Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mlizë të Elbasanit, ku një 40 vjeçar ka humbur jetën pasi u rrëmbye nga përroi që kalon pranë zonës. Viktima është identifikuar si Florian Tahiri.
Pamjet e kamerave të disa bizneseve pranë zonës kanë fiksuar momentet kur 40-vjeçari është rrëmbyer nga rrjedha e fuqishme e ujit, duke ndihmuar grupet e kërkimit në përcaktimin e drejtimit të lëvizjes së trupit.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i riu ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin kur ra në ujërat e përroit. Familjarët dhe banorët kanë njoftuar autoritetet menjëherë, ndërsa gjatë gjithë natës kanë vijuar kërkimet për gjetjen e tij.
Ekipet zjarrfikëse dhe ato të emergjencave civile të Elbasanit, pas orësh të tëra kërkimesh intensive, arritën të gjejnë trupin e pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Tag: pajetë
-

Tragjike në Elbasan/ E mori rrjedha e përroit, gjendet i pajetë trupi i 40-vjeçarit (Emri)
-

35-vjeçari mbytet në përroin Mlizë të Elbasanit, gjendet pas disa orësh trupi i pajetë!
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mlizë të Elbasanit, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi u rrëmbye nga përroi që kalon pranë zonës. Viktima është identifikuar si Florian Tahiri.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i riu ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin kur ra në ujërat e përroit. Familjarët dhe banorët kanë njoftuar autoritetet menjëherë, ndërsa gjatë gjithë natës kanë vijuar kërkimet për gjetjen e tij.
Ekipet zjarrfikëse dhe ato të emergjencave civile të Elbasanit, pas orësh të tëra kërkimesh intensive, arritën të gjejnë trupin e pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
-

EMRI/ U mor nga rrjedha e ujit, gjendet e pajetë gruaja
Gruaja, e cila u zhduk ditën e djeshme në Devoll për shkak se dyshohet që e mori rrjedhja e ujit, është gjetur e pajetë.
Forcat e Ushtrisë po punojnë për nxjerrjen nga uji të trupit të 76-vjeçares Flora Hoxha, e cila vuan nga demenca.
Ishte djali i të moshuarës së konstatoi se e ëma ishte larguar nga banesa mëngjesin e djeshëm duke ngritur alarmin.
Dyshohej gruaja mund të ishte marrë nga rrjedha e fuqishme e ujit, ndërsa trupi u gjet ditën e sotme. -

EMRI-U zhduk një ditë më parë, gjendet e mbytur moshuara në Korçë. Ja ku u gjet trupi i pajetë
Është gjendur e pajetë 75-vjeçarja Flora Hoxha, e cila prej orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme është larguar nga banesa e saj në fshatin Progër
Burime pranë policisë lokale thane se 75-vjeçarja është gjetur e mbytur fare pranë lumit Devoll,
Ditën e djeshme rreth orës 05:00 e moshuara që vuante nga probleme të shëndetit mendor ka dalë nga banesa ku jetonte me bashkëshortin e saj dhe nuk është kthyer më, pasi e për autoritetet ajo është marrë nga ujërat e kanalit kryesor të fshatit I cili prej 3 ditësh ka qenë i gjithi i mbuluar me ujë.
Për gjetjen e trupit janë angazhuar forcat e policisë, zjarrfikësit dhe emergjencave civile dhe vetëm mëngjesin e sotëm është bërë e mundur gjetja e saj e pajetë. -

Tragjike/ U zhduk një ditë më parë, gjendet e mbytur moshuara në Korçë
Është gjendur e pajetë 75-vjeçarja Flora Hoxha, e cila prej orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme është larguar nga banesa e saj në fshatin Progër
Burime pranë policisë lokale thane se 75-vjeçarja është gjetur e mbytur fare pranë lumit Devoll,
Ditën e djeshme rreth orës 05:00 e moshuara që vuante nga probleme të shëndetit mendor ka dalë nga banesa ku jetonte me bashkëshortin e saj dhe nuk është kthyer më, pasi e për autoritetet ajo është marrë nga ujërat e kanalit kryesor të fshatit I cili prej 3 ditësh ka qenë i gjithi i mbuluar me ujë.
Për gjetjen e trupit janë angazhuar forcat e policisë, zjarrfikësit dhe emergjencave civile dhe vetëm mëngjesin e sotëm është bërë e mundur gjetja e saj e pajetë. -

E rëndë Sarandë/ Familjarët e kërkonin, gruaja gjendet e pajetë në pusin e banesës
POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë referuar materialet për vlerësim, pasi më datë 18.11.2025 është gjetur pa shenja jete shtetasja M. B., 71 vjeçe, në një pus të ndodhur në oborrin e banesës së saj në fshatin Metoq, Sarandë.
Nga veprimet paraprake dyshohet se e moshuara është rrëzuar aksidentalisht. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
71-vjeçarja e gjetur e pajetë është Maria Beqiraj, e cila u gjet nga e bija, pasi kishte disa orë që kërkohej nga familjarët. -

E moshuara në Sarandë rrëzohet në oborrin e shtëpisë, gjendet e pajetë në pus
Një e moshuar është gjetur e pajetë, në një pus.
Sipas policisë dyshohet se 71-vjeçarja është rrëzuar aksidentalisht në pusin që ndodhej në oborrin e shtëpisë së saj në fshatin Metoq, në Sarandë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim pasi më datë 18.11.2025, është gjetur pa shenja jete, në një pus të ndodhur në oborrin e banesës së saj, në fshatin Metoq, Sarandë, shtetasja 71 vjeçe. Nga veprimet paraprake dyshohet se kjo shtetase është rrëzuar aksidentalisht. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv
-

Gjendet i pajetë në banesën e tij në Shkodër i moshuari, dyshimet e para të policisë…
Dje, në rrugën “Marije Kraja”, në qytetin e Shkodrës, ka humbur jetën, në banesë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi L. U., 85 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Çifti shqiptar gjendet i vdekur në banesë, zbulohen detaje te reja
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Brestit në Francë, ku një çift me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë në banesën e tyre. Sipas autoriteteve franceze, dyshohet se burri ka vrarë bashkëshorten dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
Detajet e ngjarjesPolicia franceze ndërhyri mbrëmjen e së enjtes, pas alarmit të dhënë nga një fqinj që kishte dëgjuar dy krisma arme. Trupat e pajetë të çiftit u gjetën në apartamentin e tyre. Gruaja, 30 vjeçe, u gjet në banjë ndersa bashkeshorti 36 vjeç, u gjet në një dhomë tjetër, pranë një arme zjarri .
Sipas hetimeve paraprake, pista kryesore është ajo e vrasjes së gruas nga bashkëshorti, e ndjekur nga vetëvrasja e tij. Çifti kishte dy fëmijë të mitur. Njëri 8 vjeç, i cili ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes dhe u gjet i mbyllur në shtëpi, ndersa tjetri 3 vjeç, që ishte në kopsht gjatë kohës së tragjedisë
Autoritetet franceze po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa fëmijët janë marrë nën kujdesin e shërbimeve sociale.
-

‘U vra’-Mirel Çokaj u gjet i pajetë në humnerë, familja kallëzim në AMP: Policët e raportuan si aksident
Mirel Çokaj dhe motra e tij
SHKODËR-Familja Çokaj ka bërë një kallëzim në Agjencinë e Mbikqyrjes Policore për 4 punonjës të policisë Malësi e Madhe lidhur me Mirel Çokaj që u gjet i pajetë në një humnerë më 19 shtator. Familjarët kanë dyshime të forta se Mirel Çokaj është vrarë nga bashkëpunëtorët e tij me të cilët kishte një parcelë droge që më pas policia e asgjësoi.
Katër efektivët janë denoncuar nga familja Çokaj për shkak se sipas tyre nuk kanë kryer procedurat hetimore dhe kanë dyshime se kanë shpërdoruar detyrën duke mos vepruar siç duhet për mbledhjen e provave dhe hetimin e kësaj ngjarje të rëndë. Policia e Malësisë së Madhe dhe më pas drejtoria vendore e Shkodrës e kanë raportuar si ngjarje aksidentale fillimisht por familja që në momentet e para ka dyshuar se Mirel Çokaj është vrarë dhe nuk ka rënë aksidenatlisht në mal siç u pretendua në fillim.
Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje për veprën penale “shkaktim i vetëvrasjes” duke mos pushuar e çështjen që policia e referoi si aksidentale.Nëna dhe motra e viktimës bashkë me një kushëri të tyre në SHBA, ish oficer policie edhe publikisht kanë deklaruar se janë të bindur për një vrasje të Mirel Çokaj nga bashkëpunëtorët e tij në parcelën e drogës. Sipas tyre, kanabisi ishte gati për t’u korrur, dhe pikërisht në këtë periudhë Çokaj humbi jetën. Dyshimet janë shtuar edhe për faktin se telefoni i tij nuk është gjetur ende, çka ka ngritur hipotezën se mund të jetë zhdukur qëllimisht për të fshehur provat.
Në orët e pasdites së 17 shtatorit fillimisht përmes dronit, efektivët konfimuan se trupi i pajetë i përkiste shtetasit Mirel Çokaj. 24 orë pas njoftimit u bë e mundur nxjerrja e viktimës nga humnera përmes një helikopteri të Forcave të Ushtrisë të cilët erdhën dhe nxorën trupin e pajetë. Pas ngjarjes, policia gjeti dhe asgjësoi 780 bimë kanabis sativa në zonën ku ndodhej parcela./ZËRI