Tag: pakistani

  • Pakistani “në gjendje lufte”, shpërthimi pranë gjykatës shkakton 12 viktima dhe 20 të plagosur

    Pakistani “në gjendje lufte”, shpërthimi pranë gjykatës shkakton 12 viktima dhe 20 të plagosur

    Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mesditën e kësaj të marte, më 11 nëntor, kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, i cili ka shkaktuar deri më tani të paktën 12 viktima dhe mbi 20 të plagosur.
    Siç shkruan Al Jazeera, sulmi ndodhi pranë hyrjes së Kompleksit Gjyqësor të Qarkut, një zonë e frekuentuar çdo ditë nga qytetarë dhe avokatë.
    Ministri i Brendshëm Mohsin Naqvi konfirmoi se bëhet fjalë për një sulm vetëvrasës. Sipas tij, sulmuesi kishte synuar të hynte në ambientet e gjykatës, por pasi nuk ia doli, hodhi veten në erë pranë një automjeti policie. Deri më tani, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
    Presidenti Asif Ali Zardari e dënoi ashpër sulmin, duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe duke lavdëruar forcat e rendit për reagimin e tyre. Në një postim në llogarinë zyrtare në X, ai u lut për shërimin e shpejtë të të plagosurve dhe theksoi rëndësinë e unitetit kombëtar përballë këtyre sfidave.
    Ministri i Mbrojtjes Khaëaja Asif e cilësoi situatën si “gjendje lufte”, duke shtuar se ky sulm duhet të shërbejë si një “thirrje zgjimi”. Ai akuzoi qeverinë e Kabulit për lejimin e aktiviteteve terroriste që po përhapen deri në zemër të Pakistanit.
    “Në këtë situatë, do të ishte e kotë të shpresojmë për negociata të suksesshme me sundimtarët e Kabulit. Sundimtarët e Kabulit mund ta ndalin terrorizmin në Pakistan, por sjellja e kësaj lufte deri në Islamabad është një mesazh nga Kabuli, por falë Zotit, Pakistani ka forcën e plotë për t’iu përgjigjur.”, shtoi ai.
    Ky sulm vjen vetëm disa orë pas një tjetër përpjekjeje të dhunshme në qytetin Wana, pranë kufirit me Afganistanin, ku militantë të armatosur tentuan të sulmonin një kolegj ushtarak dhe të merrnin peng kadetët. Sipas shefit lokal të policisë, Alamgir Mahsud, dy sulmues u vranë nga forcat ushtarake, ndërsa tre të tjerë arritën të futeshin në ndërtesë përpara se të rrethoheshin. Operacioni i pastrimit nga komandot e ushtrisë vazhdonte edhe të martën, ndërkohë që dhjetëra shtëpi përreth u dëmtuan rëndë nga shpërthimi.
    Islamabad ka qenë relativisht i qetë vitet e fundit, por ky sulm rikthen frikën për një valë të re dhune, veçanërisht në një kohë kur tensionet me Afganistanin janë në rritje. Vetëm disa javë më parë, pati shkëmbime të rënda zjarri në kufi, dhe autoritetet pakistaneze paralajmërojnë se bisedimet për paqe me Kabulin janë gjithnjë e më të pamundura.

  • Afganistani dhe Pakistani këmbejnë zjarr në kufi, teksa nisi bisedimet për paqe

    Afganistani dhe Pakistani këmbejnë zjarr në kufi, teksa nisi bisedimet për paqe

    Forcat afgane dhe pakistaneze shkëmbyen zjarr në kufi më 6 nëntor, thanë të dyja shtetet. Ky shkëmbim zjarri, që zgjati për një periudhë të shkurtër kohore, ndodhi në të njëjtën dikur kur palët rinisën bisedimet për paqe në Stamboll.
    Të dyja shtetet akuzuan njëra-tjetrën se iniciuan këmbimin e zjarrit pranë Spin Boldak, qytet kufitar afgan që gjendet në jug të kufirit prej 2.600 kilometrash që ndajnë Afganistani dhe Pakistani.
    Nuk ka raportime për viktima dhe zyrtarët në të dyja shtetet thanë se janë të angazhuar për armëpushimin dhe për vazhdimin e dialogut në Stamboll.

    Dy ushtritë ishin përplasur muajin e kaluar, kur u vranë dhjetëra persona. Kjo ishte përleshja më vdekjeprurëse që nga rikthimi i talibanëve në pushtet në Kabul më 2021.
    Të dyja palët nënshkruan një marrëveshje armëpushimi në Doha më 19 tetor, por rundi i dytë i negociatave në Stamboll javën e kaluar përfundoi pa një marrëveshje afatgjatë, për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi grupet militante që janë armiqësore ndaj Pakistanit dhe veprojnë brenda Afganistanit.
    “Shpresojmë që urtësia të mbizotërojë dhe paqja të rikthehet në rajon”, i tha gazetarëve ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khawaja Asif, të mërkurën.
    Ai tha se Islambadi ndjek një “agjendë me një pikë”, duke u përpjekur të bindë Afganistanin që të kontrollojë militantët që sulmojnë forcat pakistaneze përgjatë kufirit të përbashkët.
    Delegacioni afgan në Stamboll udhëhiqet nga shefi i inteligjencës, Abdul Haq Wasiq, tha zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, për transmetuesin shtetëror RTA.
    Pakistani dhe talibanët afganë kanë pasur raporte të mira për dekada, por marrëdhëniet janë prishur ndjeshëm viteve të fundit.
    Islambadi i akuzon talibanët se strehojnë talibanët pakistanezë, grup që është përleshur disa herë me ushtrinë pakistaneze. Kabuli i mohon këto akuza, duke thënë se nuk ka kontroll mbi grupin./REL

  • Pakistani dëboi më shumë se 660 mijë refugjatë afganë këtë vit

    Pakistani dëboi më shumë se 660 mijë refugjatë afganë këtë vit

    Pakistani e ka bërë të pamundur jetesën për 2.8 milionë refugjatët afganë që kanë jetuar aty për dekada.
    Nën pretekstin e luftës kundër terrorizmit, Islamabad po ndjek një politikë të ashpër të dëbimeve masive, duke dëbuar më shumë se 660 mijë refugjatë që nga fillimi i vitit 2025, siç raporton FRANCE 24.
    Autoritetet pakistaneze akuzojnë talibanët, se gjejnë strehë në Afganistan, nga ku planifikojnë dhe kryejnë sulme kundër forcave të sigurisë.

    Përballë një rritjeje rekord të sulmeve, marrëdhëniet midis Kabulit dhe Islamabadit janë acaruar ndjeshëm, duke çuar në përplasje të dhunshme përgjatë kufirit.
    Konflikti u ndal pasi palët ranë dakord për një armëpushim më 19 tetor.
    Që nga atëherë, goditja ndaj refugjatëve është intensifikuar, lagje të tëra janë evakuuar, kampe refugjatësh janë urdhëruar të mbyllen dhe është krijuar një sistem i ri në provincën më të madhe të vendit, Punjab, ku qytetarët mund të raportojnë praninë e “emigrantëve të paligjshëm”.

  • Trump nuk i kursen lëvdatat për veten pas marrëveshjes së paqes mes Kamboxhias dhe Tajlandës: Kam mbyllur një konflikt në muaj gjatë këtij mandati

    Trump nuk i kursen lëvdatat për veten pas marrëveshjes së paqes mes Kamboxhias dhe Tajlandës: Kam mbyllur një konflikt në muaj gjatë këtij mandati

    Trump përsëriti pretendimin e tij se ai ndihmoi në përfundimin e tetë konflikteve që nga fillimi i mandatit të tij të dytë në janar gjatë takimit të tij me udhëheqësit aziatikë, ku ai bashkënënshkroi një marrëveshje paqeje midis udhëheqësve të Kamboxhias dhe Tajlandës.

    “Ne kemi mbyllur mesatarisht një konflikt në muaj. Ka mbetur vetëm një, megjithëse dëgjova se Pakistani dhe Afganistani kanë filluar përplasjet. Por unë do ta zgjidh këtë shumë shpejt”, tha ai.
    Pakistani dhe Afganistani kanë pasur përplasje kufitare kohët e fundit, por ranë dakord për një armëpushim të dytë javën e kaluar gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga Katari dhe Turqia.
    Ndërsa presidenti i SHBA-së i cili ka lakmuar Çmimin Nobel për Paqen sigurisht që kontribuoi në ndërmjetësimin e marrëveshjeve midis armiqve të hershëm, roli i tij në sigurimin e armëpushimeve në disa nga konfliktet e tjera për të cilat ai është mburrur se i ka dhënë fund është kundërshtuar nga disa nga vendet e përfshira.
    Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator, Trump tha se ai kishte “përfunduar shtatë luftëra dhe në të gjitha rastet, ato po tërboheshin, me mijëra njerëz të vrarë. Kjo përfshin Kamboxhian dhe Tajlandën, Kosovën dhe Serbinë, Kongon dhe Ruandën një luftë e egër dhe e dhunshme që ishte Pakistani dhe India, Izraeli dhe Irani, Egjipti dhe Etiopia, dhe Armenia dhe Azerbajxhani.”
    Që atëherë ai ka ndihmuar në sigurimin e një armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza, duke e çuar numrin e të vrarëve në tetë, megjithatë nuk ka bërë përparim në përfundimin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës të cilën dikur tha se do ta përfundonte brenda një dite.

    Top Channel

  • Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

    Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

    Ministri i Mbrojtjes së Pakistanit deklaroi të shtunën se beson që Afganistani dëshiron paqe, por paralajmëroi se dështimi për arritjen e një marrëveshjeje në bisedimet e Stambollit do të çojë në “luftë të hapur” mes dy vendeve.

    “Nëse nuk arrihet marrëveshje, kemi përpara një luftë të hapur me ta. Por unë pashë se ata duan paqe,” – tha ministri Khawaja Muhammad Asif në një deklaratë televizive nga Pakistani.

    Deklarata e tij vjen disa ditë pasi të dyja palët ranë dakord për një armëpushim pas përleshjeve të përgjakshme në kufi, që kanë qenë më të rëndat që prej rikthimit të talebanëve në pushtet në Kabul në vitin 2021.

    Bisedimet në Stamboll, që nisën sot dhe pritet të vazhdojnë edhe të dielën, synojnë krijimin e një mekanizmi për zbatimin afatgjatë të armëpushimit të arritur në Doha.

    Sipas Asif, gjatë katër deri në pesë ditët e fundit pas marrëveshjes për armëpushim nuk është regjistruar asnjë incident, dhe të dyja palët po e respektojnë marrëveshjen.

    Përleshjet shpërthyen më herët këtë muaj, kur Islamabadi kërkoi nga talebanët të godasin grupet islamiste që, sipas Pakistanit, sulmojnë forcat e tij nga territori afgan.

    Në përgjigje, Pakistani kreu sulme ajrore përtej kufirit, ndërsa të dyja palët shkëmbën zjarr të rëndë artilerie, ku mbetën të vrarë dhjetëra persona dhe u mbyllën disa pika të rëndësishme kufitare që vijojnë të jenë të bllokuara.

    Islamabadi akuzon qeverinë talebane se strehojnë militantë që sulmojnë ushtrinë pakistaneze, ndërsa Kabuli i hedh poshtë akuzat, duke deklaruar se sulmet ajrore të Pakistanit shkelin sovranitetin e Afganistanit.

  • Pakistani dhe Afganistani bien dakord për një ‘armëpushim të menjëhershëm’, njofton Katari

    Pakistani dhe Afganistani bien dakord për një ‘armëpushim të menjëhershëm’, njofton Katari

    Pas një konfrontimi që la dhjetëra të vdekur, Pakistani dhe Afganistani ranë dakord për një “armëpushim të menjëhershëm” gjatë bisedimeve në Katar, në përpjekje për të rivendosur qetësinë e qëndrueshme në kufirin e tyre, njoftoi Doha natën e së shtunës, 18 tetor deri të dielën, 19 tetor, shkruan RFI.

    Gjatë këtyre negociatave, “të dy palët ranë dakord për një armëpushim të menjëhershëm dhe krijimin e mekanizmave për të konsoliduar paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Katarit në një deklaratë të publikuar në X, duke përshëndetur “një hap të rëndësishëm që do të kontribuojë në dhënien fund të tensioneve në kufi” midis dy vendeve.

     

  • Afganistani dhe Pakistani nisin bisedime paqeje në Doha, mes tensioneve të rritura kufitare

    Afganistani dhe Pakistani nisin bisedime paqeje në Doha, mes tensioneve të rritura kufitare

    Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë sot në Doha bisedime paqeje, në përpjekje për t’i dhënë fund përplasjes së fundit kufitare që ka shkaktuar dhjetëra viktima. Takimi u konfirmua nga zëdhënësi i qeverisë talebane, Zabihullah Mujahid, ndërsa delegacionin afgan e kryeson ministri i Mbrojtjes, Mullah Mohammad Yaqoob. Nga pala pakistaneze marrin pjesë ministri i Mbrojtjes Khawaja Asif dhe shefi i inteligjencës, gjenerali Aseem Malik.
    Bisedimet vijnë pas një armëpushimi 48-orësh që u thye nga bombardime ajrore pakistaneze në provincën Paktika, ku humbën jetën të paktën 10 civilë. Talebanët e akuzojnë Pakistanin për provokim dhe paralajmëruan se “Afganistani rezervon të drejtën për përgjigje”, megjithatë deklaruan se do të përmbahen për hir të negociatave.
    Islamabadi nga ana tjetër, kërkon veprime konkrete nga talebanët kundër grupeve të armatosura që, sipas tij, veprojnë nga territori afgan. Sipas OKB-së, përplasjet e fundit kanë lënë 37 civilë të vdekur dhe mbi 400 të plagosur në territorin afgan.

    /vizionplus.tv

  • Pakistani shkel armëpushimin, sulmon sërish territorin afgan, humbin jetën 10 persona

    Pakistani shkel armëpushimin, sulmon sërish territorin afgan, humbin jetën 10 persona

    Pakistani nisi sulme ajrore në territorin afgan, duke shkelur një armëpushim 2-ditor që kishte hyrë në fuqi pas përleshjeve të përgjakshme në kufirin mes dy vendeve, ku si pasojë kanë humbur jetën 10 persona.

    Një zyrtar taleban deklaroi për mediat se Pakistani shkeli armëpushimin dhe bombardoi tre zona në provincën Paktika, duke paralajmëruar se Afganistani do të përgjigjet nëse sulmet vazhdojnë.
    Armëpushimi ishte njoftuar në mesditë të së mërkurës, me afat 48 orë, por Kabuli pretendon se marrëveshja do të mbetej në fuqi derisa të shkelej nga njëra palë.
    Zëdhënësi i qeverisë talebane, Zabihullah Mujahid, tha se forcat afgane ishin urdhëruar të mos hapnin zjarr, përveç në rast se sulmoheshin nga ushtria pakistaneze. Ai shtoi se “negociatat mund të zgjidhin problemet”, megjithatë nuk konfirmoi zhvillimin e bisedimeve me Islamabadin.
    Kur  përfundoi afati i armëpushimit, asnjëra palë nuk kishte njoftuar zgjatjen e tij.
    “Le të presim që të kalojnë 48 orët dhe të shohim nëse armëpushimi do të respektohet”, deklaroi zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Pakistanit, Shafqat Ali Khan.

    Top Channel

  • Pakistani shkel armëpushimi, sulmon sërish territorin afgan, humbin jetën 10 persona

    Pakistani shkel armëpushimi, sulmon sërish territorin afgan, humbin jetën 10 persona

    Pakistani nisi sulme ajrore në territorin afgan, duke shkelur një armëpushim 2-ditor që kishte hyrë në fuqi pas përleshjeve të përgjakshme në kufirin mes dy vendeve, ku si pasojë kanë humbur jetën 10 persona.

    Një zyrtar taleban deklaroi për mediat se Pakistani shkeli armëpushimin dhe bombardoi tre zona në provincën Paktika, duke paralajmëruar se Afganistani do të përgjigjet nëse sulmet vazhdojnë.

    Armëpushimi ishte njoftuar në mesditë të së mërkurës, me afat 48 orë, por Kabuli pretendon se marrëveshja do të mbetej në fuqi derisa të shkelej nga njëra palë.

    Zëdhënësi i qeverisë talebane, Zabihullah Mujahid, tha se forcat afgane ishin urdhëruar të mos hapnin zjarr, përveç në rast se sulmoheshin nga ushtria pakistaneze. Ai shtoi se “negociatat mund të zgjidhin problemet”, megjithatë nuk konfirmoi zhvillimin e bisedimeve me Islamabadin.

    Kur  përfundoi afati i armëpushimit, asnjëra palë nuk kishte njoftuar zgjatjen e tij.

    “Le të presim që të kalojnë 48 orët dhe të shohim nëse armëpushimi do të respektohet”, deklaroi zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Pakistanit, Shafqat Ali Khan.

  • Afganistani dhe Pakistani arrijnë armëpushim pas përplasjes më të përgjakshme që nga 2021

    Afganistani dhe Pakistani arrijnë armëpushim pas përplasjes më të përgjakshme që nga 2021

    Afganistani dhe Pakistani kanë arritur marrëveshje për një armëpushim të përkohshëm të mërkurën pasdite, pas bombardimeve vdekjeprurëse dhe luftimeve tokësore që ngjallën frikë për një luftë të përgjithshme midis dy vendeve fqinje.

    Pakistani kreu sulme ajrore në provincën jugore të Afganistanit, Kandahar, duke shkaktuar viktima të shumta, shprehen banorët vendas.

    Sipas banorëve të Kabulit, të cilët folën për Radion Azadi, shpërthime janë dëgjuar edhe në kryeqytetin afgan.

    Pamje të paverifikuara në rrjetet sociale shfaqin re tymi që ngrihen në qiell mbi Kabul. Nuk është ende e qartë se çfarë i ka shkaktuar shpërthimet.

    Luftimet tokësore shpërthyen gjithashtu përgjatë kufirit 2.600 kilometra të gjatë midis dy vendeve, duke lënë disa të vdekur nga të dyja palët.

    Në një deklaratë më 15 tetor, Ministria e Jashtme e Pakistanit tha se palët kanë arritur pajtueshmëri për një “armëpushim të përkohshëm për 48 orët e ardhshme”, duke filluar nga ora 6:00 e pasdites me orën lokale të Pakistanit.

    Dhuna shpërtheu pas luftimet të ashpra mes luftëtarëve talibanë dhe forcave të sigurisë së Pakistanit më 11 dhe 12 tetor, duke lënë dhjetëra të vdekur dhe duke shkaktuar mbylljen e pikëkalimeve kryesore kufitare.

    Këto ishin përleshjet më vdekjeprurëse ndonjëherë mes këtyre dy palëve.

    Përplasjet kufitare ndodhën vetëm disa ditë pasi Pakistani kreu sulme me dronë në qendër të Kabulit, si dhe sulme ajrore në lindje të Afganistanit.

    Dhuna ka nxitur frikën e një konflikti të plotë mes Pakistanit dhe talibanëve afganë, aleatëve të moçëm por tani të përçarë.

    Islamabadi i akuzon talibanët afganë se po strehojnë grupin ekstremist Tehrik-e-Taliban Pakistan (TTP), i cili po zhvillon një kryengritje gjithnjë e më vdekjeprurëse kundër Pakistanit.

    Talibanët afganë, të cilët morën pushtetin në vitin 2021, e mohojnë këtë akuzë.

    Civilë nga të dy anët e kufirit thanë se përleshjet e fundit i kanë detyruar disa prej tyre t’i braktisin shtëpitë nga frika e një lufte më të gjerë.

    “Shumë njerëz në të dy anët e kufirit kanë lënë shtëpitë dhe janë larguar drejt zonave më të sigurta, nga frika se luftimet mund të përhapen”, tha për Radion Mashaal të REL-it Muhammad Naeem, një gazetar vendës në qytetin kufitar Çaman.

    Banorët e Spin Boldakut, një distrikt në provincën afgane të Kandaharit që kufizohet me Çamanin, thanë se helikopterët ushtarakë pakistanezë bombarduan një treg.

    “U goditën makina dhe shtëpi civile”, tha një banor, që foli në kushte anonimiteti. “Shumë civilë u vranë dhe u plagosën”.

    Qeveria talibane në Kabul tha se 12 civilë u vranë në sulmin në Spin Boldak.

    Valët e fundit të dhunës kanë çuar në mbylljen e pikave kufitare, duke ndikuar në bizneset vendëse dhe në lëvizjen e njerëzve.

    “Mbylljet e kufirit çojnë në rritje çmimesh dhe ndikojnë në jetën e njerëzve”, tha një banor i Kabulit, që gjithashtu nuk dëshironte të identifikohej. “Shpresoj që lufta të përfundojë”.

    Islamabadi i ka mbështetur talibanët që nga shfaqja e grupit në vitet ‘90, dhe thuhet se e ka vazhduar këtë mbështetje gjatë dy dekadave të kryengritjes së tyre kundër qeverisë afgane të mbështetur nga SHBA-ja.

    Ekspertët thonë se qëllimi i Pakistanit ishte vendosja e një qeverie miqësore në Kabul që do të avanconte interesat e tij, një strategji që tani duket se i është kthyer kundër.

    Luftëtarët talibanë dhe ushtarët pakistanezë janë përplasur herë pas here përgjatë kufirit 2.600 kilometra që nga viti 2021.

    Por, ashpërsia e dhunës së fundit dhe retorika shpërthyese konsiderohen si një përshkallëzim i madh.