Tag: pakalueshme

  • Dhjetëra banorë të bllokuar, reshjet izolojnë fshatra në Maliq e Pogradec

    Dhjetëra banorë të bllokuar, reshjet izolojnë fshatra në Maliq e Pogradec

    Reshjet e shumta dhe kushtet e vështira atmosferike kanë sjellë përkeqësim të ndjeshëm të gjendjes së rrugëve në zonat rurale të Bashkisë Maliq dhe njësitë administrative të Pogradecit. Për pasojë, qarkullimi është vështirësuar, ndërkohë dhjetëra banorë kanë mbetur të izoluar.

    Në fshatin Dushar raportohen rreth 30 familje të bllokuara, pasi rruga është bërë e pakalueshme. Për një rast emergjent, banorët janë detyruar të ndërhyjnë vetë, duke hapur përkohësisht rrugën për të mundësuar kalimin dhe duke shmangur një situatë edhe më të rëndë.

    Sipas verifikimeve në terren dhe kontakteve me kryepleqtë, në njësinë Dardhas janë konstatuar problematika serioze, konkretisht:

    Në fshatin Stropckë, një lagje është bllokuar nga shembja dheut.

    Në Dardhas ka shembje dhe gërryerje të rrugës që kërkon ndërhyrje. Rruga që lidh Dardhasin me fshatrat e sipërm është bërë e pakalueshme duke izoluar gati 6 fshatra të Gorës. (Osnat, Dërdushë, Niçë, Prenisht, Lekas, Stërkanj)

    Në Dërdushë është bllokuar një përrua nga inertet.

    Në Osnat, ura pranë lumit është e pakalueshme, ndërsa në dalje të fshatit ka shembje dherash që kërkojnë pastrim.

    Në Niçë është bllokuar një urë nga prurjet e shumta dhe është e pakalueshme.

    Në Stërkanj ka dëmtime të mëdha të rrugës dhe kalimi mundësohet vetëm me mjete të rënda.

    Në njësinë Proptisht nevojitet ndërhyrje me fadromë për hapjen e rrugëve në fshatrat Selishtë, Zall Torrë, Rrodokal Sipër dhe Kriçkovë.

    Ndërkohë, në njësinë Çërravë, rruga që lidh Çërravën me Lumasin kërkon ndërhyrje për hedhje çakulli, pasi është dëmtuar dhe vështirëson qarkullimin.

  • Përmbyten shtëpitë në Delvinë, evakuohen banorët/ Disa rrugë ende të bllokuara

    Përmbyten shtëpitë në Delvinë, evakuohen banorët/ Disa rrugë ende të bllokuara

    Tre shtëpi janë përmbytur në Delvinë si pasojë e motit të keq.
    Bëhet me dije se banorët e shtëpive janë evakuuar nga godinat, ndërsa disa rrugë mbeten ende të pakalueshme.
    Sipas raportimeve rrruga për në Lefterohor, Kakodhiq dhe Varfaj, vijon të jetë e pakalueshme.
    Rruga Fushvëri -Kalasë kalohet me shumë vështirësi, ku rrezikohet nga përroi i Gutinës, pasi ka dalë nga shtrati dhe rrezikon të prishë rrugën në rreth 1 km.
    Lumi i Kalasës ka dalë nga shtrati dhe ka filluar dhe gërryen fushat e fshatrave Kalasë, Fushvërri, Vergo, Kopaçez, Palavli, Bajkaj, Vanë dhe Blerimas.
    Problem shqetësues është edhe lumi i Vrizit në Delvinë, ku ka filluar dhe gërryen fushat e Bamatatit, Stjarit dhe ka prishur rrugën Stjar- Bajkaj.

  • “Këtu është bërë të ikësh natën”/ Rrugët në fshatra, të amortizuara, reagojnë të revoltuar banorët: E pakalueshme nga..

    “Këtu është bërë të ikësh natën”/ Rrugët në fshatra, të amortizuara, reagojnë të revoltuar banorët: E pakalueshme nga..

    Banorët e fshatrave Strikçan dhe Sopot në Bulqizë përballen prej vitesh me mungesën e investimeve në infrastrukturën rrugore. Rruga kryesore që lidh këto fshatra me Rrugën e Arbrit, si dhe rrugët e brendshme të lagjeve janë tërësisht të amortizuara, duke e bërë lëvizjen tejet të vështirë, sidomos gjatë ditëve me reshje.
    Sipas banorëve, gjatë fushatave elektorale autoritetet vendore për të mbuluar gropat hedhin një shtresë me zhavorr, ndërsa punimet ndërpriten menjëherë pas zgjedhjeve. Selim Lika, një nga banorët e fshatit Sopot thotë se rruga drejt shkollës është të pakalueshme nga balta dhe ferrat, duke vështirësuar lëvizjen e nxënësve.
    Braktisja e fshatrave, siç pohojnë banorët, është një pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së investimeve bazë në infrastrukturë. Të rinjtë dhe familjet e reja nuk shohin një të ardhme në vendlindjen e tyre, gjë që rëndon edhe më shumë mbi ekonominë dhe jetën sociale të zonës.