Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga viti 2026 shqiptarët do të pajisen me identitetin e vet digjital.
Në podkastin “FLASIM”, Rama u shpreh se kartat e ID-së do të kalojnë në celular apo në kompjuter.
Kreu i qeverisë theksoi se do të funksionojë si një portofol digjital komod drejtpërdrejt nga telefoni.
“Edhe BE po ecën në këtë drejtim dhe ka vendosur që në vitin 2027, të jetë afati i futjes së identitetit digjital në jetën e përditshme të Evropës dhe aktivitetin e përditshëm të qytetarëve evropianë”, tha Rama.
Edi Rama: Ndërkohë IdentiTek është angazhuar për sidën e re të identitetit digjital, pra të kalimit të kartës së identitetit në celular apo në kompjuter dhe funksionimit të saj si një portofol digjital shumëfunksional e komod drejtpërdrejt nga telefoni.
Edhe BE po ecën në këtë drejtim dhe ka vendosur që në vitin 2027, të jetë afati i futjes së identitetit digjital në jetën e përditshme të Evropës dhe aktivitetin e përditshëm të qytetarëve evropianë.
Shqipëria është gati, karta e identitetit digjital u prezantua si një produkt i kompanisë IdentiTek dhe testet e fundit janë në vijim në mënyrë që çdo shqiptar të mund të pajiset me identitetin e vet digjital duke filluar nga viti 2026.
Tag: pajisen
-

Rama premton: Shqiptarët do të pajisen me identitetin e vet digjital nga viti 2026
-

Rama: Shqiptarët do të mund të pajisen me identitetin e vet digjital duke filluar nga viti 2026
Në sezonin e 5-të podkastit “Flasim” në rubrikën “Shënimet e javës”, Rama tha se kur koncesioni i kahershëm i kartave të identitetit përfundoi, shteti mori përsipër një sfidë shumë të madhe jo një tjetër koncesion, por krijimin e një kompanie shtetërore për të krijuar kartat më të lira dhe më të mira se të mëparshme.
“U krijua kompania “Identitek” që e përballoi këtë sfidë plotësisht dhe ndërkohë është angazhuar për sfidën re të identitetit digjital, pra të kalimit të kartës së identitetit në celular apo kompjuter dhe funksionimin e saj si një portofol digjital shumëfunksional dhe shumë komod drejtpërdrejt nga telefoni”, nënvizoi Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se “edhe BE po ecën në këtë drejtim dhe ka vendosur që në vitin 2027 të jetë afati i futjes së identitetit digjital në jetën e përditshme të Europës dhe në aktivitetin e përditshëm të gjithë qytetarëve të BE-së”.
-

Kina zhvillon bletët-spiune: Pajisen me kamera dhe përgjues, komandohen me impulse elektrike
Shkencëtarët në Kinë kanë realizuar një nga eksperimentet më të avancuara të ndërthurjes mes biologjisë dhe teknologjisë: kanë shndërruar bletët në robotë të komanduar nga njeriu. Përmes një pajisjeje tepër të vogël – më e lehtë se maja e një lapsi – e vendosur në pjesën e pasme të bletës dhe të lidhur me trurin e saj, studiuesit kanë arritur ta drejtojnë insektin në ajër sipas dëshirës.
Pajisja fut impulse elektrike në lobin optik – pjesa e trurit që përpunon informacionin vizual – duke e detyruar bletën të kthehet majtas apo djathtas. Në 90 për qind të testimeve, bletët i janë bindur komandave të dërguara nga shkencëtarët, duke i shndërruar ato praktikisht në agjentë të programueshëm ajrorë.
Ky zhvillim është bërë në Institutin e Teknologjisë në Pekin dhe është publikuar në revistën shkencore Chinese Journal of Mechanical Engineering. Sipas kërkuesve, “bletët robotike” mund të kenë një gamë të gjerë përdorimesh – nga misionet e shpëtimit në zona të vështira për t’u arritur, deri te operacionet ushtarake dhe zbulimet sekrete. Pajisjet mund të pajisen me kamera, mikrofonë apo sensorë që mbledhin dhe regjistrojnë informacion në terren.
Falë përmasave të tyre të vogla, këto bletë robotike mund të futen në hapësira të ngushta pa u vënë re, çka i bën të vlefshme për operacione ku diskrecioni është kyç.
Edhe vende të tjera si SHBA-ja dhe Japonia raportohen se janë në garë për zhvillimin e teknologjive të ngjashme, duke shënuar një garë të re për dominimin teknologjik në fushën e ndërthurjes mes kafshëve dhe robotikës.
-

Rama kërkon kamera dhe GPS në çdo kantier ndërtimi: Do të ngrihet qendër monitorimi
Edi Rama, kryeminister
TIRANE- Gjatë një takimi të zhvilluar në Durrës me kryetarët e bashkive, Kryeministri Edi Rama njoftoi planet për ngritjen e një qendre të posaçme për monitorimin elektronik të kantiereve të ndërtimit në të gjithë vendin. Ai tha se të gjitha kantieret që kanë ndikim në jetën urbane do të jenë të detyruara të pajisen me kamera sigurie që transmetojnë pamje në kohë reale 24 orë në ditë, si dhe me sisteme GPS për të ndjekur lëvizjet e mjeteve dhe të materialeve ndërtimore.
Sipas Ramës, këto masa synojnë të frenojnë hedhjen e paligjshme të mbetjeve, si dhe të shmangin evazionin fiskal nga kompanitë e ndërtimit.
“Kontrolle territori që kanë filluar punën që te monitorimi i trafikut dhe do të bëhet tërësisht teknologjike me projektin e ri që kemi nisur me Emiratet e Bashkuara, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me territorin. Inspektimi i territorit do të mbështet nga një zhvillim i madh teknologjik. Duhet të ndërtojmë qendrën e monitorimit të ndërtimeve.
Agjencia e monitorimeve ka përgatitur një rregullore të re dhe të gjitha kompanitë e ndërtimit, flasim për pallate, që kanë impakte të caktuara për jetën e qytetarëve dhe të banorëve, që kantieret të pajisen të gjitha me kamera online 24 orë dhe të ndiqen online nga forcat e inspektimit. Të gjitha llojet e kantiereve të pajisen me GPS në mënyrë që të monitorohen, për hedhjen e mbetjeve apo edhe të futjes së materialeve, për të shmangur evazionet fiskale”, tha Rama./ZËRI -

Kosovarët mund të shkojnë pa viza në Izrael, por duhet të pajisen me…
Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë nga 5 maji pa viza në Izrael, por paraprakisht duhet të pajisjen me një me Autorizim Elektronik për Udhëtim (ETA-IL), njoftoi të mërkurën ambasadorja izraelite Tamar Ziv, përmes një postimi në X.
Autorizimi, i vlefshëm për qëndrim deri në 90 ditë , duhet të merret të paktën 72 orë para nisjes.
“Të gjithë udhëtarët drejt Izraelit duhet të kenë një vizë të vlefshme ose një miratim ETA-IL përpara se të nisin udhëtimin e tyre. Marrja e një ETA-IL është një proces i thjeshtë dhe i shpejtë, nëse i plotëson kushtet”.
Vitin e kaluar, Izraeli u bë shteti i 50-të që mundëson lëvizje të lirë për kosovarët. -

Kosovarët më së shumti kërkojnë leje qëndrimi në Gjermani
Instituti GAP ka publikuar raportin e fundit rreth emigrimit dhe tregut të punës në Kosovë, duke u fokusuar në disa pika kryesore të faktorëve që po ndikojnë në emigrimin e punëtorëve, si dhe përqindjet rreth numrit të të punësuarve në kategori të ndryshme.
Sipas raportit, ka një tendencë të prurjes së të huajve në Kosovë, pas emigrimit të fuqisë punëtore nga Kosova.
Në të dhënat e siguruara nga GAP-i bëhet e ditur se në vitin 2024 u lëshuan 8011 leje qëndrimi të përkohshme dhe të përhershme në Kosovë, ky 4273 prej tyre ishin për arsye punësimi.
Ndërkaq, 3984 personave iu vazhdua leja e qëndrimit.
Personat që u pajisen më së shumti me leje qëndrimi në Kosovë gjatë vitit 2024 janë me origjinë nga Turqia – 2387 sosh.
Ndërkaq, ka edhe shtetas të Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë, Bangladeshit, SHBA-së, Malit të Zi, Filipineve e Italisë, që janë pajisur me leje qëndrimi.Në anën tjetër, pati edhe shtetas të Republikës së Kosovës që u pajisen me leje qëndrimi në shtetet e BE-së.
Në vitin 2023, 45 mijë e 650 kosovarë u pajisen me leje qëndrimi në Evropë, shkruan IndeksOnline.
Sipas të dhënave, më së shumti leje qëndrimi u lëshuan nga shteti gjerman: 23040, më pas nga Sllovenia (6492), Kroacia (4288), Italia (3541), Zvicra (1966), e kështu më radhë.
Arsyet e pajisjes me leje qëndrimi nga qytetarët e Kosovës janë kryesisht për bashkim familjar, edukim dhe punësim.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh