Bisedimet e paqes në Stamboll mes Pakistanit dhe sundimtarëve islamistë talibanë të linjës së ashpër në Afganistan kanë përfunduar pa marrëveshje, por armëpushimi mes dy shteteve fqinje do të vazhdojë të jetë në fuqi.
Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, fajësoi Pakistanin për kolapsimin e bisedimeve, duke thënë se delegacioni i Islamabadit kishte “sjellje të papërgjegjshme dhe kishte mungesë të bashkëpunimit”.
Përmes një postimi në X, Mujahid e akuzoi Pakistanin se “nuk shfaqi gatishmëri për të marrë ndonjë përgjegjësi për sigurinë e Afganistanit, apo edhe të veten”.
Ai shtoi se armëpushimi “deri më tani nuk është shkelur nga ne dhe ai do të vazhdohet që të respektohet”.
Disa runde bisedimesh të ndërmjetësuara nga Turqia dhe Katari janë mbajtur në Stamboll që nga muaji i kaluar. Rundi i fundit u mbajt më 6-7 nëntor dhe u udhëhoq nga Abdul Haq Wasiq, shefi i inteligjencës të talibanëve dhe nga gjenerallejtënant, Asim Malik, kreu i Shërbimit të Inteligjencës të Pakistanit.
Më herët, zyrtarët pakistanezë, përfshirë ministri e mbrojtjes, Khawaja Asif, thanë se dështuan bisedimet në Stamboll, duke shtuar se nuk ka plane për negociata të tjera.
Asif tparalajmëroi se nëse territori i Afganistanit përdoret për të sulmuar Pakistanin, armëpushimi do të përfundojë. Ai paraprakisht kishte paralajmëruar se dështimi për të arritur një marrëveshje do të çonte në një “luftë të hapur”.
Rundi i fundit i bisedimeve në Stamboll u përball me probleme që në fillim. Për shembull, kur nisën bisedimet pati këmbim zjarri më 6 nëntor në Spin Boldak mes ushtarëve talibanë dhe forcave pakistaneze.
Edhe pse të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për inicimin e zjarrit, sipas raportimeve lokale, civilët e pësuan rëndë gjatë këtij incidenti. Të paktën pesë civilë, përfshirë katër gra, u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën.
Ndërkaq, gjatë përleshjeve të tetorit mes Pakistanit dhe talibanëve u vranë të paktën 50 civilë afganë dhe 450 të tjerë u plagosën. Luftimet u ndalën pas ndërmjetësimit të Turqisë dhe Katarit dhe palët arritën një armëpushim.
Pakistani po ashtu ka konfirmuar se gjatë përleshjeve janë vrarë të paktën 23 ushtarë të tij dhe janë plagosur 29 të tjerë. Dhuna erdhi pas shpërthimeve në Kabul më 9 nëntor, për të cilat autoritetet talibane fajësuan Pakistanin.
Dikur aleatë të ngushtë, që ndajnë një kufi prej 2.600 kilometrash, të dyja palët përkeqësuan raportet pas pretendimeve të Islamabadit se Afganistani strehon grupe militante, përfshirë Tehrik‑e Taliban Pakistan (TTP). Pakistani pretendon se autoritetet talibane po lejojnë TTP-në që të përdorë territorin afganë për t’u trajnuar dhe si qendër logjistike për sulme brenda Pakistanit. Qeveria talibane mohon këto pretendime./REL
Tag: pakistanin
-

Dështojnë bisedimet e paqes mes talibanëve dhe Pakistanit
-
India mes poshtërimit dhe provës për superfuqi
Tarifat e Trump dhe afrimi me Pakistanin e sfidojnë Nju Delhin, por i hapin edhe një mundësi të re historikeËshtë e pazakontë të përjetosh njëkohësisht poshtërim, shfajësim dhe një provë vendimtare. Por pikërisht kjo është situata ku ndodhet sot India. Presidenti Donald Trump ka prishur 25 vite diplomaci, duke u afruar me Pakistanin pas konfliktit të majit dhe duke e veçuar Indinë me tarifa më të larta se ndaj Kinës. Pasojat për vendin më të populluar në botë dhe ekonominë e pestë më të madhe janë të thella.Kryeministri Narendra Modi ka shpallur së fundmi një vizion për një Indi më të fortë dhe më të vetëmbështetur. Ai pritet gjithashtu të takohet me Xi Jinping në Kinë, pas një bllokade katërvjeçare mes ushtrive në Himalaje. Për Amerikën, të largojë Indinë është një gabim i madh strategjik. Për Indinë, është një mundësi: një provë vendimtare për pretendimin e saj se është një superfuqi në formim.Dy fytyrat e poshtërimitPoshtërimi nga Trump shfaqet në dy forma. Më 27 gusht, pasi e akuzoi për blerjen e naftës ruse, ai vendosi një tarifë shtesë prej 25% mbi mallrat indiane, përveç 25% tarifave ekzistuese. Marrja e naftës nga Moska mund të duket problematike, por India e bën këtë përmes një mekanizmi çmimi të miratuar nga Perëndimi, më pas e rafinon dhe e shet në Europë. Ndërkohë, edhe vende të tjera, përfshi Kinën, blejnë naftë ruse. Për pasojë, masa e Trump duket si një ndëshkim i veçuar ndaj Indisë.Poshtërimi tjetër është afrimi i tij me Pakistanin. Pas një sulmi terrorist në Indi, për të cilin Modi fajësoi Pakistanin, dy vendet zhvilluan një përplasje katërditore në maj, me mbi 100 avionë luftarakë të përfshirë dhe frikë për një përplasje bërthamore. Sot, megjithatë, Trump po shqyrton marrëveshje për kriptovaluta dhe miniera në Pakistan. Ai ka darkuar në Shtëpinë e Bardhë me gjeneralin Asim Munir, kreun e ushtrisë pakistaneze dhe sundimtarin de facto të vendit, i cili madje e ka propozuar Trump për Çmimin Nobel të Paqes. SHBA ka ofruar të ndërmjetësojë mbi Kashmiri, duke thyer politikën e saj të gjatë dhe një tabu indiane.Krizë besimiMosmbështetja e SHBA në një interes themelor të sigurisë dhe vendimi për ta ndëshkuar Indinë në tregti kanë shkatërruar besimin. Që nga viti 2004, presidentët amerikanë e kanë pranuar Indinë si një fuqi demokratike në ngritje kundër dominimit të Kinës në Azi. Ekonomia e saj prej 4 trilionë dollarësh dhe tregu i aksioneve me vlerë 5 trilionë dollarë janë shumëfish më të mëdha se ato të Pakistanit, i zhytur në paqëndrueshmëri, kriza borxhi, terrorizëm dhe varësi nga Kina. Për Amerikën, ky është një autogol i madh që përkeqëson edhe neglizhencën ndaj NATO-s në Europë.Shfajësimi i skeptikëveNga ana tjetër, ngjarjet e fundit i kanë dhënë të drejtë skeptikëve në Indi. Që prej pavarësisë në 1947, vendi ka shmangur lidhjet e ngushta aleate – fillimisht nën etikën e “mos-rreshtimit”, sot nën konceptin e “multi-rreshtimit”. India merr armë nga Rusia, por edhe nga Europa, Izraeli e SHBA; importon inpute prodhimi nga Kina, ndërsa Perëndimi i ofron teknologji dhe tregje.Në vitin 2020, pas përplasjeve kufitare në Himalaje, marrëdhëniet me Kinën u ngrinë. Në Uashington pati shpresë se kjo do të sillte një afrim më të madh me SHBA. U shkëmbyen të dhëna inteligjence dhe u zhvilluan ushtrime të përbashkëta ushtarake me SHBA, Japoninë dhe Australinë, që kulmuan me një marrëveshje strategjike më 2024 për lidhje më të ngushta mbrojtjeje.Por sot, ata që paralajmëronin se varësia nga Amerika ishte e rrezikshme ndihen të shfajësuar. Vizita e Modit në Kinë është sinjali se India ka alternativa.Përparimet dhe dobësitë e brendshmePrej 11 vitesh Modi ka ndjekur një vizion për forcimin e shtetit, modernizimin dhe centralizimin. Ka pasur dështime: industrializimi nuk solli mjaftueshëm vende pune, arsimi mbetet i dobët, dhe shpesh ai bie në retorikë nacionaliste hindu.Por ka edhe suksese të prekshme: rrugë dhe aeroporte të reja, sistemet e pagesave dixhitale dhe platforma të taksave që kanë krijuar një treg të unifikuar kombëtar. Sistemi financiar është forcuar me tregje kapitale të thelluara mbi kursimet e brendshme, një bilanc tregtar të ekuilibruar dhe banka më të kujdesshme. Rritja mbi 6% pritet të vazhdojë, duke e bërë Indinë ekonominë e madhe më dinamike në botë dhe, sipas FMN, të tretën më të madhe deri më 2028.Rreziku i kthimit mbrapshtRreziku qëndron te një rikthim i izolimit ekonomik dhe anti-perëndimorizmit. Në fjalimin e Pavarësisë më 15 gusht, Modi theksoi vetëmbështetjen. Por një kthim i plotë brenda do të dëmtonte rëndë sektorin e shërbimeve, i cili eksporton pothuajse sa gjithë ekonomia tjetër e kombinuar. Kompanitë indiane të teknologjisë marrin gjysmën e të ardhurave nga klientë amerikanë, përfshirë gjigantët globalë që kanë qendra zhvillimi në Indi. Vendi është tregu i dytë më i madh i OpenAI për përdorues. Për më tepër, për industrializim të shpejtë, India ka nevojë për më shumë makineri dhe inpute nga Kina.Çfarë duhet të bëjë IndiaIndia duhet të kufizojë dëmet. Ajo mund të bëjë lëshime të arsyeshme: të ulë tarifat, të blejë më pak naftë ruse dhe më shumë gaz natyror amerikan. Lidhjet me SHBA mbeten të forta, sidomos falë diasporës së gjerë indiane. Vizita e Modit në Kinë është e drejtë: për të forcuar prodhimin, India do të ketë nevojë për më shumë tregti me Kinën në dekadën e ardhshme, por edhe për teknologjinë amerikane. Duhet të shtojë marrëveshje të reja tregtare, përveç atyre të fundit me Britaninë dhe Emiratet e Bashkuara.Reformat e brendshme, mburoja më e mirëPrioritet mbeten reformat e brendshme. Madhësia dhe dinamizmi janë thelbësore për të siguruar kushte më të mira në marrëveshje, për të financuar mbrojtjen dhe për të rritur mirëqenien, edhe nëse tregtia botërore ngadalësohet. Prej vitesh priten reforma madhore: modernizimi i bujqësisë, liberalizimi i tregut të tokës dhe energjisë, thjeshtimi i rregullave të biznesit dhe reforma gjyqësore.Shumë prej tyre kërkojnë bashkëpunim mes qeverisë qendrore dhe shteteve. Pozitiv është fakti që Modi ka paralajmëruar thjeshtimin e taksës mbi mallrat dhe shërbimet dhe liberalizimin e ekonomisë, duke e quajtur “Reforma e Gjeneratës së Re”. Pas 11 vitesh në pushtet, ai duhet të ecë më shpejt dhe më thellë. Përballja me sfidat e brendshme ka qenë gjithmonë interes kombëtar. Në një botë gjithnjë e më armiqësore, kjo është edhe mbrojtja më e mirë e Indisë.- The Economist Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Përshkallëzohen tensionet, India do të ndërpresë furnizimin me ujë për Pakistanin
Kryeministri indian Narendra Modi njoftoi se vendi i tij do të “ndërpresë ujin” nga lumenjtë që burojnë në territorin indian, në hakmarrje për sulmin vdekjeprurës që ndodhi në Kashmirin indian në fund të prillit.
“Uji që i përket Indisë ka rrjedhur jashtë vendit deri më tani. Ne do ta ndalojmë që tani e tutje, për t’i shërbyer interesave të Indisë dhe për ta përdorur atë për vendin tonë”, tha Modi në fjalimin e tij të martën.
India pezulloi pjesëmarrjen e saj në një traktat të vitit 1960 me Pakistanin për ndarjen e ujit në shenjë hakmarrjeje për sulmin e 22 prillit ndaj turistëve në Pahalgam, i cili vrau 26 persona.
Edhe pse askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, Nju Delhi fajëson Pakistanin, i cili mohon çdo përfshirje.
Të dy vendet janë në prag të luftës për shkak të sulmit ndaj civilëve. Ushtarët indianë dhe pakistanezë kanë shkëmbyer zjarr përgjatë kufirit për një javë.
Më parë, Pakistani akuzoi Indinë se po përpiqej të ndryshonte rrjedhën e lumit Chenab, një nga tre lumenjtë që ranë nën kontrollin e Islamabadit sipas traktatit të vitit 1960. -

India pezulloi traktatin e ndarjes së ujit me Pakistanin, shpërthejnë protestat në Karaçi
Në kryeqytetin pakistanez Karaçi është mbajtur një demonstratë kundër pezullimit të njëanshëm nga India të traktatit të ndarjes së ujit me Pakistanin.
Dje, India pezulloi një traktat të ujit të arritur para disa dekadash me Pakistanin fqinj, një ditë pasi persona të panjohur të armatosur sulmuan turistët në Kashmirin e administruar nga India.
India ka shpallur këshilltarët ushtarakë, të mbrojtjes, të marinës dhe ato ajror të Islamabadit si persona të padëshiruar në Komisionin e Lartë Pakistanez në New Delhi, duke u dhënë atyre një afat prej një javësh për t’u larguar nga vendi.
Githashtu India mbylli pikën kufitare Wagah me Pakistanin, si dhe do të kufizojë vizat sipas kornizës rajonale të SAARC-it për qytetarët pakistanezë.
Të paktën 26 persona u vranë pasi disa persona të panjohur të armatosur të martën hapën zjarr ndaj turistëve në Kashmirin e administruar nga India, duke e detyruar kryeministrin Narendra Modi të ndërpresë udhëtimin e tij në Arabinë Saudite.
Vendimet u morën në një takim urgjent të Komitetit të Sigurisë së Kabinetit të kryesuar nga kryeministri Modi në New Delhi. India gjithashtu do të tërheq këshilltarët e saj të mbrojtjes, marinës dhe ato ajror nga Komisioni i Lartë Indian në Islamabad. Sipas njoftimit nga autoritetet indiane, postet në komisionet e larta përkatëse konsiderohen të pavlefshme.
Mes tensioneve në rritje, qeveria e Pakistanit sot ka thirrur një takim të Komitetit të Sigurisë Kombëtare për të vendosur se si t’i përgjigjet vendimeve të njëanshme të Indisë.
Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, kryeson komitetin, i cili përfshin shefat e tre shërbimeve të armatosura dhe zyrtarë të tjerë.
-

Sulmi terrorist ku mbetën të vrarë 26 turistë në Kashmir, India mbyll kufirin dhe akuzon Pakistanin: Ata që e bënë do përballen shpejt me përgjigjen
India ka mbyllur një kufi tokësor të rëndësishëm me Pakistanin, ka anuluar një marrëveshje për ndarjen e ujërave dhe ka ndaluar hyrjen e qytetarëve pakistanezë nën një skemë përjashtimi nga viza, pas sulmit të së martës nga militantët islamikë në Kashmir, ku u vranë 26 turistë.
Ministri i Mbrojtjes së Indisë, Rajnath Singh, tha se ata që e kryen dhe planifikuan sulmin më të rëndë ndaj civilëve në rajonin e Kashmirit në vitet e fundit – përfshirë edhe ata “prapa skenave” – do të përballen me një përgjigje të shpejtë.
Duke shpallur uljen e marrëdhënieve me Pakistanin, sekretari i jashtëm i Indisë, Vikram Misri, u tha mediave se lidhjet ndërkufitare me sulmin ishin “zbuluar” në një takim të veçantë të kabinetit të sigurisë, pas së cilit u vendos që të ndërmerreshin masa.
Misri tha se India do të pezullojë traktatin për ujin e Indusit “derisa Pakistani të heqë dorë në mënyrë të besueshme dhe të pakthyeshme nga mbështetja për terrorizmin ndërkufitar”. Pakistani ka mohuar përfshirjen në sulm dhe ka bërë të ditur se kryeministri i tij, Shehbaz Sharif, do të kryesojë një mbledhje të komitetit të sigurisë kombëtare të enjten për të reaguar.Top Channel