Tag: pakistanez

  • Dështojnë bisedimet e paqes midis Afganistanit dhe Pakistanit

    Dështojnë bisedimet e paqes midis Afganistanit dhe Pakistanit

    Negociatat midis Afganistanit dhe Pakistanit që synonin arritjen e një armëpushimi të qëndrueshëm pas sulmeve të fundit vdekjeprurëse në kufirin e të dy vendeve kanë përfunduar pa rezultate. Ministri Pakistanez i Informacionit, Attaullah Tarar në një postim në platformën X u shpreh se Afganistani nuk dha garanci.

    “Fatkeqësisht, pala afgane nuk dha garanci dhe iu drejtua një loje fajësimi, shmangieje dhe dredhish”, tha Tarar.

    Pas katër ditësh bisedimesh në Stamboll, të ndërmjetësuara nga Katari dhe Turqia, ministri pakistanez shtoi se dialogu nuk mundi të çonte në një zgjidhje të realizueshme.

    Të dy palët kishin ranë dakord së fundmi në Doha për një armëpushim pas ditësh luftimesh që vranë dhjetëra njerëz, në valën më të keqe të dhunës që nga rikthimi i talebanëve në pushtet në Afganistan në vitin 2021.

    Luftimet shpërthyen kur Islamabadi kërkoi që talebanët të merrnin masa të ashpra ndaj islamistëve, të cilët sipas tij po nisin sulme ndërkufitare ndaj forcave pakistaneze. Pakistani nisi sulme ajrore në anën tjetër të kufirit dhe pasuan përleshje të ashpra.

    Islamabadi akuzon Kabulin se strehon militantë që synojnë forcat pakistaneze. Talebanët i mohojnë akuzat dhe thonë se operacionet ushtarake të Pakistanit shkelin sovranitetin afgan.

  • Paralajmëron kryeministri pakistanez: India zgjodhi rrugën e agresionit, bëri gabim me sulmet!

    Paralajmëron kryeministri pakistanez: India zgjodhi rrugën e agresionit, bëri gabim me sulmet!

    Kryeministri i Pakistanit, Muhammad Shehbaz Sharif, u shpreh se India tregoi “agresion” dhe “bëri një gabim”.

    “Ky është një komb me njerëz të guximshëm që kanë qëllime të larta. Ata e respektojnë vendin e tyre dhe e mbrojnë atë. Ata do të luftojnë deri në pikën e fundit të gjakut të tyre“, thotë ai.
    Sharif tha se 26 njerëz të pafajshëm u vranë dje.
    Më tej ai tha se “Ky është ai armik frikacak që gjithmonë do të sulmojë njerëz të pafajshëm dhe pastaj do të mendojë se është i guximshëm. Mbrëmë ne provuam se Pakistani do të japë një përgjigje. Sulmi indian është pa asnjë bazë. Ne jemi një vend paqësor dhe Pakistani e dënon”, teksa theksoi se India ka “zgjedhur rrugën e agresionit”.
    Udhëheqësi pakistanez thotë gjithashtu se populli i Pakistanit është i përgatitur të “bashkohet me ushtrinë” dhe “të dalë përpara armikut”.

    Top Channel

  • India pezulloi traktatin e ndarjes së ujit me Pakistanin, shpërthejnë protestat në Karaçi

    India pezulloi traktatin e ndarjes së ujit me Pakistanin, shpërthejnë protestat në Karaçi

    Në kryeqytetin pakistanez Karaçi është mbajtur një demonstratë kundër pezullimit të njëanshëm nga India të traktatit të ndarjes së ujit me Pakistanin.

    Dje, India pezulloi një traktat të ujit të arritur para disa dekadash me Pakistanin fqinj, një ditë pasi persona të panjohur të armatosur sulmuan turistët në Kashmirin e administruar nga India.

    India ka shpallur këshilltarët ushtarakë, të mbrojtjes, të marinës dhe ato ajror të Islamabadit si persona të padëshiruar në Komisionin e Lartë Pakistanez në New Delhi, duke u dhënë atyre një afat prej një javësh për t’u larguar nga vendi.

     Githashtu  India  mbylli pikën kufitare Wagah me Pakistanin, si dhe do të kufizojë vizat sipas kornizës rajonale të SAARC-it për qytetarët pakistanezë.

    Të paktën 26 persona u vranë pasi disa persona të panjohur të armatosur të martën hapën zjarr ndaj turistëve në Kashmirin e administruar nga India, duke e detyruar kryeministrin Narendra Modi të ndërpresë udhëtimin e tij në Arabinë Saudite.

    Vendimet u morën në një takim urgjent të Komitetit të Sigurisë së Kabinetit të kryesuar nga kryeministri Modi në New Delhi.  India gjithashtu do të tërheq këshilltarët e saj të mbrojtjes, marinës dhe ato ajror nga Komisioni i Lartë Indian në Islamabad. Sipas njoftimit nga autoritetet indiane, postet në komisionet e larta përkatëse konsiderohen të pavlefshme.

    Mes tensioneve në rritje, qeveria e Pakistanit sot ka thirrur një takim të Komitetit të Sigurisë Kombëtare për të vendosur se si t’i përgjigjet vendimeve të njëanshme të Indisë.

    Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, kryeson komitetin, i cili përfshin shefat e tre shërbimeve të armatosura dhe zyrtarë të tjerë.