Tag: pajisja

  • Teknologjia e tualeteve inteligjente synon t’ju pajisë me të dhëna shëndetësore

    Teknologjia e tualeteve inteligjente synon t’ju pajisë me të dhëna shëndetësore

    Një valë e re teknologjie për tualetet inteligjente po arrin të mbledhë të dhëna që zakonisht përfundojnë në kanalizime, dhe synon të zbulojë informacionet shëndetësore që ato mbartin.Këtë javë, gazetarja e teknologjisë Nicole Nguyen shkruan për një kamera tualeti inteligjent, me çmim 599 dollarë, që ka për qëllim të analizojë atë që përfundon në tualet dhe të japë të dhëna për shëndetin e përdoruesit.Pajisja quhet Dekoda, dhe ka nisur shpërndarjen më 21 tetor. Ajo analizon diçka që orët inteligjente apo pajisjet e tjera që mbahen në trup nuk mund ta matin, pra urinën dhe jashtëqitjet.Pajisja vendoset në tualet dhe është prodhuar nga kompania Kohler Health. Ajo përmban sensorë të shumtë që analizojnë mbeturinat trupore për të kuptuar më mirë gjendjen e trupit. Pajisja mund të ndihmojë në vlerësimin e nivelit të hidratimit, duke u bazuar te ngjyra e urinës dhe dendësia ose forma e jashtëqitjes.Të dhënat dërgohen përmes Wi-Fi në serverat e sigurt të Kohler Health dhe mund të shikohen përmes një aplikacioni të dedikuar, i cili kërkon një abonim mujor prej 7 dollarësh.Në aplikacion, përdoruesi mund të marrë këshilla të thjeshta, si p.sh.:“Kujdesu për hidratimin. Mbush një gotë me ujë.” — një nga sugjerimet që ofron aplikacioni Dekoda.Dekoda është pajisja e parë e këtij lloji që ofrohet gjerësisht në tregun amerikan, por nuk do të mbetet e vetmja.Së shpejti pritet të dalë në treg edhe pajisja U-Scan nga kompania Withings, e cila mund të matë nivelet e vitaminave përmes urinës. Ndërkohë, kompania Toto ka nxjerrë që në gusht një tualet me skaner të integruar për analizimin e jashtëqitjeve.Megjithatë, edhe pse pajisje si Dekoda ofrojnë disa të dhëna bazike për shëndetin, disa ekspertë shprehen skeptikë për domosdoshmërinë e tyre, pasi të dhënat që ato mbledhin janë ende shumë të kufizuara dhe sipërfaqësore. / Wall Street Journal, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Nofulla e çeliktë” e Kinës që po tmerron Uashingtonin

    “Nofulla e çeliktë” e Kinës që po tmerron Uashingtonin

    Inxhinierët e Qendrës së Kërkimeve Shkencore Detare të Kinës (CSSRC) kanë prezantuar një pajisje të re, e quajtur “nofulla e çelikut”, e cila sipas ekspertëve mund të përbëjë rrezik serioz për rrjetin botëror të komunikimit. Pajisja është projektuar për të arritur në thellësitë e oqeanëve pranë rrjetit të kabllove nënujore dhe ka aftësinë t’i presë ato, duke rrezikuar të lërë pa komunikim miliona banorë. 
    Ky mekanizëm është i pajisur me dy nëndetëse, “Fendouzhe” dhe “Hooidou”, njëra prej të cilave është e pilotuar, me kapacitet zhytjeje deri në 4.9 kilometra. Pajisja fokusohet tek kabllot e blinduara të fibrës optike që transportojnë rreth 95% të trafikut global të internetit. 
    Struktura e “nofullës” është ndërtuar me aliazh titani për të përballuar presionin ekstrem të thellësisë dhe përmban një rrotë diamanti që rrotullohet deri në 1.600 rpm, e aftë të presë çelikun. Gjithashtu, ajo është e pajisur me krahë robotikë të komanduar nga sinjale akustike dhe vizuale, që e mbajnë të qëndrueshme edhe në kushte të rënda nënujore. 
    Zyrtarisht, Kina e paraqet këtë mjet si ndihmë për shpëtim, miniera detare dhe mirëmbajtje infrastrukture. Megjithatë, aftësia e tij për të depërtuar pranë kabllove strategjike që lidhin kontinentet dhe bazat e mbrojtjes amerikane ka ngritur shqetësime në Uashington. 
    Testet e para kanë treguar se pajisja mund të presë kabllo deri në 6 centimetra trashësi, duke shtuar edhe më shumë frikën për përdorimin e saj si armë gjeopolitike. 

  • 15 sekonda mund të shpëtojnë jetën, stetoskopi me Inteligjencë Artificiale zbulon sëmundjet e zemrës

    15 sekonda mund të shpëtojnë jetën, stetoskopi me Inteligjencë Artificiale zbulon sëmundjet e zemrës

    Një pajisje revolucionare e zhvilluar nga Imperial College London dhe Imperial College Healthcare NHS Trust, në bashkëpunim me kompaninë Eko Health, mund të identifikojë tre sëmundje kryesore të zemrës në vetëm 15 sekonda, duke shndërruar mënyrën e diagnostikimit në klinikat e kujdesit parësor.
    Stetoskopi regjistron tingujt e zemrës dhe një ECG të shpejtë, të dhënat analizohen nga algoritme inteligjente artificiale dhe rezultati dërgohet direkt në telefonin e mjekut.
    Pajisja është testuar në 12,700 pacientë në 96 klinika në Mbretërinë e Bashkuar, dhe rezultatet treguan një rritje të ndjeshme në diagnostikimin e:

    Fibrilimit atrial – 3.5 herë më shumë gjasa për të zbuluar sëmundjen,Dështimit të zemrës – rreth 2 herë më shumë,Sëmundjeve të valvulave të zemrës – afërsisht 2 herë më shumë.
    Ekspertët shpjegojnë se pajisja është veçanërisht e dobishme për pacientët që tashmë paraqesin simptoma, duke reduktuar rrezikun e rezultateve false‑positive. Pajisja nuk është menduar si mjet për kontroll rutinë, por si një instrument diagnostikues i shpejtë që mund të shpëtojë jetë duke mundësuar trajtim të hershëm.
    Si funksionon: Stetoskopi, me madhësi të vogël dhe të lehtë për t’u përdorur, vendoset mbi kraharor dhe regjistron të dhënat që analizohen në “cloud”. Rezultati shfaqet në kohë reale në telefonin e mjekut, duke mundësuar një vendim të shpejtë klinik.
    Ky projekt është prezantuar në Kongresin e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë në Madrid dhe mbështetet nga British Heart Foundation dhe National Institute for Health and Care Research (NIHR).
    Ekspertët e kardiologjisë e përshkruajnë si një “game-changer” në diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve kardiake dhe si një mënyrë për të ulur rastet që zbulohet vonë në spital si urgjenca.

  • ‘Onkologjiku 33 ditë pa brakiterapi’/ Gazetari ngre alarmin: Kjo është kriminale, kush mban përgjegjësi?!

    ‘Onkologjiku 33 ditë pa brakiterapi’/ Gazetari ngre alarmin: Kjo është kriminale, kush mban përgjegjësi?!

    Spitali Onkologjik në Tiranë vazhdon të jetë pa aparaturën e brakiterapisë për më shumë se një muaj, duke lënë dhjetra paciente pa trajtim jetik kundër kancerit gjinekologjik.
    Gazetari Osman Stafa ka denoncuar situatën si një “akt kriminal”, duke akuzuar institucionet shëndetësore për moskujdesje dhe paaftësi në mirëmbajtjen e pajisjeve.
    Sipas Stafës, pajisja e brakiterapisë ka dalë jashtë funksionit për shkak të moskryerjes së mirëmbajtjes teknike, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shanset për shërim të pacientëve.
    “Prej 33 ditësh me radhë, pajisja e brakiterapisë në Spitalin Onkologjik është jashtë funksionit. Kanceri nuk pret tenderat e ministrisë, nuk njeh burokracitë dhe as paaftësinë kriminale të atyre që e kanë kthyer shëndetësinë në çiflig personal,” shkruan Stafa në rrjetet sociale.
    Postimi i gazetarit Osman Stafa:
    SPITALI ONKOLOGJIK, 33 DITË PA BRAKITERAPI! KY ËSHTË ALARM!
    Prej 33 ditësh me radhë, pajisja e Brakiterapisë në Spitalin Onkologjik është jashtë funksionit. Shkak është mosbërja e procesit të mirëmbajtjes.
    Pse nuk iu bë, dhe pse nuk i bëhet mirëmbajtja e kësaj pajisjeje?
    Kush është përgjegjës për mirëmbajtjen e kësaj pajisjeje?
    Për shkak të mungesës së mirëmbajtjes teknike, nuk jepet shërbim për gratë që vuajnë nga kanceri gjinekologjik.
    Kanceri nuk pret tenderat e ministrisë, nuk njeh burokracitë dhe as paaftësinë kriminale të atyre që e kanë kthyer shëndetësinë në çiflig personal.
    Në çdo vend normal, ministri i Shëndetësisë do kishte dhënë dorëheqjen që ditën e parë.
    Kjo situatë s’është normale.
    Është kriminale.
    A kështu ecën karvani përpara?

  • Video/ Pajisja ndahet në dy pjesë, aksident i rëndë me të paktën 23 të plagosur në një park argëtimi në Arabinë Saudite

    Video/ Pajisja ndahet në dy pjesë, aksident i rëndë me të paktën 23 të plagosur në një park argëtimi në Arabinë Saudite

    Të paktën 23 persona janë plagosur pasi një pajisje argëtuese në parkun “Green Mountain Park”, në zonën Hada pranë Taifit, pësoi një defekt teknik ndërsa ishte e mbushur me njerëz.

    Në videot e publikuara sot në rrjetet sociale, vizitorët shihen duke u argëtuar në një pajisje të njohur, kur papritur shtylla qendrore e saj thyhet në dy pjesë. Pajisja shembet me një zhurmë të fuqishme, duke lënë pasagjerët të ngecur brenda saj dhe duke shkaktuar disa lëndime serioze, sipas gazetës saudite Okaz.
    Pamjet dramatike kanë nxitur reagime të shumta në rrjet, ndërsa autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e incidentit.

    شوفو كيف طاحت اللعبه ياالله💔💔 #الجبل_الاخضر#الطائف pic.twitter.com/vAeo05t1Sg
    — خــجــل (@bbber1) July 30, 2025

    أنغثيت بعد المقطع قسم بالله وحسبي الله على المتسببين المهملين الله لا يسامحهم أرواح الناس مو لعبة! أتمنى محاسبتهم على الإهمال الواضح في الصيانة الله يشفي المصابين يااارب وحمدلله على سلامة البقيه وحمدلله مافي وفيات حمدلله 💔#الجبل_الاخضر #الطايف pic.twitter.com/UhvPs5bT9F
    — P!nk (@pink2ss) July 31, 2025

    حتقدر تلعب في الملاهي بعد ذا المقطع ؟#الجبل_الاخضر#الطائفpic.twitter.com/5KJ0vUplt4
    — أ (@PP44K) July 31, 2025

    تبغى تترفّه؟ خلك عاقل… ملاهي المهرجانات ما تنفع إلا للمخاطرةاحذر منها ما فيها سلامة ولا مسؤولية!وش قيمة الفرح إذا السلامة مو مضمونة؟
    #الهدا #الجبل_الاخضر #الطايف pic.twitter.com/QjAUE8fxLO
    — الحــڔبــﮯ (@ALHARBi_NAR) July 31, 2025

    Sipas informacioneve të marra nga Okaz, disa spitale në qytetin Taif shpallën gjendje emergjente dhe pritën të plagosurit, të cilët fillimisht morën ndihmë të parë në vendngjarje, përpara se të transportoheshin për trajtim të mëtejshëm.

    Top Channel

  • Kina krijon “bletë robotike” për spiunazh

    Kina krijon “bletë robotike” për spiunazh

    Shkencëtarët kinezë kanë arritur me sukses të shndërrojnë bletët në robotë, duke vendosur pajisje kontrolluese në trurin e tyre.

    Pajisja, që peshon më pak se një majë lapsi, lidhet në pjesën e pasme të një blete dhe përmes gjilpërave të vogla lidhet drejtpërdrejt me trurin e saj. Sipas studiuesve, në testime pajisja funksionoi nëntë nga dhjetë herët dhe bletët i zbatuan urdhrat për të kthyer majtas apo djathtas. Bleta është gjysmë insekt dhe gjysmë me pajisje.
    “Bletët robotike” mund të përdoren në misione shpëtimi – ose në operacione të fshehta si zbulues ushtarakë. Pajisja e vogël mund të pajiset me kamera, përgjues dhe sensorë që u mundësojnë insekteve të mbledhin dhe regjistrojnë informacione.
    Duke qenë se janë të vogla në madhësi, këto bletë mund të përdoren për operacione të fshehta ushtarake apo të sigurisë, duke hyrë në hapësira të ngushta pa ngjallur dyshime.
    Zhvillimi i kësaj teknologjie është kryer në Institutin e Teknologjisë në Pekin. Ajo funksionon përmes dërgimit të impulseve elektrike në lobin optik të insektit – qendrën e përpunimit vizual në tru – gjë që u lejon studiuesve të drejtojnë fluturimin e bletës.
    Studimi u publikua së fundmi në revistën Chinese Journal of Mechanical Engineering, raporton “Telegraph”.Edhe disa vende të tjera, përfshirë SHBA-në dhe Japoninë, janë në garë për të zhvilluar bletë të tilla.

    Top Channel

  • Kina krijon “bletë robotike” për spiunazh dhe operacione ushtarake

    Kina krijon “bletë robotike” për spiunazh dhe operacione ushtarake

    Shkencëtarët kinezë kanë arritur t’i “shndërrojnë” me sukses bletët në “robotë” (cyborg), duke vendosur pajisje kontrolluese në trurin e tyre.
    Pajisja është më e lehtë se një kokërr kripe, vendoset në shpinën e bletës punëtore dhe lidhet me trurin e saj përmes gjilpërash shumë të holla. Sipas studiuesve, pajisja funksionoi me sukses në 9 nga 10 teste, duke bërë që bletët të ndjekin komandat për t’u kthyer majtas apo djathtas.
    Këto bletë kibernetike mund të përdoren në misione shpëtimi ose në operacione të fshehta si zbulues ushtarakë. Pajisja mund të ketë kamera, mikrofonë dhe sensorë për mbledhjen dhe regjistrimin e informacionit.

    Për shkak të përmasave të vogla, këto insekte të modifikuara mund të hyjnë në hapësira të ngushta pa u vënë re, çka i bën të dobishme në operacione sigurie apo luftarake urbane.
    Zhvillimi i teknologjisë është udhëhequr nga profesori Zhao Jieliang në Institutin e Teknologjisë së Pekinit. Pajisja funksionon duke dërguar impulse elektrike në lobin optik të trurit të insektit, pjesa që përpunon informacionin vizual, duke lejuar kështu kontrollin e lëvizjeve të tij.
    Studimi u publikua në revistën shkencore Chinese Journal of Mechanical Engineering dhe u raportua fillimisht nga South China Morning Post.
    “Robotët e bazuar te insektet trashëgojnë lëvizshmërinë, aftësitë për kamuflim dhe përshtatshmërinë në mjedis të organizmit biologjik,” shkruan profesori Zhao dhe kolegët e tij. “Krahasuar me alternativat artificiale, ato ofrojnë fshehtësi më të madhe dhe autonomi më të gjatë operacionale, duke i bërë të paçmueshme në zbulimin sekret në situata si lufta urbane, lufta kundër terrorizmit, trafikut të drogës apo në operacione shpëtimi pas fatkeqësive.”

    Kina nuk është e vetmja që po zhvillon këtë teknologji. Edhe SHBA dhe Japonia janë përfshirë në garën për krijimin e insekteve kibernetike.
    Megjithatë, sfida të shumta mbeten ende. Bateritë aktuale nuk zgjasin shumë dhe çdo rritje në përmasë i bën ato shumë të rënda për t’u mbajtur nga bletët. Për më tepër, pajisja nuk mund të përdoret lehtësisht në insekte të tjera, pasi secili reagim ndaj sinjaleve elektrike ndodh në pjesë të ndryshme të trupit.
    Pajisja më e lehtë deri më sot vinte nga Singapori dhe ishte trefishi i peshës së kësaj të re. Zhvillimi i bletëve kibernetike vjen pas përpjekjeve ndërkombëtare për të krijuar dragonj dhe buburreca kibernetikë.

    Në Japoni, shkencëtarët kanë raportuar krijimin e një buburreci të kontrolluar në distancë, i cili mban një “çantë shpine” me energji diellore. Ky buburrec është menduar për të hyrë në zona të rrezikshme, për të monitoruar mjedisin ose për të marrë pjesë në operacione kërkim-shpëtimi pa pasur nevojë për rikarikim.

  • Prej 3-ditësh jashtë funksionit! Rikthehet pajisja e rrezatimit, pacientët me tumor në radhë

    Prej 3-ditësh jashtë funksionit! Rikthehet pajisja e rrezatimit, pacientët me tumor në radhë

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Pajisja që shërben për radioterapinë e të sëmurëve me tumor në spitalin Onkologjik është rregulluar pas tre ditësh mungesë. Por edhe pse rikthimi në fuksion është një lajm i mirë, pacientët janë ndeshur me radhë të gjata. Ata kanë ditë pa kryer radioterapitë duke shtyrë seancat e tyre, ndaj kanë nxituar drejt Onkologjikut për t’i bërë, duke krijuar radhë.

    Kjo nuk është hera e parë që pacientët me sëmundje tumorale lihet në oritje për shkak tëe problemeve të ndryshme që kanë hasur në Spitalin Oknologjik. Më herët është denoncuar edhe fakti që dera e dhomës bunker ku ndodhet aparatura e akseleratorit kishte mbetur e hapur dhe e pamundësonte kryerjen e radioterapisë. Spitali Onkologjik dhe mjekët e tij u përfshinë dhe në një skandal një vit më parë për shkak të skemës që bënin me medikamentet. Të sëmurëve nuk u jepej kura e plotë dhe shumë prej tyre orientoheshin drejt klinikave private që zotëroheshin nga vetë mjekët e Onologjikut. E gjitha, për të përfituar sa më shumë financiarisht./ZËRI

  • Nuk ndalen problemet në Spitalin Onkologjik, del jashtë funksionit pajisja e rrezatimit, pacientët me tumor lihen në pritje

    Nuk ndalen problemet në Spitalin Onkologjik, del jashtë funksionit pajisja e rrezatimit, pacientët me tumor lihen në pritje

    Spitali Onkologjik

    TIRANË- Situata vijon të jetë kaotike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, sidomos pë rata që përpiqen tu mbijetojnë tumoreve. Prej disa ditësh ka dalë jashtë funksionit pajisja e rrezatimit, Akseleratori Linear 2 që ndodhet në Spitalin Onkologjik.
    Për rrjedhojë, pacientët me sëmundje tumoriale kanë qenë të detyruar të ndërpresin radioterapinë dhe të shtyjnë seancat e tyre. Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vetë QSUT përmes një deklarate zyrtare, në të cilën shkruan se pajisja mund të rikthehet në funksion ditën e hënë.
    Njoftimi i plotë i QSUT
    Në lidhje me funksionimin e pajisjeve të radioterapisë në QSUT
    Sqarojmë opinionin publik lidhur me disa lajme të pavërteta dhe dizinformuese të publikuara në rrjetet sociale dhe disa media, që lidhen me funksionimin e Njësisë së Radioterapisë në QSUT.
    Pajisja e brakiterapisë ka pasur një ndërprerje të përkohshme për shkak të një sinjali automatik të sistemit që kërkonte mirëmbajtje rutinë. Menjëherë u njoftuan Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) dhe kompania prodhuese, dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Pajisjeve Biomjekësore, u kryen të gjitha kontrollet e nevojshme. Pas verifikimeve dhe kalibrimeve nga fizikanët mjekësorë, në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë, trajtimet rifilluan normalisht në datën 23 qershor 2025.
    Sa i përket akseleratorëve linearë, QSUT ka në dispozicion dy pajisje funksionale. Një nga këto pajisje u ndal përkohësisht pas një defekti teknik të shfaqur të premten pasdite datë 27.06.2025. Inxhinierët e klinikës ndërhynë menjëherë dhe pajisja do të rikthehet në funksion brenda ditës së hënë.
    Fatkeqësisht, gjatë këtyre ditëve janë përhapur informacione të pasakta, jashtë çdo konteksti profesional, duke krijuar panik te pacientët dhe presion të padrejtë ndaj stafit mjekësor dhe teknik, i cili ka qenë i angazhuar pa ndërprerje për të garantuar siguri dhe cilësi në shërbim.
    Radioterapia është një fushë e rregulluar me standarde të rrepta ndërkombëtare dhe çdo veprim i stafit shëndetësor është i koordinuar me autoritetet kompetente dhe me protokollet e sigurisë bërthamore.
    Ftojmë të gjitha mediat të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi në trajtimin e temave kaq të ndjeshme për pacientët dhe familjet e tyre, duke u bazuar vetëm në burime zyrtare dhe të verifikuara.
    Kjo nuk është hera e parë që pacientët me sëmundje tumorale lihet në oritje për shkak tëe problemeve të ndryshme që kanë hasur në Spitalin Oknologjik. Më herët është denoncuar edhe fakti që dera e dhomës bunker ku ndodhet aparatura e akseleratorit kishte mbetur e hapur dhe e pamundësonte kryerjen e radioterapisë. Spitali Onkologjik dhe mjekët e tij u përfshinë dhe në një skandal një vit më parë për shkak të skemës që bënin me medikamentet. Të sëmurëve nuk u jepej kura e plotë dhe shumë prej tyre orientoheshin drejt klinikave private që zotëroheshin nga vetë mjekët e Onologjikut. E gjitha, për të përfituar sa më shumë financiarisht./ZËRI/ 

  • Kina prezanton mikrodronin spiun në formë mushkonje, sfidon zbulimin radarik

    Kina prezanton mikrodronin spiun në formë mushkonje, sfidon zbulimin radarik

    Një institut kërkimor ushtarak në Kinë ka zbuluar një mikrodron të ri spiun që ngjan me një mushkonjë, duke shkaktuar interes dhe shqetësim në qarqet e sigurisë globale. Pajisja ultramikroskopike, me një gjatësi prej vetëm 2 cm dhe peshë 0.3 gramë, u prezantua më 20 qershor në transmetuesin shtetëror ushtarak kinez CCTV-7.

    “I ngjan një mushkonje, por në fakt është një robot”, deklaroi Liang Hexiang, student në Universitetin Kombëtar të Teknologjisë së Mbrojtjes (NUDT), ndërsa mbante pajisjen në dorë. Sipas tij, kjo pajisje është krijuar posaçërisht për misione të fshehta zbulimi në fushën e betejës.

    Droni përmban dy krahë të vegjël që përplasen deri në 500 herë në sekondë dhe tre këmbë të holla, ndërsa trupi i tij i ngjashëm me një shkop është i mbushur me sensorë për mbikëqyrje. Një prototip tjetër me katër krahë, i kontrolluar përmes një smartphone-i, u prezantua gjithashtu nga ekipi i zhvilluesve. Ekspertët thonë se përmasat e vogla e bëjnë pothuajse të padukshëm ndaj radarëve tradicionalë.

    Raporti nuk jep detaje mbi të dhënat që mund të mbledhë pajisja, por ngrit shqetësime për përdorimin e saj në operacione të fshehta dhe mbikëqyrje të avancuar.

    Përdorimi i mikrodronëve po zgjerohet me shpejtësi në fushën e teknologjisë ushtarake. Norvegjia, për shembull, ka zhvilluar dronin “Grerëza e Zezë”, të madhësisë së pëllëmbës, që tashmë përdoret nga ushtria amerikane dhe përmban kamera dhe sensorë termikë për zbulim të shpejtë.

    Ndërkohë, SHBA ka vite që eksperimenton me teknologji të ngjashme. Në vitin 2006, laboratori i avancuar DARPA nisi projektin HI-MEMS për krijimin e “kiborgëve insektesh”, duke integruar sisteme mikro-mekanike brenda trupit të insekteve të gjalla.

    Ekspertët paralajmërojnë se zhvillime të tilla mund të hapin një epokë të re të luftës kibernetike dhe mbikëqyrjes së padukshme, me implikime të mëdha për sigurinë dhe privatësinë.