Tag: pajisja

  • Skandali në Onkologjik/ Gazetari kallëzim në SPAK: Nuk punon pajisja jetike për pacientët me kancer

    Skandali në Onkologjik/ Gazetari kallëzim në SPAK: Nuk punon pajisja jetike për pacientët me kancer

    Spitali Onkologjik vijon të lejë pa shërbim pacientët e sëmurë me kancer në Shqipëri.
    Gazetari Osman Stafa ka bërë një kallëzim në SPAK ndaj drejtuesve të QSUT, ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu dhe zv/ministrat përgjegjës për mosfunksionimin e pajisjes për “brakiterapi” e cila është jetike për çdo grua që po lufton me kancerin gjinekologjik.
    Stafa në kallëzimin e tij bën me dije se prej datës 6 qershor pajisja mjekësore për brakiterapi është jashtë funksionit për shkak se është lënë pa mirëmbajtje.
    “KALLZIM PENAL në SPAK
    E bëra këtë kallëzim jo për veten time. E bëra për çdo grua që po lufton me kancerin gjinekologjik dhe që ka nevojë për brakiterapi, një trajtim i domosdoshëm që nuk bëhet aktualisht në Shqipëri, sepse pajisja është lënë pa mirëmbajtje.
    Nuk është thjesht një pajisje. Është një mundësi jete. Dhe kur shteti harron të mirëmbajë një pajisje që shpëton jetë, kjo nuk është më neglizhencë, është krim.
    Ky kallëzim është vetëm hapi i parë. E vërteta nuk do fshihet më. Heshtja nuk është më opsion”, shkruan Osman Stafa teksa publikon kallezimin në SPAK.
     

  • Skandal në Vorë? Dervishi: Në një qendër votimi pati më shumë fletë se zgjedhës

    Skandal në Vorë? Dervishi: Në një qendër votimi pati më shumë fletë se zgjedhës

    Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik, Rajmond Dervishi, denoncon se në një nga qendrat e votimit në bashkinë Vorë, ka më shumë vota sesa numri i qytetarëve që kanë qenë të regjistruar për të votuar.
    Ai ka marrë si referim rezultatet e dala për mediat për QV 1558/1 Marikaj, konstaohen një diferencë zgjedhëzish prej 326 personash të listuar në pajisja eletronike PEI, ndërkohë pajisja elektronike ka të regjistruar 1000 persona.
    Dervishi i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të zbardh këtë masakër zgjedhore me pasoja serioze për proçesin zgjedhor.Ai thotë se i njëjti fenomen rezulton në të gjithë QV e Bashkisë Vorë.
    Postimi i plotë i Rajmond Dervishit:
    Kërkesë PublikeDrejtuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.Z. Ilirjan CelibashiNisur nga shpallja në rrjetet sociale të informimit të rezultatit të zgjedhjeve për disa nga QV të KZAZ nr 27 të Bashkisë Vorë, rezulton një maskër zgjedhore, dhe konkretisht në QV 1558/1 Marikaj konstaohen një diferencë zgjedhëzish prej 326 personash të listuar në pajisja eletronike PEI.Më konkretisht lista juaj zyrtare e vënë në dispozicion të subjekteve zgjedhore për QV 1558/1 ka të regjistruar 674 zgjedhës, ndërkohë pajisja elektronike ka të regjistruar 1000 persona.Kërkoj ndërhyrjen urgjente tuajën, dhe zbardhjen e kësaj masakre zgjedhore me pasoja serioze për proçesin zgjedhor.I njëjti fenomen rezulton në të gjithë QV e Bashkisë Vorë.Cilët janë zgjedhësit që rezultojn me diferencë mbi listat manuale zyrtare?

  • Përkeqësohet situata hidrometeorologjike në Vlorë, ndalohet pajisja me leje e mjeteve të vogla lundruese dhe të peshkimit

    Përkeqësohet situata hidrometeorologjike në Vlorë, ndalohet pajisja me leje e mjeteve të vogla lundruese dhe të peshkimit

    Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë ditës së sotme në drejtimin JUG-JUG-LINDJE me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.

    Është ndaluar pajisja me leje e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit duke filluar nga orët e para të ditës së sotme.
    Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë – Brindisi – Vlorë, do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Përmirësimi i motit pritet në orët e mbrëmjes së sotme.
     

    Top Channel

  • “Pajisja false”, klientja shpërfytyrohet në klinikën e Xhensila Myrtezajt – Denoncimi

    “Pajisja false”, klientja shpërfytyrohet në klinikën e Xhensila Myrtezajt – Denoncimi

    Klinikat, qendrat estetike që i janë shtuar Tiranës vitet e fundit janë bërë të panumërueshme.
    Në çdo pallat apo qendër biznesi gjen një klinikë estetike me shërbime nga më të ndryshme dhe “risi” që askush tjetër s’i disponon.
    Por se sa këto shërbime janë efektive dhe a janë të trajnuar “mjekët estetistë” për përdorimin e këtyre pajisjeve, na e tregon Fiori.
    Pak kohë më parë, saktësisht 12 mars, ajo vendosi të bënte një trajtim fytyre në “Silabel Clinic”, klinika e trajtimeve estetike të Xhensila Myrtezajt. Trajtimi që ajo zgjodhi ishte HIFU Ulthera, një trajtim estetik jo-invaziv, pra ku rrisku i dëmeve apo shenjave është shumë i ulët dhe nuk nevojitet kohë rikuperimi. Ndërkohë thotë se para trajtimit, askush nuk është interesuar të dijë nëse pacientja vuante nga ndonjë sëmundje, apo mos ishte shtatzënë, pasi është kategorikisht e ndaluar të përdoret në të tilla raste.
    Por me kalimin e ditëve, ajo vuri re disa shenja (çarje) në lëkurë tepër shqetësuese dhe aspak normale, nuk ditur se trajtimi ishte jo-invaziv. Menjëherë ajo kërkoi llogari nga doktoresha që kreu trajtimin, por në vend që të merrte përgjegjësi e madje të gjente edhe zgjidhje, ajo i dha një përgjigje për të vënë duart në kokë dhe i bëri bllok.
    Në këto rrethana, ku mjekja nuk i dha asnjë shpjegim për pasojat apo nëse është e trajnuar për përdorimin e pajisjes në fjalë, Fiori mori masa të tjera. Nëpërmjet një e-maili zyrtar, ajo ka mësuar se pajisja Merz e përdorur për trajtimin e saj nuk tregtohet në Shqipëri dhe kësisoj asnjë mjeke estetiste e kësaj klinike nuk është e trajnuar për përdorimin e saj.
    Pas këtij detaji të mësuar dhe fytyrën e çarë, (pa asnjë përgjegjës), vajza po mendon të marrë masa ligjore që autoritetet përgjegjëse të hetojnë me kujdes këto qendra estetike që përveç dekorit dhe videove për rrjetet sociale, nuk ofrojnë asnjë lloj shërbimi tjetër.