Tag: pajisje

  • ‘Mungesë transparence’/ Semanaj:Abuzimet me teknologjinë, heshtja e qeverisë Rama, rrezikojnë lirinë e internetit në Shqipëri

    ‘Mungesë transparence’/ Semanaj:Abuzimet me teknologjinë, heshtja e qeverisë Rama, rrezikojnë lirinë e internetit në Shqipëri

    I ftuar në emisionin ‘A Show’ në Syri TV, me moderator Adi Krasta, Eksperti i IT, Besmir Semanaj u shpreh se shqetësimet lidhur me sigurinë e internetit dhe aksesin në informacion janë duke u shtuar në Shqipëri.

    Ai theksoi se denoncimet nga kolegët e tij për abuzime me trafikun e internetit dhe përdorimin e pajisjeve për monitorimin e trafikut pa një bazë ligjore kanë ngritur alarmin për mungesën e transparencës dhe kontrollit të shtetit mbi këto teknologji.

    Sipas tij, ndonëse disa shtete demokratike kanë implementuar masa të ngjashme, Shqipëria ka ende shumë mangësi në ligje dhe kontrollin e operacioneve të ISP-ve, duke lënë hapësirë për abuzime të mundshme.

    Për ekspertin, një nga shqetësimet kryesore mbetet përdorimi i pajisjeve për monitorimin e trafikut pa miratimin e ligjshmërisë dhe pa mbrojtje të duhur ligjore.

    Pavarësisht se ka pasur një heshtje nga autoritetet, shqetësimi për mungesën e një ligji të qartë dhe të transparencës mbetet i fortë.

    Ekpserti:

    Denoncimi pranë meje erdhi nga kolegë të cilët duan të mirën e vendit dhe qytetarëve. Kolegët qofshin këta edhe pranë organeve të ndryshme shtetërore. Në momentin që bëra denoncimin, shpresoja që të përgjigjeshin institucionet shtetërore, por sot e kësaj dite kemi një heshtje dhe një mbyllje hermetike.

    DPI dhe nga emri bëjnë një analizë në kohë reale të trafikut të internetit, i cili ndahet në dy tipologji: i painkriptuar, që janë SMS-të që ne dërgojmë me telefon. Të gjitha këto paketa, persona të cilët kanë akses në këto pajisje mund t’i lexojnë. Kodi që vjen nga bankat, që kalon me SMS, apo i E-Albania, të gjitha këto mund të lexohen.

    Pastaj, kemi për të parë se çfarë mund të përdoret. Shtetet autokratike apo diktatoriale, si Kina, Rusia, Irani dhe Turqia, i përdorin këto teknologji për të bllokuar ose ngadalësuar internetin. Në çdo moment, nëse qeveria ka këto pajisje, mund të bllokojë faqe dhe rrjete sociale të caktuara brenda pak minutash. Mund të bëhet edhe degradim i shërbimit; për shembull, nëse SYRI TV bën një prodhim online, mund ta degradojë shërbimin pa e mbyllur totalisht, pasi mund të bëhet vetëm një ngjarje.

    Kemi dhe trafikun e inkriptuar, siç janë Facebook dhe WhatsApp. Këto janë teknologji të inkriptuara nga fillimi deri në fund, dhe nuk mund të lexohen nga askush me cilësi të lartë përveç përdoruesve të autorizuar.

    Gjithashtu, kemi të bëjmë me pajisje fizike për një kompani, ku vendoset më shumë se një pajisje. Kemi gjithashtu një dollap që ka disa pajisje dhe gjithë trafiku kalon nëpër to. Kjo ka ndodhur në Shqipëri, sepse, siç e dini, tashmë TikTok-u u bllokua në telefonët mobilë dhe do të bllokohet edhe në internetin fiks. Kjo ka ndodhur për telefonët mobilë dhe unë prisja ta përgjigjeshin, por ka kaluar shumë kohë pa u përgjigjur, rreth 10 ditë. Kolegët kanë dërguar edhe foto të pajisjeve që e vërtetojnë këtë fakt. Tanimë, të gjithë e kanë pranuar.

    Prisja një deklaratë nga kryeministri, por mendoj se u penduan, mund të jetë nesër ose pasnesër. Por ideja është kjo: shtetet demokratike që kanë implementuar këto teknologji, po të marrim për shembull Francën, ku u implementua pas një sulmi terrorist dhe në atë moment u miratua një ligj. Në Shqipëri, kjo është ajo që më shqetëson: nuk është problemi nëse do të instalohet apo jo një pajisje, por çështja është që po bëhet në fshehtësi, pa kërkesën e ISP-ve, nuk kemi një ligj, nuk dimë kush ka akses.

    Të pasurit akses në këto pajisje nuk do të thotë se çfarë thotë kryeministri ose një drejtor. Ata mund të jenë pozitivë, por për sa kohë nuk kemi një ligj, nuk e dimë. Nëse Rama do të deklarojë se nuk do të abuzojë dhe të marrim këtë si të mirëqenë, çfarë do të bëjë ai që do të vijë pas tij? Si do ti përdorë këto pajisje? Këto pajisje janë pranë ISP-ve pa një bazë ligjore, nuk dimë kush i solli, dhe nuk e dimë sa kanë kushtuar.

  • Qeveria po “përgjon” telefonat e shqiptarëve për të kuptuar kush po përdor ende “TikTok”?

    Qeveria po “përgjon” telefonat e shqiptarëve për të kuptuar kush po përdor ende “TikTok”?

    Sëfundmi, është përfolur se qeveria shqiptare ka përdorur një pajisje të quajtur “Deep Packet Inspection” (DPI) për të kontrolluar dhe ndaluar qasjen në TikTok. Ky veprim ka ngritur shqetësime të mëdha mbi lirinë e internetit dhe të drejtën për privatësi në vend.
    Në “Shqipëria Live”, Besmir Semanaj, Inxhinier i sistemeve të Sigurisë, ka deklaruar se deri më tani dihet që kjo teknologji është instaluar në Shqipëri, por nuk dihet nëse ka nisur të përdoret.
    DPI është një teknologji e avancuar që lejon monitorimin dhe filtrimin e trafikut të internetit në mënyrë të detajuar. Nëse kjo teknologji aplikohet, mund të kenë akses në të dhënat e qytetarëve, pra se çfarë kërkohet në google, çfarë platformash sociale përdor.
    Ne dimë deri më tani që këto pajisje janë instaluar në Shqipëri. Nuk e dimë nëse kanë nisur të përdoren. Ka shumë shtete që i përdorin, si Turqia, Irani, Afganistani dhe Arabia Saudite që i përdorin për censurë, apo për kontroll. Kemi dhe Italinë që e ka të rregulluar me ligj përdorimin e DPI-së.”– tha Semanaj.

  • Një spiun në celularin dhe lap top-in tuaj, Vodafone dhe One të tregojnë ç’po ndodh me DPI

    Një spiun në celularin dhe lap top-in tuaj, Vodafone dhe One të tregojnë ç’po ndodh me DPI

    Vendosja e pajisjeve Deep Packet Inspection (DPI) në kompanitë që bëjnë shpërndarjen e internetit pa një paketë rregullatore mbi përdorimin e të dhënave është një veprim më shumë se i guximshëm, që shkon në kufijtë e çmendurisë dhe paligjshmërisë dhe me shumë gjasa do të jetë një ndër skandalet më të mëdha dhe objekt i kronikave të përditshme. Historia sa ka filluar në fakt.
    Vodafone Albania dhe One Telecomunications që i kanë vendosur dhe futur tashmë në përdorim këto pajisje duhet të jenë transparent me qytetarët, por edhe të përgjegjshëm përballë ligjit dhe të tregojnë se në çfarë rrethanash kanë pranuar instalimin dhe dhënien e aksesit në rrjetet e tyre.
    Njoftimi për ndërperjen e Tik Tok erdhi pikërisht pasi këto pajisje ishin instaluar te Vodafone dhe One. Një mik me tregoi foto të këtyre pajisjeve të instaluara në njërën prej kompanive.
    Ekspertë të fushës si Besmir Semanaj dhe Tomi Kallanxhi kanë dhënë alarmin për instalimin e pajisjeve në fjalë duke folur edhe për rrezikun e madh që paraqesin, siç është kontrolli i trafikut të internetit duke patur akses në ëebsitet që vizitohen nga qytetarët dhe përmbatjen e tyre; komunikimet dhe i gjithë aktiviteti online.
    Është njëlloj sikur të vendosesh screen record në kompjuter apo celuar dhe çfarë shfaqet në ekranin tend të shihet nga të tjerët.
    Imagjiononi të jetonit në një shtëpi xhami, pa perde, një shoqëri tepër “transparente”, siç e përshkruan Yevgeni Zamyatin në novelën “Ne”.
    Është praktikë e shoqërive si kjo e jona që përdoren situata të ndryshme, siç është tani argumenti i Tik Tok për të kontrolluar qytetarët, dhe DPI janë pajisje tepër të rrezikshme nëse të dhënat kalojnë nëpër duart e personave të papërgjegjshëm. Shembuj të tillë kemi pafund këto vitet e fundit në Shqipëri.
    I mbani mend si ia ulën pantallonat AKSHI-it ku dolën rrogat, numrat e celularit, llogaritë bankare?
    Nga ana tjetër, AKEP ka mbushur një listë prej rreth 13 000 aplikacionesh dhe webistesh të bllokuara me synimin gjoja për bllokimin e Tik Tok, ndërkohë që ka ankesa se janë bllokuar edhe aksese në faqet e kompanive ndërkombëtare të shitjeve online.
    Një rrëmujë e madhe, pa transparence ku po lihen hapësira të mëdha abuzimi.

  • Përdoret për përgjim masiv dhe censurë në internet, çfarë është pajisja “DPI” që Edi Rama do ta fusë në përdorim në…

    Përdoret për përgjim masiv dhe censurë në internet, çfarë është pajisja “DPI” që Edi Rama do ta fusë në përdorim në…

    Qeveria shqiptare thuhet se ka planifikuar të përdorë një teknologji të quajtur Deep Packet Inspection (DPI), e cila mund të shndërrohet në një mjet të rrezikshëm për përgjim masiv dhe censurë në internet. Kjo pajisje mundëson monitorimin e çdo komunikimi që kalon përmes rrjeteve të internetit, duke përfshirë kërkimet, mesazhet dhe aktivitetet në rrjetet sociale, dhe mund të ndryshojë apo bllokojë trafikun në kohë reale. Përdorimi i DPI, që zakonisht lidhet me regjime autoritare dhe shtypjen e të drejtave të njeriut, ka ngritur alarmin mes ekspertëve dhe opozitës, e cila akuzon Edi Ramën për tentativën e imponimit të një kontrolli absolut mbi jetën e qytetarëve shqiptarë.
    Ndërkohë Partia Demokratike ka reaguar ashpër, duke e quajtur këtë veprim një sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shprehjes dhe privatësisë. Ajo thekson se vendimi për të përdorur DPI është një shenjë e frikës që ka qeveria nga populli, dhe paralajmëron për një rrezik serioz për demokracinë. Ndërsa qeveria argumenton se pajisja mund të përdoret për të luftuar aktivitetet kriminale dhe përmbajtjet keqdashëse, opozita thekson se në realitet, kjo mund të përdoret për të censuruar mediat dhe për të përgjuar çdo qytetar. Por nëse ky projekt shkon përpara, Shqipëria mund të shndërrohet në një shtet të mbikëqyrur dhe të kontrolluar nga pushteti, ku çdo hap i qytetarëve është nën kontrollin e shtetit. Ky është një sinjal i qartë i kalimit në një regjim autoritar, ku të drejtat dhe liritë e qytetarëve janë të rrezikuara. Pra përdorimi i DPI-t përbën një kthesë të frikshme për demokracinë shqiptare dhe është koha që qytetarët të mbrojnë privatësinë dhe lirinë e shprehjes.
    Detaje nga vendimi
    Konkretisht mund ta themi me plot gojën se së shpejti lundrimi në internet, në vendin tonë mund të mos jetë më i sigurt dhe kjo jo për shkak të hakerave, por të qeverisë. Siç po flitet këto ditë, qeveria shqiptare po planifikon të përdorë një pajisje të quajtur Deep Packet Inspection (DPI), e cila përgjon gjithçka në internet. Duke e vendosur këtë pajisje tek kompanitë që ofrojnë internet, qeveria mund të përgjojë me detaje duke nisur nga kërkimet në motorët e ndryshëm të kërkimit e deri te përdorimi i përditshëm i rrjeteve sociale, duke pasur akses në tekste, mesazhe, video e më gjerë. Partia Demokratike doli dje me një deklaratë ku njoftonte për planet e qeverisë “Rama” për të përdorur DPI-në, e cila në vende me probleme me demokracinë, përdoret për censur. Pra duke përdorur si pretekst mbylljen e aksesit në aplikacionin “Tik-Tok”, qeveria mund ta përdori pajisjen DPI për gjëra shumë më të rrezikshme dhe të jashtëligjshme që cenojnë privatësinë e gjithsecilit prej nesh. Për të kuptuar më tej rrezikun e kësaj pajisje, po paraqesim më poshtë se çfarë është e aftë të bëjë.
    Çfarë është DPI?
    DPI (Deep Packet Inspection) është një teknologji që u lejon ofruesve të internetit (ISP) ose autoriteteve të inspektojnë në mënyrë të detajuar përmbajtjen e paketave të të dhënave që kalojnë nëpër rrjetet e internetit. Ndryshe nga inspektimi i thjeshtë i “header-it” të një pakete, DPI shikon edhe përmbajtjen reale, që do të thotë: Mund të dallojë llojin e trafikut (video, tekst, aplikacion i caktuar si TikTok, VPN etj). Mund të bllokojë, ridrejtojë ose modifikojë trafikun në kohë reale. Mund të monitorojë sjelljen e përdoruesve në internet në nivel shumë të detajuar.
    Pse përdoret DPI?
    DPI und të përdoret për qëllime dashamirëse si një mjet sigurie në rrjet për të zbuluar dhe përgjuar viruse, spyware dhe forma të tjera të trafikut keqdashës dhe përpjekjeve për ndërhyrje. Por mund të përdoret gjithashtu për aktivitete më të liga, si përgjimi dhe censura e sponsorizuar nga shteti dhe mbikëqyrje masive, që është shqetësuese nga aspekti i të drejtave të njeriut.
    Rreziqet për privatësinë e qytetarëve?
    Mbikëqyrje masive: DPI mund të analizojë çdo gjë që bëjmë online në kohë reale. Shkelje e të drejtës për privatësi; Edhe nëse nuk bllokon asgjë, vetë fakti që monitoron krijon një ambient të frikshëm. Keqpërdorim i të dhënave; Nëse qeveria ose ISP-t nuk janë transparentë, të dhënat mund të përdoren për qëllime politike, ndëshkime, ose manipulime. Mungesë transparence dhe kontrolli nga publiku; Nëse DPI vendoset pa kuadër ligjor të qartë, nuk ka as mekanizëm ankese e as garanci për të drejtat themelore. Thënë të gjitha këto, nëse qeveria vendos të vendosë një pajisje të tillë tek ofruesit e shërbimit të internetit, (nëse nuk e ka bërë një gjë të tillë tashmë), ne rrezikojmë të kthehemi në diktaturë, ku shteti kontrollon gjithçka edhe mendimet e njerëzve.
    Reagimi i PD
    Ndërkohë nga ana tjetër, Partia Demokratike reagoi dje pas lajmeve se mazhoranca ka blerë një pajisje të quajtur Deep Packet Inspection (DPI), që shërben për të përgjuar komunikimet në internet dhe për të ngadalësuar mediat kritike. Kjo blerje është parë me shqetësim të madh nga ekspertë të IT, ndërsa PD thotë se kjo tregon se kryeministri Edi Rama ka frikë nga populli i tij. Sipas zëdhënëses së PD-së, Floriana Garo, kur Sali Berisha të vijë në pushtet, e drejta e privatësisë dhe lirisë së shprehjes do të rikthehen për qytetarët shqiptarë. “Një kryeministër që blen dhe përdor Deep Packet Inspection (DPI) nuk është thjesht i pushtuar nga paranoja – ai është një njeri që ka frikë nga populli i tij. Kjo teknologji është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj privatësisë, lirisë së shprehjes dhe demokracisë. Ju premtoj: Sapo Sali Berisha të rikthehet në pushtet, qytetarët do të rimarrin të drejtat e tyre. Privatësia juaj do të mbrohet. Bisedat tuaja, të dhënat tuaja, liria juaj personale nuk do të përgjohet apo kontrollohet më kurrë nga një qeveri! Të drejtat qytetare janë të shenjta! Askush nuk ka të drejtë të mbyllë TikTok-un apo platformat e tjera pa një ligj të qartë, vetëm për t’ju përgjuar në fshehtësi më pas. Zgjohuni, shqiptarë të dashur! Shqipëria jonë po fundoset çdo ditë e më thellë me këtë kryeministër. Është koha të ngrihemi, të mbrojmë të drejtat tona dhe të shpëtojmë demokracinë”, deklaroi Garo gjatë një deklarate për mediat.

  • Gazetari: Futja e pajisjeve përgjuese të internetit, ‘bombë’ në duart e qeverisë

    Gazetari: Futja e pajisjeve përgjuese të internetit, ‘bombë’ në duart e qeverisë

    Gazetari Klodian Tomorri e ka konsideruar si skandal futjen e pajisjeve përgjuese të internetit në mënyrë të dyshimtë në Shqipëri.
    Tomorri u shpreh se, kjo është një bombë me sahat në dorën e qeverisë, e cila mund ta përdorë atë ndaj kujt të dojë.
    Më tej ai u shpreh se futja e këtyre pajisjeve është në shkelje të ligjit.
    “Një nga ngjarjet më të rënda që mund të ketë ndodhur në raport me shkeljen e ligjit, por shkon edhe shumë përtej shkeljes së ligjit, nëse verifikohet ashtu siç është.
    Një qeveri prokuron në mënyrë të dyshimtë disa pajisje, të cilat nuk dihet se kush i ka marrë, pajisje që u përdorkan për bllokim interneti, për të bllokuar apo ngadalësuar mediat që ti do, u përdorkan për përgjime masive.
    Si mund të bëhet fshehtas, dhe fakti që është bërë në fshehtësi, në sekret të plotë, tregon se kjo është tërësisht jo ligjore.
    Denoncimi dhe detaje që na japin se kur ka ardhur, e ku është instaluar pajisje, ky është një informacion që i ka faktet të gatshme.
    Gjërat që bëhen fshehtas, nuk kanë asnjëherë qëllim të mirë, por qëllime djallëzore nga pas.
    Për mua kjo gjë duhet të hetohet nga struktura e posaçme, për faktin se kjo është një bombë që qeveria e ka në dorë dhe mund ta lëshojë kur të dojë, për interesat e veta.
    Nuk mund të jetë Shqipëria një vend ku qeveria merr pajisje të dyshimta, i fut përmes metodave të fshehta, dhe mund t’i përdorë si të dojë.
    Ma merr mendja se edhe në Turqi, apo vende të tjera ‘demokratike’ nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
    Kjo është totalisht jashtë shinave të ligjit”, u shpreh Klodian Tomorri

  • Tim Cook ngacmon përdoruesit me lançimin e një pajisje të re “Air”

    Tim Cook ngacmon përdoruesit me lançimin e një pajisje të re “Air”

    CEO i Apple Tim Cook ngacmoi përdoruesit ditën e Hënë me lançimin e një pajisje të re në linjën Air kësaj jave. Përmes një postimi në rrjetin social X, Cook postoi një video të shkurtë me një tekst që shkruante: “Ekziston diçka në ajër” duke shtuar “Këtë javë.”

    Edhe pse Cook nuk specifikoi cilën pajisje Apple do të lançojë, me shumë gjasa është një MacBook Air. Gazetari i mirënjohur i Bloomberg, Mark Gurman, raportoi se kompania po përgatitet për lançimin e modeleve 13-inç dhe 15-inç të MacBook Air me çipin M4.
    Vitin e kaluar rreth së njëjtës periudhë Apple prezantoi variantin M3 të laptopëve. Por ekzistojnë edhe produkte të tjera me brendin Air me të cilat Apple po punon sipas spekulimeve.

    Gurman kishte raportuar se Apple planifikonte lançimin e modeleve iPad Air dhe tastierave të reja afër debutimit të iPhone 16E. Madje ka spekulime edhe për një model të ri iPhone “Air.”
    /PCWorld Albanian

  • Pas 30 marsit Greqia nuk lejon hyrjen e shqiptarëve pa leje qëndrimi? Reagon ambasada shqiptare në Athinë

    Pas 30 marsit Greqia nuk lejon hyrjen e shqiptarëve pa leje qëndrimi? Reagon ambasada shqiptare në Athinë

    Ambasada shqiptare në Athinë ka sqaruar vendimin e autoriteteve greke lidhur me lëvizjen e shqiptarëve që jetojnë në Greqi dhe janë në pritje të lejes së qëndrimit deri në 31 dhjetor 2024.
    Të gjithë ata që janë në proces aplikimi për paisje/ripaisje me leje qëndrimi dhe që posedojnë vërtetimin përkatës në Republikën e Greqisë mund të hyjnë e dalin lirshëm nga 31 marsi por duhet të disponojnë vërtetimin e vlefshëm të aplikimit për pajisje për herë të parë ose ripajisje me leje qëndrimi.
    Reagimi i ambasadës shqiptare:
    Pas komunikimeve të vazhdueshme të Ambasadës Shqiptare në Athinë me institucionet kompetente Greke, ju bëjmë me dije se:
    Me Vendimin Nr. 4000/3/98-ib, publikuar në Fletoren Zyrtare të Qeverisë së Republikës Greke, sot, në datën 19 mars 2024, mbi “Daljen dhe rihyrjen e shtetasve të huaj të vendeve të treta me leje qëndrimi, afati i vlefshmërisë së të cilave ka përfunduar dhe të shtetasve të huaj të vendeve të treta që kanë aplikuar për pajisje me leje qëndrimi”, përcaktohet se:
    Gjatë periudhës  31-03-2024 deri më 31-12-2024, lejohet dalja në një vend të tretë, jashtë shteteve anëtare të shengenit, dhe rihyrja e shtetasve të vendeve të treta që banojnë ligjërisht në Greqi, mbajtës të:
    -Një vërtetimi të vlefshëm aplikimi për pajisje për herë të parë ose ripajisje me leje qëndrimi, sipas neneve 10 dhe 11 të ligjit nr. 5038/2023 ose
    Një vërtetimi të vlefshëm të posaçëm të qëndrimit të ligjshëm, sipas nenit 16 të ligjit nr. 5038/2023, me kusht që të dalin nga Greqia brenda periudhës së sipërpërmendur dhe të posedojnë pasaportë të vlefshme ose dokument tjetër udhëtimi të njohur nga Greqia.
    ✔️ Nga ky Vendim përfitojnë të gjithë shtetasit shqiptarë që janë në proces aplikimi për pajisje/ripajisje me leje qëndrimi dhe që posedojnë vërtetimin përkatës.