ministrit Khan, të cilat sipas tij “dëmtuan imazhin e vendit dhe i shkaktuan PIA-s humbje të mëdha financiare”.

    Kjo lëvizje nga Londra vjen pas një vale vlerësimesh ndërkombëtare për përpjekjet e Pakistanit në rritjen e sigurisë ajrore. Më herët gjatë këtij viti, edhe Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA) hoqi ndalimin pesëvjeçar ndaj PIA-s, duke e lejuar të rifillojë fluturimet direkte në BE.

  • Të paktën pesë të vrarë nga një bombë rrugore në ish-bastionin e talebanëve në Pakistan

    Të paktën pesë të vrarë nga një bombë rrugore në ish-bastionin e talebanëve në Pakistan

    Të paktën pesë persona u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën në një sulm me bombë në Bajaur, një distrikt në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit. Një bombë buzë rrugës shpërtheu të mërkurën dhe goditi një automjet që transportonte një administrator qeveritar, duke shkaktuar viktima mes tyre edhe Ndihmës Komisionerin Faisal Sultan, sipas shefit të policisë së qarkut, Waqas Rafique.

    Të plagosurit u transportuan në spital, ku disa prej tyre janë në gjendje kritike. Asnjë grup nuk ka marrë menjëherë përgjegjësinë për sulmin, por autoritetet dyshojnë se faji i përket talebanëve të Pakistanit, të njohur si Tehreek-e-Taliban Pakistan (TTP).

    Grupi TTP, i cili shpesh sulmon forcat e sigurisë dhe civilët në rajon, është një aleat i ngushtë i talebanëve afganë që morën pushtetin në Afganistan në vitin 2021, pas tërheqjes së forcave amerikane dhe të NATO-s. Shumë udhëheqës dhe luftëtarë të TTP-së kanë gjetur strehim në Afganistan dhe kanë jetuar atje hapur që nga marrja e pushtetit nga talebanët, duke forcuar kështu kapacitetet e tyre operacionale.

  • Sulmi me bombë në Pakistan vret të paktën 13 ushtarë, akuzohet India, reagon Delhi

    Sulmi me bombë në Pakistan vret të paktën 13 ushtarë, akuzohet India, reagon Delhi

    Një sulm me bombë në një makinë në Pakistan ka vrarë të paktën 13 ushtarë dhe ka plagosur civilë, në rajonin veriperëndimor të Vaziristanit, pranë kufirit me Afganistanin, të shtunën.

    Pakistani pretendoi se militantët pas sulmit, mbështeteshin nga India, por Delhi e mohoi shpejt këtë.

    Duke hedhur poshtë akuzën e Pakistanit, Randhir Jaiswal, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Indisë, postoi në X: “Ne e hedhim poshtë këtë deklaratë me përbuzjen që meriton.”

    Sulmi është marrë përsipër nga një krah i grupit të armatosur Hafiz Gul Bahadur, një fraksion i talibanëve të Pakistanit.

    Megjithatë, ushtria e Pakistanit tha se sulmi u krye nga militantë të mbështetur nga India, pa ofruar prova.

    “Në këtë incident tragjik dhe barbar, tre civilë të pafajshëm, përfshirë dy fëmijë dhe një grua, u plagosën rëndë”, tha ushtria pakistaneze në një deklaratë.

    Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif e dënoi “aktin frikacak”.

    Marrëdhëniet midis dy kombeve kanë qenë prej kohësh të tendosura, por tensionet u thelluan në prill pas një sulmi vdekjeprurës ndaj turistëve në Kashmirin e administruar nga India, ku humbën jetën 26 persona.

    India fajësoi Pakistanin për strehimin e anëtarëve të një grupi militant që tha se qëndronin pas sulmit, dhe incidenti i çoi dy vendet e armatosura me armë bërthamore në prag të një lufte tjetër, shkruan BBC.