Tag: pakistani

  • Donald Trump propozohet nga Pakistani për Nobelin e Paqes

    Donald Trump propozohet nga Pakistani për Nobelin e Paqes

    Bota E Shtunë, 21 Qershor 2025 14:39
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është propozuar nga Pakistani për çmimin Nobel për Paqen 2026 në njohje të “ndërhyrjes së tij diplomatike” gjatë krizës së fundit Indi-Pakistan, e cila i çoi dy fuqitë bërthamore në prag të një lufte.
    Lajmi është publikuar në rrjetin e Twiter X të qeverisë pakistaneze.

    Sipas deklaratës zyrtare të qeverisë, thuhet se “Trump demonstroi largpamësi të madhe strategjike dhe aftësi të shkëlqyera shtetërore në një moment të trazirave të shtuara rajonale përmes një angazhimi të fuqishëm diplomatik”.
    ”Kjo parandaloi një konflikt më të gjerë midis dy shteteve të armatosura me armë bërthamore që do të kishte pasur pasoja katastrofike për miliona njerëz në rajon dhe më gjerë”, tha Islamabadi.
    “Kjo ndërhyrje qëndron si një dëshmi e rolit të tij si një paqebërës i vërtetë dhe angazhimit të tij për zgjidhjen e konflikteve përmes dialogut”, tha deklarata.
    Njoftimi vjen disa ditë pasi shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, pati një drekë të paprecedentë në Shtëpinë e Bardhë. Trump tha se ishte “i nderuar” që takoi Munirin.
    Tensionet u rritën ndjeshëm në Azinë Jugore pas një sulmi vdekjeprurës më 22 prill në Kashmirin e administruar nga India.

  • “Pakistani, vendi që do ulë tensionet”. Trump: Ata e njohin më mirë se ne Iranin

    “Pakistani, vendi që do ulë tensionet”. Trump: Ata e njohin më mirë se ne Iranin

    Pakistani pritet të luajë një rol të rëndësishëm në uljen e tensioneve mes Iranit dhe Izraelit. Këtë fakt e ka bërë të ditur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili ka thënë se Pakistani “e njeh Iranin më mirë se ne”, ndërsa konfirmoi diskutimin e tensioneve Iran-Izrael gjatë takimit të tij me Shefin e Ushtrisë së Pakistanit, Marshallin Syed Asim Munir, në Shtëpinë e Bardhë.
    Duke folur me gazetarët pas ndërveprimit të nivelit të lartë, Trump theksoi rëndësinë strategjike të Pakistanit në rajon, veçanërisht në lidhje me Teheranin. “Ne folëm për çështjen Iran-Izrael. Pakistani e kupton Iranin më mirë se ne – ata janë një lojtar kyç në paqen rajonale”, deklaroi ai.
    Takimi i rrallë kokë më kokë, i mbajtur në Sallën e Kabinetit, u pasua nga një drekë e shtruar nga Trump në nder të Shefit të Ushtrisë së Pakistanit, shkruan A2 CNN. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se dreka ishte organizuar për të vlerësuar rolin e Pakistanit në stabilitetin rajonal dhe për të njohur përpjekjet e Gjeneral Munir në uljen e tensioneve midis fqinjëve të armatosur me armë bërthamore, Pakistanit dhe Indisë.
    Sipas burimeve diplomatike të mediave ndërkombëtare, Gjenerali Munir është planifikuar gjithashtu të takohet me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, dhe Sekretarin e Mbrojtjes, Pat Hegseth, në ditët në vijim. Këto angazhime po shihen në Islamabad si një sukses i rëndësishëm diplomatik, veçanërisht pasi ato sinjalizojnë një ringjallje në dialogun strategjik SHBA-Pakistan pas një periudhe qetësie relative.
    I pyetur për rezultatet e mundshme diplomatike të takimit, Trump tha: “Gjenerali Asim ka luajtur një rol të fortë në uljen e tensioneve pakistaneze-indiane. Ne e vlerësojmë lidershipin e tij”. Për zyrtarët pakistanez konflikti i fundit me Indinë ka treguar se Uashingtoni po e rivlerëson rolin rajonal të Islamabadit.

  • Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

    Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është nominuar për Çmimin Nobel për Paqen të këtij viti nga Pakistani, për “ndërhyrjen e tij vendimtare diplomatike” në krizën e vendit me Indinë dhe parandalimin e një konflikti potencialisht katastrofik.
    “Në një kohë trazirash të shtuara rajonale, Donald Trump demonstroi largpamësi të madhe strategjike dhe aftësi të jashtëzakonshme politike përmes një angazhimi të fortë diplomatik si me Islamabadin ashtu edhe me Nju Delhin, gjë që çtensionoi një situatë që po përkeqësohej me shpejtësi, duke siguruar në fund një armëpushim dhe duke parandaluar një konflikt më të gjerë midis dy shteteve të armatosura me armë bërthamore që do të kishte pasur pasoja shkatërruese për miliona njerëz”, tha qeveria pakistaneze në një postim në X (ish Twitter).
    “Kjo ndërhyrje është provë e rolit të tij si një paqebërës i vërtetë dhe e angazhimit të tij për zgjidhjen e konflikteve përmes dialogut”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
    Duke folur me gazetarët në Morristown, New Jersey, Presidenti i SHBA-së Donald Trump pohoi se duhej t’i ishte dhënë Çmimi Nobel për Paqen “4-5 herë” në të kaluarën, por “ata ua japin atë vetëm liberalëve”.

  • Pse Irani nuk mund të ketë armë bërthamore?

    Pse Irani nuk mund të ketë armë bërthamore?

    Vetëm një numër i vogël vendesh zotërojnë armë bërthamore: Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Franca, India, Pakistani dhe Koreja e Veriut. Izraeli besohet gjerësisht se i ka, por as e konfirmon e as e mohon këtë.
    Atëherë, pse disa vende mund të kenë armë bërthamore dhe të tjerat jo?
    Përgjigjja qëndron në një marrëveshje të vitit 1968, të quajtur Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT), shkruan A2 CNN. Ky traktat thotë se vendet mund të kenë programe bërthamore për qëllime civile, por asnjë vend tjetër nuk duhet të ndërtojë armë bërthamore përveç atyre që i kishin tashmë. NPT-ja është ligjërisht detyruese dhe shumica dërrmuese e vendeve e kanë nënshkruar, përfshirë Iranin.
    Megjithatë, Izraeli, India, Pakistani dhe Sudani i Jugut nuk e kanë nënshkruar, ndërsa Koreja e Veriut është tërhequr nga traktati.
    India dhe Pakistani nuk u njohën si shtete me armë bërthamore kur traktati hyri në fuqi, dhe nëse do t’i bashkoheshin tani, do të detyroheshin të çarmatoseshin. Sudani i Jugut është një shtet i ri që nuk ka program bërthamor.
    Izraeli nuk e ka nënshkruar traktatin sepse ndjek një politikë të paqartësisë bërthamore si taktikë ndaj armiqve dhe nuk lejon inspektime të objekteve të tij bërthamore, të cilat do të kërkoheshin sipas NPT-së.
    Irani, vendet arabe dhe të tjerë kanë kërkuar prej kohësh që Izraeli të vihet nën presion për t’u çarmatosur dhe për të qenë transparent mbi programin e tij bërthamor, duke e parë arsenalin e supozuar izraelit si burim tensioni rajonal dhe si kërcënim.
    Irani gjithmonë ka mohuar se kërkon armë bërthamore dhe nuk posedon asnjë, megjithatë shumë vende nuk janë të bindura nga pretendimi i tij për qëllime paqësore.
    Në vitin 2002 u zbulua se Irani kishte pasur një program sekret bërthamor që nuk lejohej nga NPT-ja, çka shkaktoi një krizë shumëvjeçare që në masë të madhe çoi në ngjarjet e sotme.

  • SHBA nis USS Nimitz në Lindjen e Mesme, Trump: Po na prekën, do ta shohin!

    SHBA nis USS Nimitz në Lindjen e Mesme, Trump: Po na prekën, do ta shohin!

    Aeroplanmbajtësja amerikane USS Nimitz është nisur drejt Lindjes së Mesme, teksa konflikti midis Izraelit dhe Iranit gjithmonë e më shumë po merr trajtat e një lufte të plotë.

    Mediat britanike që përcjellin lajmin kujtojnë sesi presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi më herët se Irani do të përballet me “fuqinë e plotë” të ushtrisë amerikane nëse sulmon SHBA-në gjatë konfliktit me Izraelin, pavarësisht raporteve se ishte pikërisht shefi i Shtëpisë së Bardhë ai që i vuri veton planeve të shtetit hebre për të vrarë liderin Suprem të Iranit.
    “Nulmohemi në çfarëdolloj mënyre nga Irani, fuqia e plotë e Forcave të Armatosura të SHBA-së do të bjerë mbi ju në nivele të papara më parë”, ishte kërcënimi i Trumpit. Ndërkohë, një general Iranian pretendon se Pakistani ka kërcënuar të godasë shtetin hebre me armë atomike nëse kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu përdor armë bërthamore kundër Iranit.
    Gjenerali Mohsen Rezaee, një drejtues i lartë në Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Iranit, citohet të ketë thënë në një intervistë se e kanë marrë tashmë nga Pakistani një garanci të tillë.
    Pakistani dhe Izraeli janë dy nga nëntë vendet e botës që zotërojnë aktualisht armë nukleare, sipas ekspertëve. Ministri pakistanez i mbrojtjes, Khwaja Asif duket se i ka mohuar megjithatë pretendimet e gjeneralit Iranian duke kujtuar se “aftësia bërthamore e vendit të tij është për përfitimin e popullit të vet dhe mbrojtjen kundër planeve armiqësore”.

    Top Channel

  • Po kalonte pranë zonës kufitare, pakistanezi vritet nga forcat e Indisë! Vijon tensioni mes dy vendeve

    Po kalonte pranë zonës kufitare, pakistanezi vritet nga forcat e Indisë! Vijon tensioni mes dy vendeve

    Trupat kufitare indiane qëlluan për vdekje një person që sipas tyre kishte kaluar kufirin ndërkombëtar dhe nuk iu bind urdhrave për t’u ndalur, njoftoi Forca e Sigurisë Kufitare të Indisë (BSF).

    Ngjarja ndodhi të premten në mbrëmje në distriktin Banaskantha të shtetit Gujarat, pranë gardhit kufitar që ndan Indinë nga Pakistani.
    Sipas BSF, personi i dyshuar po përparonte drejt gardhit dhe pavarësisht sfidave, ai vazhdoi rrugën, duke detyruar trupat të hapnin zjarr dhe ta neutralizonin në vend.
    Fotografia e publikuar nga policia tregon trupin e një burri me flokë të thinjur.
    Ky incident vjen dy javë pas një armëpushimi mes Indisë dhe Pakistanit, i cili erdhi pas një konflikti katër-ditor të shkaktuar nga një sulm militant në Kashmir, ku u vranë më shumë se 70 persona.
    Guardian shkruan se qeveria indiane akuzoi grupe të mbështetura nga Pakistani për sulmin dhe nisi kundërsulme të synuara ndaj infrastrukturës dhe kampeve terroriste përtej kufirit. Pakistani i kundërpërgjigj duke qëlluar me raketa ndaj objektivave ushtarake indiane.
    Pas armëpushimit, India paralajmëroi se çdo sulm terrorist i ardhshëm do të konsiderohet si akt lufte.
    Pakistani ka mohuar përfshirjen në sulmin e Kashmirit dhe ka akuzuar Indinë për rritjen e sulmeve militante në territorin e vet, veçanërisht në rajonet Balochistan dhe Khyber Pakhtunkhwa.
    Akuzat e ndërsjella vazhdojnë të tensionojnë marrëdhëniet mes dy vendeve fqinjë.

    Top Channel

  • Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

    Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

    Pakistani ka mohuar akuzat e Indisë, duke thënë se nuk ka pasur shkelje të armëpushimit.
    Ministri i informacionit i vendit, duke folur për median pakistaneze Geo News, thotë se deri më tani nuk ka pasur shkelje të armëpushimit.
    “Pakistani nuk mund të shkelë armëpushimin dhe as nuk ka menduar për këtë. Është një moment festimi dhe kombi pakistanez po feston fitoren e tij sot”, tha ministri pakistanez.
    India pretendon se një seri shpërthimesh të fuqishme u dëgjuan herët në mbrëmjen e së shtunës në Srinagar, qyteti më i madh në Kashmirin Indian, dhe për pasojë energjia elektrike u ndërpre.

  • Pakistani hedh poshtë akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

    Pakistani hedh poshtë akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

    Pakistani hedh poshtë akuzat e Indisë, duke thënë se nuk ka pasur shkelje të armëpushimit.

    Ministri i informacionit i vendit, duke folur për median pakistaneze Geo News, thotë se deri më tani nuk ka pasur shkelje të armëpushimit.
    “Pakistani nuk mund të shkelë armëpushimin dhe as nuk ka menduar për këtë. Është një moment festimi dhe kombi pakistanez po feston fitoren e tij sot”, tha ministri pakistanez.
    India pretendon se një seri shpërthimesh të fuqishme u dëgjuan herët në mbrëmjen e së shtunës në Srinagar, qyteti më i madh në Kashmirin Indian, dhe për pasojë energjia elektrike u ndërpre.
    Ishte presidenti amerikan Donald Trump ai që njoftoi shpalljen e armëpushimit mes Indisë dhe Pakistani, që u mundësua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    “Urime të dy vendeve për logjikën dhe depërtimin që treguan. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, u shpreh republikani.

    Top Channel

  • Paqja që nuk zgjat! Pakistani sulmon menjëherë Indinë me dronë vetëm pak orë pas armëpushimit (VIDEO)

    Paqja që nuk zgjat! Pakistani sulmon menjëherë Indinë me dronë vetëm pak orë pas armëpushimit (VIDEO)

    Rajoni i Udhampurit në Jammu është sulmuar sërish nga dronë, vetëm pak orë pasi India dhe Pakistani kishin rënë dakord për një armëpushim.
    Sulmet shkaktuan shpërthime të fuqishme që sollën në ndezjen e sirenave dhe ndërprerje të energjisë elektrike në qytetin e Srinagarit, duke rritur shqetësimet për përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit në rajon.
    Pamje të publikuara nga agjencia e lajmeve PTI tregojnë qytetin e Jammu-së të zhytur në errësirë për të dytën natë radhazi, si pasojë e ndërprerjeve të energjisë të lidhura me situatën e tensionuar ushtarake. Zyrtarët lokalë konfirmuan se shpërthime dhe sirena alarmi janë dëgjuar në disa pjesë të qytetit, duke përfshirë edhe zonat përreth.
    Ndërkohë, një alarm për sulm ajror është lëshuar në distriktin Barmer të Rajasthanit, i shoqëruar me një urdhër urgjent për ndërprerje të energjisë elektrike.
    Zhvillimet e tensionuara nuk u ndalën vetëm aty — të shtëna me armë zjarri janë raportuar në zonat Baramulla dhe Budgam të Jammu dhe Kashmirit.
    Kjo shkelje e marrëveshjes së armëpushimit nga ana e Pakistanit vjen në një kohë kur kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, kishte deklaruar publikisht se marrëveshja do të shënonte një “fillim të ri” për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të vjetra që kanë rënduar rajonin dhe kanë penguar paqen dhe stabilitetin.
    Tensionet në kufirin Indi–Pakistan vazhdojnë të mbeten të larta, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ndjek me shqetësim zhvillimet në një nga rajonet më të ndjeshme gjeopolitikisht në botë.

    #WATCH | J&K | Red streaks seen and explosions can be heard as India’s air defence intercepts Pakistani drones amid blackout in Udhampur
    (Visuals deferred by an unspecified time) pic.twitter.com/oQO8RwhBfm
    — ANI (@ANI) May 10, 2025