Gjendet pajetë, 27-vjeçari Ajet Lleshi, i cili një ditë më parë kishte humbur kontaktet e me familjarët e tij në zonën e malit të Pashtrikut në Has.Mbrëmjen e kaluar 27-vjeçari kishte njoftuar familjarët se ishte bllokuar në mal për shkak të motit të keq dhe më pas nuk iu ishte përgjigjur thirrjeve të tyre.
Mëngjesin e sotëm dhjetëra efektivë të Hasit dhe ekipet e kërkim shpëtimit nga Kosova nisën kërkimet për të riun, i cili u gjet pas disa orësh i pajetë.Paraprakisht mendohet se shkak për vdekjen e tij kanë qenë temperaturat e ulëta që kishin përfshirë zonën e Pashtrikut gjatë ditëve të fundit, ku nuk munguan dhe reshjet e borës.
Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i Hasit ishte nisur që prej mëngjesit të djeshëm drejt malit të Pashtrikut për për të prerë dru në pyll.
Tag: pajetë
-

Humbi në malin e Pashtrikut, gjendet i pajetë 27-vjeçari
-

Është gjetur trupi i pajetë i Ajet Lleshit, një 27-vjeçar nga fshati Kishaj i Hasi
Është gjetur trupi i pajetë i Ajet Lleshit, një 27-vjeçar nga fshati Kishaj i Hasit, i cili rezultonte i zhdukur prej pasdites së së dielës, kur zona u përfshi nga reshje të pazakonta dhe të dendura bore.
I riu ishte nisur në mëngjesin e së dielës drejt malit të Pashtrikut për të prerë dru, por familjarët humbën kontaktet me të rreth orës 17:00. Pas orëve të para të ankthit, babai dhe tre xhaxhallarët e tij dolën në kërkim, duke u shpërndarë në drejtime të ndryshme të malit.Pas njoftimit, strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të zonës, nisën menjëherë kërkimet në një terren të vështirë dhe të mbuluar nga dëbora.
Në ndihmë u angazhua edhe një helikopter i Forcave të Armatosura, i cili patrulloi nga ajri për disa orë, por pa mundur të lokalizojë 27-vjeçarin.
Fatkeqësisht, pasdite është konfirmuar se Ajeti është gjetur pa shenja jete, duke tronditur të afërmit dhe komunitetin e vogël të Kishajt, që për orë të tëra jetoi me shpresën se ai do të kthehej i gjallë nga mali. -

Mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i 22-vjeçares shqiptare/ Përcillet sot në banesën e fundit (Foto)
Trupi i pajetë i Ilaria Sulës, studentes 22-vjeçare shqiptare e cila u vra mizorisht me thikë nga ish i dashur i saj, Mark Anthony Samson, ka mbërritur në shtëpinë e saj në Viale dello Stadio, Terni, ku do të kryhet dhe ceremonia mortore. Sipas pamjeve të raportuara nga ANSA, jashtë banesës së saj dhjetëra persona, të afërm, miq dhe të njohur të vajzës, prisnin kortezhin mortor për ta shoqëruar deri në varrezat e Ternit në orën 14.00.
Portat e godinës ku banon familja janë të mbuluara me tabela, mesazhe dhe lule në kujtim të të resë.Jashtë banesës është parë edhe nëna e Ilarias së ndjerë, e cila ka thirrur emrin e vajzë së saj dhe më pas është larguar nga të afërmit për shkak të gjendjes së rënduar. Kujtojmë se Ilaria u shpall e zhdukur me 25 mars, por rreth një javë më vonë, u zbulua se ajo ishte vrarë nga i ish i dashuri i saj.
I riu me të cilin ajo kishte pasur një lidhje dashurie e kishte goditur tri herë me thikë në qafë dhe më pas e futi në një valixhe dhe e hodhi në humnerë.
-

Vlorë/ Gjendet e pajetë e moshuara në banesë, dyshohet se…
Një 62-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në fshatin Gjorm.Dyshohet se e moshuara ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftim:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë referuan materiale në Prokurori, pasi më datë 06.04.2025, në fshatin Gjorm, Vlorë, dyshohet se ka humbur jetën në banesë, si pasojë e një arresti kardiak, shtetasja H. V., 62 vjeçe.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. -

Vrasja tragjike e 22-vjeçares në Itali/ Përcillet sot për në banesën e fundit shqiptarja Ilaria Sula! Ja ku do prehet
Shqiptarja Ilaria Sula, e cila u vra më mënyrë makabre nga ish i dashuri filipines Mark Simson, do të përcillet sot për në banesën e fundit.
Ka qenë babai i Ilarias, Flamur Sula që ka dhënë lajmin se 22-vjeçares do t’i jepet lamtumira në Terni.
“Të dashur miq dhe të afërm, ju informoj me keqardhje të skajshme se varrimi i të dashurës sonë Ilaria do të bëhet të hënën më 7 prill në orën 14:00. Kortezh do të niset në këmbë nga shtëpia në Viale dello Stadio, 5 dhe do të shoqërojë trupin deri në varrezat e bashkisë. Faleminderit atyre që duan të marrin pjesë.”
Ndërkohë ka ende pikëpytje në lidhje me vrasjen e Ilarias, e cila u zhduk më 25 Mars. ndërsa trupi i saj i pajetë u gjet në 3 Prill brenda një valixheje në zonën e Polit ku e kishte hedhur ish i dashuri i saj, Mark Samson.
23-vjeçari raportohet se e ka goditur 3 herë me thikë në qafë, në rrethana ende të paqarta, dhe pasi ka mbështjellë trupin e saj të pajetë me qese mbeturinash e ka vendosur në valixhe duke e hedhur më pas nga shkëmbi. Në hetim për rolin e tyre janë edhe prindërit e të riut, që kanë qenë në banesë në momentin e krimit.
“Ka shumë elementë për t’u vlerësuar”, deklaroi avokati Giuseppe Sforza. “Pas këqyrjes së shkëmbit ku policia gjeti trupin e pajetë të Ilarisë, përtej dëshpërimit të pafund, lindi vendimi i familjes për të kërkuar drejtësi, që të zbulojnë realisht çfarë ndodhi nga momenti i zhdukjes së Ilarisë deri në gjetjen e trupit”. -

42-vjeçari u gjet i pajetë në banesën e tij, ja për çfarë dyshohet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Suharekë, ku një person 42-vjeçar me inicialet SH.M. është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, në rrugën “Avdyl Rama”. Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë Rajonale për Prizren, ka njoftuar se policia është informuar rreth orës 19:40 për rastin, pas njoftimit nga urgjenca e Suharekës që kishte pranuar trupin e pajetë.
“Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, dhe mjeku ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Sipas vëllait të tij, dyshohet për vetëvrasje”, ka shtuar Gashi.
Rasti është duke u trajtuar si hetim i vdekjes, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim të mëtejshëm. -

Trupi i 24-vjeçares palestineze ende në morg/ Nëna e Rayyan Alwan pritet të vijë në Shqipëri
Nëna e palestinezes, Rayyan Alwan e cila u vra në Tiranë nga babai i saj, Fadi Alwan i cili më pas u arratis në drejtim të Libanit, pritet të vijë në Shqipëri. Ajo ka marrë kontakt me autoritetet policore në vend dhe konfirmuar se do të udhëtojë drejt vendit tonë, për të dëshmuar lidhur me vrasjen e vajzës së saj 24-vjeçare.
Burime pranë policisë së Tiranës, thanë se pavarësisht kësaj, deri në këto momente, ajo apo pjesëtarë të tjerë të familjes nuk kanë bërë kërkesë për tërheqjen e trupit të pajetë të vajzës 24-vjeçare e cila vijon të mbahet në morgun e Tiranës. Dëshmia e nënës së 24-vjecares, pritet të hedhë dritë mbi motivin e krimit tronditës, pra arsyet përse Fadi Alwan udhëtoi drejt Shqipërisë dhe e vrau vajzën me goditje thike. Rayyan Alwan u gjet e pajetë më 27 shkurt në banesën e marrë me qira në rrugën Gjon Muzaka.
Nga hetimet rezultoi se babë e bijë mbërritën ne Rinas me datë 19 shkurt. 3 ditë më vonë me 22 shkurt, babai i saj u largua nga Shqipëria në Greqi, më pas udhëtoi drejt Amsterdamit. Aktualisht ai dyshohet se fshihet në Liban. Vajza rezulton të jetë vrarë në harkun kohor të 3 ditëve dhe trupi i pajetë i saj u zbulua më pas nga pronarja e banesës e cila njoftoi dhe policinë.
Aktualisht ai dyshohet se fshihet në Liban. Vajza rezulton të jetë vrarë në harkun kohor të 3 ditëve dhe trupi i pajetë i saj u zbulua më pas nga pronarja e banesës e cila njoftoi dhe policinë. Fillimisht u dyshua se Fadi dhe Rayyan Alwan ishin bashkëshortë, pasi kishin fjetur në një krevat dhe ishin prezantuar si çift, por më vonë autoritetet gjermane konfirmuan se ishin babë e bijë. -

Prej 6 javësh trupi i 24-vjeçares në morg, nëna e Rayyan Alwan pritet të vijë në Shqipëri për të dëshmuar
Nëna e palestinezes, Rayyan Alwan e cila u vra në Tiranë nga babai i saj, Fdadi Alwan që më pas u arratis në drejtim të Libanit, pritet të vijë në Shqipëri. Ajo ka marrë kontakt me autoritetet policore në vend dhe konfirmuar se do të udhëtojë drejt vendit tonë, për të dëshmuar lidhur me vrasjen e vajzës së saj 24-vjeçare. Burime pranë policisë së Tiranës, thanë se pavarësisht kësaj, deri në këto momente, ajo apo pjesëtarë të tjerë të familjes nuk kanë bërë kërkesë për tërheqjen e trupit të pajetë të vajzës 24-vjeçare e cila vijon të mbahet në morgun e Tiranës.
Dëshmia e nënës së 24-vjecares, pritet të hedhë dritë mbi motivin e krimit tronditës, pra arsyet përse Fadi Alwan udhëtoi drejt Shqipërisë dhe e vrau vajzën me goditje thike. Rayyan Alwan u gjet e pajetë më 27 shkurt në banesën e marrë me qira në rrugën Gjon Muzaka.
Nga hetimet rezultoi se babë e bijë mbërritën ne Rinas me datë 19 shkurt. 3 ditë më vonë me 22 shkurt, babai i saj u largua nga Shqipëria në Greqi, më pas udhëtoi drejt Amsterdamit. Aktualisht ai dyshohet se fshihet në Liban. Vajza rezulton të jetë vrarë në harkun kohor të 3 ditëve dhe trupi i pajetë i saj u zbulua më pas nga pronarja e banesës e cila njoftoi dhe policinë.
Fillimisht u dyshua se Fadi dhe Rayyan Alwan ishin bashkëshortë, pasi kishin fjetur në një krevat dhe ishin prezantuar si çift, por më vonë autoritetet gjermane konfirmuan se ishin babë e bijë. -

Kosovë/Gjendet pa jetë në Prishtinë efektivi i policisë, dyshohet për vetëvrasje
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot në kryeqytetin e Kosovës, ku një polic është gjetur i pajetë në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë. Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima është 47-vjeçari Alban Tolaj, dhe se dyshohet se ka humbur jetën nga vetëvrasja.Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 14:45, ka mbërritur informacioni për një trup të pajetë në këtë zonë. Një njësi e policisë dhe mjekët emergjentë janë drejtuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatua vdekjen e viktimës, i cili ishte zyrtar policor.“Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, përkundër se ka elemente që sugjerojnë vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur hetimet dhe po shqyrton me kujdes të gjitha aspektet e rastit për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarje tragjike,” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.Hetimet për këtë rast po vazhdojnë dhe autoritetet janë angazhuar për të zbuluar çdo detaj që mund të ndihmojë në ndriçimin e plotë të ngjarjes.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot në kryeqytetin e Kosovës, ku një polic është gjetur i pajetë në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë. Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima është 47-vjeçari Alban Tolaj, dhe se dyshohet se ka humbur jetën nga vetëvrasja.Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 14:45, ka mbërritur informacioni për një trup të pajetë në këtë zonë. Një njësi e policisë dhe mjekët emergjentë janë drejtuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatua vdekjen e viktimës, i cili ishte zyrtar policor.“Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, përkundër se ka elemente që sugjerojnë vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur hetimet dhe po shqyrton me kujdes të gjitha aspektet e rastit për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarje tragjike,” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.Hetimet për këtë rast po vazhdojnë dhe autoritetet janë angazhuar për të zbuluar çdo detaj që mund të ndihmojë në ndriçimin e plotë të ngjarjes.
-

Një vit më parë i vranë djalin, gjendet e vdekur në banesë nëna e Rigels Kaso
Gjendet e pajetë në banesë nëna e Rigels Kaso, 42 vjeçarit i cili u dhunua brutalisht nga një person dhe më pas humbi jetën në spitalin e Traumës në Tiranë. Ngjarje kjo e ndodhur rreth një vit më parë.
66-vjeçarja Teuta Kaso sipas të dhënave të policisë është gjetur e pajetë në banesën e saj në qytetin e Bilishtit ndërsa dyshohet të jetë vetëhelmuar.
Policia ka referuar materialet në Prokurori për vlerësim, ndërsa priten rezultatet e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 66-vjeçares.
Rigels Kaso, u gjet nga policia e Tiranës i cili ishte dhunuar dhe lënë në mes të rrugës.
Hetimet në atë kohë zbuluan se 42-vjeçari ka komunikuar në “Instagram” me bashkëjetuesen e 34-vjeçarit nga Peshkopia, Bajram Gjelodhi dhe ky i fundit ka shkuar vetë në vendtakimin që Kaso kishte lënë me të.
42-vjeçari është dhunuar me grushte nga Gjelodhi dhe i ka rënë koka në bordurë nga edhe mori dëmtime dhe nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.